Gani Bobi per Tiranen : PD fituese me 47 % te votave, PS 44.2 %

 

Sondazhi: PD fituese ndaj PS ne Tirane

E Premte, 22 Maj 2009

Nese zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel, ne kryeqytet do te dilte fituese Partia Demokratike me 47% te votave, e pasuar nga Partia Socialiste me 44.2%. Keshtu rezulton nga sondazhi i kryer nga fondacioni "Gani Bobi", i bere publik dje ne televizionin "Klan" me marzhin e gabimit me te ulet per nje sondazh, 1.5%. Sondazhi eshte kryer vetem per Qarkun e Tiranes, i cili perfshin edhe Kavajen si dhe Rrogozhinen dhe per te, jane anketuar 2000 persona. Nga sondazhi, del ne pah se LSI ne Tirane ne rast se zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel, do te merrte 3.9% te votave, G99 1.5% dhe me pas 2.3% do ta merrnin partite e tjera te djathta politike dhe 0.5% partite e tjera te majta politike. E perkthyer ndryshe ne mandate, perafersisht sipas ketij rezultati te nxjerre nga anketimi i personave per Qarkun e Tiranes, PD do te fitonte 16 deputete ne Kuvend, PS 14 dhe LSI vetem dy mandate.

Me perqindjen e nxjerre nga sondazhi, rezulton se G99 nuk merr asnje vend ne Kuvend, per Qarkun e Tiranes, po keshtu dhe forcat e tjera politike, qofshin keto te majta apo te djathta. Drejtori i Fondacionit "Gani Bobi", Shkelzen Maliqi, tha dje se 2/3 e te anketuarve jane perzgjedhur ne Tirane, pjesa tjeter 1/3 ne zonat e tjera qe perfshijne qarkun e Tiranes. "Eshte sondazhi me marzhin me te ulet te gabimit, sepse kampioni prej 2000 te anketuarve u perzgjodh ne baze te perqindjes se votuesve", u shpreh Maliqi. Nga te dhenat me te detajuara te sondazhit mbi kahet politike ate te majte dhe te djathte, gjithnje vetem per kryeqytetin, del ne pah se partite e medha do te kene numrin me te larte te deputeteve. Ndersa partite e vogla rezultojne se nuk fitojne mandate ne Tirane, ne baze te perqindjeve. Per kampin e djathte, PD ka 47% te votave, PR 0.8%, LZHK 0.6% dhe me radhe 0.3%. Nje rezultat qe tregon haptazi se partite e vogla kane shume pak shanse te fitojne mandate ne Tirane.

Ndersa per sa i perket kampit te majte, vetem LSI rezulton se merr nje mandat ne kryeqytet pas selise roze. Nga pergjigjet e te anketuarve, PS ne Tirane merr 44.2%, LSI 3.9%, G99 1.5% dhe partite e tjera te majta, 0.5%. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve, jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonit. Puna ne terren eshte kryer nga nje ekip i studenteve qe i ka perzgjedhur Qeveria Studentore e Shqiperise. Trajnimi i anketuesve eshte bere nge ekspertet e Qendres per Studime Humanitare "Gani Bobi".

Sondazhi

Fondacioni "Gani Bobi", do te beje publike, te enjten e ardhshme rezultatet e sondazhit se cila parti politike rezulton fituese ne Qarkun e Elbasanit. Gjithnje nese zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel. Per kete jane pyetur 1.600 persona.

Tabela

Rezultati i partive

47% PD

44.2% PS

3.9% LSI

1.5% G99

2.3% Te tjera te djathta

0.5% Te tjera te majta

Standardi i jeteses 2004-2009

Me i mire

60.8% PD

19.2% PS

2.2% LSI

I njejte

34.8% PD

34.3% PS

2.1% LSI

Me i keq

2.1% PD

15.2% PS

3.3% LSI

Dokumenti i identifikimit ? (A keni dokument identifikimi apo jo ?)

