E vërteta mbi "lëvizjen e lirë"

 

Prej disa javësh, znj. Topalli ka filluar një maskaradë deklaratash mbi çështjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, nëse PD-ja merr përsëri pushtetin. Fillimisht, këtë deklaratë e lëshoi nga kryeqyteti europian, ku ndodhej në një nga udhëtimet e saj të përmuajshme turistike.

Në një takim me homologun e saj, Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, Patrick Dewal, ajo lëshoi "perlën" e parë, duke deklaruar se "Duke marrë të mirëqenë faktin se mazhoranca aktuale do të fitojë një tjetër mandat qeverisës, ambicia e kësaj qeverie do të jetë që, vitin e parë të mandatit të dytë, të realizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve".

Ky ishte vetëm fillimi i kësaj deklarate të papërgjegjshme dhe tërësisht mashtruese, që do të përbënte lajtmotivin e fjalimeve të Topallit në tour-et e saj pre-elektorale nëpër Shqipëri.

Gjatë një fjalimi javës që shkoi, të cilin për nga mediokriteti e partishmëria dhe Nafiet e Lenkat do t'ia kishin zili, Topalli u shpreh që po e morëm prapë pushtetin "sot n'ket kohë, n'ket piriudhe, n'pranverë, shqiptart do lvizin pa viza".

Dihet që lëvizja e lirë është një çështje sensitive për shqiptarët. Për 50 vjet Shqipëria vuajti statusin e vendit më të izoluar të bllokut komunist lindor.

Nga burgu i madh gjigant i rrethuar me tela e gjemba nuk guxonte të dilte njeri dhe lëvizja në boten "e përtejme" u kthye në një ëndërr obsesionale për çdo shqiptar.

E, prandaj slogani i demonstratave të '90-ës: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", shprehte dëshirën e shpresën për realizim të ëndrrës së shqiptarëve për të lëvizur lirshëm në atë botë që u ish ndaluar. Por, Muri i Berlinit shpejt u zëvendësua me Murin Shenghen.

Sikur të mos mjaftonte izolomi hermetik 50-vjeçar, shqiptarët filluan të përballen me regjime strikte vizash, të cilët konsistonin në procedura të zgjatura, të komplikuara, të shtrenjta dhe shpesh keqtrajtime nga personeli i ambasadave, duke e kthyer marrjen e një vize në një eksperiencë makthi dhe stresuese.

Pra, edhe gjatë 19 viteve të tranzicionit demokratik, lëvizja e lirë nëpër botë vazhdoi të ngelet ëndrra e shqiptarëve.

Sipas indekseve të lirisë së lëvizjes së personave, Shqipëria klasifikohet akoma si një ndër vendet më të izoluara të botës. Sipas "Hanley International Visa Restriction Index", Shqipëria renditet e 184-ta në listën e 192 vendeve të botës (krahas vendeve si Sudani, Kamboxhia, Pakistani, etj).

Kurse në vendet e Ballkanit Perëndimor apo të vendeve aplikante për në BE, Shqipëria zë vendin e fundit në listë, duke qenë në listën e zezë të vizave të BE-së (visa black list).

Regjimi strikt i vizave solli një pasojë tjetër negative: ai nxiti lulëzimin e trafikut të qenieve njerëzore apo emigracionin ilegal. Thuhet që "Borders create smugglers and criminals fly their own planes" (kufijtë krijojnë kontrabandën dhe kriminelët fluturojnë me avionë privat&eumlsmiley.

Prandaj, të vetmit që kanë përfituar nga "izolimi i dytë" i Shqipërisë, kanë qenë trafikantët e cubat e krimit të organizuar, që janë pasuruar me paratë e nevojtareve te shkrete, te cilet nga mungesa e mundesive per punesim dhe nivelit te larte te papunesise ne vend, tentojne te shkojne jashte per nje jete me te mire.

Paradoksi është qe, ndersa keto qyqare rrezikojne dhe jeten me gomone dhe po ashtu qytetaret e zakonshem, ato te ndershmit strapacohen dyerve te ambasadave per nje vize, per te shkuar e takuar nje femije apo te aferm qe nuk e kane pare prej vitesh, politikanet bredhnin me pasaporta diplomatike dhe gangsteret e mafies jane te pajisur me te gjitha llojet e vizave.

