Femra, familja, shoqëria dhe njëra prej tabuve...

Televizioni shtetëror i Sllovenise do realizonte një program për Shqipërine dhe një nga kontaktet e para që kishte kërkuar ishte mjeku Adem Harxhi i cili realizonte një program televiziv në lidhje me kulturën seksuale me telefonata direkte.

Gazetarja që kishte ideuar dhe po realizonte këtë program televiziv më pohoi vetë se ata kishin një informacion të cunguar për realitetin Shqiptar, ndaj u kishte bërë përshtypje një hapësirë e tillë publike në një vënd me shumicë Muslimane.

Më vonë, ajo më pohoi në studio se ndjehej në një vënd krejtësisht europian dhe standartet që kishtë mundësi të filmonte dhe interpretonte për audioncën e saj ishin plotësisht të ngjashme me ato të vëndit të saj!

Më tej akoma me mjaft delikatesë, ajo shtoi se në kryeqytet ajo kishte vënë re edhe një standard ekstrafagant veshjesh tek vajzat e reja që sipas saj, por edhe sipas meje personalisht, tejkalojnë edhe vetë Europën!

Në fakt, këtë pohim kam patur mundësi ta dëgjoj edhe nga kolegë të tjerë Europianë ndërsa kanë vizituar Tiranën, por të gjithë në kor më kanë pohuar gjithashtu se është për tu komplimentuar bashkë-jetesa e kulturave të ndryshme në shoqërinë tonë.

Në mënyrë simbolike të detajuar dhe profesionale kjo bashkë-jetesë është indetifikuar prej tyre, ndërsa kalonin pranë Xhamisë të Pallatit i Kulturës ku vetëm disa metra larg vajzave të mbulura me shami që i luten Zotit, sheh edhe vajza me veshje ektrafagante të cilat kalojnë fare pranë dhe indiferente...

Por duhet thënë gjithashtu se po të kërkosh më shumë, situata nuk është kudo njëlloj e ngjyrosur! Padyshim, kulturat e ndryshme bashkë-jetojnë në harmoni në kryeqytet, por ndoshta vetëm në qëndrën e dikurshme të tij.

Kujtojmë këtu se jemi trefishuar si nga pikëpamja urbanistike ashtu edhe për nga numri i popullsisë dhe ndaj besoj apriori se duhet pranuar që pasqyra nuk shfaq të njëjtën fotografi në perifieri të kryeqytetit dhe veçanërisht në zonat rurale....

Edukata seksuale sa e përhapur aq edhe tabu...

Djali im në klasë të dytë fillore një ditë po më thoshte se njëra nga shoqet e tij të shkollës kërkonte vazhdimisht ti dhuronte një puthje në buzë dhe në rast të kundërt, ajo qante ose ankohej tek mesuesja duke i argumetuar se ai e kishte ofenduar, lënduar...

Në fakt, një nga elementet e rëndësishëm që kultura massive dhe shoqëria ndërhyn dhe mund të influncojë ( pozitivisht ose negativisht) tek jeta private e individid është edhe edukata seksuale e cila për fat të mirë është pjesë e programeve të caktuara edukative shkollore.

Por ky hap cilësor publik rezulton akoma i pa realizuar brënda familjes dhe mjaft nga prindërit rezultojnë të pazotë për të folur me femijët e tyre për këtë temë, ndonëse delikate, shumë të rëndësishme të jetës.

Kjo ndodh gjithashtu për fat të keq, kur raporti prind - fëmijë në këtë kontekst duhet të jetë dy herë më aktiv për shkak të konsumimit jo profesional, apo nën një kontroll profesional që i bëhet kësaj fushe tashmë në publik! Ndërkohë që mungojnë edhe instrumentat e domosdoshëm profesional shtetëror për të instruktuar këtë grup shoqëror ndaj brezit më të ri.

Padyshim që nuk mungojnë informacionet të cilat arrijnë tek publiku vetëm në rrugë komerciale që sigurisht kurrë nuk mund të mjaftojnë dhe sigurisht mund të deformojnë edhe më të rriturit, jo më fëmijët...

