Eutanasia dhe debatet e munguara...!

Fillimisht, duke dashur të flasë për një element të caktuar në fushën e shëndetësisë, më duhet të them se kur shkruaj për këto probleme nuk e bëj një gjë të tillë si mjek, formim që ( për fat të keq ) nuk e kam patur kurrë, por e bëj ( për fat të mirë ) si qytetar i lirë i cili ka patur të bëj me shëndetësinë si i afërm pacientësh, apo edhe vetë me këtë cilësi të pashmagshme për gjithësejcilin nga ne.

Ndërsa kujtoj me kënaqësi rastin e realizimit të transplantit të veshkës edhe në Shqipëri, padyshim një arritje shumë e madhe në fushën e shkencave mjekësore shqiptare, më duhet të sjellë në vëmëndjen e publikut faktin se njëri prej protagonistëve të kësaj arritje shkencore ju referua mungesës legjislative shqiptare në raport me konceptet mjekësore në vaçenti dhe ato shëndetësore në përgjithësi!

Referuar kësaj deklarate kuptimplotë më erdhi në mëndje debati i gjërë në perëndim për Eutanazinë, sigurisht si një e Drejtë për të vdekur me dinjetet (debat krejtësisht i munguar për publikun ton&eumlsmiley  dhe një ngjarje të cilin nuk do të mund ta harroj kurrë!

Kështu, për tu bërë më konkret, më duhet të them se fati ma solli që ti qëndroja pranë në orët e fundit të jetës një njeriu shumë të dashur dhe në moshë! Ajo kishte rreth dy javë që ishte shtruar në pavionin e reanimacionit ne QSUT dhe mjekët kishin arritur në konluzionin që jeta e saj varej vetëm në dorë të Zotit!

Pacientes së tyre dhe të afërmes sime të dashur i ishin ofruar të gjitha shërbimet mjekësore të duhura dhe të mundura dhe shëndeti i saj përmisohej vetëm në orë të caktuara dhe pastaj përkëqësohej në progres!

Kështu ndodhi deri në natën që unë po i qëndroja pranë dhe ajo ndërroi jetë më vonë në atë mëngjes në ardhje e sipër! Rreth orës 11.30 ajo pati një perëndim të syve dhe një komunikim mistik me të përtejmen...

Padyshim që thirra mjekun e rojes dhe ai së bashku me stafin u impenjuan në maksimumin e mundshëm të tyre. Goditje në gjoks, elektroshot dhe të gjitha mjetet që perdorin profesionistët e kësaj shkence të cilat nuk po dua ti përmënd për shkak të etikës!

Me duhet të them se stafi mjekesor pasi bëri çfarë i rekomandon ligji aktual dhe etika e tyre profesionale e rikthyen te afërmen time në jetë me “dhunë” mjekësore! I vunë narkozën të cilën ajo deri në fund kërkonte ta hiqte sepse i shtonte vuajtiet. Kjo situatë dramatike dhe tragjike rezistoi deri në orët e mëngjezit kur mjeku nuk kish se çfarë të bënte më dhe e afërmja ime, ndërroi jetë në mënyrë të dhimbshme...!  

Një reflektim për rastin dhe më gjërë...

Duke sjellë në vëmëndjen e publikut një deklaratë të një mjeku tjetër të njohur i cili thoshte në një televizion privat se në një përqindje të konsiderushme të rasteve të ngjashme, personeli mjekësor nuk ka diagnoza të sakta, dua të them se personalisht mjekun i cili apriori duhet respektuar për çfarë bëri me të afërmen time nuk e takova më! Por, jam i bindur se brënda tij duhet të ketë lindur pyetja nëse ja vleu mundimi që bëri ai me stafin e tij që pacientja dhe e afërmja ime e dashur të jetonte edhe disa orë, ditë vuajtie më shumë? 

Padyshim që përgjigja ime do te ishte Jo! Por, nuk e di nëse edhe e mjekut do të ishte e baraz-vleshme me timen. Po ashtu, nuk e di nëse është e baraz-vleshme edhe me opinionin e qindra, mijra e miliona qytetarëve të tjerë si une!?

