Gabimi origjinal.

Pasi krijoi Gjithësinë e paanë, herë-herë bosh dhe herë-herë të mbushur me frymën jetëdhënëse ; pasi ngjizi pra me rradhë qerthujt e stërmëdhenj të galaksive dhe të diejve të panjohur ende që sillen rrotull në sferën qiellore, Zotit ju mbush mendja të krijojë botën tonë unike. Në atë vrullin e tij krijues gjenial të çastit, ai i dha përmbajtje ujit – detrave dhe oqeaneve të paanë, dhe më tej i dha formë tokës – kontinenteve dhe ishujve, pra dheut, gjithësesi i  zbrazur pasi ende shterpë. I kënaqur nga ky fillim i mbarë, ai filloi të shpërndante kuturum dhe pa hesap mbi dhe, gjithçka përmbante thesi i tij i stërmadh :

Diku hodhi farën dhe aty çeli lulja,

gjetkë mbiu gjembi dhe hodhi shtat shkurrja ;

Diku rritej pema, diku pranë gruri,

gjetkë u çfaq rëra, në mos mbuloi guri ;

Diku mbiu bari, i lagur prej shiu,

gjetkë ra acari i akullt, veriu ;

Diku rridhte lumi, më tej shtrihej fusha,

gjetkë ngrihej mali, me gërxhe dhe çuka ;

Diku doli naftë, diku u gjet ari,

gjetkë verboi kripa, më lart priste strralli ;

Diku bridhte lopa, më tej ulej tusha,

gjetkë sillej ujku dhe pinte këpusha…

Dikur pra Zoti edhe u lodh dhe vendosi të pushojë. Përpara se t’i vihej detyrës së tij të fundit, krijimit të njerëzve – sipas shëmbëlltyrës së tij. U ul këmbëkryq, hodhi sytë mbi atë çka kish bërë dhe befas, u step. Edhe pse krejt e rastësishme, dora e tij kish krijuar kontrastin e gjësë ; edhe pse i pavullnetshëm, veprimi i tij kish prodhuar pabarazinë e bollëkut : diku bollëk fushash dhe lumenjsh, kafshësh dhe shpendësh, pyjesh dhe xeherorësh… dhe diku gjetkë, bollëk shkrepash dhe acaresh, shkurresh dhe strralli, ujqish dhe çimkash. I nxehur me vehten, ai vendosi ta korrigjojë gabimin, pikërisht me anën e njerëzve – nëpërmjet kompensimit të vlerave. Përfundimisht, diku ai vuri frëngun dhe gjetkë shqiptarin !

 

Trimëria që vret.

 Sipas të gjitha gjasave, ky rrëfim i padatuar dhe anonim përzien mitin origjinal kozmologjik me një perceptim tipik njerëzor të realitetit, ku imagjinata flirton haptazi me zilinë. Pasi po t’i kqyrësh nga afër, as Franca nuk është ai vend i përshkruar më lart – pra një parajsë gjithandej veç me lumenj dhe fusha, apo me lopë dhe tusha – sikundër dhe Shqipëria nuk është shëmbëlltyra e ferrit mbi dhe – pra veç male dhe strrall, apo ujq edhe acar. Të vetmit elementë racionalë në të janë egzistenca e Zotit, pra përpjekja e tij madhore e krijimit të botës dhe të njerëzve… si edhe lindja e shqiptarëve në formën e tyre fillestare pellazgjike , që në çastet e para të krijmit të Botës.

Një e vërtetë e patundur ajo e egzistencës së Zotit, aq mirë e ndjerë nga Presidenti amerikan kur mbyll fjalimet e tij planetare me shprehjen drithëruese « God bless America » apo nga të tjerë anglezët që këndojnë në kor me sy të përpëlitur « God bless the Queen ». Të tjerëve që dyshojnë sadopak, ju mbetet t’i japin dum qerres me pyetje ende pa përgjigje : përse ne jemi të vetmet qënie inteligjente të universit, pse deti është i kripur, pse qielli është blu, përse egzistojnë pesë rraca njerëzish krahas dy milionë rracash insektesh... apo dhe të tjera të këtij lloji.

Sa për pellazgët dhe si rrjedhim shqiptarët, nuk besoj se dikush me mend mund të verë tashmë në dyshim prejardhjen e tyre hyjnore ; aq më tepër, kur kjo tezë është zhvilluar dhe mbrojtur nga të tillë dijetarë si Spiro Konda apo Zacharia Mayani pa harruar aspak më modernin dhe bashkëkohësin, një farë Mathieu Aref. Së fundi dhe më e parëndësishmja, frengjtë luajnë rolin e gjinisorit-gjenerik. Pra, ata mund të zëvendësohen fare mirë me Filistinët sikundër me çdo popull të Izraelit antik, me Egjiptianët apo me Hindusët… thjesht, me këdo - bile edhe me Hititët, Babilonasit ose Helenët.

Por duhet të pranojmë se, edhe sikur Zoti diku të ketë gabuar pa dashje në shpërndarjen e tij fillestare të bollëkut, « gabimi » i tij më i madh - për më tepër « me dashje » - është ai i kompensimit me anë të njerëzve. Kështu, për të korrigjuar lajthitjen e parë, nga njera anë ai krijoi shqiptarët duke i pajisur me vetitë më të mira të njeriut : trima, kryelartë, të zgjuar, të shkathët, të bukur shtatlartë… dhe nga ana tjetër italjanët (më falni, grekët) : frikacakë, të përulur, torollakë, të mefshtë, të shëmtuar dhe të tjera më the të thashë… Ja pra edhe lajthitja e dytë fenomenale : mospërputhja flagrante e vlerave materiale me vlerat njerëzore !

Le të gjykojmë vetë : me çka do të merret trimi i zgjuar, cerebral dhe kokoroç shqiptar në majën e malit, në mos të luftojë me ngjashmit e tij, po aq trima të çartur sa ai, përderisa guxojnë dhe ngjiten në këto male ? Po kur këtyre të ardhurve t’u jetë shfarosur fara, me kë tjetër ai do të merret përveç se me sivëllaun, më tej me vëllain dhe së fundi me vetvehten ? Ndërkohë ai pordhacaku frëng i mefshët as që guxon të përleshet me dikë dhe aq më pak me vehten ; pra thjesht për t’u marë me diçka, ai do t’ju përvishet sendeve – fushave, lopëve dhe xeherorëve të pashpirt. Rezultati s’ka nevojë për koment : sot mezi numërohen tre milionë e gjysëm shqiptarë dhe nja dy milionë kosovarë – krenarë si ata - që gjallojnë në një vend të varfër ku edhe malet janë shëndrruar në kështjella, të rrënuara të bëra fushë - dhe nga ana tjetër, njëqind milionë gjermanë – të nënështruar, sigurisht - që rrojnë në fushë, të rrethuar nga malet e të mirave materiale. Në se që ditën e parë, Zoti do të kish vënë në punë logjikën e thjeshtë, sipas ligjit të tjetër të ndërsjelljes, sot do të kishim krejt të kundërtën : njëqind milionë shqiptarë të ngopur, bile edhe të majmë – paçka se disi më kokëulur – në një vend të begatë me malet e kthyera në fusha të vërteta, rreth e qark të cilit do të silleshin gjashtë milionë serbë ndoshta krenarë si Artabani i proverbës, por ama të zgjebosur, të uritur dhe të leckosur, fushat e të cilëve do të ishin mbuluar nga malet – e plehrave !

 Mosbesimi që veçon.

 Në vend të efektit të dëshëruar, lajthitja origjinale e Zotit e zgjedhuar me inteligjencën po aq natyrale të shqiptarëve, prodhoi një pasojë të dytë, ende më fatkeqe. Edhe pse i pazot nga natyra të zhbironte deri në fund udhët e Zotit, shumë shpejt dhe intuitivisht, shqiptari cerebral kuptoi se diku ky Zot ishte gabuar. Vetvetiu lindi dhe u zhvillua tek ai mosbesimi që e shtyu drejt dyshimit, drejt agnosticizmit. Ndaj një Zoti të tillë, të parët u hakmorrën duke ja ndrruar kishën – Krishtin e kryqëzuar të katolikëve me sivëllain e tij ortodoks ende më të cfilitur – dhe anasjelltas ; pasardhësit apostatë ja braktisën atë fare dhe rendën në masë pas xhamisë së Muhametit dhe parajsës së tij qiellore plot me hyrije, bashkëkohësit ateistë i mbyllën krejt kishat dhe xhamitë dhe u rreshtuan pas Enverit dhe parajsës së tij komuniste tokësore. Së fundi, bashkërendësit e çoroditur – dhe natyrisht të uritur, ende hezitojnë mes kryqit dhe gjysmëhënës, mes profetëve dhe mashtruesve, mes dogmës dhe thashethemeve, mes Kryetarit dhe partisë, mes Unit dhe grupit… Hezitim agnostik. Një luks që përveç filozofit të përçartur dhe dijetarit të përhumbur, jo gjithkush ja lejon vehtes. Si i bëhet kur një grusht individësh të lirë si shqipja pretendon të jetë njëherësh filozof, dijetar dhe luftëtar – në mos i barabartë, të paktën po aq i barazvlefshëm sa edhe perënditë e qiellit ? Edhe pse njëzet vjet jetë në vendin e frëngjve më ka ndihmuar t’i ve fre agnosticizmit të lindur, hezitoj t’i jap përgjigje një pyetjeje të tillë. Thjesht për të mos plagosur krenarinë time – dhe të të tjerëve si puna ime.

