Ekskluzive: Tabulatet e Gerdeci. Pas shperthimit, Delijorgji dhe Mediu i telefonuan Shkelzen Berishes

Vetëm pak orë pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes ka biseduar disa herë në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha. Konkretisht, ditën e 15 marsit 2008, Mediu ka bërë mjaft telefonata me politikanë të ndryshëm dhe persona të tjerë. Ish-ministri i Mbrojtjes ka biseduar disa herë me Shkëlzenin. Telefonata e parë është regjistruar në orën 2.08 minuta dhe ka zgjatuar 74 sekonda; pra bëhet fjalë për një komunikim vetëm 2 orë pas shpërthimit në Gërdec. Më pas, në orën 4.31 minuta, Mediu ka folur 37 sekonda me djalin e kryeministrit. 10 minuta më pas ka folur përsëri 32 sekonda. Herën e fundit, ata kanë biseduar për 56 sekonda në orën 5 të pasdites. Ajo që është biseduar mes tyre, ndoshta nuk do të zbardhet kurrë.

Duhet evidentuar se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka telefonuar plot 26 herë Shkëlzen Berishës në 6-mujorin e parë të vitit 2008. Këtu nuk llogariten rastet kur vetë Shkëlzeni mund t'i ketë telefonuar Mediut. Në ditën e shpërthimit të Gërdecit, ish-ministri Mediu ka folur me mjaft zyrtarë të lartë që nga kryeministri e deri tek deputetë të thjeshtë të PD-së. Në orën 12:17 minuta ai ka folur me kryeministrin Berisha në një komunikim që nuk ka zgjatur me shumë se 12 sekonda. Më pas, ai i ka telefonuar komandantit të Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu, me sa duket për t'u informuar më në detaje për ngjarjen e rëndë. Ai ka komunikuar disa herë me Berishën dhe Spahiun, por edhe me shumë persona të tjerë mes të cilëve, ish-zv/kryeministrin Gazmend Oketa, Astrit Patozin, Genc Rulin e Bujar Leskajn. Ajo që bie në sy është se ministri i atëhershëm i Mbrojtjes nuk ka komunikuar asnjëherë në telefon me ish-shefin e shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha. Të gjitha kontaktet ai i ka mbajtur me gjeneral Shpëtim Spahiun. Në kuadër të hetimit për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit dhe aferave të armëve, Prokuroria ka sekuestruar tabulatet telefonike të krerëve më të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, MEICO-s dhe personave të lidhur me ta: administratorit të "Albademil", Mihal Delijorgji, drejtorit të fabrikës, Dritan Minxolli dhe personave të afërt me ta. Janë rreth 200 mijë telefonata që janë kryer nga 1 janari i vitit 2006 deri në gusht të 2008-s, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e aferës më të madhe korruptive të hetuar ndonjëherë në vend.

Delijorgji foli me Shkëlzenin 38 minuta pas shpërthimit

Bossi i "Albademil", Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. Nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i cili gjendet pas hekurave si një nga përgjegjësit e kësaj tragjedie, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10) që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 të tjerëve. Telefonata ka zgjatur 54 sekonda dhe mbetet mister ajo që është biseduar mes Delijorgjit dhe djalit të kryeministrit.

TABULATET E DELIJORGJIT

Administratori i shoqërisë "Albademil", e ngarkuar me procesin e demontimit të municioneve në Gërdec, ka folur në telefon me Shkëlzen Berishën në datën 15 mars 2008, pak minuta pas shpërthimit vdekjeprurës. Nuk dihet ç'është biseduar gjatë 54 sekondave të bisedës, por ajo që bie në sy në leximin e tabulateve telefonike është komunikimi i shpeshtë Delijorgji-Berisha në periudhën janar-mars 2008. Për një periudhë 2 muaj e gjysmë, administratori i "Albademil" i ka telefonuar 56 herë djalit të kryeministrit. Interesant është fakti që sipas tabulateve të Delijorgjit, të dy personat nuk kanë komunikuar në këto numra celulari në vitet 2006-2007. Bie në sy se përpara 15 marsit 2008, Delijorgji-Berisha kanë komunikuar shumë shpesh edhe brenda ditës, ndërsa ditën e shpërthimit vetëm 1 herë. Nuk dihet cila ka qenë porosia e fundit para prangosjes së bossit të "Albademil"-it.

