Ej, mos i thuaj njeriu

Arian Çani, gazetar dhe drejtues i njohur televiziv, këtë herë e fton publikun kryeqytetas në sfidën e tij më të re në teatër. Teatri i metropolit në kryeqytet për herë të parë shet të gjitha biletat për shfaqjen e së hënës mbrëma.

 

Prej disa ditësh në kënde të ndryshme të Tiranës shihen postera, në të cilat Çani i kërkon njerëzve të ruajnë sekretin. Sekreti i tij është shfaqja teatrale e gjinisë “One man show” (Stand up Comedy [shfaqje me një njeri]), e cila vjen në Shqipëri për herë të parë nën titullin “Ej, mos i thuaj njeriu”.  Stand up comedy, një zhanër shumë popullor në ShBA dhe në botë është një risi për Shqipërinë.

Kjo shfaqje u ngjit në skenën e teatrit të Metropolit në Tiranë në datën 17 maj, në orën 20:00.

Nëpërmjet një komunikimi interaktiv me publikun, Arian Çani është në skenë vetë aktori dhe skenaristi, ndërsa regjinë e shfaqjes ia ka besuar regjisorit Hervin Çuli.
Gjatë të gjithë kohës Çani është jetë aktori i vetëm, i cili do të sjellë për spektatorët histori të shumta dhe situata të ndryshme me humor. Çani vë në lojë propagandën politike-turistike, fenomin e mohimit të varfërisë dhe situatat e përditshme në realitetin shqiptar.

"Ej, mos i thuaj njeriu" Kiço Londo: Një projekt interesant në teatër

Premiera në skenën e Teatrit të Metropolit vjen për publikun falë bashkëpunimit të Arian Çanit me regjisorin Hervin Çuli
Të gjithë e njohin si gazetar dhe drejtues të një emisioni, por duket se tashmë Arian Çani do të provojë aftësitë e tij edhe në teatër, në gjininë "One man show", mjaft e njohur në mbarë botën prej vitit 1960. "Ej, mos i thuaj njeriu" titullohet shfaqja ku për rreth një orë gazetari Çani do të komunikojë me spektatorët në mënyrë interaktive, duke trajtuar fenomene, të cilat i hasim rëndom në jetën tonë, por që nuk kemi pasur asnjëherë mundësi t`i themi me zë të lartë. Premiera "Ej, mos i thuaj njeriu" do të jepet në skenën e Teatrit të Metropolit, të dielën në 17 maj në orën 20:00. Ajo vjen për publikun e kryeqytetit falë një bashkëpunimi të Arian Çanit me regjisorin Hervin Çuli dhe Teatrin e Metropolit. Dje për të treguar diçka më shumë rreth kësaj premiere doli në një konferencë shtypi dhe drejtori i këtij teatri, Kiço Londo, i cili u shpreh se kjo premierë ishte një projekt interesant,i cili vjen në vijim të projekteve të stinës pranverore që do të prezantohen në skenën e këtij teatri.
“Ky është një projekt i ri dhe interesant që i prezantohet publikut tonë, në vazhdën e projekteve të stinës teatrore 2008-2009. Falë kësaj shfaqjeje do të ndërpritet shiriti i komunikimit televiziv të Çanit, dhe do të marrë jetë një tjetër lidhje e tij me teatrin”.  Duke e quajtur të vonuar sjelljen e kësaj gjinie në skenën e teatrit shqiptar, drejtori Londo tha se projekti sapo u paraqit u pëlqye. “Nuk mbaj mend se kush e propozoi i pari mes Çanit dhe Çulit, por di që menjëherë pas ardhjes së tyre tek ne, projekti u pëlqye dhe u miratua”. Pas premierës në 17 maj, “Ej, mos i thuaj njeriu”, do të vihet në skenë pesë ditë në javë, nga e shtuna në të mërkurë, deri në fillim të muajit qershorit. Shfaqjet e gjinisë “One man show” janë mjaft të njohura në mbarë botën prej vitit 1960, kur kjo gjini u prezantua për herë të parë në SHBA.

Ndërkohë që teatri i Metropolit është bërë mbështetës dhe i një aktiviteti tjetër muzikor që ka startuar në kryeqytet. Tirana po kalon disa ditë nën ritmet e muzikës xhaz, e cila vjen pranë publikut nga emra të njohur botërorë. Në Teatrin e Metropolit ka startuar “Vesa Jazz Festival”, i cili ka sjellë në kryeqytet personazhet nga më të njohurit në nivele ndërkombëtare të kësaj muzike, që nga saksofonisti Hal Singer 90-vjeçar, i cili konsiderohet një nga legjendat e gjalla të muzikës xhaz, por pjesëmarrës janë dhe emrat më të rinj të muzikës xhaz në Itali.

