Fatos Nano

Interesi qe ai (Fatos Nano) arrin te ngjalle ne shoqnin shqiptare tregon inercine dhe apatine e tmerrshme te kesaj shoqnie.

"emigrant"
 

47 Komente

E ke gabim zotni smiley

Fatos Nano ka qene 4 here kryeminister. Me shume se kushdo tjeter ne keto vite.  Ka qene administratori i parave tona. Ka qene influent, jo si person ndoshta, por si pozicion. Ishte kandidat per president gjithashtu.

Eshte nje njeri qe terhoqi fije nga burgu ne '97  dhe besoj se nuk ka qene pak influent ne ato ngjarje.

Eshte nje njeri qe jo shume larg, ne zgjedhjen e presidentit te Republikes terhoqi fije, ne mos me doren e vet, me doren e kellirave qe i kane borxhe.

Eshte nje njeri qe hodhi dhe priti shume njerez, si kukulla, gjate viteve te gjata kur kishte pushtet. Pra ka lidhje, te mira dhe te keqija, me gjithe sorrollopin qe ka pas dhe ka akoma ne dore parate tona. 

Mos mendo se pavaresisht shakave ne ekzaltohemi kur e degjojme. As mos kujto se na e ben mendjen p...dhe Tosi. Por ama, mua sme vjen fare zor te pranoj qe me ngjall interes shfaqja e tij dhe ajo cka ai tenton te thoje apo beje.

Sepse, ta perseris, ai ka instaluar shume gjera ne menyren si administrohet shteti dhe parate tona, ku perfshihen sigurisht dhe praktikat me te keqija te administrimit te shtetit.  Ky njeri, ka shperfillur moralin, etiken, pergjegjshmerine gjate qeverisjes se tij dhe ja ka lene peshqesh te gjitha keto, (bashke me karshillekun qe i ben shtetit, popullit, vendit) pasardhesve te tij ne PS por dhe qeverise se sotme.  Ashtu sikurse, nga ana tjeter, ekipi qeverises dhe teknik te cilin ai drejtoi para se te largohej, ka qene nje ekip nga i cili mund te vilet eksperience e mire, ne aspektin administrativ. Dalldauket e Berishes dhe shkaterrimi i cdo hallke te shtetit te tanishem jane prove per kete.

Prandaj, shfaqja e tij, godet. Qofte dhe per faktin e thjeshte qe sduhet te ndodhte.

Ti mendon se ne duhet te rrime indiferent ndaj nje shfaqje te tille, diten kur pritet te mesojme se kush do jene kandidatet per te na perfaqsuar ne parlament, dhe 1 muaj para zgjedhjeve te pergjithshme. Jo mor, hic fare. Bejne mire madje njerezit ta degjojne. Le ta kuptojne si te duan. Nje vote me shume, apo nje me pak mund te bejne diference. Athere pse te rrime ne indiferent, ndaj nje personi qe tenton pa piken e turpit tu jape drejtimin qe do ai, votave te nje pjese te shqiptareve.

Vota dhe rezultati i zgjedhjeve eshte i rendesishem, sepse ata qe do ulen ne kolltuk do administrojne parate tona, dhe punet tona. Edhe ka diference nga administrimi qe do ti beje ky qafthymi i sotem, nga ai qe do ti beje ai qafthymi i bashkise, apo nga ai qe mund te beje dikush tjeter.

Naten e mire , e ju dalte mjekra e Tosit ne Enderr smiley 

smiley

 

Prandaj, shfaqja e tij, godet. Qofte dhe per faktin e thjeshte qe sduhet te ndodhte.

Po pra, jemi ala si ajo goca e papjekme qe emocionohet kur ndesh ne nje sallon nje ex pervert... edhe skuqet, i bon zemra tikitak. S'i kemi mesu ende dy koncepted baze "te knejshme" kur bohet fjale per "ish"-a te tipit "mos ta pafsha mo bojen", qe jane: GET OVER IT dhe MOVE ON! Ktu ta kisha.

PS Jon sherre ciklike kto. Sherri emocionant per Enverin e ka rradhen mbas nja nje muaj e gjys. Pastaj vjen ai per Zogun. Rreth e rreth kalase... e di vete vazhdimin....  smiley  

Ah edhe dicka: Per te mos permend qe jargezimi i perkrahsve te PD-se pas Nanos (qe po del hero kombetar - mbas Sales natyrisht), eshte te pakten skandaloz, per te mos e cu me thelle percaktimin. Bence, o qytet i bekuar.....

po pse mo,

Ato po hedhin Leka Meksin prape per kyesim listash. Kryeministrin e '92-'96.

