Durres-Kukes, borxh me interesin me te larte historik

Kredia tregtare 250 milione euro qe qeveria shqiptare mori nje dite me pare nga dy banka te huaja private do te jete me e shtrenjta ne historine e financave shqiptare.

Edhe pse Ministria e Financave nuk i publikoi zyrtarisht termat e marreveshjes se kredise, Top Channel ka mesuar nga burime konfidenciale te sigurta, se interesi i saj do te jete euribor + 9.6 per qind.

Me normat aktuale te euriborit interesi i kredise ne total eshte 11.3 per qind. Kjo norme eshte dy here me i larte nga ajo e kredise tregtare 230 milione euro qe qeveria mori vitin e kaluar nga dy banka greke per te financuar rrugen Durres-Kukes.

Vitin e fundit si pasoje e krizes financiare, Banka Qendrore Europiane ndermori nje politike agresive duke ulur normen baze te interesit per euron ne nivelet minimale historike, ne perpjekje te furnizuar tregun me likuiditet.

Kjo ka bere qe euribori te jete aktualisht ne nivelin me te ulet historik, me vetem 1.7 per qind, ose rreth 3 here me i ulet nga e njejta periudhe e vitit te kaluar, ku ai ishte rreth 5 per qind. Ekspertet thone se sapo te stabilizohet situata financiare ne treg, euribori do rikthehet serish ne nivelet e zakonshme te viteve te kaluara, cka do ta conte interesin total te kredise, qe qeveria nenshkroi nje dite me pare mbi nivelin 15 per qind.

Kredia tregtare prej 250 milione euro merret per te financuar rrugen Durres-Kukes. Ajo eshte nje kredi sindikate e marre nga disa banka, ku pjesen qendrore e ze Deutsche Bank dhe Alfa Bank.


Deklarata e Ministrise se Financave

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë sindikale
   
Ministri i Financave z. Ridvan Bode nënshkroi sot pasdite marrrëveshjen për kredinë sindikale me Alpha Bank dhe Deutsche Bank.

Kredia merret për të financuar nevojat e buxhetit të shtetit per shpenzime kapitale për vitin 2009, duke përfshirë finacimin e mbetur të rruges Rrëshen-Kalimash.

Kjo kredi do të shpërndahet në dy transhe. Transhi i pare prej 95 million euro, do të disbursohet brenda muajit Maj, dhe transhi i dytë prej jo me tepër se 155 milion eurosh, që do të agregohet nga sindikata e gjerë, do të shpërndahet brenda muajit qershor.

Në transhin e parë, bankave rregulluese iu bashkua dhe Banka e Pireut (Tirana Bank) në rolin e Rregulluesit Kryesor të Bashkuar (Joint Lead Arranger) me një kontribut prej 20 milion eurosh, si dhe Banka Kombëtare Tregtare me një kontribut prej 11 milion eurosh.

Një numër i madh bankash të tjera, me aktivitet ndërkombëtar, por edhe lokal, kanë shprehur interes për t’u përfshirë në sindikatën e gjerë që do të disbursohet në formën e një transhi të dytë.

Ky zhvillim shumë pozitiv tregon edhe një herë besimin që institucionet financiare ndërkombëtare kanë në ekonominë tonë dhe në ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria.
Gjithashtu, marrja e kësaj kredie do të rrisë stabilitetin financiar në vend dhe do të zvogëlojë ndjeshëm nevojën e qeverisë për të financuar buxhetin nga tregu i brendshëm bankar.

4 Komente

Keshtu eshte kur shkon ne kete fare tregu per te marr borxh (me B1 rating). Por ne kemi shembullin e ckelqier te Xhaxhit: MERR BORXH E MOS PAGUJ

Njoftimi i Ministrisë së Financave në faqen e vet të internetit është një dezinformim i kulluar dhe një tallje e hapur me publikun: deklaron volumin e kredisë por "harron" të na thotë çmimin e saj; jep emrat e bankave kredidhënese por lë pa përmendur afatin e maturimit të kredise.

Nuk besoj që specialistët e Ministrisë sonë të Financave të jenë kaq inkompetent sa të mos e dinë rëndësinë e normës së interesit dhe të afatit të maturimit të një kredie... Deklarata e MF-së më duket më tepër një përpjekje diletante e militantëve partiak në këtë ministri për të shitur si sukses një transaksion tejet të shtrenjtë për Shqipërinë në kushtet e një tregu financiar shumë të pavolitshëm për marrjen e kredive të këtilla.

"Ky zhvillim shumë pozitiv tregon edhe një herë besimin që institucionet financiare ndërkombëtare kanë në ekonominë tonë dhe në ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria."

Besimi i "institucioneve financiare ndërkombëtare" duket në interesin e kredisë që na kërkojnë të paguajmë, madje qëndron në raport të anasjelltë me të: sa më i larte çmimi, aq me i ulët besimi!

Po a kemi te drejte qe te dyshojme se jane bere pazare ne perfitim te qeveritareve tane dhe ne kurriz te ketij populli? A eshte diskutuar ne kuvend kosto e huamarrjes dhe maturimi ne kohe i borxhit? A eshte e drejte qe qeveria te hyje ne borxhe e me kosto shume me te larte se tregu pa pasur nje konsensus nga parlamenti? Pse nuk e bejne publike koston e huamarrjes dhe afatin e maturimit te ketij borxhi? Kush me garanton mua qe qeveritaret nuk jane shperblyer nga bankat kredituese? Pse nuk e kerkoi kete borxh nepermjet emetimit te obligacioneve nga qytetaret e saj qofshin ata me banim ne Shqiperi apo jashte saj? Cdo shqiptar sidomos ata ne emigracion apo dhe Kosovar do ta kishin kredituar qeverine ne masen prej 250 milion Euro (ose sa 1/4 e remitancave vjetore qe hyjne ne shqiperi) dhe interesat e borxhit minimalisht 11 % do ti perfitonin bashkombasit tane.  Por ne kete menyre sdo te kishin mundesi te fusnin para ne xhepat e tyre. Turp dhe maskarallek!

Sipas Monitorit, nje biznes mund te marre borxh nga Tirana Bank me norme Euribor + 4%. Shtetit i duhet te paguaje nje shtese prej 5.6% mbi privatin! Cudite s'kane fund.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).