Apriori kjo problematike rezulton më dramatike në zonat rurale ku në përgjithësi rezulton që femra të viktimizohet më shumë, ndërsa meshkujt në bazë të traditës patriakale kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë me një femër!

Rasti kur babait që vrau të bijën vetëm sepse dëshiroi të bënte çka bënin shoqet e saja më të lira në metropol është më klasiku, por për fat të keq edhe nga të paktët të cilët arrijnë deri në vëmëndjen e publikut duke treguar se kemi akoma Tabu të cilat nuk kemi kurrajon për ti trajtuar...

Një rast tragjik...

Drejtuesja e njërës nga Shoqatat për Femrën Shqiptare më tregoi se një gruaje nga Elbasani kthimi i të shoqit nga emigrimi ju bë fundi tragjik i jetës! Gruaja e cila sigurisht jetonte me të ardhurat që i sillte i shoqi kish patur mundësi, përveç të tjerash edhe të ndiqte programet televizive të seksit që tashmë janë lehtësisht të arritshën në Shqipëri!

Në fakt, asaj kjo mundësi i kish vlejtur për të mësuar diçka më shumë dhe padyshim të plotësojë nevoja biologjike natyrale për të cilat nuk flitet aspak në metropol, jo më në fshat! Këto nevoja biologjike padyshim që duhet ti ketë plotësuar, në një mënyrë ose tjetër edhe i shoqi! Ndoshta ky emigrant mund të ketë shkuar edhe me një prostitute profesioniste! Por, përtej kesaj, parimisht shumica e burrave shqiptarë nuk do t’ja lejonin kurrë të njëjtën gjë gruas së tyre…

Ndodh që ndërsa ky burrë në shtratin familjar përballet me gruan e tij që tashmë di shumë më shumë nga ai per raportet seksuale dhe që për ti bërë qejfin bashkëshortit (dhe vetes sigurisht) fillon ti bëjë ato cka kishte patur mundësi të mësonte nëpërmjet ekranit të televizionit…!

Zotëria mësuar me tradicionalen si nga pikë-pamje biologjike ashtu edhe kulturore në një moment që sheh gruan e tij të arrij të bëj gjera të cilat ai vetë kish mundur ti provonte vetmë me një prostitute, mendon deri tradhëtinë dhe sigurisht nuk pret më, por duke e akuzuar e vret... A nuk kemi përgjegjësi të gjithë ndaj kësaj “Tabuje”…?


 

25 Komente

Gruaja e cila sigurisht jetonte me të ardhurat që i sillte i shoqi kish patur mundësi, përveç të tjerash edhe të ndiqte programet televizive të seksit që tashmë janë lehtësisht të arritshën në Shqipëri!

televizori të hap sytë.

përveç të tjerash

i ka shpëtuar autorit ? smiley

Emancipimi i femres vjen me nje pavaresi ekonomike. Cdo gje fillon aty; nje vartesi ekonomike kufizon lirite. Tabute e shqipetareve shkojne dore-per-dore me nje varferi ekstreme.

Po behem serioze tani.Eshte e vertet kjo qe thua La_rosee.Di shume raste qe jan nenshtruar "fatit"mbasi ana ekonomike dhe mundesit per mbijetes e femres ne shoqerin shqiptare jan shume shume te kufizuara perfshi ketu dhe opinionin qe e ben nje mure shume te larte per tu kaluar.

ajo shtoi se në kryeqytet ajo kishte vënë re edhe një standard ekstrafagant veshjesh tek vajzat e reja që sipas saj, por edhe sipas meje personalisht, tejkalojnë edhe vetë Europën!

po nuk u keni lene hapesire per manovrim derezezave! Perdorin 'asset-et' qe kane vete nen kontroll. Sidoqofte duke ditur qe femra ne TR informohet nga Italia, dhe duke pare rrumujen qe po ben gruja (ne ndarje) e Berlusconi-it per cesthjen e gruas, habitem qe asgje nuk eshte thene ne Shqiperi deri tani.