Ministra si Dade, Malaj, Klosi e Kac Islami etj qe kane qene pjese konstante e kabineteve te Nanos jane ende kandidate te forte per ministra dhe kryesojne lista.

Berisha is still in the Game. Genc Ruli e Ridvan Bode po ashtu.

Pse duhet te mendoj une se Nano ka thy qafen dhe eshte histori e mbyllur.

Une uroj te jete e mbyllur, por kur shof ca ka perreth vallai me ze frika, prandaj e shof dhe srri dot indiferente. Po ore, e pashe, dhe duhej me e pa shfaqjen e tij te pershtire mbreme. Une kembengul qe duhej me e pa. Sepse te ngrofej i cike zemra, aq keq ishte katandisur ai horr.

 

 

 

O Cimo ne e kena politiken alla frongçe or ti. Knej thone qe ne France askush nuk vdes politikisht

F Nano karte e djegur.

Flet nga nje here sa per t"mos heshtur

A ka mundesi ti mbash per vete keto frymezimet e momentit se po na vijne zorret barkut perpjete.

Dezi, a mund te me ndihmosh te kuptoj se si e meposhtjma eshte e mundur:

Ky njeri, ka shperfillur moralin, etiken, pergjegjshmerine gjate qeverisjes se tij dhe ja ka lene peshqesh te gjitha keto, (bashke me karshillekun qe i ben shtetit, popullit, vendit) pasardhesve te tij ne PS por dhe qeverise se sotme.  Ashtu sikurse, nga ana tjeter, ekipi qeverises dhe teknik te cilin ai drejtoi para se te largohej, ka qene nje ekip nga i cili mund te vilet eksperience e mire, ne aspektin administrativ.

?

Sepse une nje ekip qe shperfill moralin, etiken dhe pergjegjshmerine (sepse fryma e KM-se ishte dominante edhe ne qeverine e tij), sado teknikisht i afte qe te jete, nuk e shikoj moralisht, etikisht dhe pergjegjshmerisht te afte te me qeverise. Nuk eshte se nuk te kuptoj, edhe krahasimin me dallkauket e kuptoj, por totali neto nuk me del 'eksperience e mire' mua. Me kupton? (Pastaj hapet debati i atyre qe mund te zevendesojne keta me eksperience, i aftesise korruptuese te sistemit, etj etj, por ky debat po zhvillohet gjetke.)

ke te drejte,

por kam qene i cike tipsy last night ne 2 te nates kur e shkrujta kyt smiley

pime shume birra tuj nigju Tosin smiley

P.S. Negative del shumatorja pa merak smiley

Eh, i qani hallin kaloresit, se i varen kembet! Se pse kam pershtypjen qe, Fatosi duke e ditur se ka ende tifoza, ka ende fanatike te cmendur pas politikes ne Shqiperi, del, hedh nje gure ne lume, turbullon pellgun a detin, merreni si te doni ( me peshq, peshkaqen, korale, perla... smiley , ) me nje fjale, c't'i dale perpara dhe pastaj, del ne kuverte te anijes, tymos i qete nje puro, se tymi i shkon fjolle atij, dhe sodit me shperfillje se si i versulen njeri-tjetrit, per nje fjale goje,  njerezia. smiley   Ah, mileti i shkrete, thuaj!

Te pakten, keshtu e shikon nje profane politike si puna ime kete muhabet. Shendet o peshq, se zemerimi juaj ju ben keq vetem juve, jo Tosit &Co... smiley

Aida, observimi yt eshte me vend sepse njerez si Nano duket sikur mban magjine mbi popullin shqiptar edhe luan me ta si ti doje qejfi. Uroj qe "the spell" te mbaroje sa me shpejt se keta tipa si Nano jane si plage qe vetem perhapet si gangrene edhe si dihet ku do i dali fundi.