70.3% Po

3.4% Jo por kane aplikuar

21.1% Jo dhe s'kane aplikuar

5.3% Nuk pergjigjen

Keni karta per votim ?

46.3% Po

22.3% Jo, por kam aplikuar

28.1% Jo, nuk kam aplikuar

3.3% Pa pergjigje

Zgjidhja e dyte politike ?

3.1% PD

6.3% PS

13.8% LSI

33.2 Nuk e dine

55 Komente

Sqarim :

Gani Bobi ka intervistuar drejteperdrjet 2.000 persona dhe marzhi i gabimit eshte 1.5 %

Sa deputete i bie te marri LSI dhe G99?

Me kete i bie 15 deputete PS, 16 PD dhe 1 LSI.

PD me afro 47 %, merr fiks 15 deputete, sepse per te marre nje deputet te "plote" ne Tirane, te duhen 3.125 %.

Me gjithe koalicionin, perqindja del 49.1 % - pra, 1 deputet mund t'a marrin partite aleate, dmth, 16.

PS me afro 44 %, merr 14 deputete fiks. LSI me afro 4 %, merr 1 deputet "e pak". Si koalicion, PS-ja me G-99 dhe partite e tjera te majta, marrin 15 deputete.

Pra, sipas ketij sondazhi te Gani Bobit, Koalicioni i PD-se ne Tirane merr 16 deputete, ai i PS-se merr 15 deputet dhe LSI merr 1 deputet (vetem Iliri).

Ka njeri qe e shpjegon tamam si funksionon kjo puna e koalicioneve?

Nje parti duhet te kaloje domosdoshmerisht kuoten minimale ne nje qark te dhene. Po per koalicionet ka dicka te tille gjitashtu, apo keto koalicione kane vetem vlere pas-elektorale?

Oltix,

Gjeja e pare qe duhet te besh eshte te mos lexosh Lefty-n i cili kujton se vendet ndahen akoma me perpjestim te drejte dhe perqindjet jane fikse per te gjithe smiley

Vendet ndahen fillimisht midis koalicioneve, dmth me kete rast sipas te dhenave te mesiperme koalicioni i PD-se do merrte 16 deputete, koalicioni i PS-se do merrte 15 deputete, ndersa koalicioni i LSI-se do te merrte 1 deputet. Keta deputete (16 dhe 15) pastaj ndahen brenda koalicionit sipas votave. Duke supozuar qe PSD dhe PDS kane marre nga 0.25% te votave, PS merr 15 deputete, ndersa G99, PSD dhe PDS marrin 0. Po keshtu, duke supozuar qe Poli i Lirise merr 2.1% te votave i bie qe te mos marri deputete keshtu qe ato votat humbasin.

E gjithe sa me siper e ndertuar krejtesisht mbi baza hipotetike pasi lajmi i mesiperm eshte shume i shkurter dhe i varfer ne informacion.

o Llukan, po dhe llogaria ime aty doli : 16 koalicioni i PD-se, 15 i PS-se, 1 LSi

 

E kisha me menyren e llogaritjes, jo me rezultatin Lefty smiley

Llukan, nuk di a do gjej dot kohe, por do doja me be nje shkrim mbi madhesine e mostrave te anketimeve... nuk e di a do mundem; thjesht me statistike e kam fjalen.

Cheers!  smiley 

C,

Besoj se me 2 sondazhe te medha me intervista te drejtperdrejta, dhe nje tjeter te madh me telefonata, nje studim i mire do te ishte i nevojshem. Sidomos, per tu rilexuar me 29 qershor smiley

Ll.

Une nuk iu referova fare rezultatit te sondazhit, po thjeshte s'e kam te qarte si ndahen vendet dhe cfare roli para-elektoral luajne koalicionet ne kete mes.

