FMN, rritja ekonomike në 2009, Shqipëria e para në Evropë

Shqipëria do të vijojë të njohë rritje ekonomike, pavarësisht krizës ekonomike që ka gjunjëzuar pjesën më të madhe të ekonomive botërore. Konfirmimi vjen nga institucioni më prestigjioz në analizat ekonomiko-financiare, Fondi Monetar Ndërkombëtar, projeksionet më të fundit të të cilit e rendisin Shqipërinë në krye të kontinentit, për sa i takon rritjes ekonomike gjatë këtij viti. Në fakt, ekonomitë e vetme në Evropë që do të njohin rritje në 2009, sipas Fondit Monetar, janë Shqipëria dhe Qiproja. Parashikimi i FMN-së i adreson Shqipërisë një rritje ekonomike në nivelin 0,4 për qind, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës është e zhytur në recension të thellë, mjafton të përmendim që vende të tilla si Gjermania, Italia, Franca, Anglia, por edhe vendet e rajonit, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Kroacia. Nivelin më të lartë të rënies ekonomike do ta njohin Estonia, Letonia apo Lituania nga 10 deri 12 për qind. Për të arritur në këto parashikime, Fondi Monetar ka ndjekur nga afër ecurinë ekonomike gjatë muajve të parë të këtij viti. Megjithëse, rritja ekonomike për Shqipërinë është korrigjuar muajt e fundit, ajo rezulton të jetë më e larta në Evropë. Ekonomia reale në Shqipëri ka vijuar të njohë rritje progresive vitet e fundit, sipas FMN-së, në 2007 prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 6,3 për qind, ndërsa në 2008 me 6,8 për qind. Kjo rritje është mundësuar nga politikat pro-biznes të ndërmarra nga qeveria, të cilat kanë nxitur aktivitetin ekonomik në vend. Nisma më e fundit e ndërmarrë nga qeveria, e përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por e kundërshtuar nga opozita, ishte kredia prej 250 milionë eurosh e siguruar ditët e fundit nga bankat ndërkombëtare, çka krahas valutës së siguruar nga privatizimet, do t’i japin ekonomisë shqiptare likuiditetin e nevojshëm për të siguruar stabilitet dhe një ecuri pozitive gjatë këtij viti, ashtu siç ka parashikuar edhe FMN në raportin e saj më të fundit. Po kështu, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje progresive të ekonomisë shqiptare dhe për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku niveli mendohet të shkojë në 6 për qind.
 

12 Komente

1) Shqiperia e para ...... rritja 0.4%. Lum si ky gazetari/ja per paaftesine per te kuptuar.

2) Jane 260 milion Euro, jo 250. Lexoni te pakten komunikatat per shtyp.

Parashikimi i FMN-së i adreson Shqipërisë një rritje ekonomike në nivelin 0,4 për qind, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës është e zhytur në recension të thellë.

S'ka mundesi, genjen FMN-ja ! Duhet t'a kete korruptuar Damir Fazlliç bashke me Fahri Balliun

Lefty,

Dmth FMN ka te drejte ne parashikimin e saj?

Mund te me sqaroj njeri se perse disave i vjen keq qe kemi rritje ekonomike prej 0.4 % kur shume vende  jane ne recesion?!

 Sepse 0.4 perqind rritje ekonomike ne nje vend te pazhvilluar jane katastrofe... 

Sepse renia parave qe vijne nga emigracioni kerkon hapje vendesh pune ne kete vend dhe 0.4 nuk thote se do te kete... 

Se numri i shqiptareve pa pune dhe tashme pa mundesi emigracioni eshte ne rritje... dhe nese ne Gjermani do te mungoje luksi, ketu do mungoje buka e gojes...

Se numri i te papuneve ishte 12 perqind ne Shqiperine me rritje 6 per qind dhe pa krize ne vendet  ku emigrojne... Sa do jete papunesi me rritje 0.4 dhe emigrante qe humbasin vendet e punes perdite?????????????

 

 

O Peshk....!!!
Me vertet pyet ti? Po ti e di, qe ne , Shqiptaret, jena 50 vjet mrapa, e 35 vjet skiç!!!, mos bo te paditurin smiley

Amon, Ll, ku e gjete ket "Fakt" lol....Mu 0.4% mu ka rrit ket vit ..... lene se spo e them, se zdu me qene "banal" lol.....
Krista ka te drejte.....100%, ksaj i them rritje perqindjeje.... kur ne te cofin si kecat, Evropa do boj me pak Travel, lol....
Mu kujtu Barcaleta, per te dale nga kriza e urise ne dy jave, me miun,,,,,.... kush do, le tme coje nje mesazh, se di nje zgjidhje, si me dale nga Kriza... hehehe.

Afganistani per 2008 e ka 7.5% rritjen ekonomike ndersa neve 6.1.Na hongert mortja neve ishallah.Ne fakt afganet do e kene ndjere shume krizen ekonomike boterore se ne 2007 e kishin rritjen me 11.5%

Kjo me kujton historine e njonit qe jepte provimet me korespodence...Ne provimin e pare mori 10 dhe te gjithe u habitem ...e uruam dhe e inkurajuam . Ne provimin e dyte ..te trete ...etj s'mori dot asnje dhe..ngeli. E  la fare !C'boni vaki ? Kushdo pati variantin e tij po me i arsyshmi ishte i nje flegmatiku nga rrethi jone shoqnor...." Po ne fillim e kishte koken bosh. Ju mush me te parin dhe tani si nxe me " Vallai shume te ngjashme me Memedhembjen ky konstatimi smiley . Nji ven "bosh", nga do qe ta kapesh dhe cfaredo treguesesh te perdoresh gjiFnje ka rritje smiley  Fmn kete e di me mire nga te gjithe. Po nuk ka fole akoma flegmatiku smiley

Kjo me kujton historine e njonit

Idrizo m'je bo si Seth McFarlane ideator i 'Family Guy. Njish je!

Ta ktheva ne i pergjigje atje ke ...lexo ketu.... po mu mshi smiley Ai o trap qe ne gene...ju merreni me analizen e Sales smiley..desha me shtu se nuk o veshtire me e kuptu , boll te lexosh keta xhup-kuqet alias ulurimsat e tij ,me ne krye smileysmiley smiley ....y.....qe bujtin ketu tek PPU ne mbrojtje te Mixhizmit .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).