Ky preokupim i përjetshëm për të deshifruar dhe për të nënështruar forcat hyjnore e pengoi përfundimisht shqiptarin tonë të kuptonte skemat e thjeshta tokësore, mekanizmin banal jetësor që vinte në lëvizje gjallesa të tilla si francezin. Me atë shpërfilljen karakteristike, po ajo me të cilën individi i plotfuqishëm dhe i lirë vështron nga maja e malit të tij masën e nënështruar dhe skllave që zvarritet fushave, ai fshiu njëherësh nga tefteri i tij njëfaqësh të gjitha vlerat e përbuzura : dhuntinë elementare të punës së rëndomtë, të përditshme dhe të stërlodhshme ; virtytet çudibërëse të demokracisë të turmës anonime që rron me iluzionin e zgjidhjes së problemeve me anën e një fije letre – votës ; fuqinë shpresëdhënëse të institucioneve të përbashkëta që mbështetet mbi vendimet kolektive ; forcën e verbër të makinës të ligjeve që kristalizon vullnetin e grupit mbi interesat sovrane të popullit ; përmbajtjen konvencionale të fjalës që mbështetet mbi koncepte abstrakte të tilla si barazia apo vllazërimi.

Detyrimisht, ai përjeton një moskuptim të shumëfishtë – atë të filozofit vetmitar që refuzon argumentat e të singjashmit mendimtar, atë të individualitetit të spikatur që mohon çdo autoritet tjetër përveç vetvehtes, atë të rrebelit të përjetshëm dhe kokëfortë që guxon dhe ngre krye kundër vetë Zotit. Ndërkohë, atij nuk i ka munguar as arsyeja – ajo e urisë që të detyron të braktisësh malet shterpe në kërkim të bukës ; as urtësia – ajo e monedhëzimit të të vetmit produkt që gjendej me bollëk në këto vise, trimërisë dhe forcës së krahut. Ja përse, në kryqëzim të udhëve të mendjes dhe të krahut, të mprehtësisë dhe të forcës, gjithmonë është gjendur ai – luftëtar dhe mercenar, rojtar dhe bandit, sulmues dhe mbrojtës. Me kusht që, diku pranë të gjendej dikush që kish nevojë për të – dhe që për më tepër, sipas një alkimie misterioze dhe asnjëherë të kuptueshme nga mendja e ndritur e trimave, ishte i aftë sidoqoftë të kthente në ar çdo gjë që prekte. Romaku në kërkim të legjioneve dhe të gjeneralëve, Bizantini nevojtar për ushtarë për perandorë, Venedikasi dhe të tjerë Latinë mungestar për stratiotë dhe të Komendatorë, Otomani i etur për jeniçerë dhe Vezirë…

Ky ekuilibër shekullor u thye papritur e papandehur, po atë ditë kur frëngu i përbuzur zbuloi se edhe një mendje e fjetur si e tij ishte më se e mjaftë për të frutëzuar përpjekjen njerëzore, tashmë të investuar në kohë. Me fjalë të tjera, në se rrota e qerres ishte shpikur nga dikush dikur, nuk ja vlente më barra të mereshe me rrotën por me qerexhiun. E thënë ndryshe – dhe në lidhje me një lëmi që na intereson veçanërisht, atë të luftës – nga momenti që tashmë baruti ishte shpikur, duhej kaluar vështrimi tek pushka ; nga momenti që pushka paraqitej efikase dhe mjaftueshmërisht vrastare, dukej menduar për topin… dhe përfundimisht, nga gjylja e topit tek bomba atomike rruga përvijohej vetvetiu. Puna është se kjo mënyrë e kqyrjes së bashkëveprimit njeri-natyrë (dikush mendoi ta quajë teknologji) e çoi shqiptarin tonë drejt papunësisë së plotë dhe përfundimtare.

Mendoni vetë : së pari, për të përvehtësuar këtë të uruar teknologji, duhet të pranosh fillimisht se nuk di thuaj asgjë, më tej duhet të ulesh diku – për shembull, në një bankë shkolle, për ta mësuar. E pra shqipja e maleve di gjithçka që në origjinë dhe s’ka nevojë ta mësojnë të tjerët. Së dyti, përdorimi i saj s’ka asnjë lidhje me trimërinë – këtë dhuratë të Zotit, por me bindjen dhe nënështrimin : të përsëritësh mekanikisht atë çka të urdhëron tjetri. A ka parë dikush një shqiptar t’i bindet verbërisht urdhërit, fanatik të disiplinës ? Dhe në vijim, kjo mënyrë e re e përballjes së tjetrit, është karakteristikë e frikacakut dhe e bërë për frikacakët – kur mund t’a vrasësh armikun tënd nga larg, përse t’i dalësh atij përballë ? Në këto kushte, askush ka nevojë për krahun kordhëtar apo për trimin që të merr gjak në vetull – pasi sot, nuk arrin t’i shohësh armikut as nishanin… dhe jo më vetullën !

Përfundimisht, kur arrijmë në atë derexhe që edhe një gjë e tillë e shenjtë dhe fisnike si lufta bëhet dhe fitohet nga frikacakët e mefshët, ndoshta botës ende nuk i ka ardhur fundi, ama në këtë botë të tillë nuk ka më vend për shqiptarët.

 Zhvillimi që frenon.

 Pikërisht, duke ju bindur kërkimit të efektit aq të dëshëruar, përpjekja origjinale e robit frëng të Zotit, tashmë krejt e pavarur nga inteligjenca natyrale e shqiptarit, prodhoi një pasojë të fundit, trefish më fatkeqe : krijimin e Shtetit. Ky sendërzim djallëzor, më i përsosuri që mendja e mbrapshtë e skllavit të zvetënuar kish mundur të sajojë, ishte shkruar në logjikën e vetë sendeve. Tashmë, teknologjia e dijes dhe ajo e luftës konkurronin mes tyre për të shenjtëruar pushtetin e pronarit mbi pronën, për të ligjësuar fuqinë e të fortit mbi të dobtin ; troç, për të përjetësuar privilegjet e kastës dhe për t’i treguar vendin atij që dilte nga rreshti. Një ushtri e vërtetë rrogëtarësh e përbërë prej policit dhe xhandarit, mësuesit dhe ushtarit, gjykatësit dhe rojtarit, priftit dhe kuvendarit, tagrambledhësit dhe postjarit… deri tek nëpunësi, funksionari dhe ministri apo doganieri, spiuni dhe xhelati. Të gjithë këta « shërbëtorë të Shtetit », rrotulla dhe rrypa transmisioni të makinës së pashpirt, robëtoheshin për të ruajtur në planin lokal bindjen e shtetasit, harmoninë e familjes, ekuilibrin e rendit shoqëror, mbijetesën e paqes sociale, mirëqënien e shtresave të privilegjuara… dhe në një plan tjetër, kësaj here rajonal dhe botëror, kontrollin e tregjeve të krahut të punës, të lëndëve të para dhe të produkteve industriale ; hegjemoninë mbi sferat e influencës politike ; ndikimin mbi paktet dhe traktatet ekonomike dhe ushtarake ; ndërhyrjen në punët e brendshme të shtetit tjetër.

Është pak të thuhet se, jo vetëm vrapi i shfrenuar i jetës dhe aktiviteti intelektual gjithnjë dhe më frenetik – tipik i fundshekullit të XIXtë – nuk përputhet aspak me kqyrjen filozofike të natyrës së vrazhdë dhe preokupimet baritore të malësorit tonë trim, dhe por edhe frazeologjia apo terminologjia e mësipërme është në shfazim të plotë me botën e tij idilike, të ritmuar nga konceptet biblike të besës dhe nderit, të Kanunit dhe të bajrakut, të fisit apo të farës, të gjakmarrjes dhe të hasmit. Shumë-shumë, mund të imagjinojmë se për të, ecejakja e kësaj bote të jashtme në vlim paraqet një proces sa absurd aq edhe të çoroditur, të ndërmarrë nga njerëz po aq të çoroditur.