Mfal se harrova me pyt, ca deshi me thene ky me gjith kete artikull??? :O

Qe mos bej si she ne tv se e hengre dhe ti...........qendro besnike e soditjes se tavanit hahahaaaaaaaaa smiley

LoooooooooooooooooooooooL smiley

Jo seriozisht, eshte artikull idiot apo mduket vetem mua??? Mu duk sikur po lexoja permbledhje me tregime.

Prap respekte cunit te autorit!!!

As une se kuptova ate kapercimin nga ajo sllovenia te ai qe si pelqeu seksi alla evropiance.(po mendoja per kete gje ne fakt...e la sa u kenaqen apo e vrau ne mes pa mbaruar i gjithe procesi) smiley

Vallai do e ket vra ne mes. Kur maron, mendon vetem per paqen dhe dashurine ne bote smiley

sa te medhenj jane keto te peshkut. sikur ta kishin sjell me porosi kete shkrimin. keshtu. sa te pa lidhje qe jemi. po ta kish shkruar arjan cani ishte i pranueshem sepse arjani paguhet te shkruaje ate cka te gjithe e dien se eshte irrituese, po ky?

djalit i kerkon nje vajze nje puthje. si ka mundesi qe su gjet nje shqiptar i civilizuar te thote se ime bije 14 vjece me ka sjelle tre cuna deri tani te shtepia, dhe me duhet ti ngre zerin televizorit qe jep edukimin seksual sepse asaj i pelqen te bertase during e keshtu i confondoj?

kete duhet te thuash lal.

dhe sa per respekt, ai robi qe ka vra vajzen ne vore eshte kuksjan, nje nga ata njerez te pakte qe ua ka bere qejfin si kane dashte femijeve. e njoh personalisht, dhe eshte cilesuar gjithnje si teper liberal andej nga anet e mia. po vjen nje dite kur zhgenjehesh nga liria qe ke dhene, te shembet i gjithe botekuptimi yt mbi koke dhe arrin ne piken qe s'mban me. a keni provu me i veshe pantollet e atij robit ndonje here?

Liberalet nga anet e tua vrasin gocat se vine vone ne shpi... ca dreqin bejne konservatoret?

konseravtoret i kane mesuar kalamjte te mops ikin 16 vjec me meshkuj 30 vjec pse kane benz, i kane mesuar se jane do hapa qe duhen hedhe avash se hapat e medhenj te shkyjne shalesh, ndonjeri qe ka frike nuk ua ndan syte femijeve, ndonje tjeter mendon se eshte nje arsye pse quhesh femije deri sa te besh 18 vjeç.

e keshtu me rradhe. dikush qe mendon se eshte liberal e lejon femijen te beje dicka, dhe femija nen edukimin tone te mrekullueshem kujton se urrit e se mund te beje gjithcka sipas kokes se tij. vetm se kur te jete 15 vjec e te mbetet shtatzene do vije duke qare te prindi, e prindi, jo per intolerance por per ekonomi duhet me gjet nje doktor me abortu femijen e nje tjeter me qepe prape vajzen se ne modernet vajzat i duam te virgjera sa here te vemi me to. edhe dashnoren e dhjete qe zeme e duam te virgjer.

pak a shume.

Kur thua NE e duam te virgjer e ke per vete apo per te gjith ju nga anet tuaja??? Nqs e ke per te gjithe meshkujt shqiptare terhiqe mbrapsht

Nga anet e mia femije quhet deri ne 12-13, me mbrapa eshte adoleshent. Mendoje nje here se mos gabimi qendron pikerisht tek ky edukim qe mundoheni ti jepni, une personalisht as nuk njoh as nuk ka degjuar nga rrethi im per ndonje 15 vjecare te ngeli shtatzene, e ke pyetur ndonjehere veten pse me teper ndodhin nga anet tuaja keto gjera??? Ndoshta knej nga ne perdorin prezervativ... ndoshta presin nje moshe pak me te madhe... sidoqofte kjo vjen sepse dime ti trajtojme si adoleshente

kur them ne, e kam per mua e per ty qe dime te shkruajme ne kompjuter. andje nga anet tona nuk na ka bere vaki shpesh te na ngelin goca shtatzena, me teper ndodh sa me afer qytetit afrohesh, se anet tuaj nuk i di. mire qe kini prezeravtive ju andej, se andej nga ne nuk na ka lene partia te kemi leke me ble buke e jo per prezervativa. dhe per ligjin tone shqiptar femije quhesh deri ne 18 vjec, nuk e di si e keni ju andej ne turqi, por te garantoj se ne masen time ka femije qe i kalojne edhe 18 vjetet. sidomos kur flitet per seksin qe flasin me entuziazmin e nje adoloshenti

Ath shkruaje UNE jo NE, mos bej supozime per 1 person qe e ke mijera km larg.