Meraku im i vertete eshte qe te mos shoh me ne te ardhmen tipa si Gjinushi, Ndoka, Ngjela, e shushunja te tjera ne kuvend smiley

Nuk mendoj se kultura e sondazheve ne Shqiperi eshte perfeksionuar kaq shume saqe ti marrim si te mirqena keto shifra. Natyrisht jane sugjestive por nuk besoj se jane perqindjet reale. Ndoshta Ps duhet te jete disa pike me larte se Pd per vete faktin se Edi Rama ka marre per 3 mandate rolin e kryetarit te bashkise dhe vete qytetaret e Tiranes jane sh te afeksionuar pas punes qe ai ka bere me Tiranen dhe personazhit te tij mediatik.

PD 16 DEPUTETE

PS 14 DEPUTETE

LSI  2 DEPUTETE

...Sipas një përllogaritje të thjeshtë sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike fiton mbi gjysmën e deputetëve në Qarkun e Tiranës, ose thënë më ndryshe rreth 17 deputetë, kundrejt 13 deputetëve që mund të fitojë PS dhe 2 LSI....

Marre nga RD

Ja artikulli i plote:

Sipas të dhënave të sondazhit paraprak, mbi 47% e të anketuarve mbështesin PD në Qarkun e kryeqytetit

 

Sondazhi: PD, fitore në Tiranë, shifrat i japin siguri Berishës

Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve parlamentare të qershorit në Qarkun e Tiranës me 47% të votave sipas një sondazhi të publikuar mbrëmë nga Qendra për Studime Humanistike, Gani Bobi. Sipas të dhënave të sondazhit paraprak, mbi 47% e të anketuarve mbështesin Partinë Demokratike kundrejt 44.2 përqind që mbështesin Partinë Socialiste. Konkluzionet e anketës flasin për një tendencë në rritje të mbështetjes ndaj Partisë Demokratike, e cila vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend duke dëshmuar një epërsi të dukshme ndaj partisë kryesore të opozitës. Rezultatet flasin për një tendencë në rritje të mbështetjes ndaj PD-së, pasojë kjo e fryteve të reformave dhe premtimeve të mbajtura nga qeveria. Prirja e sondazhit është një dëshmi e mbështetjes së kursit të reformave që qeveria e kryeministrit Berisha ka ndërmarrë dhe ka realizuar tashmë. Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend dhe fitorja në këtë qark konsiderohet si determinate për fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Pyetjes se cila forcë politike do të fitonte në Tiranë nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, mbi 47 % janë përgjigjur Partia Demokratike, 44.2 % janë shprehur Partia Socialiste, 3.9 % LSI, 2.3 përqind parti të tjera të djathta, 1.5 % G99 dhe 0.5 % janë shprehur për parti të tjera të majta. Rezultatet e sondazhit flasin për një thellim të ndjeshëm të epërsisë së Partisë Demokratike ndaj Partisë Socialiste krahasuar me sondazhin e mëparshëm të publikuar rreth dy javë më parë. Sipas një përllogaritje të thjeshtë sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike fiton mbi gjysmën e deputetëve në Qarkun e Tiranës, ose thënë më ndryshe rreth 17 deputetë, kundrejt 13 deputetëve që mund të fitojë PS dhe 2 LSI. Në bazë të rezultateve të sondazhit partitë e tjera e kanë thuajse të pamundur të sigurojnë vende në parlament, të paktën në qarkun më të madh të vendit. Të dhënat e sondazhit konfirmojnë optimizmin që shfaqin banorët e Qarkut Tiranë veçanërisht përsa i përket rritjes së mirëqenies në të ardhmen. Mbi 60.8% e të intervistuarve thonë se standardi jetësor në vitin 2009 krahasuar me vitin 2004 është më i mirë, kundrejt 34.8 përqind që mendojnë se është i njëjtë ose më i keq. Një tjetër pyetje e këtij sondazhi lidhej me pajisjen e qytetarëve me dokumentet e nevojshme për të votuar. Mbi bazën e përgjigjeve të marra për këtë pyetje rezulton se mbi 80-85 % e qytetarëve në Tiranë kanë dokumente për të votuar, ndërkohë që pjesa tjetër ose kanë refuzuar të përgjigjen ose kanë deklaruar se nuk do të aplikojnë për dokumentet e reja. Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi" është e njohur po aq në vitin 2005. Në përballjen elektorale të 3 korrikut, sondazhi do të shpallte që në krye të herës fituesin. Një sondazh që do të nxiste kundërshtinë politike dhe skepticizmin e publikut edhe për një arsye të fortë, për herë të parë në vend do të publikoheshin exit polle për të treguar se nga do të anonte shigjeta e peshores që maste rezultatin e zgjedhjeve. Besueshmëria e sondazhit të publikuar nga "Gani Bobi" u konfirmua menjëherë me shpalljen e rezultatit zyrtar nga KQZ. Marzhi i gabimit llogaritej vetëm 2 përqind. Eksperienca përsëritet në përballjen lokale të 2007. Shqipëria është vetëm një nga vendet ku "Gani Bobi", në bashkëpunim me kompaninë e njohur amerikane "Penn Shon Berland" zhvillojnë sondazhe. Kosova dhe Bosnja janë gjithashtu disa prej vendeve, ku sondazhet e publikuara nga kjo qendër njohën publikun dhe partitë, me fituesit, ende pa u shpallur rezultatet zyrtare. "Gani Bobi" do të publikojë çdo fillim muaji sondazhe për të mbërritur në zonën e nxehtë vetëm pak ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009