 

Po sikur, gjithnje "sikur", ato fjale, fraza, batuta, pohime, aludime e akuza te mos artikuloheshin nga goja e Nanos, por nje tjeter, e paperlyer, a ju ngjajne te verteta? Mua kjo me trembi mbreme, qe Nano po thosh zelarte ato qe une i dyshoj ulur ne divan sa here shoh Ramen ne ekran. Pra po i heq para e pas qellimet e Nanos dhe trembem per ate qe mund te zvendesoje ate qe me tremb prej 4 vitesh. 

Me vjen per te qesh me komentet e juaja qe shani e lani Nanon. Eshte e qarte qe Nano do rikthehet ne politike dhe ne krye te partise socialiste. Nuk e meriton partia me e madhe e vendit te kete ne krye Ed Ramen. Nuk mund te behen dot te gjithe lidera se sdo kishte kuptim pastaj. Lidera jane vetem dy Fatos Nano e Sali Berisha te mire te keqinj keto jane personat qe me nje fjale goje levizin qindra mijra vete doni sdoni ju.

Qe kur hyn interesi PD-se ne mes. Hajt behu cun i qut e mos bej pyetje kot.

Po te jete interesi i Shqiperise qe ju shqeteson kjo sma merr mendja te jete se per 8 vite thate qe Nano eshte tradhetar i kombit qe ja shiti Shqiperine Greqise dhe e la me korrupsion galopant qe ja kaloi dhe Afganistanit.Per interesin e PS sju rruhet fare kete e kam te sigurte sidomos kur vjen nga nje person qe e ka trurin e lidhur seri me seline e PD.Pra arsyeja e vetme eshte se doni pak rremuje tani para zgjedhjeve ose sic quhet ndryshe doni te beni pak diversion qe te fitoni zgjedhjet rehat.Please mos me fyej inteligjencen time

Ti e fyen vete inteligjencen tende mor cun. Ta kam shkrujt shume qarte me siper qe ky eshte INTERESI PD-SE sepse sulmi mbi Ramen sjell vazhdimin e PD-se ne pushtet dhe zhvillimin e Shqiperise (e mire keq qeveria ka punuar pervec qorrave qe nuk duan te shohin). Mos u merzisni qe nuk do jeni ne pushtet edhe per 4 vjet te tjera se me mire ka per te qene per kete vend.

Je kondradictor me shkrimet e tu mor djale:

Peshku me uje - 20 Maj 2009 - 2:13pm Qe kur hyn interesi PD-se ne mes.

 

Pastaj shkruan:

Ta kam shkrujt shume qarte me siper qe ky eshte INTERESI PD                               

 

Eh mor djale sa i lodhshem qe qenke. Kur nuk arrin te kuptosh dy fjale pale pastaj te diskutosh koncepte me te rendesishme smiley

 

Pyetja jote ishte:  Qe kur keni filluar ta rruni shume per PS juve?

Dhe pergjigja ime ishte: Qe kur hyn interesi PD-se ne mes.

I lidhe tani? Ashtu te lumte smiley

Viktoria ato qe ka thene Nano mbreme jane te gjitha mese te verteta. Analizen me profesionale dhe me te sakte PS-se vetem ai robi qe foli mbreme mund tja beje.

Me sa shoh une paska me shume fansa Nano nga Berishistet.Arsyeja ma do mendja eshte se Berisha dhe Nano jane si puna atyre letrave te bixhozit me dy koka ,kur njeri eshte lart tjetri eshte poshte dhe anasjelltas dhe smund te jetojne pa njeri tjetrin.Ka ngelur si xhol tani dhe ndihet i kercenuar.

Une them ne vend qe te kthejme Nanon prape me mire heqim dhe Berishen dhe bime rehat

He se harrova ,pse nuk e fusni ne listat per deputet nga PD meqe e dashuroni kaq shume "padrinjon"

si dihet, ka ende kohe smiley

Me duket se Këqëzëja akoma si ka pranu listat se jane sjelle pasi kish kalu afati ligjor

Kam hall se e dun aq shume Nanon ne Pd sa mund ti mari postin e kryetarit Sales smiley

Nga akuzat me te lezetshme te bera sh Ramiz , nga ish shoket e tij ne nje kafene te ura e Lanes ( kuptohet ne kohen e kioskave) mbetet : - Pse i ndrrove Li-Derret ne momentin e fundit ? Me PK te kishe lene Saliun dhe bijen e saj PD te kishe lene NANON..... Eshte nje pyetje e bere REALISHT pavaresisht se e transmetuar e fresket pas pak pasi u largua shoku Ramiz per te shkruarKujtimete smiley Cila mund te ishte pergjigjja ?