ROLI I SHKELZENIT

Emri i djalit të kryeministrit u lidh për herë të parë me tragjedinë e Gërdecit nga Kosta Trebicka, tashmë i vdekur në një aksident gjatë një regjistrimi telefonik me bossin e "AEY"-së, Efraim Diveroli. Pak ditë pas tragjedisë, dëshmitari Trebicka i cili ishte afruar fillimisht për të bërë paketimin e municioneve në Gërdec, denoncoi në media një tregti të pistë armësh që kishte në thelb rritjen artificiale të çmimeve të shitjes nga MEICO. Trebicka u përjashtua nga ky biznes dhe kur ai i ankohet Diverolit për këtë, merr si përgjigje: "Nuk të largova unë. Çështja ka shkuar shumë lart, deri tek kryeministri dhe djali i tij". Kjo është hera e parë që emri i Shkëlzen Berishës lidhet me çështjen "Gërdeci". Trebicka tha në një intervistë televizive për "News 24", se edhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari i kishte përmendur emrin e Shkëlzenit si pjesëtar në biznesin e fishekëve. Vetë djali i kryeministrit, në një deklaratë për shtyp i përgënjeshtroi të gjitha aludimet se ai ishte pjesë e aferave. "Çdo pretendim apo aludim për përfshirjen time në tregti të ligjshme apo të paligjshme armësh, është i pavërtetë dhe përbën shpifje", - deklaroi Shkëlzen Berisha.

28 Komente

Hapet konkursi se cfare mund ti kete thene Zenit Delijorgji, 10 minuta pasi ju plasi biznesi smiley

Ku i dihet per cfare llafoste Mihali me Shkelzenin nderkohe qe ne Gerdec digjeshin kocka shqiptaresh?! Ka qene pune burrash shteti gjithesesi.

e di ca thoshin o blend? i thoshin njeri tjetrit, mos u merzit...se do rregullohet kjo pune....se opozita ka ndermend ta mbyll kete ceshtje...se rama ka mendjen te listat e mbyllura....

Unë shikoj vetëm një skandal këtu: Botimin e disa të dhënave prej tabulateve që jo çdokush mund t'i dinte.

Ed,

nuk ka asgje te komplikuar. Dosja hetimore eshte ne duart e nje dyzine avokatesh qe mbrojne klientet e tyre. Pra e gjitha , me te gjitha detajet se keshtu eshte kur rri nje vit dhe beson qe mund t`i fitosh te gjithe betejat.

Dhe duhet te luse zotin qe te ndalohet me kaq. Se mund te kete dhe me keq. smiley

 

Më duket se, në emër të "drejtësia është e njëjtë për të gjithë" , do të dalë ndonjë avokat më shkërdhatë se të tjerët dhe do të hedhë në gjyq prokurorinë për nxjerrjen e fashikujve dhe.... prekje të prajvasisë së klientëve të tij... nga ku: Anallim loje... të gjithë të padënueshëm për proçedura të parregullta, dhe ç'është më e bukura, meqë nuk mund të dënohen, do të fillojnë që të deklarojnë që janë edhe të papërlym smiley

E mire e ke,

po gjithsesi kushdo qe te jete forma e dhenies se te vertetes , qar ka nga kjo pune. Se per drejtesi ma do mendja as perendia nuk jep dot smiley

Po politikisht situata e krijuar ka perfitime te medha per opoziten. Skuthet tremben nga hakmarrja e puhshtetit qe vjen, minjte vrapojne te kalojne nga krahu i fituesve te pritshem e me rradhe.  Do shikosh qe do kete me shume opozitare nga krahu i djathte mbas dates 18 Maj, kur behet rregjistrimi i kandidateve ne KQZ. smiley

Eshte situate shume komike kjo jave deri me daten 18 Maj.