Fundja, ç’mund të prisje tjetër nga ajo skotë të huajsh që i kish shkuar jeta duke nënështruar objektet e pashpirt, duke numëruar gjënë në zotërim të saj – me sytë e verbuar nga lakmia ? Kaq dhe aq fusha.. pse jo dhe disa më tepër ; aq dhe kaq lopë… pse jo edhe tufa tjetër ? Frika e fqiut e shtyu këtë racë fatkeqe të rrethohej me gardh, t’i tregonte sinorin frikacakut tjetër ende më lakmiqar, të shpikte kufijtë mes shteteve, t’i rrethonte këto të fundit me tela me gjemba, të mobilizonte rojet bile edhe ushtrinë për t’i ruajtur – dhe pasi të sigurohej se zotëronte një fuqi më se të mjaftueshme, t’i çonte këto kufij deri tek thana. Bile në këtë pikë, shqiptari duhej të ndihej i lumtur që ende nuk i kish prerë të gjitha thanat për thupra, pra që i kish mbetur një qafë e tërë plot, pasi fqiu i tij i pangopur serb – tashmë në rrugë, ishte gati t’i kërkonte këto të uruara thana deri në breg të detit, tek Shkëmbi i Kavajës. Kështu, një ditë të bukur ndonëse të vrenjtur, të vjeshtës së tretë 1912, shqiptari u gjend i rrethuar gjithandej nga kufijtë e të tjerëve.

Fort të aftë nga natyra të imagjinonin deri në fund qëllimin e lig të tjetrit, bijtë më të mirë të kësaj racës tonë të lashtë – më e shquara se ato që e rrethojnë – kuptuan më në fund se e vetmja mënyrë për penguar fqinjtë keqbërës ishte të lidheshin me të tjerë fqinjë, disi më të largët, por të paktën në pamje mirëbërës. Detyrë e vështirë besa - por sidoqoftë e frymëzuar nga adaxhio e lashtë « armiku i armikut tim është miku im » - ajo e të përzgjedhurit mes tufës së miqve, grabitës të sprovuar të rangut kontinental. Ngushëllohemi bile edhe ngazëllohemi veç duke ditur se sidoqoftë, ata ishin armiq të përbetuar të lakmiqarëve modestë fqinjë. Ja përse ai grusht burrash që mundi të ngjitej në atë ballkonin e famshëm të Vlorës rendi fillimisht në Vjenë dhe fill përmbrapa në Romë, përpara se të shqiptonte atë fjalimin lakonik por historik të shpalljes së Pavarësisë.

Pas aq e kaq shekujsh pavarësie mendore, shpirtërore dhe fizike individuale, shqiptarët u detyruan t’i braktisnin atributet e tyre hyjnore origjinale për t’u vënë në një këmbë me të tjerët, për hir të pavarësisë së tyre të përbashkët. Nga ky moment, turma e luftëtarëve të pamposhtur u kthye në popull banal, vendi legjendar i shqiponjave në shtet të papërfillshëm ballkanik, raca e lavdishme në komb gjysmak dhe së fundi, trimi i çartur – bir i denjë i Zotit, u shëndrrua në nënshtetas. As krejtësisht i përulur dhe i bindur për të qenë sa duhet qytetar, as i krishterë dhe i kulturuar si duhet për të qenë evropian për së mbari. Thjesht, shqiptar metis i fillimshekullit të XX, që kish trashëguar nga nëna urinë e përhershme, pakënaqsinë legjendare dhe skepticizmin qiellor ndërsa nga baballarët e shumtë, lakminë për prona dhe për para, zbythjen përpara autoritetit dhe adhurimin hipokrit të doktrinës.

 

Për herë të parë në historinë e tij, vendi tashmë i emancipuar – në kohën e tyre, rilindasit Frashëri ëndëronin ta shihnin të mëvetëm, u vu në starting bloc-un e garës ndërkombëtare të ecjes, finishi i të cilës ndonëse nuk i dukej fundi, quhej qytetërim, begati dhe demokraci. Vetëm se, konkurrentët ishin nisur prej kohësh dhe gjendeshin disa dhjetëvjeçarë, në mos shekuj larg përpara. Nën vështrimin babaxhan të trajnerëve dhe në vijim të këshillave të tyre dashamire, bashkëkombasit dora-dorës mësuan si të ngrinin një shtet me të gjitha takëmet e domosdoshme (qeveri, administratë, ushtri, xhandërmari), si të organizonin një ekonomi të orientuar drejt prodhimit të lëndëve të para për industrinë e miqve dhe konsumit të prodhimeve të gatshme të industrisë së tyre ; si të konceptonin një politikë eklektike aleancash, të ngritur mbi mundësinë e marrjes së borxheve dhe mbi pamundësinë e shlyerjes së tyre.

Në mungesë të këllqeve, nga ecje sportive, gara u shëndrrua në përçapje të mundimshme, në një anabas që synonte terminusin Evropë – si dikur Shvejku Bugjejovicën. Një anabas që vazhdon deri në ditët e sotme, fort i lakuar dhe i përdredhur, ndoshta i vështirësuar nga vetë shqiptarët që mes gjitha shtigjeve të mundshme që ju ofronte bota, preferuan ato që i përshtateshin më mirë natyrës së tyre jo fort komode : liberalizmin fisnor të monarkut despot ndaj premtimeve të fisme të dhespotit liberal ; Frontin e luftës në krah të Aleatëve ndaj Ballit të aleancës me shkaktarët e Luftës ; diktaturën e egër « demokratike » të shumicës proletare ndaj demokracisë së gjerë « shfrytëzuese » të pakicës së kamur ; terapinë e shokut të doktorit-mjek-dijetar ndaj ekonomisë së tregut të doktorit-ekonomist-pijetar.

Ndoshta pa kokë, por ama me këmbë… bile ca më mirë me qerre pasi, bë vaki, mund të biesh në lepur, një e tillë udhë të çon diku. Ishallah në Romë, paçka se u nisëm për bute dhe ramë në shtamba. Në rastin tonë në NATO. Zaten, i duruari i fituari, se edhe trimi më i mirë ka nevojë për shokë shumë… si edhe për një mik, të bardhë – pra evropian – për një ditë të zezë… bile mundësisht një mik me pare, se kur ke pare ç’i do mentë. Ato të bekuara mend, dhuratë e Zotit, shkaktare të aq e kaq fatkeqësish, që na mësonin dikur të luteshim : ruajna Zot nga miqtë budallenj se nga armiqtë e zgjuar mbrohemi vetë !

* * *

Ç’duhet të bëjnë njerëzit kur krijuesi i tyre, Zoti, gabon që në origjinë ? Edhe pse në dukje legjitime – nga këndvështrimi i laikëve, ose krejt absurde – sipas mendimit të fetarëve, kjo pyetje është fort delikate. Nuk shkoj deri aty sa të pohoj ne se mundet apo jo të gjykojë poçja prej balte poçarin që e krijoi, pasi nga momenti që Zoti mendoi t’i fryjë në hundë nuskës prej argjile, ai i dha asaj Frymën, pra një diçka prej vehtes së tij. Në mos inteligjencën, të paktën shpirtin ! Dhe nga momenti që ka shpirt, njeriu shpirtërzon, shqison, ndjen, krahason, analizon, logjikon dhe përfundimisht edhe gjykon. Edhe sikur t’i ndalohet të gjykojë Krijuesin, askush s’mund ta pengojë të gjykojë të singjashmin dhe vetvehten. Pikërisht nëpërmjet krahasimit, analizës dhe sintezës.

Pra, le të ndryshojmë vetë sensin e pyetjes : Përse Zoti, pasi krijoi njeriun, e braktisi atë në fatin e vet ? A thua të ishte kaq i lodhur nga ky proces krijues, kaq i zënë në procese të tjera, sa që nuk pati më kohë t’i rikthehej veprës së tij madhore – si çdo krijues tjetër - qoftë për t’i bërë asaj korrigjimet e rastit ? Në të kundërt – dhe për të gjithë ata që mendojnë se Zoti është i mishëruar gjithandej në natyrë – përseja e kësaj pyetjeje është një evidence, pasi Ai ngjizi një krijesë me jetë, me shqisa bile edhe me shpirt e gjykim, por sidoqoftë të paaftë të dallonte me sy të lirë qoftë Krijuesin qoftë edhe shëmbëlltyrat e tij të shumta, për të ndjerë aprovimin apo mosaprovimin e vështrimit të Atit tonë në Qiell ndaj veprimeve të veta mbi tokë.

Edhe nëse nuk duam të pranojmë se Ai e dështoi këtë krijesë që në krijim, ose të paktën e braktisi më tej në fatin e vet, përse atëhere ai nisi mbi dhé Birin e vet Jesu - dhe herë-pas-here – të tjerë Profetë, në mos për t’i treguar grigjës së çoroditur rrugën e vërtetë, për t’i bërë njerëzit të riorientoheshin nga fjala e tij ? Përse kjo grigjë paska tendencën të shkasë në rrugë të keqe ? Përse së fundi, ai nis engjëj dhe të tjerë shenjtorë për t’u transmetuar veshëve të ndjeshëm mesazhe qiellore, gjithmonë me shpresë se një ditë prej ditësh njerëzit do ta kuptojnë dhe do të ndryshojnë natyrë ?

