Formohet larg kamerave bordi i monitorimit

Larg vemendjes dhe pa pranine e kamerave, bordi me 7 anetare i monitorimit te mediave zgjodhi kryetarin e tij, qe do te jete gazetari Basir Cllaku, deri dje drejtor informacioni ne “Mediasat”.

Nuk dihet ende, nese me marrjen e kesaj detyre, ai ka dhene doreheqjen nga ky funksion.

Anetaret e bordit, te emeruar javen e shkuar ne nje mbledhje urgjente pasdite, edhe kjo pa pranine e mediave, jane propozuar secili prej nje anetari te KQZ-se.

Kriteret e atyre qe do te ruajne etiken dhe mediat e medha gjate fushates, ne fakt jane te uleta.

Kandidatet mjaftonte te kishin arsimin e larte, tre vjet eksperience pune si gazetare dhe te mos ishin te denuar me pare.

Pas vendimarrjes se KQZ-se, bordi i monitorimit perbehet nga Rexhep Polisi, gazetar i “Rilindjes demokratike”, Blerina Toslluku, gazetare po te “Rilindja demokratike”.

Anetari tjeter Artur Bego eshte zevendeskryeredaktor i gazetes “55”. Basir Collaku, kryetari i Bordit, drejton redaksine e lajmeve ne televizionin “Mediasat”.

Hamdi Jupe, gazetar veteran i “Zerit te Popullit”, aktualisht eshte ne profesion te lire. Njesoj si Shqyri Meka, dikur zevendeskryeredaktor i “Zerit te popullit”.

Kurse Iris Luaris, gazetare me pervoje ne radio, analiste e medias dhe aktiviste e shoqerise civile, vazhdon prej vitesh te jape njekohesisht mesim si pedagoge ne shkollen e gazetarise ne Universitetin e Tiranes.

Detyra e bordit eshte monitorimi i mediave elektronike gjate fushates zgjedhore.

Grupe te fuqishme mediatike, do te jene keshtu ne dore te bordit, i cili nese mendon se ka verejtur shkelje, ne raportet e tij ditore per KQZ-ne mund te kerkoje gjobe disamilioneshe apo deri mbylljen 48 oreshe te operatorit radio-televiziv.

Kriteret e monitorimit jane ato te paanesise dhe profesionalizmit ne pasqyrimin e aktiviteteve te partive politike gjate fushates.

Por, monitorimi perjashton median e shkruar. Pra, anetaret e bordit te medias, do te kerkojne nga mediat elektronike respektimin e atyre kritereve qe ata nuk do te jene te detyruar t'i zbatojne vete, ne punen e perditshme si gazetare te “RD”-ja, “ZP” apo “55”.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).