Ky Gani Bobi mos o gjo kushuri me Ver Llapen? (boo cer emri)

ka qen presor sociologjie filozofie ne kosove, instituti sot nprishtin ma emrin e tij. ka pas maru per gjuh shqipe ene shkenca politike

Ganiu asht nipi i Pastrim Territorit, vella me hajmali me Guçe Bobokun.

Une nuk jam dakort me rezultatet , sepse nuk me pelqen emri i ktij .  smiley

Prandaj una vendos qe partia socialiste te fitoje .

Po ju bej nje shembull qe u afrohet shifrave reale.

Marrim nje zone ku do te votojne mesatarisht 100.000 vete, sepse kemi 12 zona dhe ne votimet e fundit ne 2005 votuan 1,367,347 vete (shifer e KQZ).

Dhe nga kjo zone do te dalin 11 deputete.

PS 40.001 vota

PD 38.000 vota

LSI 12.000 vota

Partia Y 5.000 vota

Koalicioni X 4.999 vota (nuk po i konsideroj sepse automatikisht jane jashte ne baze te Nenit 162 sepse kane me pak se 5% te votave)

Duke u bazuar tek Metoda D'Hont rezultati eshte:

PS 5 deputete (bej pjestimet 20.000 13.333 10.000 8.000)

PD 5 deputete (19.000 12.700 9.500 7.600)

LSI 1 deputete (12.000)

Partia Y 0 deputete (nuk klasifikohet)

 

Pasi eshte bere kjo ndarje tani zbatoj Metoden Sainte-Laguë per te ndare deputet brenda koalicioneve.

 

Formula eshte e ngjashme vetem se pjestimet i bej me 2D +1 ne vend te D + 1 ne rastin e meparshem

(ku D eshte deputeti)

Une nuk jam dakort me rezultatet , sepse nuk me pelqen emri i ktij .  Big Grin

Prandaj una vendos qe partia socialiste te fitoje .

 

Bravo! Meriton titllin "Peshkatar Nderi" smiley

1.5% 99 Tullumbacet e Kuqe...ne nje zondazh me marzh gabimi prej 1.5% smiley

Per Arbri09:

Eshte e vertete qe PS-ja eshte shume me e forte ne Bashkine e Tiranes, dhe kete e thane edhe ata qe e bene sondazhin mbreme ne TV Klan. Por sondazhi eshte bere per Qarkun e Tiranes, dhe ketu perfshihen edhe Kavaja, Rrogozhina, Vora, Kameza...pra te gjitha rrethet.  PS-ja eshte me e forte ne Bashki (e cila i ka 2/3 te votave te krejt qarkut), ndersa PD-ja prin shume me bindshem ne rrethe sesa PS-ja ne Bashki (1/3) votave, prandaj dalin diku edhe baraz e majta me te djathten...