Pas propagandes spektakolare mbi dy "sukseset" e medha te qeverise "Berisha", pranimit ne NATO dhe kerkeses per anetaresim ne BE (asnjera e ardhur si rezultat i reformave, siç pretendon qeveria, e para rezultat i deshires per te na futur brenda per interesat e veta, dhe e dyta pa ftesen e tyre), gënjeshtra e trete e radhës i takon premtimit mbi levizjen e lire. Berisha e Topalli i premtojne sovranit qe ne mandatin e dyte qeverises do realizoje endrren disadekadeshe te shqiptareve.

Po si është e verteta mbi kete çeshtje? Më 1 janar 2008, Shqipëria nënshkroi me Komisionin Europian "Marrëveshjen e Lehtësimit të Vizave" ("Visa Facilitation Agreement&quotsmiley. Duhet sqaruar për publikun se "facilitimi" dhe "liberalizimi" jane dy koncepte te ndryshme, jo thjesht nga pikepamja terminologjike, por dhe praktike.

"Facilitim" do të thotë lehtesim i regjimit te vizave (pra që shqiptarëve t'u lehtësohen kushtet për t'i marrë vizat), kurse "liberalizim" do të thotë heqje e regjimit te vizave (pra levizje e lire, pa qene nevoja per te mare viza ambasadave). Ne kete kuptim, "Marrëveshjen e Lehtësimit të Vizave" është vetem hapi i pare drejt liberalizimit te regjimit te vizave.

Marreveshja e janarit konsistonte ne lehtësimin e kushteve për te marrë vizat, duke nisur që nga shkurtimi i kohës të marrjes së tyre, shkurtimi i procedurave per leshimin e vizave, ulja e pagesës dhe unifikimi i saj (prej 35 euro ne gjithe ambasadat) dhe heqja e saj per kategori te caktuara, zvogëlimi i numrit të dokumenteve të paraqitura për aplikim, dhe zvogelimi i kostos se shpenzimeve te aplikimit (ne pergatitjen e dokumenteve, noterizimet, udhetimi e qendrimi ne Tirane, etj., te cilat shpesh shkojne deri ne 70 euro). Marreveshja percaktonte dhe heqjen e vizave per disa kategori te caktuara (te quajtur "agents of exchange&quotsmiley, ku perfshihen delegacionet zyrtare, gazetaret, perfaqesuesit e biznesit, te shoqerise civile, nxenesit e studentet, profesoret e universiteve qe shkojne per studime e kualifikime, personat qe marrin pjese ne aktivitete e konferenca shkencore, kulturore, artistike e sportive, etj.

Por, ne vend qe qytetareve t'u sqarohej se ç'perfaqsonte kjo marreveshje per te mos rritur kot shpresat e tyre, qeveria shqiptare, duke dashur t'i jape vetes kredite te reja, beri te kunderten, filloi nje propaganda aspak realiste, duke e paraqitur nenshkrimin e kesaj marreveshjeje si nje hap fare afer endrres se shqiptareve.

Paciperia arriti deri aty sa, ne nje konference shtypi, më 14 prill 2008, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, deklaroi qe shpejt "Qytetaret shqiptare do te kene mundesi per te levizur lirisht ne vendet e BE-se".

Disa muaj me vone, me 2 qershor 2008, Komisioni Europian percaktoi nje "Road Map" me 42 kushte apo kritere, të cilat qeveria shqiptare duhet t'i plotësojë.

Dhe vetëm kur të jenë plotësuar të gjitha keto kritere, kur marreveshja e facilitimit te jete implementuar me sukses, se bashku me reforma te caktuara ne fushen e drejtesise dhe sigurise, vetem atëherë Komisioni Europian do t'u propozoje vendeve anetare te BE te bejne heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine, pra do të shikohet mundësia për një liberalizim të vizave për shqiptaret.

Pyetja e metejshme shtrohet: ku jemi me plotesimin e ketyre jo pak, por 42 kritereve, pra sa larg liberalizimit te vizave?

Sipas nje studimi te bere ne janar 2009, nga "Levizja Europiane Shqiptare" (European Movement in Albania) mbi rezultatet e "Marreveshjes se Facilitimit te Vizave" nje vit pas hyrjes se saj ne fuqi, rezulton se shume pak ose aspak ka ndryshuar ne realitet per shqiptaret qe aplikojne per viza: numri i dokumentacionit te kerkuar nuk është pakesuar, kostoja e shpenzimeve nuk është zvogeluar, vazhdon te kete ndryshime ndermjet ambasadave per pagesat dhe nuk është hequr ajo per kategorite e permendura.