Une pashe vetem rreth 30 minuta nga biseda e mbremshme e Tosit me  Fevziun, pastaj ndrova stacion se nuk mund ta ndegjoja me. Nese me pare kur fliste ne biseda televizive apo neper konferenca e ne parlament megjithese e degjoja nuk e kuptoja se cfare fliste me ato frazat e gjata e te mbushura me fluska, mbreme ishte shume i kuptushem dhe i qarte tamam si nje ujk i uritur qe kur i turret prehes se tij e shqyen ne vend. E pra mbreme ligesia e ketij njeriu ishte madheshtore, prandaj ndoshta ishte dhe i kuptueshem.

Sidoqofte per mua ai do te mbetet ne histori si nje pidharuc qejfmbetur qe kerkon te shijoje rinine ne moshen 50 vjecare.

Ky tipi ka nje karakteristike qe pervec ketij e ka vetem sala, te qenit konseguente, sala konseguente ne budallallekun e vet, ky konseguent ne legenllekun e vet.

Po kur thoshte qe rama po prish familjen socialiste. Hihihihihi, kush flet per familje, hihihihi smiley

 C'fare mund te thuash, kur Lideri Historik i PS-se  e denigron deri ne ekstrem partine e tij, 1 muaj para zgjedhjeve ?"

 

I gjo nuk meret vesh.. a ishte faktor Takimi Nano-Berisha dhe zhurma per homoseksualizmin dhe fotot nudo qe i dhane 24 mije vota plus Rames ne Tirane para ca kohesh... 

Keta s'te lene as nje suprize per ne fund... Berisha pas 12 vjetesh qe perballet me Ramen, nuk gjeti i gjo tjeter me e sha... Tongue smiley

I njejti skenar si ne zgjedhjet lokale, i njejti deshtim (pak me i rende) si ne zgjedhjet lokale.. Vec gjynaf qe nuk do kemi shanc me votu per ide dhe programe (Kush kishte shpresa?!) Tongue

 Kisha postu padashje gabim smiley

Midis te tjerash gjeti kohen te sulmonte edhe Wall Street!

Vertet dikush ka punuar ne Wall street - tha Tosi- po shikoni tani se c'ndodh ne Wall street, njerezit jane pushuar nga puna.

Hapu dhe te futem i thone kesaj!

Fatos Nano ngjante me teper me Gjeneralin e Ushtrise se vdekur tek romani i Kadares. Kerko heshtrat Gjeneral kerkoji! Heshtrattt  gjeneerrallllllllll!!

 

 

Hapu dhe te futem i thone kesaj!

Liqeno, a t'bo pune rera?

Ne momentet e para mendova qe kaq e pat kjo pune, Rama mori grushtin perfundimtar. Por tani qe e mendoj prape me duket se kjo ishte gjeja me e mire qe mund ti ndodhte Rames dhe PS. Shpresoj Nano te dale prape dhe kesaj here te filloje te shaje me rob shpie Ramen. Aq legen sa qenka katandisur Nano nuk besoj se merret seriozisht nga njerez me dy pare mend. Tani qe e mendoj prape sikur me vjen keq per ate derexhe ku ka rene, por kur e mendoj prape them ishalla thefte qafen edhe me keq. Pas i shkofte edhe berisha. Xhaketat e vjetra duhet te zhduken nga politika, mundesisht edhe nga faqja e dheut.

.

Fillim e fund intervista e Nanos ishte gjith mllef, cinizem e grofsima... Thagma e intervistes ishte shprehja: "Berisha1".

Keta lideret historike te sojit tone vuakan te gjithe nga i njejti syndrom: "te pleqerojne"  ne politike...  

Per mu Nano eshte pak si puna e "Mero me leng"-ut, po ne nje dimension tjeter. Mero per sa kohe ishte ne krah te Sales te gjithe te majtet (dhe shume te djathte) e kishin neveri. Tani qe i doli kunder eshte kthyer ne heroin e te majteve. Kesaj nuk i ben dot analize se nga do qe ta kthesh do dalesh te ajo qe thote Cimi ne krye te ksaj teme.