I kalojne 18 vjet dhe flasin si adoleshente... nga mungesa e edukimit, sepse deri ne 18 i trajtoni si femije (ca dreqin hyn ligji ketu??? Mosha e lejuar te besh sex eshte 14 ne Shqiperi)

Erion, po flet per "ne shqipetaret" apo per "ju ne Turqi"?

Nese flet per turqit mund te te them nje: femrat me te bastarduara seksualisht se turket dhe marokenet nuk i gjen askund. Dhe ky s'eshte nje bastardim per te cilin marrin pergjegjesi ne driten e diellit por eshte subtil, por jo me pak i shpifur.

Cpune kam une me turqit??? :O Biseda po behej totalisht per shqiptaret, thjesht "anet e mia" kane goxha ndryshim nga "anet e bashkbiseduesit tim" (kendveshtrimet, rrethi shoqeror...) mgjs po flisnim te dy per memedhene.

E kam sh parasysh kategorine per te cilen po flet, por turket sjane te gjitha njesoj. Ke nga te gjitha llojet

Ta bejn te parku te liqeni dhe te cojne edi ramen statuje orgjinale hahaha lol

Ama me Kinen do na krahasosh o Monde? Po ata nga halli se nuk ka femra as pune per meshkujt rurale po bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh e po tolerojne bordello te panumert....se perndryshe masat e meshkujve pa pune e pa gra do i benin kerdine PKK-se

Personalisht mendoj qe shkrimi nuk eshte gje, por eshte i mire per te debatuar per ca ceshtje qe akoma konsiderohen tabu ne shoqerine tone, dhe eshte pikerisht paragrafi i fundit.

Zakonisht marredheniet seksuale ne shqiperi quhen pjese e jetes private, dhe nqs jane burre e grua, burri mund ta perdhunoje gruan dhe ajo nuk mund ta denoncoje se eshte burri i vet. Autori i shkrimit jep shembullin e nje gruaje te emancipuar me ane te dixhitalbit, por imagjinoni ju lutem 'emancipimin pornografik' te burrave shqiptare qe ushtrojne pa asnje lloj morali mbi te dashurat e legalizuara apo jo te tyre. Them pas asnje lloj morali, sepse shqiptaret nuk kane as moralin fetar qe per shembull mund ti kufizoje ne disa sjellje seksuale te tyre.

...Autori i shkrimit jep shembullin e nje gruaje te emancipuar me ane te dixhitalbit, por imagjinoni ju lutem 'emancipimin pornografik' te burrave shqiptare qe ushtrojne pa asnje lloj morali mbi te dashurat e legalizuara apo jo te tyre...

Nje pjese e madhe e ketyre "te dashurave" kane burra.Mos ndoshta nga qefi i madh per te pare gruan e emancipuar,harrojme dhe ja u veshim cdo faj burrave?Po keto gra te martuara nuk kane faj qe shkojne me burra te martuar?

...Them pas asnje lloj morali, sepse shqiptaret nuk kane as moralin fetar qe per shembull mund ti kufizoje ne disa sjellje seksuale te tyre...

E verteta eshte se shqiptaret jane akoma shume te dhene pas familjes.Ne vendin ku shkruan ti familja dhe martesa po shkaterrohen dhe po zevendesohen me martesa alternative te te njejtit seks apo me "shpikje" te tjera komplet joefektive.Te pelanizosh te gjithe burrat shqiptare ,vetem se disa sillen keq kjo eshte naivitet ne tastin me te mire.E verteta eshte si drita e diellit:FAMILJA SHQIPTARE ESHTE AKOMA E SHENDOSHE!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).