“Ej, mos i thuaj njeriu !”, Arian Çani si aktor në skenë

Gazetari i njohur, Arian Çani del për herë të parë në një “One Man Show” në skenën e Teatrit të Metropolit. Histori dhe situata plot humor të zi do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë shfaqjes. “Ej, mos i thuaj njeriu !”, kështu quhet spektakli teatral që kësaj here vjen krejt ndryshe nga ajo që jeni mësuar të ndiqni çdo të premte në ekranin e televizionit. Gjithçka që Çani nuk na ka rrëfyer dot nga ekrani do të mund ta shijojmë nga afër në skenën e Teatrit të Metropolit, duke filluar nga 17 maji, ora 20.00. Thelbi i këtij show teatral është rrëfimi dhe çmitizimi i disa fenomeneve moderne të jetës sonë të përditshme.

 

Një këndvështrim shumë interesant, provokues, origjinal dhe subjektiv që autori e ndan me publikun në sallë. Një komunikim i drejtpërdrejtë interaktiv që tenton të sjellë në vëmendje ngjarje, situata dhe rrethana të cilat i përjetojmë çdo ditë në forma të ngjashme. Fenomene të shndërruara në mite moderne që ne i ndeshim rëndom dhe gjithandej në jetën tonë si publiciteti, spoti i Pangos, modeli i ri i rrobave të banjës, të varfrit, klasa politike dhe zgjedhjet e 28 qershorit, televizioni si një makth, fatura e një shfaqje në teatër, dhimbja para ndarjes me publikun, etj...Çani mban distancën e duhur higjenike, por duke mbajtur njëkohësisht dhe një qëndrim të hapur ndaj këtyre miteve moderne. Qëllimi: çmitizimi pa ua zbehur vlerën dhe rëndësinë e tyre. Me pak fjale, një rrëfim që mbështetet në detaje dhe histori të thjeshta, të cilat njerëzit shpesh i thonë me zë të ulët. Çani merr kurajon të na i tregojë me zë të lartë... 

 

7 Komente

degjo une kisha nja dy lalfe per kete teatrin e metropolit se ja kishin ngritur shume puplat.nejse une shkova per here te pare dhe ndoqa `kopshtin e vishnjeve` .

nuk mund te them gje per lojen e aktoreve, vecse mund te shtoj se dhane nje performance te jashtezakonshme me ate palo vendth qe i qe ofruar.

nuk e di sesi ju duket juve qe keni shkuar por une jam e mendimit se jo cdo vend mund te behet teater.tani mire arti duhet te perkrahet por ama dhe perkrahja ka dozat dhe format e saj apo jo?

e di qe mbase s`ka lidhje me temen por nuk rrija dot pa epermendur.

mgjth ne rastin e Canit si stand up man qe do te jete nuk besoj se do jete problematike do te dale vendi smiley

 

megjithse skom nai simpati per ket tip (eufemizem demek) kom qen tu pa dara o briain kto dy dit ene nisma po duket interesante nshqipri, po ky artikulli tboka me shku mos me e pa. ka rob qe kishin vajt than qe qe demek si us stand up com. ene ka fjalori

Qe i jane shitur biletat te gjitha kjo tregon se ka nje fillim te mbare!

...por Cani eshte nje karagjoz i zgjuar,di te fitoj para me qerozllikun dhe fodullikun e njerzeve qe e rrethojne dhe kane deshire te ballafaqohen me Canin.

Ne qoftese do te perdorja nje gjuhe si te Canit,do te thoja "hej,eshte kopil Cani(i zoti ne kuptimin e mire )

Unë jam pak skeptik për origjinalitetin e Çanit në këtë zhanër të ri, duke ditur dhe flertimin e tij me plagjaturën. Po ashtu e kam të vështirë ta përfytyroj në stilin stand up comedy.

Jam kureshtar të di ama nëse ka vajtur dikush nga ju të peshkut në shfaqje dhe çfarë mbresash u ka lënë Çani?

 

un se di se car skenari ka pergatit cani, por duke ditur "precedentet" e tij te meparshem them se 70% e tij do jete kopje e one man showave francez.

O Lefto amon se po e bo rruge ket punen e zhgenjimit mer jahu!

Car 70% thu ti me? 95% perkthim llaf per llaf (qe del pa pike kuptimi m'shqip) ene t'rrish drejte! Mure vesh apo s'mure!

U bote ju me pa nga Cani 30% origjinalitet!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).