E dënuar që në embrion…

Shoqëria shqiptare mund të ketë njohur shumë progrese në drejtim të emancipimit. Megjithatë ende ndeshemi me fenomene që sikur duan të vërtetojne të kundërtën. >smiley>

Që në fillimet e jetës bashkëshortore, një çift i ri shqiptar merr urimin u shtofshi me një djalë”. Dhe ky urim del nga goja e shumicës së familjarëve dhe të njohurve. Në shumë raste babain që shtohet me djalë mund ta gjesh në lokalin afër maternitetit duke qerasur 20-30 vetë. Shumë më rrallë e kam vërejtur një klishe të tillë në rastin e lindjes së një vajze. Këtë e konstatoj dhe vetë gjatë punës time si gjinekolog kur shumë prej baballarëve pezmatohen disi kur gjatë ekzaminimit ekografik marrin vesh se fëmija i ardhshëm do të jetë vajzë dhe jo djalë. >smiley>

Disa herë kam dëgjuar afirmime të çuditshme të disa baballarëve si psh: do ndaloj deri sa të dalë djali (!!!) Para shprehjeve të tilla fillojnë dhe më vijnë ndër mend disa paciente me 6 – 7 fëmijë ku vetëm i fundit ishte djalë… Kam pyetur dhe kolegë të tjerë për të parë në se ishte një percepsion i gabuar i imi apo jo. Të gjithë që pyeta më konfirmuan se një gjë të tillë u ndodh shpesh. >smiley>

Por ajo që të tmerron më shumë është se ky diskriminim ndaj femrës fillon disi më herët… që në embrion (!) Ka shumë raste kur një çift kërkon një ekzaminim ekografik gjatë shtatzanisë për të parë seksin e fetusit, ndërkohë që nuk kërkon në radhë të parë observimin në se kjo shtatzani po ecën normal apo nëse fetusi është i zhvilluar normal. >smiley>

Me përparimin e teknollogjisë, aparaturat ekografike janë të afta të përcaktojnë në shumë raste seksin e fetusit rreth javëve 12-14 të shtatzanisë. Megjithatë mjekët obstetër-gjinekologë preferojnë të shprehen për seksin e fetusit në një ekzaminimt tjetër ekografik disa javë më vonë, kur dhe siguria është 100%. Një pjesë e çifteve biles kërkojnë abort selektiv vetëm për faktin se e kanë bebin femër. Sërish këtë fakt mund ta konfirmojnë shumë kolegë të mij. lace wsmileyt="on">Posmileylace>, po dhe po! Në Shqipëri ka raste që kërkohet abort selektiv vetëm për faktin se produkti i koncepsionit është femër!!! >smiley>

Në shumicën e vendeve perëndimore, aborti lejohet me ligj deri në javën e 12-të. Pra një femër mund të bëjë abort me dëshirën e saj brenda 3 muajve të parë të shtatzanisë. Pas kësaj moshe të barrës, aborti është i paligjshëm. Këtu bëjnë përjashtim rastet me abort medikal, ku indikohet aborti për një patologji të caktuar të nënës e cila mund të agravohet nga shtatzania duke vënë në rrezik jetën e saj, dhe rastet kur janë depistuar anomali të ndryshme fetale. Dhe legjislacioni shqiptar nuk përben përjashtim në këtë mes.>smiley>

Personalisht jam kundër abortit, edhe përpara javës së 12-të kur lejohet me ligj. Megjithatë nuk dëshiroj të hap një debat me temë pro apo kundra abortit në tërësi, pasi nuk është qëllimi i këtij artikulli. Dua të trajtoj vetëm fenomenin e abortit selektiv për fetusin femër. Duke qenë se seksi i fetusit përcaktohet përtej javës së 12-të, atëherë cdo abort selektiv ndaj fetusit femër është i paligjshëm. Ndaj dhe çifti që kërkon këtë gjë kryen një vepër penale. Po ashtu dhe personi që e teorikisht e kryen këtë abort. Bluzat e bardha asnjëherë nuk do të pajtohen me kërkesa të tilla. Jo vetëm sepse është dicka e paligjshme, por sepse në radhë të parë është dicka amorale dhe aspak etike. Ato vetëm mund të konstatojnë me hidhërim fenomene të tilla, por janë të pafuqishme për ti ndryshuar. >smiley>