Përpara shumës së pyetjeve të tilla pa përgjigje që rrezikojnë të shëndrrohen në ortek, pres me durim që dikush të marë guximin të formulojë tre a katër ide – majë ; sidoqoftë, disi më të ndryshme nga ato që propozon Bibla apo Kurani, lidhur me krijimin, mëkatin apo edhe gabimin origjinal të Zotit, sikundër dhe një a dy hipoteza fillestare disi më të mençura, lidhur me origjinën hyjnore të shqiptarëve. Pres dhe shpresoj, që ai dikush të ketë kuptuar më në fund që ky shqiptar origjinal ndoshta nuk është më i mirë se sa të tjerët por aspak më i keq se ta ; ndoshta jo më shumë hyjnor se fqinjët por sigurisht po aq i barazvlershëm sipas standardeve tokësore ; ndoshta jo kërthiza e botës dhe fara e njerëzimit por natyrisht aktor i Historisë, edhe pse i dorës së dytë. As më pak as më shumë, i zakonshëm mes të zakonshmëve të tjerë, i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm - aspak theror i fatit të keq sikundër dhe viktimë i ndonjë ndëshkimi qiellor !

Fundja, këto ide dhe hipoteza le të jenë si të jenë, veç mos jenë të njejta me ato të Kadaresë që gjithë fajin ja hedh djallit dhe shejtanit - pushtimit otoman dhe vendosjes së komunizmit – sipas tij, dy katastrofat më të rënda që kanë rënë mbi popullin tonë dhe që e kanë devijuar nga rruga e parashkruar. Shumë e thjeshtë dhe fort komode t’ja hedhësh fajin tjetrit – edhe sikur ky tjetri të vijë drejt nga Skëterra, kur mendon se mjafton vetëm amëshimi dhe besimi në Krijuesin për të qëndruar mbi udhë… Njësoj sikur të thuash se fajtorët janë teknologjia dhe Shteti, këto shpikje të qafirit kaurr !

Më pas, jam i bindur se dikush tjetër, rreth këtyre ideve dhe hipotezave, do të mundë të thurë ngjarjet – indin, të ngjizë pra një farë tregimi të origjinës – pëlhurë, që edhe pse nuk përmban konturet e maskës mortore të Jesusë sikundër edhe pëlhura e famshme e Torinos – të paktën, mund të përdoret si qefin i të kaluarës, besa fort e largët por gjithmonë prezente, mahnitëse dhe përpirëse. Mjaft që me një të tillë qefin të mbështillen të vdekurit ende të pakallur - Muji dhe Halili, Gjergj Elez Alia dhe të tjerët Krajleviq Marko, Zuku Bajraktar ose Paji Harambash ; me të tillë cohë të fshijnë lotët Ajkunat dhe Vojsavat dhe të tjerat vajtojce ende të pangushëlluara ; me të tillë çarçaf të zbardhet zija kombëtare ende e përvëluar ; me të tillë flamur të paqësohen shpirtrat ende të trazuara…

Me qëllim që të gjendemi përfundimisht ballë-për-ballë vetvehtes në të sotmen dhe të reflektojmë për vehten, nesër.

 

35 Komente

Me kane pelqyer gjithnje shkrimet e Xixes. Nuk jane nga ato lloj shkrimesh qe mund t'i komentosh me nje thjesht "e bukur",  pasi  jane shkrime qe ta vene trurin ne pune,  ose mund te gjesh pergjigje per pyetje qe mund t'ia kesh bere vetes sa e sa here.  Flm. xixe.

Le të gjykojmë vetë : me çka do të merret trimi i zgjuar, cerebral dhe kokoroç shqiptar në majën e malit, në mos të luftojë me ngjashmit e tij, po aq trima të çartur sa ai, përderisa guxojnë dhe ngjiten në këto male ? Po kur këtyre të ardhurve t’u jetë shfarosur fara, me kë tjetër ai do të merret përveç se me sivëllaun, më tej me vëllain dhe së fundi me vetvehten ? Ndërkohë ai pordhacaku frëng i mefshët as që guxon të përleshet me dikë dhe aq më pak me vehten ; pra thjesht për t’u marë me diçka, ai do t’ju përvishet sendeve – fushave, lopëve dhe xeherorëve të pashpirt."

 

Aida,

Ju, lexuesit "kalimtare", po hidhni ne ere cdo mundesi te nje perpjekje per te nxjerre kryet siper ujit. Me keto lexime siperfaqesore dhe pa kurrfare pergjegjesie, lexuesit e keqinj vetem sa varferojne token tashme goxha te thare te letrave shqipe.

Shkrimi me lart eshte, per mua, nje nder shkrimet me te liga. Ju mund te mbushni libra te tere, vellime te tera, enciklopedi te tera, por kur berthama nga ku e ka marre zanafillen kjo veper eshte e kalbur, atehere vepra eshte e kote dhe mund ta hedhesh kur te duash ne plehra.

Kam pare plot shkrime gjoja madheshtore, shkrime me lajle-lule gerr-verri, e qe nuk kane piken e vleres sepse thelbi i ketyre shkrimeve eshte ZERO, ose antivlere.

Sa per dijeni, Aida, meqe te gjeta ketu, Shqiperia dhe Shqiptaret jane fort te mire e fort te kendshem, dhe nuk ka shkrimtaruc qe me ben te mendoj te kunderten. Pse ka ketu apo atje qe nxijne e nxijne faqe interneti per te thene qe Shqiptaret jane te lig e te trashe, kjo ka ardhur nga kjo qe keta shkrimtaruce nuk guxojne te shohin veten e tyre : dmth, ata vete jane te ligj dhe te trashe, dhe jo Shqiptaret.

Sepse Shqiptar nuk do te thote nje kushdo qe ngrihet ne mengjes dhe ia mbeshtjell nga t'i thote rradakja, por Shqiptari i vertete, ai i dashuri, i urti dhe i zgjuari gjendet ne fushe, ne mal, duke mbjelle e duke korre, duke care dru e duke bere tre ore ne kembe per te shkuar tek nje mik qe i ka dhene fjalen se do te vije. Shqiptaret e vertete i gjen dhe ne qytet, duke arnuar nje rrobe apo qepur nje kepuce. I gjen dhe me koken ne libra duke mesuar vlerat e verteta.

Keto lloj shkrimesh, si dhe shume e shume te tjere qe kam lexuar kendej, nuk jane gje tjeter vecse vertetimi qe Shqiptaret e vertete nuk jane atje ku ca pispilluqe mendojne se jane vertete.

Eshte shume e lehte te besh qaramanin gjithe diten e dites, e te vajtosh e te shash Shqiptaret ne bllok. Kete e kane bere dhe do ta bejne gjithmone ca qe iu shkon per shtat. Por dua t'i siguroj se Shqiptaret e vertete nuk i gjen asgje nga keto sharje e fodullizma.

Realiteti perjashte nuk ka asnje lidhje me blablablate e nje interneti, pa asnje dyshim.

Nejse. Do te ishte e udhes qe te fillohet, sidoqofte, te ushtrohet nje presion mbi shkrimtarucet qe te mos vazhdojne me. Ky presion mund te jete i tipit qe t'iu jepet fund blablablave miqesoro-shoqerore qe vlojne ketu, sidomos kur eshte puna ne fushen e letrave.

Ju po shkaterroni gjithcka me paaftesine tuaj. Edhe ate pak shpirt kritik qe mund te kete mbetur lart e poshte, ju po e mbysni dhe po i shfarosni njehere e mire letrat shqipe.

Nese ju shikoni zi gjithandej, ka shume mundesi qe syte tuaj te vuajne nga semundja e "katranit".

Hurbinek, meqe me je drejtuar mua, une nuk e di nese xixa eshte shkrimtar apo jo, kam thene thjesht qe me pelqejne shkrimet e tij/saj, me aq sa kam lexuar ketu. Por ama dhe gjuha qe perdor ti, i dashur, nuk me duket aspak e drejte dhe me vend. Nganjehere s'e marr vesh me ke e ke inatin, me shkrimin apo me njeriun qe e ka shkruar.  E te mendosh qe mendimet e tua gjithnje i kam vleresuar, edhe kur mund te te jem kundervene.

Tani, meqe une jetoj brenda kufijve, them se e njoh me mire realitetin shqiptar se sa ti dhe ate lloj "krenarie", qe ti po na e shpall si gjene me te mire te shqiptareve, a me thua pse shqiptaret e kane vetem brenda kufijve, por jo jashte? Qe ta shkoqis me mire, po marr nje shembull krejt te rendomte, gati banal, pse shqiptari e ka per "krenari" te shkele rregullat e qarkullimit, te kaloje me te kuqe, te ulerase,  kur polici e ndalon se ka thyer nje rregull, nderkaq kur eshte jashte "behet pule" dhe s'guxon te beje ze?