Njani dje :  Tabulatet e botuara tregojne qe ka transparence nga qeveriu per familjen smiley

Shife situaten dhe shijoje se vje vetem i here ne kater vjet  smiley

Dul Meksi si varke per tu bere hall bythdyperdorimshve qe kontestojne gjasme qeveriun aktual. Shijoje Ed, shijoje se keshtu do vesh mend e nuk do kesh dilema kthimi ne memedhe smiley

Do t'm'shijote më shumë ajo birra që humbe (milan-juventus doli barazim) smiley

Prandaj përgatitu të paguash.... javës tjetër smiley

O Blendo , me kurioz do isha te dija si e paska gjet linje e lire Shkelzeni me fol me Deliorgjin, se duhet te kishte qene i zene me Ramen, se 200 telefonata duan kohen e vete te behen.

 

Meqe je ne Shqiperi, shko bo i xhiro tek Ps ose edhe tek G99 se edhe ato kane muhabet me Ramen, pyete kot ca thote Deliorgji zakonisht ne tel. smiley

Po pse ca prisni ju qe djali i kryeministrit te punonte shites byrekesh apo kamarier.Sa budallenj qe jeni.

Ne se gazete shqipetare nuk thote asnje fjale per telefonatat e E Rames me  Delijorgjin pse nuk i pergenjeshtron ata qe thone se ka 200 telefonata te tije me Delijorgjin,apo pagesat e Delijorgjit per hotelet luksoze ne Krete,

apo mos bllokimin e lejeve te ndertimit dhene per Delijorgjin?

-Alo Shkelzen?

-Alo Mihal, une jam.

-S'kam shume kohe te te flas se do me arrestojne. Po thuaji babit te me kete kujdes se ju merr lumi si fis.

.dhe te tjerat jane histori qe dihen.

 

Po pse ca prisni ju qe djali i kryeministrit te punonte .... apo kamarier. Keshtu ka punu ai . Biles te klubi vet jepte edhe "nje kafe QYL, per qytetaret " nje deputet i ardhshem smiley . Nje dite aty nalun dhe ulen edhe Delijorgjin dhe u bisedu per Kuaj Troje... smiley si t'ja fusnin Rames kur te behej k/ partie , me "tabulate  ". Balliu i 55 ka edhe procesverbalin e lojes me Kal Troje smiley.

Balliu i 55 ka edhe procesverbalin e lojes me Kal Troje Smile.

Eshte njona knej verdalle qe thote 'kale Peze" jo "Kale Troje"! smiley

 

I ndjeri Z. Trebicka, me kurajon qytetare qe e karakterizonte, e denoncoi publikisht Sh. Berishen si pjesetar dhe organizator ne aferen mafioze te shitjes se armatimeve. Deponimet e tij ndodhen edhe ne prokurori te filmuara dhe regjistruara. Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe prokuroria megjithese i ka te vertetuara bisedat telefonike te Sh. Berishes me Mehdiun, Delijorgjin etj., nuk e therret qofte edhe per nje seance pyetjesh, se as qe po e coj ne mend qe ta arestojne.

200 telefonata delijorgji rames.hehe!!

Po tabulatet ku kan fol me njani tjetrin Edvini me Mihalin ku jane? Po thone qe jan kan edhe biseda te gjata fort.

Ky azgani Edvin pse nuk ja thote asiher emrin Delijorgjit? Akuzon familjart e Berishes, po tutet si dreqi me ja thane emrin Delijorgjit.

Komunistat e klysht e tyne jan rrace e keqe fort, rrenen e kan vlla binjak.

A e kqyret dje Sali Berishen n'Vor, i gjithe populli i Vores e priti e percjelli me tana neret. Nuk mashtrohen prej rrenave edviniste shqiptaret.

A po jeni t'informum me sondazhet, partia e Sali Berishes po del e para.

Prokuroria e Shqipnis, shyqyr Zotit e pavarme prej ekzekutivit e ka hetur cashtjen nja per nja, ta hetoje prape po te doje e ti nxjerr ne sheshin e marres e te denimit te tan ata qe kane shkel ligjet a rregullat e shtetit me Gerdecin, rrenat e Edvinit dhe mediave te tij per fatin e tyne te keq nuk i beson kush. Jane vetem ecje zhag e klyshve te kuq qe kan kuptu humbjen.

A e kqyret dje Sali Berishen n'Vor, i gjithe populli i Vores e priti e percjelli me tana neret. Nuk mashtrohen prej rrenave edviniste shqiptaret.

