Femrat e Nallbanit

Femra, dëliri i shoqërisë përballet me vetveten. Në këndvështrimin e piktorit Hasan Nallbani, ajo vjen si mbretëresha e gjithësisë, një prej motiveve më të forta të tablove të tij. Sipas tij, ajo çka e bën atë gjithnjë prezent në shoqëri është brishtësia e saj, delikatesa, e ëmbëlsia që e karakterizon, apo edhe roli i jashtëzakonshëm në rigjerimin e jetës, si nënë. Për këtë dje, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve piktori i dy epokave, diktaturës dhe demokracisë, Nallbani, ka çelur një ekspozitë e cila do të qëndrojë deri më datë 16 qershor.

Çfarë është për ju idealja femërore, meqë është dhe portreti më i spikatur në këtë linjë të ekspozitës që keni hapur?

Për mua është një nga motivet më interesante, më tërheqëse. Motivi femëror historikisht ka qenë frymëzim për të gjithë piktorët, e jo vetëm për mua. Më shumë sesa meshkujt ata kanë pikturuar femrat, gratë e tyre, modele... Subjekti femër është interesant në të gjitha aspektet, për shkak të delikatesës, të dobësisë së vet që prezanton, si dhe për shkak të bukurisë së saj fizike që e karakterizon. Të gjitha këto i krijojnë dëshirën artistit që ta prezantojë në veprën e tij.

Veç kësaj, pse inspirohet një piktor drejt portretit të femrës?

Veç kësaj, femra ka edhe një rol shumë të rëndësishme në shoqëri. Rol të jashtëzakonshme pikë së pari ngaqë është nënë. Është ripërtëritëse e jetës, por edhe përballon gjithë problematikat që ka jeta, si me rritjen e fëmijëve, edukimin e tyre e çdo gjë tjetër që ka nevojë shoqëria.

Çfarë e bën tërheqëse natyrën mashkullore mbi një portret femëror?

Është atraktive portreti i femrës për shkak se karakterizohet nga butësia, ëmbëlsia, ndjeshmëria, madje edhe për mënyrën se si ajo vishet i jep shkas piktorit, p.sh., në mesjetë janë tërhequr pas fustanellave të tyre të veçanta, e shumë gjëra të tjera për të krijuar një imazh sa më sugjestionues.

Cili piktor, sipas jush, ka sjell portretin ideal të femrës në tablo?

Nuk është problemi të sjellësh femrën ideale, por të prezantosh gruan sa më bukur. Këtu ka shumë piktorë që e kanë sjellë atë shumë bukur sipas mënyrave të tyre. Këtu do të veçoja Zef Kolombin, sepse ka një perceptim shumë të stilizuar në një formë jo vetëm realiste, por edhe shumë estetike, të bukur. Për mendimin tim, ajo është një pikturë që mund të arrijë në çdo galeri të botës. E konsideroj si një nga punët më të mira që ka Galeria Kombëtare e Arteve, ndonëse ka një format të vogël, por dihet që nuk është dimensioni më i rëndësishëm sesa vetë përmbajtja. Veçova këtë pikturë dhe nuk do të bëja të njëjtën gjë për “Motra Tone”, pasi ajo është një figurë më tepër folklorike, madje tani pas restaurimit duke shumë e ftohtë. Ne ndërtojmë shumë mite dhe në një farë mënyre më vonë kemi frikë që t’i prekim, t’i ç’mitizojmë, kështu që në këtë rast këtë gjë dua të bëj. Nuk më duket një pikturë prezantuese, por është thjesht një spekulim mediatik. Po ashtu si një pikturë të arrirë të femrës do të përmendja edhe pikturën e Agim Zajmit, një femër mirditore, një tjetër labe, jashtëzakonisht të bukura.

A mendoni se për një piktor sfida e përjetshme është vizatimi i femrës?

Sfidë është i gjithë realiteti, përmbajtja e një shoqërie, e vetë historisë dhe në këtë kontekst hyn edhe personazhi femër, duke e parë në këndvështrime të ndryshme. Jeta është mjaft e pasur dhe ka shumë arsye që të nxisin për të krijuar.