Ama, nje gje eshte e padiskutueshme, keta "te penduarit" sado personazhe te shpifur, thone shpesh te verteten sepse jane me mire ne dijeni te pislliqeve se kushdo.

Nga ana politike Nano mund te mos kete ndonje influence ne Tirane se njerzit jane disi me pak te militantizume, po ne rrethe ka akoma fanatike. Ne zgjedhjet lokale ai nuk e influencoi dot rezultatin ne Tirane po ne rrethe dhe sidomos ne zona te rurale, PD fitoi ne vende ku askush nuk e imagjinonte. Shto ketu edhe faktin se tani Rames do i dalin kunder edhe te gjithe deputetet qe nuk i ka fut ne lista dhe impakti mund te jete shume i madh. Imagjinoni nje njeri qe ne 2005-n ka votu ose per Tosin ose per kandidatin  e zones. Tani ka shume mundesi qe mos votoje me ose te votoje per LSI-ne qe eshte forca me e ngjashme me PS-ne e Nanos.

Per mendimin tim deri tani, Rama ishte rehat se te gjithe kishin shprese te futeshin ne lista, dhe kjo i jepte nje fuqi te madhe. Po deri e zgjedhje ata qe u eshte rremby "prona" do e luftojne haptaz se nuk kane ç'humbin.

Berisha e ka me te vogel kete shqetesim se "te zhgenjyerit" prej tij nuk kane interes ta sulmojne haptazi, pasi do digjeshin. Ndryshe nga nanoistet qe e dine qe po humbi zgjedhjet Ramen do e hane te gjalle ata qe i lepihen sot, dhe Nano kthehet si shpetimtar, te zhgenjyerit e Berishes nuk kane njeri qe te jete ne pritje per te marre PD-ne direkt pas zgjedhjeve. Biberaj, Mustafaj e Zogaj, perveçse nuk jane te te njetit nivel me Nanon, s'mund t'i bine Sales per t'i hap rruge Zhozit. Pjesa tjeter nuk jane mediatikisht aq me peshe sa t'i hapin probleme.

Hahahaha! E dija. Nuk ka rendesi si thuhen gjerat, por ajo qe thuhet. Memoria. Pakti 10 vjecar Meta-Rama. Bejeni vete lidhjen. Ky nuk eshte percares, por bashkues. Ky eshte kontrata orale qe lidh PS-ne me LSI-ne. 28 Qershor do shihni Meten Kryeminister. Me sa birra te doni bastin. Dhe i bie fiks ne 2011-en qe ky pakt prishet dhe Rama behet kryeminister. Qen besnik doli dhe ky Nano pale se e ka te hidhur kafshimin.

Sa per Pd, kjo dihet qe e ka me te lehte te uli gjakrat e te pakenaqurve, se ato e dine qe kane me shume mundesi te fitojne zgjedhjet. Edhe do te kompesohen me ndonje post qeveritare ose administrativ.

Kurse tek Ps,po i iken truri atyre, keto te Bashkise mire qe jane ne poste ne Bashki,po po i marrin edhe vendet e opozitarizmit te lodhur. Por po ta vini re , ky Rama nuk eshte fare i humbur. Ka ditur ca te ruaj nga garda e vjeter e Ps.

 

Andis Harasanin, (miliarderi KESHit, ky qe shpiku vjedhjen spektakolare duke blere energji.Thote qe i ka bere paret duke luajtur ne burse, e forte edhe kjo.)

Shpetim Idrizin( Krye tatimori ne kohen e PS, edhe shef doganash,po flitet per doganat ne kohen e PS, jo keto tani, qe me zor nxjerrin naj liter naft pa leke,me pak fjale me shume kuptime ,miliarder)

Bashkim Fino(ca te te flasesh per kete, miku i Mirit te Xhikes mo,pronar i ujit Glina,miliarder)

 

pastaj filojn keto miliarderet e rinj,qe i ka pasuruar po vete Rama.

Fidel Ylli(firme ndertimi ne tr, ordinere ne te folur edhe ne te menduar, po fundja fare kujt i duhen keto rendesi kane leket.Fliste me G.Bogdanin,sikur po recitonte ndonje vjershe ne klase te 3.)

