Dhuna që buron nga degradimi i një pushteti

Imazhet e dhunës së ushtruar mbi një zonjë të verbër nga një i ashtuquajtur ’biznesmen’ janë tronditëse për çdo individ, që ende shpreson për një Shqipëri ku çdokush mund të jetojë me dinjitet. Të trondit lehtësia me të cilën një ’burrë’ dhunon një të moshuar në prezencën e gardës dhe të Policisë së Shtetit. Të tmerron fakti që pasi ka ushtruar dhunë, dhunuesi largohet nga skena shend e verë, ndoshta edhe krejt i pandërgjegjshëm për aktin e shëmtuar që sapo ka bërë.

Deri diku kemi të bëjmë me një episod që zbulon një fenomen më të gjerë të shoqërisë sonë; atë të dhunës që ndonëse herë pas here mund të shfaqet brutalisht para kamerave në shumicën e kohës ushtrohet dendur në hapësirën private, sidomos prej burrave ndaj grave. Pothuaj çdo ditë jemi dëshmitarë të konflikteve mes individëve që në fund ’zgjidhen’ me dhunë. Edhe në rastin konkret konfliktin e vet me një grua të verbër ’zotëria’ në fjalë e zgjidhi shpejt e shpejt, duke goditur një zonjë të moshuar dhe të verbër. Kështu individi në fjalë është simptomë e një fenomeni sa të gjerë aq edhe të shëmtuar në shoqërinë tonë, atë të dhunës. Dhe ky është dimensioni kulturor i incidentit.
    Ama ajo që të revolton edhe më shumë sesa dimensioni kulturor është dimensioni politik i ngjarjes, është reagimi i pushtetit ndaj saj. Kuptohet nuk është faji i pushtetit aktual që në Shqipëri ekziston një kulturë e përhapur dhune. Nuk është faji i qeverisë që në Shqipëri ka plot burra që nuk e kanë për turp të godasin gratë edhe në publik. Por është një faj i patolerueshëm i pushtetit kur në vend që ta dënojë një akt të tillë pa rezerva e justifikon atë duke u përpjekur ta injorojë apo ta largojë nga vetja. Kështu në vend që të shqetësohet dhe të dënojë aktin qeveria ka hall kryesor t’i thotë publikut se dhunuesi nuk është pjesë e gardës, edhe pse garda bashkë me policinë bënin qartësisht sehir, teksa ai ushtronte dhunë. Në vend që t’i kërkojë policisë të mos tolerojë askënd që ushtron dhunë ndaj qytetarëve, qoftë ky edhe mik i tyre, qeveria dhe policia e kanë hallin të denoncojnë mediat që e bënë publike aktin e dhunës. A thua se akti nuk ndodhi aspak, a thua se ai ishte një trillim mediatik. Në vend që t’i qetësojë dhe garantojë qytetarët se akte të tilla nuk do përsëriten dhe tolerohen në të ardhmen, qeveria na thotë se ndaj dhunuesit nuk mund të ndërmerret as edhe një masë ndëshkuese.  
Ajo që të habit është fakti se reagimi i qeverisë në rastin e dhunës ndaj të verbërve përsërit pikë për pikë logjikën e reagimit në rastin e Gërdecit. Vini re se deklarata e qeverisë se dhunuesi nuk ishte pjesë e strukturave të shtetit, por një person privat që mban përgjegjësi private  është e njëjtë me deklaratën se firma e demontimit në Gërdec nuk kish të bënte aspak me strukturat shtetërore por ishte një entitet privat. Në të dyja rastet përpjekja është për të larë duart nga përgjegjësia, duke ia deleguar atë një entitet privat gjoja pa lidhje me strukturat shtetërore. Pas kësaj deklarate qeveria vijoi duke injoruar tërësisht detyrimin e saj për të mbrojtur qytetarët edhe nga dhunues privat, detyrim kushtetues dhe ligjor i strukturave shtetërore si policia. Sipas të njëjtës logjikë në rastin e Gërdecit qeveria injoroi përgjegjësitë e saj për të mbrojtur qytetarët edhe ndaj firmave private të demontimit. Së fundi, kur media tregoi lidhjen e zyrtarëve shtetëror me dhunuesin ’privat’ qeveria filloi sulmin ndaj operatorëve mediatik a thua se ngjarja ishte thjesht një trillim i medias dhe i opozitës. 
Me pak fjalë në të dyja rastet reagimi i pushtetit përcaktohet nga ajo që mund ta quajmë sindroma e Gërdecit. E thënë ndryshe kemi të bëjmë me një reagim të një pushteti që përfundimisht është tejet i zënë me mbrojtjen e vetvetes dhe për pasojë aspak i aftë të mbrojë qytetarët. Për pasojë këta të fundit kthehen në viktima të tij. Dhe kur qytetarët kthehen në viktima të pushtetit që duhet ti mbrojë atëherë kemi të bëjmë me degradimin e pushtetit. Prioriteti i një pushteti të degraduar nuk është mbrojtja e qytetarëve por mbrojtja e vetvetes. Edhe në rastin konkret “trimëria” për të dhunuar një qytetare në publik, madje mu para institucionit përgjegjës për mbrojtjen e qytetarëve, buron nga dedikimi i dhunuesit ndaj pushtetit aktual. Një dedikim i tillë nuk të fut vetëm në listën e deputetëve por të mbron edhe nga drejtësia kur dhunon apo hedh në erë njerëz të pafajshëm, të ofron edhe imunitetin e duhur për të rrahur këdo që bezdis pushtetin mu përpara zyrave të pushtetit.