Pra, jemi ende shumë larg lëvizjes së lire, gje qe do te thote perpjekjet e qeverise per te injektuar shprese dhe eufori tek qytetaret, ose me sakte per te genjyer qytetaret e vet, jane per te ardhur keq e duhen denuar.

Shqiptaret duhet ta kuptojne qe premtimet mbi levizjen e lire brenda nje viti jane paciperia dhe mashtrimi tjeter i radhes i qeverise, per ta perdorur kete si nje tjeter marketing politik për te fituar zgjedhjet.

BE-ja nuk është NATO. Pranimi ne BE do te perbente vertet nje sukses te madh e te merituar, sepse nese futemi ne BE, do te thote dy gjera: e para qe vertet jane bere reforma dhe progres (se BE-ja s'te qas ndryshe, as me hater, as per gjeopolitike si NATO-ja) dhe e dyta qe shqiptaret do kene perfitime konkrete, nje nga te cilat është dhe levizja e lire.

Heqja e barrierave dhe shembja e mureve, mundesia e shqiptareve per te shkuar, jetuar, punuar e studiuar ne menyre te lirshme dhe legale ne cilindo vend te BE-se, jo vetem do kete pasoja pozitive te drejtperdrejta ne rritjen e mireqenies individuale dhe familjare te çdo shqiptari, si dhe te ekonomise se vendit ne teresi, por do zvogeloje trafikun e qenieve njerezore e do t'u prese rubinetët e pasurimit mafiozeve e atyre qe bashkepunojne me ta, si dhe do ule korrupsionin e aluduar ne disa nga ambasadat e huaja ne Shqiperi.

Atehere pra, kur Shqiperia te hyje ne BE, ia vlen qe shqiptaret te festojne me shume se me daulle e dajre, dhe te dalin vete ne shesh e te gezojne pa i nxjerre kush si ne ahengun 1 milion dollaresh te NATO-s.

25 Komente

hihihi cju ka qep Zanfit dhe kjo.

Dhe duke ju qep zanfit, ne pjesen e pare, ku merret me zanfin, behet po aq agresive sa Zanfi. Per mua si shton asi pike vetes duke u marre me marrinat e Zanfit.

Pjesa tjeter e artikullit, eshte just fine. Clear as Crystal smiley

Per mua si shton asi pike vetes duke u marre me marrinat e Zanfit.

 

Perkundrazi, te tolerosh marrinat e politikaneve tane, do te thote te lejosh lulezimin dhe shtimin e barrerave te keqia. Jo, ashtu sic luftohen barrerat e keqia me preparate kimike, ashtu duhen luftuar edhe marrinat e ketyre pordhaceve me forcen e argumentit dhe te llogjikes se shendoshe.

Eshte e vertet se shume po perfolet per liberalizimin e vizave,personalisht mendoj se zonja Topalli ka te drejte kur thote se presim liberalizimin e vizave ne fillim te vitit 2010,ja pse si kushti kryesor eshte pajisja e qytetarve me PASAPORTA BIOMETRIKE gje qe shume vende te rajonit kane filluar ti shperndajne (Mali i Zi,MAQEDONI,Shqiperi dhe Serbi)pra vetum Kosova dhe Bosnja JANE SHUME MBRAPA ME REFORMA .

ashtu duhen luftuar edhe marrinat e ketyre pordhaceve me forcen e argumentit dhe te llogjikes se shendoshe.

pikerisht pra, me forcen e argumentit, dhe jo me cinizem dhe romuze.

Meqe pretendon se eshte eksperte e politikave te BE-se pra, jo per gje. Le te ngelet ke fusha e vet e ekspertizes se u lodhem me femra qe shajne Jozefinen. U bo boze ky muhabet. nejse...

Fillimisht autorja diskretiton Xhosin per pallavrat qe nxjerr nga goja dhe pastaj argumenton llogjikshem pse ato qe thote spikerja e parlamentit jane petulla me uje. Mua me duket se e ka zgjidhur drejt. Nejse ti per nje gjo ke te drejt kur thua se kjo eshte pun femnash!  smiley

Prej disa javësh, znj. Topalli ka filluar një maskaradë deklaratash mbi çështjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, nëse PD-ja merr përsëri pushtetin

Kshu prezantohet subjekti i dashur. Ky eshte rreshti i pare, i pare fare i shkrimit. Maskarada e deklaratave nuk ka autore vetem Topallin, por gjithe brigaden e PD-se.  Pra me te hyre, une fokusohem ke Topalli, se aty me con autorja.