A me thua pak, pse vazhdojne shqiptaret te rrine te ngujuar neper kulla, per faje apo gabime te katragjysherve te tyre dhe per "kreni" nuk e falin gjakun, por vazhdojne te vrasin? Pse femijet duhet te qendrojne kycur, pa shijuar as femijerine, pa u shkolluar, me friken se nje dite, hasmi do t'ia marre ate fije jete, qe une s'mund ta quaj "jete"?  Per hir te kujt "krenie",  ne emer te cilit "nderi" shqiptar, vazhdon kjo therje prehistorike? Edhe keta jane shqiptare "krenare", Hurbinek. E pra, mua me vjen te qesh, te qaj, te cirrem kunder kesaj krenarie, qe vec krenari s'eshte.

Atehere, kur ne shqiptaret qenkemi kaq te zote, kaq te mencur, kaq trima pse jemi katandisur ne kete fare feje? Ndoshta ngaqe shajme njeri-tjetrin, apo thjesht sepse ne jemi ata "te gjithedijshmit" dhe "ti, rri urte, se s'di asgje".

Jo, Hurbinek, nuk me pelqen as menyra jote e trajtimit te ceshtjes dhe mbase une nuk di aq shume gjera sa ty, por me logjiken time perpiqem te gjej nje te mesme te arte, dhe jo per mediokritet, sic mund te mendojne ca syresh. Nuk nisem as nga pasioni dhe atdhedashuria e flakte per t'i ngritur ne qiell shqiptaret, as me jane "katranosur" syte, sepse perballem cdo dite me ate realitet, qe ti ndoshta ke vite qe s'e sheh.

Dhe me fal qe po ta them, por sa me pelqen dituria jote, te pakten ne ato qe shfaq, dhe ti, ne internet, aq me ngre nervat dhe me lendon mendjemadhesia jote "e gjithedijshme", sa me pelqen ironia jote e holle, aq e kam zet sarkazmen tende te pavend.

OK, ja dhe postimi i fundit, me mire te flas me ty sesa e shpenzoj per ndonje palaco qe vjen kendej.

Aida, pa shume dredha :

- Punen e sarkazmes, harroje. Eshte mllef.
- Edhe mendjemadhesine, harroje. Nuk gjen gje as ketu.
- Shqiptaret nuk gjenden ne Tirane, Aida, ku paska shofera qe thyejne rregullat. Shqiptaret nuk jane katandisur ne asgje, madje jane goxha te forte si kane mundur te durojne deri ne kete dite.

Shqiptaret, Aida, shtrihen ne hapesire dhe ne kohe :

Shqiptaret nuk jane vetem ata qe jane gjalle sot, por edhe ata qe kane vdekur, dhe ata qe nuk jane lindur ende. Shqiptaret jane kudo ku ka njerez qe i thone vetes shqiptare. Nese Aida jeton ne nje vend ku shoferat hyjne mbare e mbrapsht, atehere kjo s'do te thote asgje. Sepse keta jane nje pakice e vogel e atyre miliona shqiptareve qe kane jetuar, qe jetojne dhe qe do te vijne pas nesh.

Kur ju shpreheni Shqiptaret keshtu e Shqiptaret ashtu, kush jua jep te drejten juve te perdhosni miliona vete, te vdekur dhe te gjalle ? Kush jeni ju qe na perrallisni nga maja e KULTURES BOTERORE ? A nuk mund ta coni fare neper mend se jeni ju ata te vegjelit ?

Mos shpifni gjera te kota, mos perdhosni gjakun tuaj. Cfare duhet te mendoj une per Shqiptaret kur ca tipa ketu nuk te lene as te merresh vesh me njeri-tjetrin ? Qe mos Shqiptaret na qenkan palaco dhe maskarenj ? Jo, Aida, palaco dhe maskarenj jane ata qe bejne keshtu dhe jo yt ate apo im ate qe po prashit grurin tani.

Palacolleqet dhe maskarelleqet, para se te dilni ne kuvend dhe te shani nje bote te tere, shikojini tek vetja juaj.
____________

Dhe te siguroj, nuk ka asnje rendesi nese me pelqen idete apo jo. Nuk shkruaj per kete. Shkruaj te jem vetvetja, pavaresisht nese dikush qeshi me lot apo shtremberoi buzet. Por ama ketu nuk vij as per shoke e as per miq, vij per te ballafaquar mendimet e mia me ato te disave qe kam deshire une. Per te tjeret, never mind.

Tungatjeta, gjithe te mirat.

Per dy postimet e mia ketu me lart, kerkoj ndjese per tonin e perdorur. Jo per thelbin, por toni im eshte disi jashte etikes se debatit. Nganjehere eshte e veshtire te ruash gjakftohtesine, sidomos nese e ke ceshtjen per zemer. Por gjithsesi, gjaknxehtesia nuk eshte dicka per t'u mburrur.

Qofshi mire.

Perpjekja per te cmontuar   "origjinen hyjnore te shqiptareve"- krijese ne fakt   e historianeve dhe patrioteve folkloriste -ka rrezik te kthehet ne  mistifikim  te realiteteti shqiptar, historik dhe aktual . Cfare na propozon Xixa?. Shpjegimin e botes shqiptare duke  u  mbeshtetur ne tri tezasmileyhqiptari trim i cartun, mosbesues dhe anarkist-Pra psiqika e shqiptarit eshte ndertuar mbrapsht  dhe ketu duhet kerkuar    origjina e "gabimit"??

nuk e di xixe (shume i forte je sidoqofte) por kam siklet ta pranoj (keshtu pergjithesisht flas, pa lidhje me pjesen) shpjegimin qe vetja i ben vetes, nderlikuar pastaj me leximin  e vetes me syte e te tjereve, dhjerosur fare me shpjegimin e te tjereve nepermjet vetes. Siklet e trullosje qe memzi pret te nesermen kur gjithçka e tille te kete kaluar dhe jeta siç e njohim te rifilloje. Do te jete ai efekti i te renes ne te thella, fryerjes bosh, ngritje per ne siperfaqe, pluskimit te flluskes dhe me ne fund me ne fund, plasjes e shprazjes se brendise (qe ne fillim ishte boshllek) ne nje brendi te jashtme akoma me te madhe qe prape se prape eshte nje boshllek tjeter gjithsesi.

Per dreq e qeder, jetojme ne nje planet te (&ccedilsmileyorganizuar nga Trysnia dhe Graviteti, xixe.  

 Une kam pershtypjen (kam pasur gjithmon ne fakt) se shqiptarit, se brendeshmi i mungon disiplina, ndersa se jashtmi  i mungon bariu/barinjte e mençur dhe te ndershem.

Xixa, vazhdon të mbetesh ndër të paktët, prej atyre që bota virtuale më ka prazantuar, që shkruan me një gjuhë të tillë, që kur mbaroj së lexuari ndjej të rritet respektin dhe kënaqësinë që kam mundësi t'ju lexoj.

 

Xixa, shkruan si me poshte;

Për herë të parë në historinë e tij, vendi tashmë i emancipuar – në kohën e tyre, rilindasit Frashëri ëndëronin ta shihnin të mëvetëm, u vu në starting bloc-un e garës ndërkombëtare të ecjes, finishi i të cilës ndonëse nuk i dukej fundi, quhej qytetërim, begati dhe demokraci. Vetëm se, konkurrentët ishin nisur prej kohësh dhe gjendeshin disa dhjetëvjeçarë, në mos shekuj larg përpara. Nën vështrimin babaxhan të trajnerëve dhe në vijim të këshillave të tyre dashamire, bashkëkombasit dora-dorës mësuan si të ngrinin një shtet me të gjitha takëmet e domosdoshme (qeveri, administratë, ushtri, xhandërmari), si të organizonin një ekonomi të orientuar drejt prodhimit të lëndëve të para për industrinë e miqve dhe konsumit të prodhimeve të gatshme të industrisë së tyre ; si të konceptonin një politikë eklektike aleancash, të ngritur mbi mundësinë e marrjes së borxheve dhe mbi pamundësinë e shlyerjes së tyre.

Në mungesë të këllqeve, nga ecje sportive, gara u shëndrrua në përçapje të mundimshme, në një anabas që synonte terminusin Evropë – si dikur Shvejku Bugjejovicën. Një anabas që vazhdon deri në ditët e sotme, fort i lakuar dhe i përdredhur, ndoshta i vështirësuar nga vetë shqiptarët që mes gjitha shtigjeve të mundshme që ju ofronte bota, preferuan ato që i përshtateshin më mirë natyrës së tyre jo fort komode : liberalizmin fisnor të monarkut despot ndaj premtimeve të fisme të dhespotit liberal ; Frontin e luftës në krah të Aleatëve ndaj Ballit të aleancës me shkaktarët e Luftës ; diktaturën e egër « demokratike » të shumicës proletare ndaj demokracisë së gjerë « shfrytëzuese » të pakicës së kamur ; terapinë e shokut të doktorit-mjek-dijetar ndaj ekonomisë së tregut të doktorit-ekonomist-pijetar.