Në shumicën e rasteve është kandidati për baba që kërkon abort selektiv për bebin femër, menjëherë sapo bashkëshortja e tij është ngritur nga shtrati ku ka sapo ka bërë ekografinë. Aq e fortë është shtypja që ushtrohet nga kjo shoqëri patriakale, sa që femra para kësaj kërkese të të shoqit nuk mund të flasë një fjalë. Thjesht miraton në heshtje kërkesën e tij.>smiley>

Në punën tonë të përditshme ne konstatojmë se shoqëria shqiptare është një shoqëri tmerrësisht patriarkale. Nuk ka rëndësi proporcioni i konstatimeve në raport me popullatën. Rëndësi ka fakti që konstatimet ndodhin cdo ditë. Ky fakt, i abortit selektiv, mbase jo shumë i njohur, e vërteton këtë më së miri nivelin tmerrësisht të ulët të emancipimit të shoqërisë sonë. >smiley>

Të tilla fenomene vërtetojnë se shoqëria jonë ka humbur deri në një farë mase edhe nocionin e disa vlerave dhe standarteve morale apo religjoze. Debatet e ndryshme të nivelit të lartë intelektual mbi religjionin e shqiptarëve në rastet e abortit selektiv bëhen nul kur babai që kërkon abort për fetusin e vet femër lutet tek gjinekologu me shprehje të tilla: “aman, doktor për kish’ të Laçit ma hiq se e kam femer” apo “për at’ zot dua ta heq”. >smiley>

Mendoj se përpjekjet për të përmirësuar pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare duhet të shkojnë përtej seminareve apo emisioneve shoë në mbrëmje të cilat nuk gjejnë jehonën e duhur tek ajo pjesë e popullatës nën nivelin mesatar intelektual. Është shteti në këtë mes që duhet të luajë rolin primar përmes edukimit që në femijërinë e hershme të brezave që sekset kanë të drejta të barabarta duke filluar që gjenezë. Shteti duhet të bëjë të ndihet autoriteti i tij duke forcuar kontrollin mbi praktikat e aborteve; pse jo dhe me anë të sanksioneve të ndryshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një përmirësim të shpejtë dhe real të situatës.

34 Komente

Shteti duhet të bëjë të ndihet autoriteti i tij duke forcuar kontrollin mbi praktikat e aborteve; pse jo dhe me anë të sanksioneve të ndryshme.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              Di ndonjeri te na sjelle ketu ligjet ose amendamentet ne kushtetuten e shtetit shqiptar qe kane te bejne me abortin?

Me duket e palejueshme, jonjerezore dhe e peshtire qe akoma ne Shqiperi babai vendos mbi abortin ose jo te embrionit qe ndodh te jete femer, pa marre fare parasysh mireqenien shpirterore dhe fizike te nenes, pa marre parasysh jeten qe po vret kesisoj. Do duhej te ishte e jashteligjshme, nese nuk eshte akoma, nderhyrja abortive per shkaqe te gjinise se embrionit. 

 

Ka nje konkluzion por nga ....smileyEngels..ashtu si akoma nuk mund te percaktohet ku fillon krimi dhe ku humanizmi ne rastin e abortit . Dilema per te shpetuar jeten e nje Gruaje duke abortuar femijen eshte po aq e paqarte sa prurja ne jete e femijes duke sakrifikuar memen. ...Personale ! Duke bere nje  vezhgim rigoroz e serioz ,natyra dhe shoqeria pergjithesisht  .........kane vertetuar te DYTEN smiley . Psikologjia qe mbartin e pasqyrojne ne raste te vecanta shume individe eshte shume shekullore .

Me duket se nuk e ke lexuar temen plotesisht.

Nuk ka aspak dileme ne kete mes. Behet fjale per abort selektiv, ku cifti vendos te beje abort kur merr vesh se fetusin e ka femer. Nuk eshte abort medikal qe behet per te shpetuar jeten e nenes!

Jo mik jo!

Eshte abort selektiv tek nje nene e shendetshme me barre te shendetshme por qe eshte cik femer....

Eshte nje fenomen qe ndodh dhe ne Tiranen e vitit 2009 dhe duhet denoncuar sepse eshte shtazarake... Qe ketu fillon diskriminimi ndaj femres!