Gjithesesi, deklaratat orale, nuk jane gjeja qe e demtojne me shume procesin. Dhe autorja ket e di mire se eshte eksperte dhe ka permend vete listen me detyra qe ka vendi per te plotesuar.

Ah, po, ishte pergenjeshtrim deklaratash qellimi ?  Ok, ne rregull athere.

Ja qitem bojen Xhozit.

Beteje e fituar !

Biles autorja duhet te shtoje dhe nje PS ( jo partia socialiste ee, ...ose dhe po xhanem  smiley&nbspsmiley qe shkrimi i drejtohet shqiptarit tipik.

 

 

 

Bogdani,

here tjeter perdor kete shenim ne fund te shkrimit :

P.S. Ky shkrin nuk iu rekomandohet ta lexojne copat e mishit me dy sy.

Sepse nje cope mishi nuk e kupton qe identifikimi i Lenkave , Themijeve, apo Nafijeve  eshte proces qe nuk duhet ndal sido me e pas emrin .

iiii sa intaçore... ne udhetimet e permuajshme turistike....ne nje takim homologun e saj belg Dewal...

N'telektuale qe turfullon, qe ben sikur se ka idene ku ndahen e bashkohen pushtetet, ku ndahen e bashkohen interesat e projektet, ku ndahen e bashkohen kritika me dashakeqjen... Varfer...

Po Koth. Ky shkrim nuk eshte per copa mishi me dy sy, po per ato pa sy fare.

 

Ti je nje nga ataqebenletersi ne peshk ?

Do ndonje PS ekstra apo e leme per here tjeter ?  Ja nje shembull i vogel psh : kur te vish kete here ne Shqiperiri do vish vetem apo me gruan ?

koth, pa personalizime te lutem. po them mendimin tim, i keq, i mire sidoqofte. gjithashtu, po shkruaj me emer e mbiemer e nuk po fyej njeri.

pershnetje.

 Për 50 vjet Shqipëria vuajti statusin e vendit më të izoluar të bllokut komunist lindor. Pa hy ke artikulli duke i dhene nje vleresim paraprak ..i kendushem dhe problemor! Kur leshohen shprehje si ajo me lart duhen kontrolluar argumentet Logjike. Shqiperia NUK ka QENE e IZOLUAR ne Bllokun LINDOR! Tani ajo eshte ne Bllokun Perendimor dhe ka 20 vjet e IZOLUAR smiley Prandaj nje tyte me poshte me "vetum", permend edhe KOSOVEN ??? Kur dihet qe "vllaznit" tane shkojshin ku te donin e nga te donin . Jozi eshte "trushkulur" se eshte brenda psikologjise se Ljenkes jo se desheron te ece Shqipria. Josi eshte sfarcato dhe jashte cdo hormoni femeror jo se nuk eshte e hijshme si femer por se zgerdhihet kur sikari saj shpirteror mbush me peshtyme sheshet dhe permend "tredhjet" Dhe doemos Jozi me "burneshllekun " qe e karakterizon shkon e shet Pordhe ne dhe te HUAJ...Ndersa brenda dheut te vet " xjerre per zhelesh"..Ja pse jane sira e njohur Ljenkat!

Shkrim i bukur ne te lexuar dhe i qarte ne problematiken qe trajton, ne vazhden e kontributeve qe autorja po i ofron prej disa kohesh lexuesit shqiptar.

Mendoj se nuk ka inate neper rrjeshta, pervecse nje te vertete te kthjellet e cila shpaloset tronditese dhe meskine ashtu si edhe vete personazhet e saj, viktima dhe kasape. 

Mund te mbyllim syte para saj e te fshehim koken si struci ose le te provojme te zgjohemi pas kesaj kove me uje te ftohte qe Bogdani edhe kete here na hedh mbi koke.

Une nominoj Mirelen te dale nga vallja e politikave dhe analizave, sepse ajo nuk eshte vetvetja smiley

Gjithashtu, ne keto 30 vjetet e fundit nuk ka qene shume aktive as ne politike, as ne dentistry. Kjo e kthen rrjedhimisht ne gjendje as mish, as peshk ne te dy fushat.

Edhe, me shkuan dem leket per te blere librin e saj "Shqiperia dhe Bashkimi Europian", ku zonja ka perkthyer ca materiale, ka bere disa intervista edhe ka shkruar pa koke e pa kembe.

Edhe;... ne pergjithesi kam alergji ndaj njerezve te fabrikuar.

Me mire te kishe ndenjur dentiste, inferemiere apo c'faredo qe kishe nisur te beje.