E vetmja mënyrë për ta marrë këtë përgjigje është hapja e këtij debati dhe kjo duhet bërë fillimisht nga istitucionet shkencore dhe profesionistët, pastaj tek publiku i gjërë i cili është konsumatori kryesor i këtij momenti domethënës socio-kulturor dhe politikë padyshim.

Në fakt, nisur nga ky këndvështrim, personalisht gjykoj se shoqëria jonë është mësuar përgjithësisht që betejat politike dhe sociale ( të ngjashme më këtë që po sygjeroj) ti kalojë lehtazi dhe pa një diskutim të gjërë mbarë shoqëror në të gjitha nivelet e saj me profesionistët, organizimet shoqërore dhe jo qeveritare!

Të mirat që do të kishte nje process I tillë për organizimin socio-poltik te shtetit…

Duhet thënë se në rastin më të mirë, nëse politika dhe veçanërisht legjislativi do të trajtonte çdo temë-ligj pas esaurimit të saj (të tij) me keto grupe interesi, një zhvillim i tillë padyshim që do të arrinte në mënyrë më trasperente në rezultate më të mira shumë planëshe për të gjithë shoqërinë.

Për më tepër, ky zhvillim debatues publik do të informonte edhe opinionin e gjërë më shumë dhe më mirë dhe si rezultat i kësaj skeme të provuar në perëndim për dekada të tëra, ne do të kishim një publik të formuar me një kulturë bazë të demokracisë e cila fillon nga e drejta e individid për tu informuar.

Sipas mendimit tim mungesa e këtij zhvillimi të rëndësishëm parimor prezanton padyshim edhe një nga shkaqet kryesore që produktet socio-politike që shoqëria jonë nxjerr nuk janë nga më të arrirat.

Me këtë rast, duhet thënë se publiku i gjërë i cili përfaqëson shumicën tonë është ai që ndërton nëpërmjet votës individuale të lirë hartat e pushteteve si të egzekutivit ashtu edhe ato parlamentare.

Tek mungesa e këtij zhvillimi parimor duhen gjetur shkaqet se përse në kemi “ligjeruar” me “nxit” abortin, heqjen e dënimin me vdekje, festojme 1 Majin pa e njohur prejardhjen e kesaj ngjarje historike për mbarë njerzimin, festojme 8 Marsin ashtu siç edhe bëjmë per 14 Shkurtin: party, udhëtime në mënyrë të organizuar pa i ndarë ato në filozofitë që përfaqësojnë në vetëvete! Sigurisht që sShpresoj që të mos ndodhë keshtu edhe me këtë propozim timin publik…  

8 Komente

hëë ??

Megjithmend e ka ky apo tallet. Ne parim, po, mund te kesh te drejte, se kuadri ligjor mire eshte te jete i kompletuar dhe asnje ceshtje qe ka lidhje me shendetin dhe jeten ska pse lihet jashte vemendjes.

Por si lexues dhe publik, une per vete kam hall se ne spitalet tona te vdesin kur nuk je per te vdek or ti shok.

Se une e pashe nji rast para 2 ditesh, kur robi nejti 1 ore pa ndenja ene se lujti b..then asnji doktorr me ardhe, se ishte i cike naten vone.

Pra, ta kam llafin, qe na duhet ma shume perpjekje per te fituar te drejten per te rrojt kur dum me rrojt, sesa per te vdek kur dum me vdek.

P.S. Pastaj cer thu ti ere, ne shqipot i japim drejtim vete. di une sa te dush raste, kur jane "kujdes" vete familjaret per ti cu ne boten tjeter pleqte e pashprese. Mos i jep uje e buke, kollaj fare.

Ufff ...

 

kur jane "kujdes" vete familjaret per ti cu ne boten tjeter pleqte e pashprese. Mos i jep uje e buke, kollaj fare.

Na trego ndonje, jam kurioze. : P

Edhe i gjo: ke vjeherri ti? : P

nuk u talla LaRosse, ne shqipot jemi msu ti bojme derman vetes dhe atyre qe kemi nen pergjegjesi me menyrat tona "makabre" !