Xixa, okulisti nuk te ban derman, jane syte  e tu qe te percjellin imazhet e Shqiperis siç e shikon ti.

Te keshilloj wiski, e hap dritaren kur shkruan.

Jeta eshte nje mrekulli.

Ja vlen te ricitoj kete pjese nga artikulli:

Le të gjykojmë vetë : me çka do të merret trimi i zgjuar, cerebral dhe kokoroç shqiptar në majën e malit, në mos të luftojë me ngjashmit e tij, po aq trima të çartur sa ai, përderisa guxojnë dhe ngjiten në këto male ? Po kur këtyre të ardhurve t’u jetë shfarosur fara, me kë tjetër ai do të merret përveç se me sivëllaun, më tej me vëllain dhe së fundi me vetvehten ? Ndërkohë ai pordhacaku frëng i mefshët as që guxon të përleshet me dikë dhe aq më pak me vehten ; pra thjesht për t’u marë me diçka, ai do t’ju përvishet sendeve – fushave, lopëve dhe xeherorëve të pashpirt."

Por edhe kete pjese nga Hurbinek:

Shqiptaret nuk jane vetem ata qe jane gjalle sot, por edhe ata qe kane vdekur, dhe ata qe nuk jane lindur ende. Shqiptaret jane kudo ku ka njerez qe i thone vetes shqiptare. Nese (...) jeton ne nje vend ku shoferat hyjne mbare e mbrapsht, atehere kjo s'do te thote asgje. Sepse keta jane nje pakice e vogel e atyre miliona shqiptareve qe kane jetuar, qe jetojne dhe qe do te vijne pas nesh.

Jane dy anet e se njejtes medalje. Ja vlen t'i konsiderosh qe te dyja per te bere nje reflektim te drejte mbi "shqiptaret".

Para se te jesh 'freng' duhet te kishe qene 'bujkrob' or byrazer. Shqipot u bene masivisht myslimane t'i shpetonin bujkroberise te Venedikut, dhe mesuan se eshte me mire te vjedhesh duke bere tregti(si bundrat Angli e Venedik), se te punosh si kafshe pune 'frenge'. Prandaj une spekulloj qe Shqipot i perkasin kapitalizmit anglo-sakson e jo atij kontinental(dmth duan ritem gjeometrik e jo aritmetik)

Problemi i vetem qe ka Shqiptari ne krahasim me Frengun eshte: mungesa e hapesires per manovrim. Hiqja murin e Schengen-it Shqiptarit, jepi ato mundesi qe i dhane per 2000 vjet Bizantino-Osmanet dhe do te shikosh vertet SA SHTRENJT JA SHET SHQIPTARI PULEN FRENGUT!

Qafir, kendveshtrim interesant smiley

Xixe, dhe mendoja se "mekatin origjinal" ia pervishnin Eves se shkrete smiley (aspak e vertete, sepse, vete togefjaleshi "mekat origjinal", apo gabim origjinal, perdoret per here te pare ne Bibel kur Kaini vret Abelin.) 

Komplet pa lidhje me temen, por meqe jemi ne territorin e Gjenezes, atehere thjesht per kuriozitet tip hamendjeje, Japeth, djali i Noah, kishte kater djem, nje nga ta, Javan, dhe ky i fundit kishte ca te tjere, nje nder ta Dodon-im.  Keshtu per pune Zoti dhe gjeneze dmth ...

Disa "probleme" qe kisha me shkrimin:

Trimeria qe vret:

Meqe po aludohet dhe po behen pyetje edhe pse me sarkazem, atehere me te njejten te drejte mund te aludohet per Gjeneza 10:4, dhe prejardhjen "biblike" te shqiptareve.  Gjithashtu, me duket pa vend insistimi me sarkazem mbi origjinen e shqiptareve.  Per aq sa jane ekstreme tezat e Majanit, Aref, po ashtu gjen teza ekstreme te krahut te kundert (te diskutuara edhe ne kete pellgace)  E megjithate, historiane "au milieu" nuk e vene ne pikepyetje origjinen e lashte te kombit tone.

 Me vone, behet nje lemsh, nje korrelacion mbi nr e popullesise dhe mireqenies, qe te dhena GDP te vendeve me popullesi te vogel, mund ta hedhin poshte.   Po ashtu, nje "steriotipizem" jo i drejteperdrejte gjithesesi, i "shqiptarllekut", steriotipizem i cili nuk merr parasysh psh diasporen dhe "dhuntine elementare te punes se rendomte."

Dhe mbi ceshtjen e teknologjise, me fal, por i eshte rene aq shkurt, dhe aq "filozofikisht" sa me zor pertypet, ose s'pertypet fare.  Tregtia, rrethanat gjeopolitike te "Rilindjes Europiane" etj dhe situata e shqiptareve ne ate kohe, dmth faktore te tille, nuk ka sesi te lihen jashte, dhe te perdoren barcaleta te tipit "e pra, shqipja e malit di gjithcka qe ne origjine dhe s'ka nevoje te mesoje nga te tjeret."   Edhe te duam te mbajme "te gjitha meritat" mbi supe, s'e bejme dot, se s'na le historia. 

Zhvillimi qe frenon:

Para krijimit te shtetit "byrokrat" per se, u krijua "kombi" per "frengun", apo me sakte, shteti sovran.  Traktati i Uestfalise, 1648.  (Ne fakt, para Uestfalise, dhe pa "cmitizim" apo pare ne nje kendveshtrim qejflleku, mund te argumentohet qe Kuvendi i Lezhes, 1444, Beslidhja shqiptare, kishte ca nocione te ngjashme me ate te Uestfalise, krijimi i shtetit-komb,apo beselidhja shqiptare, bazuar ne x apo y arsye. Ndjese, komplet jashte teme.)  Qe t'i kthehem Traktatit, qe hodhi themelin e shtet-kombeve perendimore, per nga vete koha, vetekuptohet perjashtimi apo mosperfshirja e Ballkanit ne kete proces, perfshi dhe ate te Shqiperise (se ne fakt, kur lexon kete shkrim, largohesh me dyshime per vendodhjen gjeografike te Shqiperise.)   

Permendja e Kanunit, (e di, e di, do me hidhet ndonje peshk e do me thoje qe ne nje vend i bie fyellit ti) me vjen keq kur e shoh ne nje pikepamje sa te njeanshme, aq dhe te paplote, sidomos nga nje individ me kapacitetin, intelektin dhe njohurine tuaj.  Do sygjeroja gjithashtu, nje studim te "ngjashem" te klaneve skoceze, te beses, gjakmarrjes, klaneve (fis e fare) bajrakun e "laird" etj etj etj. 

Per procesin "e vonuar" te pavaresise se Shqiperise, mund te flitet gjere e gjate, por qe te sjellesh mbi te udhetimet ne Vjene apo ne Rome ... eshte si t'i hedhesh plages kripe.  Fuqite e Medha, dhe s'kam c'them me teper.

Ama pjesa qe me vrau me shume qe kjo:

Thjesht, shqiptar metis i fillimshekullit të XX, që kish trashëguar nga nëna urinë e përhershme, pakënaqsinë legjendare dhe skepticizmin qiellor ndërsa nga baballarët e shumtë, lakminë për prona dhe për para, zbythjen përpara autoritetit dhe adhurimin hipokrit të doktrinës.

Seriozisht xixe?!  Kaq?  Vetem kaq?  Nuk dua te huazoj ndonje paragraf te Hurbinek, por ... per ate Zot, tallje e dhimbshme per te vdekurit e per te gjallet.

Perveshjet qe i behen ngjarjeve te shek 20 e tutje, mund te behen ne nja dy paragrafe, dakort jam.  Po ca fjale kyce qe s'vareshin dhe aq shume nga ne, si "revolucionet" e kuqe e te bardha, internacionalja, Muri, Lufta e Ftohte e si u bene ca pazare sidomos me gardhet, dmth Murin, edhe te permendeshin ne ndonje paragraf te vogel, s'do ishte keq. 