Laughlin mund te te coje deri tek burimi. Po ka radhe te gjaaaaate fare per te pire.

Pitty. Sa nuk shkruaje akoma, perceptimi ishte pozitiv.

T-red,

jam mese dakort me ty. 

Ceshtjet e ngritura ne artikull jane te drejta po jane te shprehura me nje vrer te tmerrshem, qe nuk me pelqen fare.  Me duket sikur pas ketyre shkrimeve ka nje program te fshehte me te cilin ajo arrin te kerkoje diku.

Nuk e di se per ke vend eshte ky program, per ne Shqiperi, apo per ne UK, por rruga e zgjedhur ta shpif dhe zonja ka filluar te me duket shume pathetic and sad me keto shkrime. Get a life (me falni per anglishten)

Si keshtu t_red ?

E  njeh ligesine se cdo me thene ? Ligesia si fjale e drejperdrejte e kam fjalen.

Nuk jam i cuditur nga komenti jot gjithsesi. Shenja te tjera ke dhene, vecse nje gje nuk marr vesh ... per shkrimin nuk na the asnje fjale, vec faktit qe autorja di te beje dhe dentinste, bile dhe infermiere;  ndonje te dhene se kush eshte i dashuri i saj nuk ka perqark ?

Shkon me burra te martuar apo me djem beqare ? Kur ka ardh per here te fundit ne Shqiperi ? A ka bere seks kete shekull apo jo ?

Une kam te qarte sa te mira ka anonimiteti ne peshk, vecse ti nuk je dhe aq anonime, ndaj nuk arrij ta kuptoj si ke kaq guxim.

Tani me ler te te them dy fjale per shkrimin . Lenka Cuko eshte misherimi i femres cope mishi me dy sy qe e armatosur me pushtet te ben gjemen. Lexo historine e viteve 80 qe te kuptosh perse e ka fjalen Bogdani. Nese nuk e ke lexuar degjo atehere :

Sistemi prodhonte pushtet ne duart e mediokreve qe prisnin majtas e djathtas. Specialistet raportonin tek partia dhe nuk behej si ishte rradha qe sugjeronin ata por si mendonte Lenka Cuko. Kaq me pak fjale se 10 vjet histori Lenke nuk ti them dot ne peshk, por Lenka u perceptu si model i mediokritetit ne pushtet dhe Jozefinen per sa e lexoj nga deklaratat e gjej te kllonuar me Lenken.

Nese ti i gjen deklaratat e saj korrekte hudhi poshte argumentat e Bogdanit dhe thuaj ku ajo gabon po keshtu me histori dentistesh sikur nuk shko.

Ti e di, une e kam te qarte stereotipin e copes se mishit dhe vendi  i debiles ne peshk eshte i zene. Per ty mendoja se i lexoje shkrimet, kam pas fakte per kete vecse tek ky koment me ke zhgenjyer plotesisht.

P.S. Si ishte puna e lekeve qe cove dem per librin ? E njihje me perpara se t`i lexoje shkrimet  kete zonjen qe ishe me perceptim pozitiv dhe qe kur fillove t`i lexosh ndonje gje ndryshoi ai ?

Nuk mund ta besoj se si mund te shkruahet nje gje e tille nga nje nicknemse qe vazhdimisht eshte rekur per debatin me etike ne peshk.

Zero yje per komentin tend.

Personalizimi i shkrimint dhe sharja me rrenje e dege e zonjes Topalli nuk i sherben fare pjeses tjeter ku shpegohet merreveshja e liberalizimit te vizave.Shkrimi do te ishte shume me i mire pa sharjet qe i drejtohen zonjes Topalli.

Ma merr mendja qe edhe ti po te ishe kryeministre dhe Shqiperia te futej ne NATO dhe te aplikonte per kandidat ne BE ,do ta perdorje si sukses te qeverise qe drejton.Sipas teje qeveria shqiptare nuk ka asnje merite,por nuk mendojne keshtu ata qe e pranuan.

Sic duket edhe ty te kane zene ethet e fushates elektorale.

Shume i gjate muhabeti. Shtoj uje veres, e s'ka shije. Pa i rene nga Kina sic ben autorja.

E para. Per te punuar lirshem, duhet anetaresimi ne BE. Permiresimi i situates ekonomike, sociiale etj nuk eshte pasoja e ketij anetaresimi. Ne fakt eshte e kunderta.