"Aborti selektiv" mbi baze gjinine nuk e besoj se eshte shume i perhapur ne shqiperi,ose ai paraqitet si fenomen,dhe hajt tani te marrim nje rast,dhe ta pergjithsojme.,keshtu ndodh ne Shqiperi.Nga ndonje here ne i hapim vetes namin me kete "abortin selektiv"...Mund te them,se edhe per mentalitetin "djal apo vajze" qe me thene te drejten,ka qene nje deshire,dhe nje fenomen zoterues ne Shqiperi ne favor per djale se sa vajze,ka ndryshuar.

Bile sot kur bie fjala per  djale ose goce,pjesa me e madhe e shqiptareve, te pergjigjen :

"ska rendesi,djale apo goce,mjafton te jete shendosh e mire,femija dhe nusja"..

.. femije te jete,pastaj gocat jane me te dashura,bejne me shume per prinderit,hajt se me mire nga nje ane te kesh goce,te pergjigjen shume vete.

Nuk e kuptoje pse i meshojne me shume disa rasteve ose mentaliteteve sikur keto jane te pergjithshme, kush ka bere nje studim te mirfillte per ta vertetuar,se ne shqiperi"aborti selektiv mbi baze gjinine eshte nje fenomen tipik shqiptar?

Ky shkrim megjithese ka brenda nje vlersim pozitiv mbi gjykimin kundra "abortit selektiv,gjinor" dhe mentalitetit,per mua ka nje ane negative qe perhap nje fenomen te tille,ne shqiperi si  masiv dhe shqetsues!

mire, nje analize e mire. edhe pse une nuk i kam honepse asnjihere keta qe thojne shoqeria shqiptare eshte keshtu, shoqeria shqiptare eshte ashtu. jetojme ne nje bote e cila ka per baze familjen dhe sistemin patriarkal. ketu duhet te ndalemi pak: pse ndodh qe duan te abortojne nese eshte femer? ca ka nje femer me pak se mashkulli? bibilushin? sa kan me ja pa sherrin bibilushit meshkujt me vone!

femra normalisht eshte me e dashur. me e prirur ndaj familjes. edhe pse shkon te burri, shkon fjale per fjale, ajo se harron kurre familjen e saj, gje per te cilen ndoshta cunat jane me vulnerabel.

kete gje do te doja te me shpjegonit ju qe jeni moderna: si ka mundesi qe sa me shume "perparojme" aq me shume jemi te prirur drejt krimesh te tilla? si ka mundesi qe s'kemi as fe, as moral te na ndali para asgjeje? kur vrasim nje femer a thua jemi ne gjendje te mendojme se po i ndalim kursin jetes, po vrasim nje nene te mundshme, po vrasim nje njeri, dhe njerezit i dergon dhe i merr vetem Zoti?

dhe nuk e di kush e percakton linjen ketu te peshku, dmth kush eshte drejtori, po desha te dija me ca ideje nisen kur postojne nje seri shkrimesh te tilla? ca dun me na thane? thjehste per kuriozitet. ca duhet te ndryshojme? te dalim ne demostrate me parullat e nje majit te lyera me boje tjeter kundra baballareve qe kane frike prej femres?

Eshte per te ardhur keq kur degjoin nje koment si ky i ketij cunit nga Shengjini. Shkrimi im mendoj se plotesonte te gjitha kushtet per tu edituar.

Qellimi im ishte thjesht te ndergjegjesoja sapopak sa me shume njerez te mundja ne lidhje me kete fenomen te cilin e kam konstatuar ne Lezhe, Shkoder, Berat, Vlore dhe Tirane. Dhe eshte goxha masiv.... 

U be nje vit qe kur jam kthyer ne Shqiperi (pas mbarimit te specializimit) dhe eshte fenomeni qe me ka tmerru me teper! Qe ketu fillon diskriminimi gjinor! Qe ne embrion!

As me keni kuptuar fare per debatin qe dua te percjell. Nuk dua te bind mbi paligjshmerine e abortit selektiv: cdo abort selektiv kryhet pas javes 14 (sepse atehere shihet seksi ne eko). Nga ana ligjore cdo abort pas javes 12 eshte i paligjshem. Mirepo ka cifte qe vendosin qe nqs ne javen 14 do e kene fetusin femer do e abortojne ndwrsa po ta kene mashkull do e mbajne.