Mendoj se ky rezultat do te perkthehej keshtu: PD i ka 15 deputete te sigurt, PS i ka 14 te sigurt dhe LSI e ka 1 te sigurt. Mbeten te kontestueshme 2 vende sepse megjithate marzhi i gabimit prej 1.5% luan shume rol ne gare kaq te ngushte. Mendoj se 1 prej tyre do i shkoje PD-se dhe 1 LSI-se, por s'i dihet.  Ky kalkulimi RD-se eshte qesharak.

 

 KY GANI BOBI KA QENE VETEM NE BATHORE. Le pastaj ai sdinte me fole shqip.Sondazhi me i besushem eshte ai i 28-qershorit ku PS fiton bindshem ne gjithe Shqiperine.Si perfundim: 

PS-17

PD-13

LSI-1 

G-99-1

 

Ore Novaj, eshte e vertete se sondazhi i vertete eshte ai qe do dali ne 28 qershor ne darke, popr mos harro se me kete sistem proporcional, nuk ka fitore te bindshme per asnjeren pale. Rezultati do jete goxha i ngushte.

Rezultati per Qarkun e Tiranes ky ka per te qene, pak a shume, sepse vertet ju mund te thoni se "Rama fioi 3 here bindshem", por harroni se zgjedhjet jane ne baze Qarku !

Edhe sikur ne Qytetin e Tiranes, PS-se te kete epersi (qe nuk eshte e garantuar, perderisa LSI ka dale me vete, jo si ne 2007), duhet te keni parasysh se ne komunat perreth eshte PD-ja qe merr shume vota. Po ashtu, kemi Kavajn qe perfshihet ne kete qark - dhe nese doni t'a dini, ne Kavaje Berisha merr gjithnnje 6-7 mije vota mbi PS-se (ik shikoni rezultatet po deshet).

Pra, per mendimin tim, ky rezultat eshte goxha afer realitetit per qarkun e Tiranes

Rezultati per Qarkun e Tiranes ky ka per te qene, pak a shume, sepse vertet ju mund te thoni se "Rama fioi 3 here bindshem", por harroni se zgjedhjet jane ne baze Qarku !

Ja e shef pse je trangull ti ? Sepse qellimi i sondazhit eshte te gaboje votuesit e tjere te periferise me shprehjen : Gani Bobi per Tiranen PD fituese

Ti gjithe kete marifet te PD-se e ben nul. Te kam thene qe ti punon kunder PD-se ? smiley

Ose ose nje cike me e moderuar : ti nuk je me Lefty i pare . smiley

Koth, s'mbaj mend te kem ofenduar, por fakti akti se ju ofendoni, tregon se s'keni ç'fare te thoni.

Pse kapeni pas vogelsirash ? Rajonet apo Qarqet ne Shqiperi, nuk jane si ne vendet e tjera te botes, ku ato kane emra te ndryshem nga qytetet, por kane emrin e qytetit me te madh. Keshtu, thuhet "Qarku i Tiranes", apo "Qarku i Fierit", kurse ne Paris prsh, (ka Rajon), thuhet " Ile de France" - pra, ka emer te saje dhe nuk ngaterrohet me Kryeqytetin, sepse perfshin dhe qytete apo komuna te tjera.

ju  te ps  enderroni  per nje fitore  se do ta keni

por pas 4 viteve

me 28 qeshor do te fitoje PD

51 % PD 41 % ps 6 % lsi 2 % te tjere

Mesohet se javes tjeter Gani Bobi do te publikoje sondazhin per Qarkun e Elbasanit, nje qark ku e majta ka fituar gjithe deputete te shumte. Ne 2007 rezultati per Kr/Bashkie ishte gjithsesi teper i ngushte, por PS fitoi me mbi 600 vota; ndersa PD-ja pati fituar shumicen e komunave te ketij qarku.