E dyta. Per te qarkulluar gjysem-lirshem, nuk eshte e nevojshme anetaresimi ne BE. Kerkohet statusi i aplikantit. Kalon doganen Shengen, ke te drejte te qarkullosh per tre muaj. Pas tre muajsh duhet te kthehesh ne vendin tend e te kalojne 3 muaj nga data e daljes nga vendi Shengen, nese deshiron te rikthehesh. Gjithe diskutimet mbi mafien, prostitucionin, etj etj jane te kota. Merr shembullin e Rumanise apo Bullgarise. Vlereso impaktin kriminal ne vendet BE. Krahasoje me Shqiperine e pastaj kupto se kto jane çeshtje qe "te huajt" i perdorin thjesht kur duan te bejne presion. Vendimi per te pranuar apo jo lidhet me permbushjen e disa standarteve, por eshte ne rradhe te pare vendim politik. Jo shume i ndryshem nga ai qe u mor me pranimin e Shqiperise ne NATO. 

Ketu behet fjale per nje "sharlatane" qe kur shkon jashte shtetit me paret QYL te shqiptareve , zgerdhihet e shklyhet tu thone deklarata miresie ne emer te Shqiperise..... dhe....kur eshte brenda Shqiperise shkelyhet e zgerdhihet edhe ngre koken lart si "burneshe" kur flitet per tredhje neper mitingje ne prezence te femijve. Flitet per nje Politkuaj-hane te viteve 200 jashte cdo standarti....si cdo brigadiere e zakonshme e bujqesise qe e ze hera si antare te byrose politke e PP ose anetare  e byrose politke te PD .  Askush nga qylanjoset e ketij vendi te drobitur nuk ka te drejte te tallet me ..po qe se..dhe aq me teper me fitorjet e arritura smiley nga PD  alias PK sot. Politike per fushate le te shkoje te beje ne Komunen e Bishtqenthit ose ke veni plehrave ku shkojne te gjithe herojt e LII pas vizitave te saj te "sukseseshme" .

A ka mundesi te bejme per ca caste pa Jozefinen dhe Mirelen?????

Cfare do kundershtonit me fakte ne artikullin ne fjale? Me fakte them.

Xhozi&Mirela mund te bejne nje titull filmi ala Thelma&Luis, por a ka mundesi per nje here te vetme te dalim nga klubi me tym dhe avull ferneti dhe te themi, psh, une nuk jam dakord me paragrafin:

Sipas nje studimi te bere ne janar 2009, nga "Levizja Europiane Shqiptare" (European Movement in Albania) mbi rezultatet e "Marreveshjes se Facilitimit te Vizave" nje vit pas hyrjes se saj ne fuqi, rezulton se shume pak ose aspak ka ndryshuar ne realitet per shqiptaret qe aplikojne per viza: numri i dokumentacionit te kerkuar nuk është pakesuar, kostoja e shpenzimeve nuk është zvogeluar, vazhdon te kete ndryshime ndermjet ambasadave per pagesat dhe nuk është hequr ajo per kategorite e permendura.

Pra, jemi ende shumë larg lëvizjes së lire, gje qe do te thote perpjekjet e qeverise per te injektuar shprese dhe eufori tek qytetaret, ose me sakte per te genjyer qytetaret e vet, jane per te ardhur keq e duhen denuar.

sepse... fakti 1, fakti 2 dhe fakti 3 deshmojne te kundertetn....

Hidheni poshte kete, si fillim. Kush mundet, te gjuaje gurin i pari! Ishte nje pjese e zgjedhur rastesisht.

PS mos ta bejme kenete arnaute me patjeter ket vend!  smiley  

 Shqiperise, i ka dale nje problem i madh tani, qe tashme perendimoret e dine, problemi i abuzimit me taksat.

Per 4 vjet J Topalli i ka vene ne rrjesht 140 burra ne parlament.

Nuk u tremb as nga bilbilat e borite e socialisteve ,as nga karriket e mundesit Ilir Meta.

Per 4 vjet shetiti ku i deshti qefi,u takua me udheheqesit me ne ze te botes,dhe kudo qe shkoj u prit e u nderua si mbretereshe.

E gjora Bogdani sa e vogel dhe pa vlere duket me kete artikull.

ku i deshti qefi, me udheheqesit me ne ze te botes.....Hallall ja kena bo Paret smiley ato llafet perpara ne mes e ne fund i ke shtu kot. Kete po qe e ke thone REALISHT .Kot nuk je xhentelmen, bile- BILE prej anglie  smiley

Brenda javes dhe kjo gazete antishqiptare do bllokohet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).