Fushata, Bollano dhe Dule “falen” në Athinë

Fushata, Bollano dhe Dule “falen” në Athinë

d.b/BalkanWeb

Pikërisht në ditën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale, Dule dhe Bollano “padisin” Berishën te ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis për shkarkimet nga detyra të shumë minoritarëve si dhe për përçarjen që ka bërë ai në këtë parti. Gazeta Shqiptare zbulon se Kryetari i PBDNJ-së dhe ai i “Omonias”, njëkohësisht dhe kryetari i bashkisë së Himarës, Bollano u pritën dje pesëmbëdhjetë minuta nga ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis. Në këtë takim merrte pjesë dhe zëvendësministri i Jashtëm Kasimis, i cili pak ditë më pare vizitoi vendin tonë. Informacionet e ardhura nga pala greke njoftojnë se në takim është diskutuar në përgjithësi për vendimin e PBDNJ-së për të kaluar në koalicionin e majtë si dhe situatën jo shumë pozitive në mesin e minoritetit grek.. Pas përfundimit të takimit, Dule i ka bërë thirrje emigrantëve që të vijnë të votojnë në Shqipëri dhe u shpreh se, “Athina mbështet marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbështet integrimin e vendit, si me NATO-n dhe me BE-në dhe u takon zgjedhësve që të votojnë kë duan më 28 qershor. Por, ne preferojmë te jemi ne të preferuarit e elektoratit shqiptar”, - ishte komenti që bëri dje Dule.

Solis: Berisha po "pushkaton" politikisht drejtorët tanë

Gazeta Shqip
28/05/2009

PBDNJ denoncon: Brenda pak ditëve janë shkarkuar nga funksioni padrejtësisht 18 drejtorë në mbarë vendin

Pas vendimit për largimin nga koalicioni i djathtë dhe bashkimin me koalicionin e majtë, PBDNJ-ja ka filluar të marrë goditjet e sistematike në anëtarësinë e saj. PD-ja duket se nuk e ka pranuar një lëvizje të tillë vetëm një muaj para zgjedhjeve dhe ditët e fundit, sipas PBDNJ-së, kanë nisur sulmet ndaj njerëzve të kësaj force politike, duke shkarkuar në pak ditë 18 drejtorë në mbarë vendin. Kjo u bë e ditur dje nga sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, Leondard Solisi, gjatë një konference për shtyp, ku ky i fundit theksoi se "që pas largimit të PBDNJ-së nga koalicioni qeverisës, me urdhër të strukturave të larta të PD-së janë larguar nga puna menjëherë drejtorët që aderojnë në partinë tonë". Mjaft i shqetësuar, Solis theksoi se veprimi i qeverisë për shkarkimin e drejtorëve të PBDNJ-së është një veprim arbitrar dhe totalisht politik. "Nga mënyra e ekzekutimit ka qenë e tipit partizançe. Gjykata partizane vendosi lirimin dhe emërimin. Linçime të tilla, ekzekutime të tilla me ‘pushkatim administrativ‘ nuk i bëjnë nder një shteti ligjor në shekullin XXI dhe për Evropën ku aspirojmë të shkojmë", deklaroi deputeti i PBDNJ-së Leonard Solis. Sipas tij, këto shkarkime nuk duhet të ndodhnin, sepse pothuajse të gjithë ata që sot punojnë në administratë dhe përfaqësojnë PBDNJ-në, e kanë fituar vendin e punës në bazë të një konkursi dhe me ligj ata nuk mund të hiqen nëse nuk konstatohen shkelje gjatë punës së tyre. Drejtuesi i PBDNJ-së, Solis, kritikon PD-në dhe qeverinë për shkelje të ligjeve në fuqi, pasi drejtorë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët kandidojnë për deputetë, vazhdojnë të mbajnë akoma postet e tyre. "Në lidhje me administratën, me lojërat e kryera mbi administratën, duhet theksuar se në shumë ministri drejtorë të përgjithshëm, sekretarë të përgjithshëm të ministrive, kandidojnë me forcat e djathta, gjë që është në kundërshtim flagrant me ligjin dhe asnjë lloj mase nuk merret", konstatoi Solis. Deputeti i PBDNJ-së deklaroi se forca e tij politike do të vazhdojë të denoncojë çdo herë shkarkimet dhe sjellje antiligjore të qeverisë dhe PD-së ndaj njerëzve të PBDNJ-së, të cilët aktualisht mbajnë poste politike. Miqësia mes PD-së dhe PBDNJ-së ka marrë fund gati dhjetë ditë më parë, kur kjo e fundit vendosi që në zgjedhjet e 28 qershorit të mos ishte pjesë e koalicionit të djathtë të drejtuar nga Sali Berisha, por e koalicionit të majtë të drejtuar nga Edi Rama. Lëvizje që nuk u prit mirë nga kreu i mazhorancës, i cili në publik e kaloi pa bërë shumë komente, ndërsa në strukturat lokale nisi "gjuetia e shtrigave" ndaj anëtarëve dhe militantëve të PBDNJ-së, të cilët prej katër vitesh mbanin poste të ndryshme në administratë.
 