Interesante do te jete

Ne qarkyn e Elbasanit ne zgjedhjet e 2007 Koalicioni PD ka 63000 vota,Koalicioni PS ka 51000 vota dhe LSI 11000 vota.

Pra PD 7 deputete

      PS 6 deputete

    LSI 1 Deputet

Ore ti Novaj, qenke aso militanti i keq qe peshtyn ne ckado qe del perpara. Se pari, personi qe doli ne TV mbreme NUK quhet Gani Bobi. Ai eshte drejtuesi i Institutit te quajtur "Gani Bobi" me emrin Shkelzen Maliqi, nje nder intelektualet me te njohur ne Kosove (me profesion filozof), autor i shume librave dhe kolumnist i rregullt ne Gazeten Express.  Keshtu qe kujdes kur flet per njerez qe "s'dijne te flasin shqip". Maliqi vertet eshte orator i keq, por per punen qe ben eshte me rendesi truri, te cilin ti sic duket nuk e paskeshe ne rregull.  

Me falni, por me kete rezultat LSI nuk merr asnje deputet. Sipas kodit zgjedhor koalicionet duhet te marrin 5% per te marre deputet dhe partite 3 %, pra ka nje prag ne baze qarku. Rezultatet me kete sondazh dalin 16 deputet per PD dhe 16 per PS, sipas sistemit D`Hondt, pasi PS+G99 qe jane ne koalicion, ne ndarjen e votave nuk e lejojne PD te marre deputetin e 17-te.

Eshte e vertete se s'merret vesh mire sesi do behen llogarite, problemi eshte nese aplikohet apo jo pragu. Gjithsesi, besoj se kjo do sqarohet me tej

Gazeta Panorama nxirrte si rezultat kete :

PD - 16

PS - 14

LSI - 2

Dhe nga kjo gazete mesohet se :

Nëse e krahasojmë këtë sondazh me atë të dy muajve më parë rezulton se PD-ja ka përmbysur rezultatin. Në sondazhin e marsit Partia Socialiste ishte fituese në qarkun e Tiranës. Kjo forcë merrte në mars 16 mandate në kryeqytet, kundrejt 13 mandateve të PD-së, 2 të LSI-së dhe një mandat i diskutueshëm.

Pra, ne krahasim me sondazhin e pare te Gani Bobit, rezultati qenka permbysur

Pragu aplikohet, prandaj LSI nuk merr asgje, Panorama duhet te jete ngaterruar. Ne Kodin Zgjedhor eshte percaktuar qarte qe pa marre 5 per qind ne koalicion nuk hyn aspak ne tabelen e llogaritjes se mandateve (sipas metodes D`Hondt) dhe 3 per qind per partite (per Partine e Ngjeles dmth se eshte e vetmja pa koalicion).

Ajo qe nuk dime eshte se ne "2.3% Te tjera te djathta" sa ka koalicioni i PD-se dhe sa ka Poli i Lirise. Nese Poli i Lirise merr 0.5 per qind nga ky 2.3, atehere rezultati eshte 16-16, ne te kundert, pra nese PD ka me shume se 1.8 nga partite e vogla, PD merr 17 deputet dhe PS 15.

Qarku i Tiranës

PD        47%
PS        44.2
LSI        3.9%
G99        1.5%
PR        0.8%
LZHK        0.6%
Poli        0.5%
PDI        0.3%
PAD        0.1%
PAA        0.1%
PLL        0.1%
PDR        0.1%
PBLD        0.1%
PBDNJ    0.1%
PSD        0.1%
PSV 91    0.1%
PPSH        0.1%

Po sipas Panorames sot. Pra, shihet se rezultatet e partive te vogla jane te paperfillshme : 0.1 %, vetem PR-ja mund te marri aty tek 1 %

Ne nje situate te tille del 16-16. Nese PD do kishte vetem 0.2 per qind me shume diference (dmth PD 0.1 % me shume e PS 0.1% me pak, apo ndonje nga aleatet e tyre) atehere PD do ishte 17 e PS 15

ne themi saliu e nënkuptojmë edi.

ne themi edi e nënkuptojmë saliu.

edi e saliu binjakë që historia i lindi

e bla bla bla.....