Boll derdellitetet se e paskam gjeneralizuar fenomenin. Doemeos qe nuk keni si ta dini proporcionin sepse per keto raste cifti nuk jep interviste ne gazete. Une jam gjinekolog dhe konfirmoj se eshte goxha masiv. 

Rolex,

Si fillim, nese vertet do te ndergjegjesosh ca rob, ofendimi nuk eshte nder menyrat me te mira. Aq me shume qe sic thua, keta rob s'ka se si t'i dine detajet e ketij fenomeni.

Tashti nese eshte kaq masiv ky lloj krimi, mbase do filluar me ata qe e kryejne, pra koleget e tu. Po sikur te rraset ndonjeri mbrenda per vrasje me paramendim, pa folur per heqje licence a gjera te ngjashme.  A do zene mend te tjeret thua?

Civilizimi do kohe, shkollim, mireqenie e me the a te thashe. Po ligji zbatohet me dru.

 

Nuk e kuptoj llogjiken tende: Procedimi penal duhet te filloje nga prinderit qe kerkojne nje gje te tille, pasi e kane dhene denimin per krijesen e tyre para se te nisen per ne spital.

zhukovo se pasekm pa kete gjen. jam prej torovice sa per info, jo prej shnini, dhe ne ate idene time ta mbeshteta.

ta mbeshteta shume fare bilez, pervec faktit qe nuk me pelqen kur thuhet shoqeria shqiptare shoqeria shqiptare. ndoshta ngaqe i kam do vjet jahste hde keto fenomene i hasi kahmos, ndoshta ngaqe 3 milione shqiptare nuk bejne tendence jashte botes, por ketu s'ta mbeshtes dot.

atehre, ata qe kryejne abortet o jane shtriga ne shpi, o doktora qe per pare te heqin syte. edhe per kete shkruj nje here tjeter me na ndergjegjesu.

une thjehste isha dakort me ate ca the, po meqe ketu hiqem si konservator desha me terheqe vemendjen se tash na modernat i bajm kto gjanat. ne fis tem qesin pushke me na le djale se jem shpi femnash. secili prej axhave te mi ka dyfishin e femijve femer. edhe keto te rinjte prape femra i kemi ma shume. e nuk di naj rast abortimi.

sepse na kane msu me e dashte jeten. edhe kur gjindemi perpara dilemave te medha tip, o leke per abort o ndergjegje, ne zgjedhim ndergjegjen. prandaj nuk jemi boba te mdhoj.

 

Eshte shume e rende kjo qe thua Rolex.

Mentalitetin shqiptar e dime te gjithe. kaihere mendoj qe zoti sna e bon mbare si milet sepse jemi nga ato lloj shpirtzinjsh sa merzitemi kur zoti na fal nje bebe femer. Dhe nuk merziten vec meshkujt, por shume here jane vete femrat kunder  pasjes se nje femije femer. kjo eshte dreqi e mori shume e vertete ne 2009 dhe ne tirane sic thua ti, dhe ne shtresa te shkolluara dhe me gjendje jo te keqe ekonomike.

Megjithate, ndaj keqpritjes se nje femije femer, dhe vrasjes ne bark ka ndryshim te madh. Nuk e di cte them per abortin selektiv.

Por eshte e rende ajo qe thua, dhe ben mire ta kesh te mbeshtetur ne prova te mjaftueshme

 

 

 "Nuk e kuptoje pse i meshojne me shume disa rasteve ose mentaliteteve sikur keto jane te pergjithshme, kush ka bere nje studim te mirfillte per ta vertetuar,se ne shqiperi"aborti selektiv mbi baze gjinine eshte nje fenomen tipik shqiptar?"

Artian, nuk eshte ceshtja nese ketu kemi te bejme me nje fenomen tipik shqiptar, apo "disa raste ose mentalitete" te vecuara... - ceshtja eshte se keto raste, sado tipike apo te vecanta te jene, egzistojne, dhe duhen marre parasysh nga ligji dhe shoqeria jone.

Demaskimi i ketyre rasteve nuk ka asgje negative apo shqetesuese, sic thua; perkundrazi, eshte per t`u pershendetur dhe inkurajuar si akt civil dhe human. Sa gra ka qe vuajne heshturazi dhunen psikologjike e fizike te burrit (e ketu po flas vetem per rastet kur aborti kerkohet prej burrit), te cilat do shpreheshin hapur kunder nese do kishin mbeshtetjen e plote ligjore te shtetit?