E megjithate, dua te largohem me kete:

Pres dhe shpresoj, që ai dikush të ketë kuptuar më në fund që ky shqiptar origjinal ndoshta nuk është më i mirë se sa të tjerët por aspak më i keq se ta ; ndoshta jo më shumë hyjnor se fqinjët por sigurisht po aq i barazvlershëm sipas standardeve tokësore ; ndoshta jo kërthiza e botës dhe fara e njerëzimit por natyrisht aktor i Historisë, edhe pse i dorës së dytë. As më pak as më shumë, i zakonshëm mes të zakonshmëve të tjerë, i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm - aspak theror i fatit të keq sikundër dhe viktimë i ndonjë ndëshkimi qiellor !

smiley

Dakort.  Edhe ne kemi komplekse (edhe pse ca jo per faj tonin) ka ardhur koha te sherohemi nga to.

Ne pergjithesi per shkrimin do thosha qe presupozon, apo hyn ne ate shkolle mendimi te marredhenieve nderkombetare qe per faktore kyc ne rrjedhen e historise marrin faktore te brendshem perbrenda aktoreve-shteteve.  Ne krah te kundert te kesaj rryme, ekziston ajo tjetra, rryma realiste, qe pavaresisht luhatjeve apo faktoreve te brendshem, historia shkruhet nga te dhena te tjera te pavarura sistemike.  Sidomos historia e kombeve te vegjel, ne vorbulla gjeopolitike "te nxehta."  Personalisht i aderohem te dytes.  Kjo s'do te thote qe te mos vihem "balle-per-balle" vetvehtes, dmth kombit tim, dhe te mos shoh deshtimet.  Por, ne te njejten kohe, ia njoh dhe arritjet e shpirtit te mbijeteses.  Ne fund te fundit, edhe pse besoj ne Zot, nuk i perkas ritit opus-dei-an, zinxhire me gozhde rreth kyceve dhe vete-rrahje te pergjakshme nuk do bej(me.)  

PS: Anashkalova me qellim "mosbesimi qe vecon."  Kismet here tjeter, gjithesesi aspekt qe ia vlen te diskutohet. 

 tallje e dhimbshme

apo realitet i hidhur?

swed1, cili ishte realiteti i fillimit te shek XX per shqiptaret?  Ta leme menjane mjeshterine gjuhesore te xixes (dhe nje nenkuptim i fshehur bastardlleku) cili ishte ai realitet, gjithesesi i hidhur?! 

Sepse ishte i hidhur, ndaj me duket disi fyese dhe tallese ajo fjali.

Nuk duhet te pezmohet njeri nga gjuha e Xixes. Eshte artistike per te perqasur me mire kuptimin e nje IDEJE te cilen pasi e analizon ne shume kende (ashtu sic i gjykon dhe te pranueshem PLOTESISHT per sa kohe e faqe i kushton&nbspsmiley mbrrin ne nje perfundim mjaft REALIST :

Pres dhe shpresoj, që ai dikush të ketë kuptuar më në fund që ky shqiptar origjinal ndoshta nuk është më i mirë se sa të tjerët por aspak më i keq se ta ; ndoshta jo më shumë hyjnor se fqinjët por sigurisht po aq i barazvlershëm sipas standardeve tokësore ; ndoshta jo kërthiza e botës dhe fara e njerëzimit por .....As më pak as më shumë, i zakonshëm mes të zakonshmëve të tjerë, i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm - aspak theror i fatit të keq sikundër dhe viktimë i ndonjë ndëshkimi qiellor !ë shumë. Nje sinteze qe do te bente cdo dijetar emocional qe ve pellembet mbi mjeker dhe tret veshtrimin e thelle, lart e larg  merguare / tri male kaptuare ...dhe ulurin per antishqiptarizem smiley ..... te iki tutje nga skena e analizes jashtetoksore e Shqiptarit , per tu kalcifikuar me MUJIN e HALILIN . 

Ps 1 Xixa i nerum ! Ku shoqerohet me pikezime  por.... kam hequr disa fjale pasonjese qe nuk i pergjigjen domethenieve shkencore te pranuara tersisht ne Histori , sidomos perfundimit KOKET-eri letrare ose inerci inetelektuale  ...megjithse i dores se dyte ....qe pjesa Juaj argumentuese mjaft e perligjeshme per cdo KOMB e hedh plotesisht poshte Teorine e te Parit dhe te Dytit ! I kendshem dhe kolone ( shtylle ) bre ---do te thonin Korcaret

Ps 2 Sidomos historia e kombeve te vegjel, ne vorbulla gjeopolitike "te nxehta."  Personalisht i aderohem te dytes.  Kjo s'do te thote qe te mos vihem "balle-per-balle" vetvehtes, dmth kombit tim, dhe te mos shoh deshtimet. Perfundim me po aq vlere si i Xixes qe do ta bente e shndrronte te plote si Metodologji nje veshtrim mbi Shqiptarin dhe rrolin e tij si... AKTOR dhe AUTOR te Historise se tij .

Idris, nuk e di nese me ishe drejtuar mua per "pezmatimin" me gjuhen e xixes.  Perkundrazi, kam lexuar shume nga artikujt e tij, dhe, edhe nqs s'bie dakort me disa nga pikepamjet, ia respektoj shume penen. 

Por thelbi sic e vecove ti, eshte tek metodologjia, dhe po, duke u nisur nga ajo, mund te arrihet ne konkluzione te ndryshme, dhe pse jo, mbase jo komplet "reciprokisht ekskluzive."

Edhe ne se do te drejtohesha TY nuke shoh ndonje gje shqetesuese smiley Por ne fakt duhet te me lexosh DREJT....Une kam shkruajtur """" Nje sinteze qe do te bente cdo dijetar emocional qe ve pellembet mbi mjeker dhe tret veshtrimin e thelle, lart e larg  merguare / tri male kaptuare ...dhe ulurin per antishqiptarizem Tongue ..... te iki tutje nga skena e analizes jashtetoksore e Shqiptarit , per tu kalcifikuar me MUJIN e HALILIN """..... Tani besoj e kupton qe nuk te jam drejtuar Ty..Perkundrazi ne se do te arrij te te drejtohem ndonjehere ( e pse JO) me koke me Ver Llapen jashte ....besoj se do jete ne kuadrin e humorit! smiley Perseri perkundrazi e kam vleresuar si nderhyrje qe QARTESON me se mirei nje METODOLOGJI te tille pa ofshama e ....me veshtrim te tretur thelle ne muzg per fatet e Shqioperise e Shqipetarit duke TURFULLUAR  smiley

Kot per kuriozitet ...Di gje kur PRASHITET gruri ? Megjithse me mire mund ta dije ai instruktori i Partise qe sqaronte burrarine e Golemit per emancipimin e Grave smiley Po kot e kishte se ata ishin te emancipuar vete me perpara. I trajtonin shume mire grate vetem se kishin ca te meta. I vinin te rrihnin Dybekun dhe u ngarkonin nga nje krah shkarpa smiley Kjo qe shume pak . Kishin edhe nje shqetesim me dhembet e poshtem ( a te larteme  smiley ) te deleve qe i pengonin   ne kullote . Edhe kjo ben pjes ne prashitjen e grurit ose historise famemadhe te Shqiptarit  qe nga bjeshket e Namuna , pertej e ketej ... smiley . Po ky Xixa duhet te jete rritur ne teren Kodrinor qe s'di ti vleresoje keto . 

smiley

Idris, po e ben terkuze me duket, prashitje pa bereqet dmth smiley

Jo, s'di gje, fiset e mia i perkasin kategorise se pare te poemes se Naimit smiley

monde je e modhe! edhe pse si ndaj do mendime me ty ketu je e madhe. edhe ai patrioti jem hurbineku asht i mencem vetem se ka problem me madheshtine e vet. i vjen inat me ba dikush dicka qe mudn ta kish ba edhe ai.

sa per keta rrymat moderne ne letersi e mendim e dime, edhe skenderbeu kacak ishte, edhe naim frasheri dervish. nejse, na jena te keqinj, sepse kur dikush nuk mundet me kane aq i madh sa me kane njesh me te medhenjte atehere do te mundohet si e si me i ule njerezit per me i mbrri.

njerez more jemi, njerez, historikisht te afte. i vetmi defekt i yni eshte se nuk jemi turme. nuk dime te jemi turme. ndoshta ngaqe jemi fis barinjsh e jo bujqish. dime vetem te jemi barinj, te udheheqim turmat. kaq. per te tjerat njelloj jemi.

pata mixed feelings per kete artikullin e xixes...

me pelqen aftesia e tij "to think outside the box" dhe ne pergjithesi ka arritur ta jape mesazhin qe mendon. Megjithate me duket sikur ne disa vende jep argumente shume te mira dhe ne disa raste te tjera leshon nje llaf keshtu qe te cudit (ne artikullin perpara ketij kishte nje fjali te cuditshme per prejardhjen e Shqiptareve te Kosoves qe nuk e mora vesh, po nuk pata kohe ta komentoja). Ne kete artikull do e nisja nga:

Të vetmit elementë racionalë në të janë egzistenca e Zotit,

 

uau xixe.