Cila është femra juaj në portret?

Shpeshherë duken sikur janë vajzat e mia, ndonjëherë edhe si gruaja ime, sepse piktori gjithnjë reflekton atë subjekt që e njeh më mirë. Ajo është më prezent dhe si rrjedhim edhe e ka më të lehtë që ta prezantojë.

Jeni piktor i dy epokave, diktaturë dhe në demokraci. Ideologjia e ngurtësoi frymëzimin e piktorëve po në demokraci, në këtë periudhë, çfarë mendoni se e ndrydh krijimtarinë?

Në atë kohë ekzistonte censura e sistemit, por edhe autocensura, gjë që kjo e fundit ekziston ende në ditët e sotme. Ekziston tek vetë piktori, ai vazhdimisht i ngre pyetje unit të tij për rezultatin e krijimtarisë. Përballet me opinionet e të tjerëve, për mënyrën se si do ta presë publiku, apo kolegët. Të paktën në rastin tim unë jam shumë i shqetësuar për opinionin e kolegëve të mi.
 

11 Komente

o llukan

cer ke pi atje ne ameriqi qe je bo kaq tralala mer yahoo smiley

dje ngele vec tu qesh, sot ngele vec tu fut tema limonate smiley

Pike e zeze, jepi njerezve tema politike ankohen, jepi tema te lehta ankohen, ca dreqin doni? smiley

 

P.S. Nuk eshte aq teme limonate, mendova se mbase dikush do te gjente me interes kritiken mbi "Motren Tone" dhe mund ta zgjeronte diskutimin. smiley

une su ankova, po pyeta ca ke pi, qe ta pi ne une mer bir...smiley

tjeter, nje teme me ket titull do gjente interessss ??

Lere, Llukan, se Miss Deizi eshte dehur nga politika dhe vetem me Tosin e Birishen do te merret, harron qe ka njerez te tjere qe s'ia kane ngene politikes... smiley

pse mi , ca ngeje duhet ?

une vij ne shpi zakonisht ne 10.30, ulem ne divan, qeroj bishtajat ose bizelet per gjellen e neserme, ene nigjoj fevizun.

smiley

edhe ka qyfyre pa leke smiley

digitalb skam, se skam leke, kshu qe ne 10.30 skam ca shof tjeter smiley

Qyfyre te Fevziu?! Bah! Me kenojne 100 kumrie ne koke, dhe sikur s'ma ka qejfi te degjoj derdellitje kot me kot, qe me lodhin. smiley E me thene te drejten, ne ate ore jam akoma t'u punu... smiley

"une vij ne shpi zakonisht ne 10.30, ulem ne divan, qeroj bishtajat ose bizelet per gjellen e neserme, ene nigjoj fevizun."

prandaj ankohen ata ne tirane ska bishtaja ne treg, moj le nam me bishtat dhe zelet every day nderroje moj stacionit ik dil out bej qejf.

Ah te isha edhe njehere 25 vjece.....

Desi ka kohe qe nuk eshte me 25 smiley

 

eh, mi ketlina, te isha dhe une njihere 25 vjece...

P.S. Bishtajat jane shaka mi femre, kur i bej 1 here ne vit, mburrem gjithe vitin smiley

smiley  Po cer faji kam une qe tirona eshte mush me wireless dhe iphone smiley qe e ke internetin dhe TV-ne n'xhep me vete gjithkund smiley

 

 

Shume pak e njoh pikturen shqiptare, ( gje per te cilen me vjen keq) por kohet e fundit me ka terhequr shume piktura e Helidon Halitit, eshte shume e vecante dhe me tema te larmishme. "Motren Tone" e mbaj mend qe nga femijeria dhe, me sa di, tani eshte ne Luver. S'e di pse gjithnje ne mendjen time kjo pikture shoqerohet me "Xhokonden" e Da Vincit dhe "Vajzen me vath margaritari" te Vermerit... Ndoshta veshtrimi enigmatik qe kane te treja keto femra...

eshte mbulimi i kokes dhe femrat e shemtuara ndoshta smiley (ok po perjashtoj vermeer-in)

une kujtova se ky artikulli ishte per 24 karat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).