 

 

Ndoshta duan te na thone se kemi mungese te theksuar emancipimi si pasoje e nje niveli te larte injorance qe vjen nga mungesa e nje edukimi te pershtatshem te shoqerise uke filluar qe ne femijeri. smiley

losttext,ne qoftese eshte problem "vakumi ligjor" per te parandaluar rastet e "abortimit selektiv"jam dakort,por abortimi ne dem te gruas nuk ekziston vetem ne shqiperi,kur ajo eshte nenpresionin e burrit ose te dashurit,cfare une nuk pelqej eshte kur theksohet shume sikur problemet me abortin per abortin  ndodhin vetem ne shqiperi!

 

 artian, perseri ketu nuk eshte puna a ndodhin vetem ne Shqiperi keto lloj abortesh, por pikerisht pse ndodhin atje, pikerisht nen ate justifikim te mjere dhe cnjerezor.

Eshte vetem nje ane e diskriminimit te gruas atje, ku gruaja perceptohet e shihet sot e gjithe diten si trofe, si prone.

Lista eshte e gjate, e vetem kur te fillojme e te "sqarojme" ate liste me veten tone, do mund te themi se kemi perparuar si shoqeri ne planin njerezor. Perrallat me perqindje s`i ha njeri.

Ndoshta autori (qe eshte dhe gjinekollog) e ka pergjithesuar pakez problemin, sepse ne realitet, shumica e shqiptarve e pranojne lindjen e vajzes dhe nuk jane dhe aq ekstremiste. Natyrisht qe ka nje buze rrudhje apo me sakte nje gezim jo aq te madh ne krahasim kur lind djali, por kjo eshte e natyrshme, biles edhe nenat/mamat gezohen shume kur ju lind djale.  Tani ç'ti besh, e kemi kete privilegj ne meshkujt, gezojme te tere kur lindim smiley  smiley  

Ja nje shembull i rastit ne shoqerine shqiptare:

http://www.sekseri.com/pune/09-apr-14/ekonomist

Kompani Private kerkon te punesoje ekonomist ( mashkull ) qe te plotesoje keto kushte:
Te perdore shume mire programin Excel
Avantazh eksperienca e punes
Te jete i sjellshem dhe i komunikueshem
Te interesuarit te telefonojne ne numrin e mesiperm
Ju mirepresim!

 

 

Mendoj se përpjekjet për të përmirësuar pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare duhet të shkojnë përtej seminareve apo emisioneve show

Keto perpjejke duhen marre nga vete meshkujt perndryshe perfundohet kurrkund. Po s'pati kjo ceshtje nje flamurtar (jo flamurtare) nje vere ne uje behet. E forta eshte qe shume femra e urrejne vete gjinine e vet e i rrisin djemt me po te njejten antipati. Dmth meshkuj te sojit tat veshtire te gjenden. Edhe une jam nga ata qe tani vone po e ve re ket ceshtjen e diskriminimit gjinor te vetja ime: e kjo vetem sepse po studioj ekonomi kto kohet e fundit.

Motoja ime vazhdon 'love the sex, hate the gender' por kur perballohesh me realitetin e frikshem atje (psh Ruli qe e quan 'xhan' debatuesen Seseri se eshte femer) me ben qe ndonje here ti therras mendjes! Po jo shume shpeshsmiley

Me vjen mire qe me ne fund dikush po flet per kete plage te rende te shoqerise shqiptare, qe po te mos e kisha pare me syte e mi ne cfare permasash ekziston, mbase edhe une do mendoja si disa me siper, qe ky artikull po e ben qimen tra.

Nuk eshte aspak e vertete qe fenomeni i abortit selektiv eshte i rralle dhe i izoluar. Eshte aq i shpeshte sa vetem po te silleshit nja dy tre dite neper ambientet e maternitetit, do e kuptonit se eshte per te vene duart ne koke.

Thjesht po ju lutem te mos mohoni e beni sikur nuk ekzistojne gjera qe nuk i keni pare vete. 

Nderkohe jam shume i interesuar te degjoj komentet qe shpjegojne me thelle kete dukuri, sepse jam shume kurioz.