(Fotografia me siper eshte marre nga blogu "Stavros Markos Analysis"

9 Komente

.....veprimi i qeverisë për shkarkimin e drejtorëve të PBDNJ-së është një veprim arbitrar dhe totalisht politik.....

Epo nese keni rene dakort gjate diskutimeve ne fillim te qeverisjes, qe drejtoret do te ishin poste politike c'keni qe qaheni tani kur pala tjeter po i permbahet te njejtit parim? smiley

Llukan,

eshte veprim i mirekordinuar dhe Athina eshte jashtezakonisht e kenaqur. Me kete manover qe bene diten e fundit te qendrimit ne qeveri moren ne listen e PD-se dy emra nga minoriteti ne liste dhe shume propabilitet per te fituar.

Pra hesapi : 3 i fitojne vete, dy i kane nga lista e PS-se bejne pese, dhe dy i fituan nga lista e PD-se  bejne shtate. Nese ndodh ndonje cudi ( qe nuk do quhet dhe shume e tille ) ne Tirane me Solis atehere bejne 8 deputete greke ne parlament.

Mirepo nuk mbaron ketu. Se do vazhdohet me vllehet qe ne disa zona kane numur interesant per te fut ne parlament te tille qe mbajne karten e homogjenit ne xhep, sikunder dhe pasaporte shqiptare. Bile ne nje qytet te madh kane dhe kryetarin e PD-se lokal. Pra greket nuk po nxitohen fare dhe me rezulton qe jane shume te kenaqur bile.

Eshte nje llogari shume thjeshte o Llukan po te analizojme numrin e jovotuesve. Keta jane shqiptare nderkohe qe numri i votuesve jo shqiptare ne listat e jovotuesve sa vjen dhe behet me i vogel. Ata punojne emer per emer sepse jane te perqendruar dhe menaxhohen edhe nga qeveriu grek i Gjirokastres edhe nga qeveriu grek prej verteti atje ku jane.

Duket sikur ecin me hap breshke, por jo. Jane duke ecur sipas planit. Dhe po ta shikosh jane te urte, ndaj reagon vetem Solis qe u ka lene pershtypje shqipove qe anon me shume nga shqiptaret sepse ka me shume batuta dhe trend. Lesh me qime dmth.

Nuk rriten me pjellje po me numra rriten ne parlament.

Kjo situate eshte lemsh para porte thuhej qemoti, sa kohe qe interesi i potitikes eshte ne tjeter vend : pushteti.

Ja pse i duhen tret eshtrat atij Delijorgjit* ( se ka tjeter simbolike  emri i tij per mua ). E qe mos e le keshtu evazive se shume verejtje kam une qe i le gjerat per gjysem : eshte simbolika e kapjes se shtetit shqiptar nepermjet korruptimit dhe kjo ne termin mafioz te fjales. Berja e patriotit vetem me sllavet na coi ne situaten : ujku ka namin , cakalli ben kerdine.

Kjo ka vite qe ndodh dhe nese mileti beri "patrotin" kur degjoi se serbet kishin nxjerre nje fond per destabilizimin e Shqiperise , as qe e rruajti dhe as qe rruan qe kjo pune eshte duke ndodhur periodikisht nga greket me Delijorgje.

Po meqenese do duhet ta mbyll se behet gjate shume per nje postim ne peshk, po te kujtoj  se kur u publikua video e Nanos ne nje buzuk te Gerqise, diten e zise kombetare per vdekjen e atyre nxenesve nga Kosova duhet te kishim qare jo te ishim ngazellyer se po crrenjosnim Nanon nga froni.

Frika se mos ndodhin te ngjashme gjera na mban "te varur", pa patur nevoje fare te degjojme deklarata se Gerqia ka vene aq para ne disipozicion per te destabilizu  Shqiperine sa here t`i doje palla.

Ki parasysh psh diversionin qe ben PD per Ramen kur i thote  here pas here : kush t`i pagoi ato parate ne Krete*. smiley

Shqiptare sharlatane ka sa de duash. Kane gjet dhe nje mbrotje interesante : kozmopolitane.

Fiuu , sa gjate...

* Ja pemend ajo kokrra e debiles Jozefini dhe as qe e ka idene fare se ku e con ujin. Cope mishi me dy sy.  Po nuk ja the tulle nuk e kupton.

Nuk e kuptoj se në cfarë kohe jetojmë ne.

1) Pse nuk e nxjerrin jasht ligjit OMONIA-n dhe PBDNJ-n?!

