Duro: Na rrëzuan arbitrat, pas ndeshjes qava dhe unë

Dje ka thyer heshtjen edhe pse hidhërimi i lexohej në sy. Shpëtim Duro, trajneri i Partizanit, nuk ngurron t'i thotë hapur padrejtësitë e bëra në kurriz të ekipit të drejtuar prej tij dhe që çuan në zbritjen nga kategoria të të kuqve. Humbja 1-0 me Kastriotin në Durrës, i kushtoi zbritjen skuadrës së kuqe. "Ishin dy faktorët kryesorë, - thotë Duro. - Së pari, vendimet dhe padrejtësitë e bëra nga gjyqtarët dhe së dyti kompromiset e ndodhura në javët e fundit, të cilat ishin thuajse të gjitha në kurriz të skuadrave si Partizani apo Lushnja, por edhe Elbasani", shton ai. Në fakt, janë të shumta momentet kur skuadra e kuqe është dënuar nga vendimet e arbitrave. Kjo nisi që në javët e para, kur kryesori nga Lushnja Shkëlqim Guçe, në mes të kryeqytetit akordoi një penallti fantazmë për Bylisin dhe që i kushtoi fitoren të kuqve. Më tej, ishte një penallti e mosdhënë ndaj Elbasanit e një karton i kuq në Fier, ndërsa në javët e fundit ishte një gol mëse i rregullt i anuluar në Ballsh, që mund të kishte zbritur që atëherë skuadrën e Bylisit. "Kanë qenë të shumta vendimet kundër nesh dhe ju i keni parë të gjithë, keni qenë dëshmitarë", thotë Duro.

Rënia dhe arbitrat
Momenti i rënies nga kategoria, pas ndeshjes së plejautit të humbur 1-0 me Kastriotin, duket se ka shokuar jo pak gjithë ambientin e të kuqve. Trajneri Shpëtim Duro thotë se lojtarët kanë qenë të gjithë të prekur nga ajo çfarë ndodhi në stadiumin "Niko Dovana", por edhe ai nuk e ka përmbajtur dot veten. "Kur hyra në dhomat e zhveshjes pashë të gjithë lojtarët që qanin, -rrëfen tekniku i të kuqve. - Ata më kishin besuar gjatë gjithë vitit në projektin tonë, kështu që edhe unë nuk u përmbajta. I ngushëllova të gjithë, ishte me të vërtetë një moment tepër prekës", thotë ai. Trajneri i Partizanit nuk do as t'i përmendë emrin Arjan Malit, një arbitri me shumë precedentë në Superligë. "Normalisht luante një skuadër e madhe si Partizani, ndaj një tjetre si Kastrioti. Logjika të çon se ne duhet të na ndihmonin, por në fakt ndodhi krejt e kundërta. E kanë parë të gjithë tashmë se ai ishte një gol i rregullt", thotë Duro.

Korrupsioni
Trajneri i Partizanit ka folur hapur edhe për një nga problemet më të mprehta të futbollit shqiptar, që është blerja e futbollistëve të skuadrës kundërshtare. Gjë që është folur shpesh në mjediset futbollistike në Shqipëri. "Këta lojtarë më prekën shumë, pasi gjithë vitin kanë luajtur pa para, pa përkrahje. Kanë qenë të shumtë njerëzit e klubeve të tjerë që kanë tentuar t'i blejnë dhe ata nuk kanë pranuar, kanë ardhur menjëherë tek mua. Një gjë e tillë nuk ndodh shpesh në Shqipëri, aq më tepër në skuadra që kanë qëndruar gjithë vitin pa u paguar", shprehet trajneri Shpëtim Duro.
 

3 Komente

Nuk drejtohet skuadra me vagabonda si presidenti i Partizanit. Do zoti tani merr mundimin dhe largohet nga drejtimi i klubit. Une e pashe ndeshjen dhe arbitrimi ishte pothuajse ne parametrat normal.

 

Nuk drejtohet skuadra me vagabonda si presidenti i Partizanit. Do zoti tani merr mundimin dhe largohet nga drejtimi i klubit. Une e pashe ndeshjen dhe arbitrimi ishte pothuajse ne parametrat normal.

normal?

deshe me thone, me perjashtim te golit te mohum? nuk drejtohet federata me ato rob ti plako...ndeshjet jane te fiksume 99% dhe kampionati eshte mo qesharaku. Per t'u cudit, federata nuk merr asnji mase. S'kam ndonji respekt per Xhanin po Partizani eshte i vetmi ekip realisht i privatizum. Ekipet e tjera mbahen me fondet e bashkive.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).