Me duket se nuk e ke lexuar temen plotesisht...Mbase keshtu te eshte dukur por une te kam thene me URTESI se si duhet ta gjykoje duke Ju shmangur emocioneve dhe bujes per HICGJE.... Psikologjia qe mbartin e pasqyrojne ne raste te vecanta shume individe eshte shume shekullore . Pra  ata qe e kerkojne kete abortim . Ketu hyn edhe rasti i prurjes suaj. Dhe me humor po te them se kemi qe nga 64 qe kemi ndruar LEKUN dhe akoma Qeveria e Parlamenti flet me lek te reja-vjetra smiley Ti do nga robt e thjeshte me "diploma universiteti" apo " mastera" te mos aboprtojne  ????? smiley Megjithate eshte i kuptushem shqetesimi JUAJ por jo i atij niveli qe kerkon ti japesh. Eshte nje problem RUTINE qe sejcili e zgjidh jo mbi bazen e kodit etik tendit apo timit.

Qafo qemoti kishte nje urim nen ze ...Ishalla te dale djale se po doli femer eshte e shitur ...qe ne brezin e fytyre grive gjeti nje cpengim tjeter...Po doli curve hallal se e ka ber e natyra ....ja kthente tjetri ...po po doli pede ? smiley Ai xhani jot dhe i Rylit eshte dy kuptimsh sot ....sidomos me ciftimin e sumtekelekeve s'po ka me dallim smiley.

Fenomen tipik indian. 

India e ka te ndaluar me ligj te thuhet seksi i femijes para lindjes, gjinekologu kalon andrralla po e beri. 

Persa i perket fenomenit ne vetvete, c'te thuash? Lum shqipot per hallet qe kane!

E le me kaq, s'dua ta filloj javen duke vjelle vrer.

Eshte per te qare hallin qe ca njerez, qe nuk perballen me realitetin ne Shqiperi, mendojne se nuk ekzistojne ca gjera te tilla. Ekzistojne qe c'ke me ate pune dhe eshte teper e dhimbshme, aq me teper kur vihemi para fakteve nga nje njeri qe e njeh mire dhe perballet perdite me kete fenomen. S'e di, ndoshta duhen vene ca ligje, qe njerez te tille qe kerkojne dhe vene kushte mbi natyren, mbi ardhjen ne jete te nje kerthije te pafajshme, qe ngjizja dhe zoti e ka bere femer, te denohen, t'u jepet nje ndeshkim i paqte, psh. te kamzhikohen ne mes te qytetit... dhe kete s'e them per shaka, o njerez, po ketu me ka zene mllefi vertet... Ka te tjere qe vuajne dhe s'mund ta sjellin dot nje femije ne jete, keta shkojne e vrasin... Eshte e tmerrshme dhe per te qare! 

Ne UK aborti mund te behet deri ne javen e 24-t. Tashme po mundohen ta ulin deri ne 20 jave, por me duket se ende nuk ka hyre ne fuqi.  Kam degjuar per shume gra indiane qe kerkojne te bejne abort sepse nuk duan te kene femije vajze, por djale dhe ka qene dicka shqetesuese ne nje nga zonat e Londres parvet, me duket.  Nuk e di se sa e kane limitin e abortit vendet e tjera europiane, por eshte e tmerrshme te lejosh abortin (jo ate selektiv, thjesht abort per mosdashje te femijes pavaresisht nga seksi) deri ne javen e 24-t.

Eshte dicka e dhimbshme te lexosh kete shkrim, por nuk mund ta besoja kurre qe eshte dhe fenomen shqiptar.  Nuk me duket se jemi aq cinike per te hequr nje femije vetem nga seksi. Nuk besoj se autori mund te kete kaq shume fakte sa te beje nje pergjithesim te tille.

Ujku duhet te kesh informacion te gabuar. Java e 24 i thone gati 6 muaj :O

Jo, jo nuk e kam aspak gabim. Eshte e vertete, aborti lejohet deri ne javen e 24-t.  Eshte e tmerrshme, kur femije qe lindin ne javen e 21-te te nje shtatzanie te deshiruar mbijetojne, te tjere thjesht sepse nuk duan me ta lindin femijen vendosin te bejne abort (falas me nje leter nga doktori personal, gjithsesi mund te vesh edhe privatisht e te paguash).