***********************

Gjithe te mirat qe i ka dhene popullit te Vores dhe aq eshte pak qe bene smiley

Qe nji pergjigje ligjore per rrenat edviniste

Bumçi: Padi në Prokurori ndaj akuzave të mjera, që lëshon shtypi i Ramës

Jam këtu për të rideklaruar qëndrimin tim në lidhje me shkresën në fjalë. Gjatë kohës që kam shërbyer si Ministër i Drejtësisë kam mbajtur vetëm marrëdhënie institucionale dhe në asnjë rast nuk kam komunikuar, nuk jam konsultuar me persona privat, përfshirë këtu dhe z. Shkëlzen Berisha, as vetë personalisht dhe as nëpërmjet vartësve të mi. I qëndroj kësaj deklarate me të gjithë përgjegjësinë morale, politike dhe ligjore.
Këtë deklaratë e bazoj në fakte, më poshtë do të radhis disa prej tyre. 1.Mendimi ligjor i dhënë nga Ministria e Drejtësisë për nismën e marrë nga Ministria e Mbrojtjes ka qenë i saktë si në rastin e projektvendimit të parë për të cilin Ministria e Drejtësisë kishte vërejte, dhe që nuk kaloi në mbledhjen e qeverisë. Ne nismen e dytë të ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtes, ishin marrë parasysh vërejtjet e bëra dhe ishte në përputhje me ligjin. Të dy projektvendimet mund të krahasohen për të parë ndryshimet. 2. Mendimi ligjor i dhënë nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Ministrinë e Mbrojtes që në datë 9 Mars me postë si dhe me faks me dtë 12 Mars. Pra ky opinion ligjor ekzistonte i protokolluar në Ministrinë e Mbrojtjes përpara shkresës së dates 13 Mars. Cfarë tregon shumë qartë se e ashtuquajtura tezë e konsultimit dhe informimit që unë po i bëja z. Shkëlzen Berisha nuk qëndron sepse opinioni ynë ligjor ishte dërguar më parë. 3. Shënimi në shkresë nuk është shkrimi im. Kjo është dicka lehtësisht e verifikueshme nga kushdo, shënimet e mia gjenden në qindra shkresa të Ministrisë. Dhe kjo nuk është një cështje opinioni por cështje fakti. Sot është e martë, dhe nuk bëhet dot e dielë. E njëjta gjë vlen dhe për shkrimin. 4. Përmbajtja e opinionit të dytë ligjor, mbasi vërejtjeve e bëra herën e parë u morën parasysh, është e thjeshtë, shprehemi dakord. Dhe një fëmijë e kupton se nëse unë do të doja të komunikoja me z. Shkëlzen Berisha nuk kisha nevojë për t'i dërguar një faks për t'i thënë që jemi daklort dhe nuk kemi vërejtje. Kjo gje mund të komunikohet në shumë mënyra.
E gjithë kjo është një histori e shëmtuar, çfarë tregon mjerimin e opozitës. A keni dëgjuar opozitën të flasë për dicka tjetër përvec Gërdecit? Ne flasim për ekonominë, ata thonë Gërdeci; ne flasim për integrimin europian ata thonë Gërdeci. Mesazhi i tyre për shqiptarët është Gërdeci. Nuk kanë asgjë tjetër për të thënë dhe janë të gatshëm për të bërë gjithcka, fabrikime faktesh, dëshmi të rreme, gjithcka. Si rrjedhim përvec kësaj dalje publike unë do të ngre padi penale për dëshmi të rreme. Ashtu si e gjithë kjo histori kjo është një dëshmi e rreme, për të cilën unë do të bëj kallzim penal për dëshmi të rreme.
E dyta, i kërkoj Organit të Akuzës të sqarojë publikun shqiptar se pse nuk kanë filluar një padi penale për dëshminë e rreme. Prokuroria ka gati një vit që është në dijeni të kësaj dëshmie, atëherë pse nuk ka vepruar? Kujt i intereson kjo sjellje? Nëse sot do të kishim një përgjigjhe kjo tymnajë nuk do të vazhdonte më. Prokuroria ka hetuar për një vit, duhet të japë një shpjegim publik për këtë çështje.
Gjatë kohës që kam shërbyer si ministër drejtësie, në asnjë ditë, në asnjë orë ose shkresë nuk i kam shërbyer interesit privat por vetëm atij publik.