Ai/ajo qe eshte bo Vjeherr/e , e ka dhe nje bir/bije o Larosse. Po nejse se une nuk e kisha llafin per sapun ke shapkat. E kisha llafin per rastet kur mund tte vihet ne diskutim Eutanasia.

Nuk po boja gallate, a me merr vesht ?

Eutanazia ne nje vend si Shqiperia me struktura ligjore jo te mire-konsoliduara do ishte budallek.

Une njoh njerez te aferm te te cileve kane zgjedhur per eutanazine dhe i admiroj per kurajon. Njeri nga keto eshte babai i nje mikut shume te afert: burre intelektualisht i forte, mendje brilante, mirepo filloi ta degradonte semundje ne nje pike qe jeta normale s'ishte me per te. Ky e kuptoi kete gje ne ato pak momente lucide qe i kishin mbetur. "Nuk dua qe femijet te me kujtojne per nje qenie qe nuk jam, ne momente te dobeta marrezie!". U tha, u be. Nisi procedurat, bam-bum, nje dite merr femijet, miqet, ... ne tel. dhe iu thote qe filan date ndahem nga jeta. Ju dha lamtumiren te gjitheve ne forme dinjitoze, rregulloi anen ligjore te familjes etj., la amanetet, erdhi doktori dhe i beri injeksionin dhe aq e pati.

Poashtu nje rast tjeter te nje plake 93 vjeçe kerkonte eutanazi sepse sipas saje i kishte humbur efekti jetesor. Bene c'bene, nuk ja aprovuan kerkesen. Mbas nja ca ditesh ndryshoi mendje vete: "dua te jetoj". Ehh...

Per raste qe permende ti mua nuk me ka rastisur te degjoj, ndaj dhe pyeta.

La_Rosee,

as armikut nuk eshte per ti uru fatin qe jeta ti ndikohet nga te afert qe po i vdesin ngadale, pa fund, para syve;

as armikut nuk eshte per ti uru qe gjendja e tij, shkuarja drejt vdekjes, te ndikoje (cilesisht) jeten e te tjereve.

Te flas si dikush me pervoje vetjake ne ket gje. Vete JAM PER EUTANASIA! Ne ma dhont Zoti ashtu mbarimin, do i kisha nja dy fjale me mjekun.

Per zabtimin te te tjeret, nuk e di, nuk kom as zemer dhe as tru me fol.

 

Dhe pervojen vetjake ne ate fushe e kam dhe une, Emo. Nje nga eksperiencat qe me ka ndryshuar jeten me teper dhe nje nga momentet e vetme qe kam falenderuar perendi dhe djall per fatin qe kam pasur financiarisht qe te bejme te mundur qe ai njeri te lere kete bote ne forme sa me dinjitoze, ndoshta dhe me nga 16h/dite me infermier tek koka, me sforco udhetimesh te medha,... Por asgje nuk krahasohet me impaktin psikologjik te shohesh nje jete qe po rreshqet dita e dites, nje qenie dikur aq te pavarur ta shohesh me nje indipendence femije, me ca sy qe te vrasin ne shpirt,...me ka shqyer shpirtin. Dhe une mendoj si ti qe sikur ne nje moment te jetes time te arrija ne ate pike, ato dy fjalet me mjekun do i kisha pase dhe une pa hezituar fare!

DON'T LET ANYTHING GET YOU DOWN! Ky eshte sektreti (im, te pakten).

S'duhet te kete gje me individuale se jeta (zoos dhe bios, te dyja perfshire ne menyre te barazvlefshme).

Nuk e di pse por kam vene re se vendet dhe shoqerite qe jane per legalizimin e prostitucionit jane edhe per legalizimin e eutanazise. Duhet te jete karakteri liberal i tyre. Prandaj them qe ne do te jemi ne gjendje te diskutojme mbi eutanazine kur te kemi diskutuar per prostitucionin dhe do te legalizojme eutanazine kur te kemi legalizuar prostitucionin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).