Me duket sikur ketu nuk tregojne kujdes per metodat kontraceptive, por e perdorin abortin si te tille. Cinike apo jo?

Zhukov,

prurje e mire rreth te ciles mund te beje shume debat gjaet dhe gjere per shoqerine shqiptare dhe historin e zhvillimit te saj.

Perfytyroje per nje cast veten mjek qe vjen nga nje specializim por jo ne vitet 2000 por , fiks ne vitin 1960.

Cer dua te them. Thjesht dua te te sjell ne vemendje se si shkon kjo pune dhe sa i rendesishem eshte ecuria e  grafikut te emancipimit shoqeror me kurben e analizes qe ti i ben "diskriminimit". Pra, nuk duhet harruar kush kemi qene dhe si kemi evoluar deri tani. Po ama po ta vesh re per shume gjera vemi dhe nga vemi shkojme tek edukim/emancipimi dhe po te fillojme ketu do ta shikosh se cer gabimi beme kur gjene me kryesore ne keto vitet e hapjes e lame pas dore : shkollimin/edukimin .

Nese ti pret qe ne vite qe vijne ata 12-15 % analfabetet zyrtare te ndryshojne mendim ta them une qe ke pritshmeri te gabuar.

Problemi eshte kompleks dhe emancipimi eshte kuptuar keqazi ketu daje.

Komentet jane shume te vlefshme nga te gjithe ju edhe une solidarizohem ne kete ceshtje, tani per autorin (meqenese eshte edhe gjinekollog) ndonje formule te vecante per te bere goce do na vinte ne ndihme se na mbyten meshkujt, une jam pro gocave dhe do jem gjithmone, megjithese fati me ka rrethuar vetem me gjinine mashkullore. (ma dergo ne privat po munde)

Flm.

Po qe se Mashklli e do me shume nje lindje femije se sa femra ( sebepi sherrit) e ke GOCE. Po qe e kunderta qe femra (sebepi i sherrit) e do me shume lindjen e femijes e ke MASHKULL . Maje shnim dhe mos u hallakat me daktore se jane si ata qe parashikojne kohen ..vende vende me shi e vende vende me diell smiley

Shume teme interesante! Une kam pasur fatin te isha nga ato vajza qe kur linda babai qerasi jo 20 a 30, po 100 miq e farefis dhe qe nga ajo dite e deri sot kam qene 'princesha' e vogel......eh, tani jo me dhe aq e vogel smiley... e familjes...dhe nuk ka pasur absolutisht asnje dallim midis meje dhe vellait tim nga prinderit, qe po ashtu me kane thene gjithmone te mos pranoj te me thote dikush qe eshte ndryshe. Por mund te them qe edhe pse jam lindur e rritur ne Tirane dhe ne ambjent shume perparimtar, rreth meje kam pasur shume shoqe e shoke qe trajtoheshin ndryshe nga familjet ne baze te gjinise. Dhe ne mund te them ne nje klase prej 28 vetes per shembull, ne gjimnaz kisha shtate raste kur familjet kishin bere vajza deri sa te dilte djale. Per me teper, kam degjuar fatkeqesisht ne rrethin tim shoqeror edhe tani qe disa vajza/gra te reja kane bere abort se duan vetem nje femije dhe e duan djale.

I lumte zoterise per kurajon, se per nje teme te tille ne Shqiperi te hidhen ne fyt, ca se preferojne t'a injorojne dukurine se kur e shohin te shkruar e zeze mbi te bardhe duket sheshit sa e shemtuar, e rrezikshme dhe e prapambetur eshte, e ca se nuk ju intereson qe kjo te diskutohet.

Ujku e ka gabim!

Aborti eshte i lejueshem ne UK, vetem para javes se 12, nqs femra e deshiron.  Java e 24 qe ti permen eshte nje gabim dhe keqinformim, pasi ne UK java 24 cilesohet momenti me i hershem per te klasifikuar lindjen, nderkohe qe ne Shqiperi kjo eshte 28 jave.