O Rozafa e mailt nuk jane rrenat e Edvinit! Jane provat dhe deshmite ne prokurori ashtu si edhe telefonat me Shkelzenin! Nuk ka vetem telefonata ka edhe video !!!

Nese rren prokuroria e shtetit tjeter pune ajo. Ti o lal te kane ngel akrepat me 1991 !!! Levizi pak..me dhimbje por levizi se te ben mire!

 

Po qitni mer ato 200 bisedat se na cmenet.. i dum me faksimile si numrin e Shkelzenit... se keshtu behet ene loje e bukur dhe ta ndajme mendjen dhe nuk shkojme as me votu... 

Edhe mos shani gazetat kot.. Ishte faksimile... qe domethone fakt nuk eshte rrene fakti... Nese Rama i ka ato 200 biseda te mos e votojme, po me berishen qe i ka nja 55 si tia bejme ????????????????? 

Berishes pse i dogji kjo e ODIH-it i here apo ngaqe e ka te sigurte fitoren??

 

 

 

Lefty, 200 telefonatat e Delijorgjit Rames, edhe sikur te vertetohen e te mos jene vetem shpikje nga Gazeta 55, nuk e bejne te pavertete faktin qe edhe ai edhe Mediu i kane telefonu Shkelzen Berishes pak kohe pas shperthimit.

Mire mer daj, se ai eshte biznesmen e Rama kryetar bashkie, e ja i ka telefonuar gjate muajit se helbete i lidh puna.

Po ai kelyshi i Sales, ca pune kishte me Gerdecin qe i duhej raportu nga ministra dhe nga Delijorgji sapo plasi bomba?

Sa kohe qe nuk asnjelloj publikimi te cfaredolloj bisede, une nuk besoj asgje. E njejta gje me 200 telefonat qe nje miniSali me siper permend per Ramen me Delijorgjin.

 Koth; "...Dhe duhet te luse zotin qe te ndalohet me kaq. Se mund te kete dhe me keq..." 

 

çfar mund te jete me keq Koth. 

Sa e medhenj qe jane Shqiptaret bobobo. Nuk behet me llaf qe Berisha qeka i perfshire ne aferen e Gerdecit, as se ne kete rrjet mafioz jane te perfshire komplet familja Berisha, tani luhet ping-pong per afera djathtas e majtas.

Ajo qe skuptoj une eshte akuza qe i ben mazhoranca ne drejtim te Rames, "ka folur 200 here me Delijorgjin", Soooo? edhe sikur te jete e vertete zbardhi publikut aferat dhe drejtohu prokurorise per te bere denoncimet. Ti prandaj je ne krye te shtetit, te mbrosh kete popull nga trafikantet dhe mafiozet, jo te behesh pale me krimin e te vrasesh ato qe te dhane voten.

Hahaha, po kjo? Puntata e re e telenoveles te Gazetes Shqiptare? Mezi c'po pres zhvillimet e neserme. I jap nje fare te drejte. Ka nje klientele besnike per te kultivuar, nje grup fansash te pathyeshem. Megjithese kredibiliteti i Top Gazetes Shqiptare Channel ka te njejten besueshmeri te sinqeritetit te ndjenjave dashurore, qe Brooke ka kundrejt Ridge Forrester, pas historise qe pati me vellain e tij Thorne e sidomos me te atin e te dyve Eric Forrester, me te cilin kujtojme se pati edhe nje femi.

Ne foto nje grua e sinqerte, romantike e sentimentale. Ju thafte gjuha deri ne rrenxe, atyre qe i thojne ku..ve

O Ed a e shef se sa rendesi ka drejtesia per keta? Kujt i plasi nqs fajtoret nuk denohen per proçedura te parregullta hetimi? Rendesi ka qe ne te fabrikojme lajme bombastike para zgjedhjeve. Po fitume, bohemi shoke me kta qe akuzojme siç u bone kta me Nanon mas 2005-s.

Drejtesia o e njejte per te gjithe .... xhepistat apo shitsit e bananeve qe zihen me grushta. Per gjona mo te ronda "ka mastercard" thote Shaboni!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).