Dashnora Peza( ky eshte legjend ne vete, firme ndertimi ne Tr.Ordinere, ne politikberje,po kujt i duhen keto rendesi ka qe eshte miliarder,edhe djale komunisti)

SAimir Tahiri( ky Qemal Stafsi i vogel, milioner , e ka familjen me depo farmaceotike.Ka si idhull E.Ramen, kete e kompeson me ate qe i mung nga pasuria si te tjeret, qe te ishte ne liste)

 

etj etj etj ...

 

Lind pyetja natyrshem.

 

Sa eshte shitur nje vend ne Listen e E.Rames??????

 

 

 

Tosi, mu duk si I.Gjoni kur doli per te sqaruar opinionin publik, pas "ngjarjes".

Shpetim Idrizin( Krye tatimori ne kohen e PS, edhe shef doganash,po flitet per doganat ne kohen e PS, jo keto tani, qe me zor nxjerrin naj liter naft pa leke,me pak fjale me shume kuptime ,miliarder)

E te hengsha komentin o kamikaz i vogel i xhaxhi Saliut.

ajo qe me habiti jashte mase ishte momenti kur tha; i thash berishes; perfito nga rasti... me habit fakti qe ky njeri, ne nje kohe qe eshte duke denuar pazaret e rames dhe metes per ta nxjerre ate vete jashte loje, ato te tijat ( pazaret dmth) i deklamon si trofe spektoakolare... ku eshte ndryshimi ketu?

njeri i papergjegjshem,

e vetmja gje spektakolare tek ai, eshte artikulimi... te krahasosh fjalite  e tij me ato te sales...  smiley

Kushdo qe e ka pare "Wizard of Oz" duhet ta mbaje mend ate fragment ku --- Pas perdes nuk fshihet "the Wizard" vec nje mashtrues i rendomte. Dhe keshtu eshte edhe me Nanon trim. 

Me nanon eshte si puna e atij budallait qe hedh nje gur ne lume dhe gjithe te tjeret perpqien te kuptojne se cfare kishte ne mendje budallai qe hodhi gurin ne lume. Me nanon ne fakt eshte shume me e thjeshte se kaq dhe ti merr ate qe sheh - pra njeriun e paprincipte e dallkauk qe per interesin e tij mund te shkel jo nje e dy veta por edhe fatet e interesat e nje populli te tere. E mira e Nanos eshte se ai pervec bllof-it (ne te cilin nuk eshte edh aq mire anyway) nuk ka pasur asnje mjet tjeter per ti hedhur hi syve te shqiptareve. Ai eshte si puna e atij maskarait te regjur qe gjen shesh e ben pershesh. Apo si puna atij ndyresires e kodoshit  qe perpiqet ti shesi budallalleqet dhe sofizmat e tij te trasha e pa kripe si gjetje inteligjente dhe ta shese veten si mendimtar i kulluar (i preshit). E mira eshte se njerezit nuk hane me bar dhe nuk jane me as budallenj as aq lehtesiht te manipulueshem sa cmendon Nano, Fevziu/Berisha etj...

Njerezit, gjithe shqiptaret qofshin demokrat,socialist apo i cdo ngjyre tjeter i kane provuar dhe provojne cdo dite ne kurriz cdo dite maskarallekun dhe paturpesine e ketyre qenieve patologjikisht te shemtuara e te deformuara. I ndjejne qe tek papunesia e mjerimi, tek rradhet per te marre nje vize apo per te marre karten e certifikaten e rradhes e deri fyerja e dengrimi nga kushdo, perseri e gjithmone qe keta krijesa te urryera i kane shkaktuar e perpiqen ti shkaktojne ketij populli 

Akoma me Nanon,  bohhh, sa koh te tepert qe paskan shqiptaret. 

NANO ESHTE STRUMBULLARI I POLITIKES SHQIPTARE NE KETO 18 VJET, DUAM APO NUK DUAM NE. SAD BUT TRUE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kishte çekuiliber midis pergatitjes (intelektuale) te gazetarit dhe te te intervistuarit, midis nivelit te pyetjeve dhe nivelit te pergjigjeve. Nano diti ta ruaj "piazzen". 

ne jemi popull nen hipnoze regresive. rikujtojme dhe riciklojme gjera qe nje kujtese normale i harron me vetzgjedhje (self-selection) per efekt te ruajtjes te species.

ps jo vetem nanon, dhe jo vetem tani. gjithmone! nje plan ky, ne te keqen tone poliedrike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).