2) Pse nuk ia marrin pasaportën shqiptare këtyre plehrave Bollano, Dule, Solis, Delijorgjit, Kserës me shokë?!

3) Pse dikush që është grek, sllav apo rumun duhet të ketë pasaportë shqiptare?!

4) Pse duhet të merren me aktivitete politike?!

5) Pse ky kancer i huaj në atdheun tonë të dashur duhet të zgjidhet deputet, kryetar bashkie, kryetar komune?! 

6) Duke mos pasur pasaportë shqiptare asnjë nga këta plehra nuk do të mund të zgjidhet në asnjë qelizë të administratës shqiptare.

7) Kështu nuk do të mund të hanë m... kundër kombit shqiptar. Kështu nuk do të mund të zgjidhen kryetarë komune, bashkie, deputet apo ministër.

Pse ne shqiptarët  jemi kaq bujarë me këta anti-shqiptarë?!

Pse duhet ti mbajmë mbi qafë këta anti-shqiptarë?!

PSE?! PSE?! PSE?!

sepse ky vend eshte shnderruar ne nje halé gjigande ja pse! ata, ne emer te "demokracise", na mesuan neve si te ndertojme nje hale per nevojat e tyre, dhe ne bujarisht ua ndertuam atyre dhe ata po bejne ate qe behet ne nje halé! date 28 qershor, do shkoj populli te vjeli produktin e hales!

Po ti o peshkaqen pse nuk je ne Shqiperi?

Po ty pse te mban ai shtet ku je tani?

Po Italia, Greqia, Gjermania etj. pse i pajisin me dokumenta e pasaporta te ardhurit nga vendet e tjera?

Po nje vajze me origjine nga shiperia por me shtetesi Belge pse ka kandiduar per tu bere deputete e parlamentit Europian? Si e lejon valle kete gje Belgjika?

Perse populli gjerman eshte aq bujar me miliona emigrant te ardhur nga te gjitha anet e botes?

Perse perse perse???????

Gazeta Shqiptare zbulon se Kryetari i PBDNJ-së dhe ai i “Omonias”, njëkohësisht dhe kryetari i bashkisë së Himarës, Bollano u pritën dje pesëmbëdhjetë minuta nga ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis. Në këtë takim merrte pjesë dhe zëvendësministri i Jashtëm Kasimis, i cili pak ditë më pare vizitoi vendin tonë.

kto "zbulimet" e GSH te lejn pa flok vallaj. sekret shum i modh takimi, mir qe e zbulun kta.. dhe ndricun boten. pse s'thojn qe e kon kopju ka i tjeter duke i heq gjysmen artikullit fillestar, se duket qe as shtypin grek nuk kon pa kur e kon "zbulu" ke G55..

Peshkaqeni, ato pyetje i bej dhe une shpesh vetes dhe dal ne te njejten pergjigje: na mungon dinjiteti kombetar! Pisat!

 Enver Hoxha ne kete prizem ka pase nje politike jo te keqe.

Shikoni se si rrine keta fytyreqent perpara Bakojanit! Tamam si te ai eksperimenti i refleksit te kushtezur qe mesonim te vegjel ne biologji.smiley)

 La_rosée - 30 Maj 2009 - 12:14pm

Enver Hoxha ne kete prizem ka pase nje politike jo te keqe.

Hë sa mirë, tashi e kenaqe krejt ti. La_rose, Enver Hoxha jo vetem qe nuk ndoqi nje politike te mire ne kete prizem, por Bollanot, Dulet dhe Kserat me kompani, jane drejtpersedrejti pjelle e politikes antikombetare te Enver Hoxhes. Sikur E. Hoxha te kishte ndjekur nje politike te mirefillte kombetare, sot ne Republiken e Shqiperise nuk do kishe as "minoritarë grekë", as "zona minoritare", as shovinistë grekë të ulur këmbëkryq ne mes te Tiranes.

Ne nderkohe qe Greqia i shkoi ne thike shqiptaret e atjeshem apo i spastroi etnikisht nga trojet e tyre autoktone, Enver Hoxha greket i favorizonte duke u dhene poste nga me lartat, bile duke i bere edhe shefa shtabi dhe ministra te mbrojtes. Madje Enverit nuk i mjaftonin ato bilingualet problematike te Dropullit, po solli me shumice edhe komunistë greke (nga Greqia) si per ti dhene nje karakter edhe me antikombetar partise dhe regjimit qe ai drejtonte. Dihet mire qe ne regjimin stalinist te Enver Hoxhes komuniteti grek ishte nje nga komunitetet me te privilegjuara ne vend, bile mund te thuhet, pa pike dyshimi, se grekët ishin me të privilegjuar se shqiptaret e veriut te Rep. se Shqiperise. Vetem ky fakt i vetem te flet me se miri per karakterin e regjimit enverist, si dhe per politiken e atij regjimi karshi "minoritareve".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).