Kush do organizoje ca baste zgjedhore... 

Psh kush fiton ne rang qarqesh, sa deputete fiton ne rang qarqesh x parti, kush futet dhe kush nuk futet te kufijte e listes dhe ne fund i shofim...

Parashikimet e mia

PS fiton Tirana, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokaster, Vlore, Korçe

PD fiton, Shkoder, Diber, Lezhe

X dalin Durresi dhe Kukesi

X mund te luhet edhe Tirana... 

 

PS fiton Tirana, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokaster, Vlore, Korçe, Follorine , Kostur, Pogradec, Struge, Oher, Ulqin, edhe ku te ta doje zemra ty , por ngelet ne opozite dhe per nje 4 vjecar te pakten .

 Ore ca me do zemra mua si e gjete ti smiley smiley

Ne fakt une deshiroj krejt tjeter nga nje Edi Rame kryeminister, por perballe Berishes dhe Nanos... zgjedh Ramen.... 

Durresi nuk del dot X se ka 13 deputet.

Kush do organizoje ca baste zgjedhore... 

 

Ve bast qe 99 Tullumbacet e Kuqe fitojne ne...Karaburun.

 O grup ska koificent kjo plako... se jon shume te mire ne karaburun keta, kot ve bast se as i petull nuk ble, biles hum edhe leket e tua smiley 

doni bast ju ?

PD fiton ne Tirane, Elbasan, Durres, Lezhe, Kukes, Shkoder, Diber, Korçe :

PS fiton ne Fier, Vlore, Gjirokaster, Berat

 Une nuk jam militant partish.Por une shoh me keqardhje qe ne Shqiperi eshte kthyer koha e vitit 1996(ne aspektin e militantizmit partiak) dhe kjo eshte shume e demshme per demokracine shqiptare.Edhe pas 18-vite tranzicion ne Shqiperi mendohet sesi te vidhen vota(ne menyra me te rrafinuara se ne 1996).Duhet te dalim nga tranzicioni apo jo kjo eshte enigma e 28-qershorit.

Per hir te kesaj enigme ve bast se tranzicioni mekatar Berisha-Nano ne 28-qershor do marre fund.Dhe kete shpreson shumica e Shqiptareve.

Ndryshim 80-deputete

Tranzicion 59-deputete

LSI abstenon-1 deputete

 

Kush jane keta qe po mundohen te vjedhin votat ?!

Si ta kuptojme ne qe nuk je militant ?!

Nga e nxore perfundimin e zgjedhjeve ?!

Ata qe po mundohen te vjedhin votat jo me ne menyre harbutshe(berisha-nano ne keto 18-vjet) por te sofistikuar jane militantet kokepalare te Berishes qe do vene te votojne per ju dhe per mua(dhe shume emigrante te tjere) ne 28-qershor me karta identiteti fallso

Ne Shqiperi te jesh militant do te thote qe neqofte se partia jote fiton ti do te gjesh pune edhe ne qofte se je me dy klase shkolle dhe perfitime te tjera materiale.

Une jam ne UK dhe nuk me intereson kjo gje.

Besoj se nuk mund te quhem militant por nje adhurues i politikes e cila ndryshon jeten enjerzve per mire.

Rezultatin e zgjedhjeve mos e merr seriozisht.(eshte nje deshire e imja dhe kerkoj ndjese per ndonje merzitje)

 

Ata qe po mundohen te vjedhin votat jo me ne menyre harbutshe(berisha-nano ne keto 18-vjet) por te sofistikuar jane militantet kokepalare te Berishes qe do vene te votojne per ju dhe per mua(dhe shume emigrante te tjere) ne 28-qershor me karta identiteti fallso

Ta ka then komshia e katit te dyt kte pune...apo ajo e katit te pare??