Një e vërtetë e patundur ajo e egzistencës së Zotit, aq mirë e ndjerë nga Presidenti amerikan kur mbyll fjalimet e tij planetare me shprehjen drithëruese « God bless America » apo nga të tjerë anglezët që këndojnë në kor me sy të përpëlitur « God bless the Queen ».

 

edhe kjo. nuk dua te dukem heretik, po ky nuk eshte argument. Me pas vazhdon me "gabimin e zotit". Ne fakt, kjo pjese me pelqen se dhe tregon imagjinate, por a nuk eshte ne kundershtim me pohimet e mesiperme?

Por nje gje duhet mbajtur mend nga ky artikull:

nje vazhdimesi pushtimesh, komunizmi, rremuje, tradite banditesh nuk na ka dhene kurre mundesine te funksionojme si shtet. Vertet pas 3 vitesh do festojme 100 vjetorin e themelimit, por nga ana e aftesise shtet-drejtuese duhet ta quajme VITI ZERO

Sol-nox-o: shif me siper: (t'gërgas pak)

"Vertet pas 3 vitesh do festojme 100 vjetorin e themelimit, por nga ana e aftesise shtet-drejtuese duhet ta quajme VITI ZERO"

Sol, u dashkan publiku qy tashti lajmerimet per proteste tek sheshi i flamurit. Sa me zon venin dhe rradhen, a m'kuptush ti mu smiley

fh., nuk protestoj me, kam vendos te mbaj vendin tim perkendej laptopit, kam hy ne kontakt me pd, lsi e ps, dhe do i shitem pruresit me te pare. keshtu qe nese e prenotoj, do e prenotoj per te pre ndonje shirit per lumturi te popullit kendej e andej oqeanit.

keto kohe kam per t'u marre me kurimin e imazhit personal, jam ne fazen qe po mesoj si te buzeqesh. me cv-ne qe po krijoj mund te behem minister i jashtem. vetem nje problem kam, si do t'ia bej kur te me shajne vellezerit opozitare te peshki.

s'kina shpirt per min TKRS-je, se nuk durojme dot poshte kondicionerit. po ket ministerllikun e jashtem e morna me qef, se vetem buzqeshje, shterngime duresh, dhe po me pa zoti na prano dhe BE-ja, se kshu sic e kane nis ca s bo vaki.

ju pershendesim ne misionin tuaj. dy popujt tane do te vazhdojne te gjenden prane njeri-tjerit ne çdo dite me shi te historise, etj, etj

me lejo ta theksoj fh:

"Vertet pas 3 vitesh do festojme 100 vjetorin e themelimit, por nga ana e aftesise shtet-drejtuese duhet ta quajme VITI ZERO"

per kete nuk e ka fajin Ismail Qemali, keshti qe ne ne Vlore do e festojme pavaresine, po mbase u hyn ne vesh atyre ne Tirane dhe te fillojne te mesojne...

jo, jo gre- s'kisha asi problem me thenien tende. Mendimi yt eshte i yti dhe e respektoj si te tille. Sa here qe na vjen keq per veten, ose sa here jemi gjysem-gati per fantazine e rradhes, jo vetem per pune shteterore por edhe familjare e aq me shume personale, fare lehte deklarojme vitin zero. (si une me cigaren psh qe e kam lone 40 here deri tani)

Me fal qe te citova, desha thjesht me u ngacmu me Sol-in per muhabet futbolli.

Komenti i plote me iku per lesh.

Pa patur durim  ta rishkruaj, po e permbledh mendimin:

Stili elegant si gjithmone. Metoda skolastike-nje perzjerje-sinteze e teologjise me filozofine.Vecse ketu teologjia eshte perdorur si sfond dhe premise per te ironizuar perceptimin/tezen mbi origjinen hyjnore te shqiptareve.

Pa hyre ne detaje dhe debatuar per vertetesine e tezave, shkrimi eshte nje elegji ironike per  menyren  se si  e mendojme dhe perceptojme veten dhe boten.

Shqiptari ne origjine hyjnor=me Zotin , nen sqetullen e  perandorive  behet sejmen, ne kohe diktature behet raja, ne demokatrahure mendon se eshte ZOt .Rrethi mbyllet.

Keshtu na thote z.Xixa.

xixa, per sa me siper fare, kerkoj ndjese.

Vertet pas 3 vitesh do festojme 100 vjetorin e themelimit, por nga ana e aftesise shtet-drejtuese duhet ta quajme VITI ZERO

Do quhesh mire viti Zero jo prej paaftesise te deritanishme qeverisese, por prej redukusionit te kompleksitetit. Te qeverisje ate garrumbull laraman njerezish nuk eshte e lehte.

Nderkohe gjerat jane thjeshtuar. Jane zhdukur strukturat fisnore, dhe aristokratet arrnauto-osmane. Tashme jemi reduktuar ne nje realitet 3 dimensional (lart/poshte, para/mbrapa, majtas/djathtas) kurse me pare ballafaqoheshim me nje realitet 9 dimensionalsh: dmth lesh qe s'kish bir none qe ta tirrte.

Detyrimisht 'faultlines' tani jane me te pakta por me te THELLA.

Sa per Xixen: paska nise me kendu "Kangen qe s'kuptohet".

Xixe, interesant qe botove gjithe kete referat (8 faqe single spaced) pikerisht kur ne b(er)llogun tim une po shkruaja dicka te ngjashme rreth kuptimit te moskuptimit te kompleksitetit laraman Shqiptar ku kisha nder mente shkruaja (spo e botoj se me depresoi dhe u ngaterrova vete)

Dikur kur veroja 'n'Shkoder te nandaja' shtyja kohen duke shfletuar librarine e gjyshit. Gjyshi shume libra qe mua me dukeshin antike sepse jo vetem ishin te vjeter ne moshe, por edhe ishin shkruar ne gegnisht.  Koleksionet e perrallave te veriut ishin me te preferuarat per mua. Vetem se kisha nje problem: gjithmone kur mbaronte perralla fjalia e fundit ishte "Perralla n'lesh, e shnedja prej nesh". Asnjehere nuk e kuptova cdonte te thoshte perralle-rrefyesi me ate fjali mbyllese.  Per cudi sot, kryetari i nje partie 'leshiane'  te Shqiperise me beri te kuptoj me se miri. Partia e Le(sh)zhes (PDK) duke iu bashkuar nje koalicioni me PD s0lidifikoi ndarjen tektonike Veri-Jug.  Druaj qe as kjo ndarje nuk pershkruan mire Shqiptaret per ata qe rreken ti kuptojne. Kombi-nacioni Shqiptar nuk eshte gje tjeter pervec se nje 'perralle n'lesh'  ende te patjerrur.

Perpjekjet per te tjerre leshin Shqiptar kane qene te shumta por te pasukseshme. Eterit e Kombit na lane nje ekuacion te pazgjidhur me shume ndryshore.  U perpoq Konica ta zgjidhte, por e la me "Shqiperi te kam dhjere, s'te kuptova asnjehere". U perpoq Migjeni por deshtimi duket qarte ne poemen me titullin e pershtatshem "Kanga qi s'kuptohet".  Edhe bijte e Partise gjate periudhes te republikes socialiste nuk qene me te suksesshem. Njeri prej tyre pyet me pathos 'Ku ti gjej rrenjet e tua...[Parti]?'

Sa me thelle qe te rremosh ne kerkim te 'rrenjeve' aq me e veshtire behet. Kombi-nacioni Shqiptar deri para 70 vjetesh i ngjante Libanit te sotem. Pushtuesit Gjermane menduan qe do ishte mire qe vendi te qeverisej nga 4 koke regjentesh qe perfaqsonin sejcilin nga komunitet fetare. Por kjo zgjidhje me duket mua shume e thjeshtuar per kompleksitetin 'leshanak' e 'laraman' te Shqiperise. Ky kompleksitet fshihet mire nen petkun e mitologjise kombetare, e cila sherben si vinovil i vetem qe i ngjit bashke shqipfolesit.

Ne fakt themeli i mitit kombi-nacional nuk eshte aspak mitik. Flasim per prijesin legjendar te Matit dhe Dibres, nje njeriu i rritur si ortodoks, i perkthyer ne mysliman, e i vdekur si uniat. Nuk ka personifikim me te pershtatshem te kompleksitetit marramendes te Shqiptareve se sa Gjergj Kastrioti (ndoshta Gjergj Elez Alia vjen i dyti per nga renditja).

Gjate L2B per Gjermanet, Shqiperia paraqiste nje sfide interesante antropologjike. Per Anglezet si mundesi per t'i perdorur por pa u perfshire shume ne kompleksitetin lokal. Per periudhen 1912-1939, Italianet ishin ata qe u interesuan por pa kuptuar shume se me c'popull kishin te benin. Winston Churchill thote qe Italianet iu futen aventures Shqiptare thjesht per tu hakmarre per 1920-en ne Vlore

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).