Pra nqs nje fetus del (ose e nxjerrin) para javes 24 (ne UK) ose para javes 28 (ne Shqiperi) kjo ngjarje klasifikohet abort. Por kjo nuk do te thote se lejohet ne keto data!

me ligj aborti lejohet:

  1. para javes 12 nqs femra e deshiron,
  2. deri ne javen 20-22 nqs konstatohen anomali fetale dhe cifti vendos abort
  3. ose ne cdo moment nqs shtatzania rrezikon shendetin e nenes.

Le te vzhdojme me tej me denoncimin e ketij fenomeni , te cilin akoma ka njerez qe nuk ja njohin shtrirjen. Aborti selektiv, duke u nisur nga 3 kriteret e mesiperme, eshte nje abort ilegal. Ndaj presupozon ndjekje penale per:

  1. Ciftin qe vendos te beje abort selektiv (sepse e ka femer fetusin). Cifti eshte dhe fajtori kryesor sepse eshte ai qe denon krijesen e vet femer me vdekje.
  2. Personin qe e kryen kete abort, qe ne shumicen e rasteve eshte gjinekolog ose ndonje plake ne fshat. Me ate koleg timin qe kryen nje gje te tille nuk pajtohem kurrsesi; megjiathate deri ne nje fare mase eshte i justifikuar sepse nje cift nqs ka vendosur per abort ne nje menyre apo tjetren do e beje ate. Nga eksperienca ime, di raste qe kam refuzuar dhe qe me vone jam bere me dije se e kane abortuar fetusin diku tjeter (koleg tjeter), ose ne shtepi (kjo ka sjelle dhe paraqitjen me urgjence te femres per hemorragji te rrezikshme per jeten ne maternitet apo per perforacione uterine). Pra mund te themi se berja e abortit nga mjeku gjinekolog i heq mundesine femres te abortoje ne shtepi apo ne ferra, duke eliminuar rrezikun e vdekjes nga hemorragjia, infeksion etj etj. Sepse per nje cift qe e ka ndare mendjen per abort nuk ka asgje te pamundur. Ai do e beje ate! Ju lutem me besoni per kete qe them! Kjo vertetohet dhe nga cmimet 500 $ qe taksohet nje abort selektiv nen dore (klinikat private).

Sa interesante ketu ne Shqiperi. Ka njerez qe bejne ekspertin per cdo gje! U drejtohem atyre qe jane skeptike ne lidhje me proporcionet e ketij fenomeni: me lejoni mua ta them kete proporcion, pastaj beni komentet se a ka lidhje kjo gje me emancipimin e shoqerise shqiptare apo jo!.

Rolex.zhukov,

Nuk e kam gabim, ketu aborti lejohet deri ne javen e 24-t. Ky nuk eshte keqinformim, por nje fakt. Telutem kontrolloji faktet, perpara se te me gjykosh pa te drejte.

Deri ne vitin 1990, ky limit ishte 28 jave, por me ane te nje ligji ne kete vit u ul ne 24 jave.

Ne pritje te pergjigjes suaj

zhukov,

Kjo dukuri verehet ne angli tek minoritetet. Ne vecanti te minoriteti Pakistaneze! Edhe ketu eshte folur hapur per kete problem ne media.Sigurisht qe eshte shume sensitiv si debat dhe fjalet maten shume mire para se te thuhen.Por mesa di une nese nje doktor ketu ne Angli ka dyshimin me te vogel qe dikush kerkon abord, sepse ka gjini femerore femijen, ka te drejte te lajmeroj social servisin apo edhe policine.

Por vi re nje FAKT shume interesant. Minoriteti me shkollimin me te ulet ne Britani eshte minoriteti Pakistanez!

Te them te drejten deri me sot ne Angli nuk kam degjuar kurre qe nje Shqiptare te kerkoj abord sepse pret vajze. Mbase kjo dukuri eshte vetem ne shqiperi!

 

Nuk eshte e veshtire per te gjetur lejimin e abortit ne Angli,shko ne internet dhe e gjen. Ujku i Humbur ka te drejte.

Problemet e abortit ne angli nuk jane djale apo goce,por mardheniet seksuale para marteses.Keshtu nje vajze e re,detyrohet te abortoje,se i dashuri i saj(i pare) nuk do femije,keshtu vajza aborton dhe le te dashurin e pare,dhe fillon me te dytin...ne, ne shqiperi i themi ketyre gjerave pune kurvash!.. na falni per shprehjen e !! Ne fakt nuk po flasim per keta raste!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).