PS: Krasta...po ta ve bastin per ne Sazan...fitoj gje?? Se ve bast qe ne Sazan....99 Tullumbackat e kan fitoren e sigurte.

"Karta identiteti fallco" me duket teper e egzagjeruar!

Edhe neandertale si politikanet e vendit tone nuk mund t'ja lejonin vetes nje tentative te tille kaq te rrezikshme ne epoken e "Shqiperise ne NATO" dhe te "Shqiperise qe mund te arratiset se shpejti jashte vendit pa nevojen e vizave!"

Po sikur te jete thjesht... "nuk arrij te votoj sepse nuk kam karte identiteti dhe as pashaporte"???!!!

Mbase ne Tirane kjo nuk do te mund te funksiononte, por imagjinoni se sa do te funksiononte ne nje fshat periferik ku te gjithe e dine se "kush do te votoje kush"!

PS deklaron e sigurt se nuk do te lejoje manipulime! Jam teper kurioz te kuptoj se si do ta arrije kete qellim!

Kastriot Islami doli dje e tha se zgjedhjet po manipuloheshin, madje ai foli per "karta fallso" ! Si garanci, PS-ja kerkoi qe kartat te "verifikohen per saktesine e tyre diten e votimit", ndersa pr personat ma mjet identifikimi, PS-ja kerkoje qe "qeveria te jape nje zgjidhje"

Me pak fjale : PS kerkon qe te vendosen aparatura per lexim kartash, si kur kalon kufirin, perpara se te votosh, ku ne asnje vend te botes nuk behen keto gjera : njeriut i kerkohet karta, e paraqet, dhe kaq.

Nga ana tjeter, duke kerkuar qe te zgjidhet problemi per votim, i personave qe s'kane as karta as pasaporta, kam frike se mos PS-ja kerkon qe ata te votojne me CERIFIKATE !!!

Turp i vertete. Kjo tregon se PS e sheh veten humbese te ketyre zgjedhjeve, per 1000 arsye. Perveç perçarjes me LSI, tani hyri ne loje dhe Faktori NANO. Po te besh llogarite e zgjedhjeve te 2007, rezulton prsh se ne Tirane, PS-se + LSi  dhe AD-ne, qe tashme eshte me PD-ne, kane marre rreth 142.000 vota ne rang Qarku, kurse PD me aleatet (pa PBDNJ), ka marre 137.000. Dmth, nese LSI merr 15-20 mije vota ne kete qark, PS del "firo", sepse konfirmohet totalisht sondazhi i Gani Bobit ...

Ne qarkun e Durresit, PD ka mbi 20.000 vota se PS-ja, sipas rezultateve te 2007.

Edhe ne Elbasan, ku PS-ja fitonte shume deputete, ne baze te rezultateve te 2007 (si qark), PD-ja merr 70.000 vota, kurse PS + LSI + AD etj, marrin 65.000 vota

Ne qarkun e Beratit, PD merr 25.000 vota, PS + LSI + AD etj kane marre 38.000 vota : tani qe LSI eshte vetem, nuk eshte çudi qe PD dhe PS te dalin "aty aty", ne nje qark ku Ilir Meta merr vota te shumta (Skrapari, Poliçani etj)

Pra, edhe sipas llogarive te vitit 2007, PS-ja del humbese - ja persee behet gjithe kjo zallamahi.

 

Une nuk shikoj ndonje gje te re ne kete , perkundrazi ashtu si shoku enver qe mbrapa cdo ferre qe levizte nga era , kujtonte se ishte fshehur armiku i kllases .

Ju dh-vsha politiken e re , qe ka filluar qe nga vitet 44-45

Kur lexova titullin, fillimisht mendova per ndonje tallje me sepse e kujtova Gani Bobin si Gani Kasapin smiley . Me pas u ftillova qe po ngaterroja person smiley

Nuk i besoj sondazhit sepse nuk me frymezon emri i kompanise smiley

 

injoranca e cave vallaj..

po mire qe e bojn te qarte dhe vete te pakten

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).