56 Komente

He, po kesaj cfare ti themi?   Te gjithe shqiptaret kishim enderren e bukur per te qene pas kaq viteve te izolimit, te mund te ishim te lire per te shkuar ne te gjithe boten.

Cfare fatkeqesie per kombin tone kur ajo pjese e popullsise me enderrat e zeza te fashizmit dhe te hakmarrjes (bjeri samarit se s'ke ci ben gomarit), kryen akte qe nuk i kryen nazifashistet ndaj te verberve.

Kjo the shume veprime te tjera antinjerzore te administrates fashiste te Berishoviqit te Beogradti, tregojne se sa shume e urrejen serbomedhenjte emrin e mire te Shqiperise

Vonojeni , vonojeni sa me shume Shqiperine per ne BE, or qente e zgjebosur te serbomedhenjve, por nje dite te gjithe shqiptaret e shtate shteteve te Ballkanit do ta kuptojne se ci ka punuar Serbia dhe Greqia Kombit Shqiptar.

.....DHE ATEHERE NUK DO MBETET NJERI PA THENE - PO SI NA E HODHI KY KELLIRA E BEOGRADIT-?

Pushteti Gergecar punon vetem per vete dhe nuk i prishet shume puna nese qytetaret rrihen apo keqtrajtohen...... Sali Gerdeci me kompani eshte shume i zene me fushaten per tu kujtuar per njerezit...... Cfare mund te presesh nga nje njeri qe syte e kuq te tij jane te etur per pushtet dhe gjak....?!

Shkrim i sakte dhe me argumente bindese.

Shume mire eshte trajtuar binomi i rrezikshem shtet-biznes. Me kujtoi edhe skandalin me kompanine Blackwater, kontraktuesen gjakatare te qeverise amerikane ne Irak. Me kujtoi edhe marreveshjet e tregetise se lire, psh NAFTA-n, ku korporatat kane te drejte te hedhin ne gjyq qeveri sovrane per mosrespektim te lirise tregtare edhe kur (sidomos kur) keto te dytat mbrojne interesat e qytetareve nepermjet ligjeve rregulluese. Topi i pergjegjesise kalon nga biznesi te shteti dhe anasjelltas, pushteti vetem sa perqendrohet dhe izolohet nga ndikimi.

Sa per kulturen e dhunes, vertete, ne kete vorbull te sos durimi ne menyre te tille sa do vec te shkaterrosh. E shoh veten te ndiej deshire per dhune gjinore, se kam nja-dy burra qe dua t'i rrah paq. S'di ne duhet te turperohem.

E shoh veten te ndiej deshire per dhune gjinore, se kam nja-dy burra qe dua t'i rrah paq. S'di ne duhet te turperohem.

 

Te dy njekohesisht do ti rrafesh apo vec e vec ? 

 

nje gru nje gru tha kryetari histerik, me rradhe.

e dija , kisha vu bast per ket pergjigje me veten time smiley

Por është një faj i patolerueshëm i pushtetit kur në vend që ta dënojë një akt të tillë pa rezerva e justifikon atë duke u përpjekur ta injorojë apo ta largojë nga vetja.

Ana Tjeter e medaljes

Mbaj mend femije, kam lexuar nje tregim, nga Mark Twin, i perkthyer (kush mundet te ma kujtoje) dicka e tille;

Kundershtari im ma kaloi mua, aq sa sma merrte mendja ne bote; Diten e fundit te fushates elektorale, sapo mbarova ligjerimin tim si kandidat per deputet- mu leshuan nje dyzine me femije te ngjyrave dhe racave te ndryshme duke brohoritur "Babai, Babi, babai....."

Eh.. kam qene shume i vogel atehere kur e kam lexuar e nukmia dija kuptimin, por mbaj mend qe kam qeshur me te madhe.

Nje pjese te mir te shoqerise shqiptare i mungon ndergjegjja civile. Jane rritur me moralin e dhunes. Megjithate problemi qendron te reagimi i strukturave shteterore pasi te krisur te tille ka gjithe andej. Kur ky shtet nuk reagon e aq me teper largon problemi nga vetja atehere me te vertete qe kemi nevoje per nje ndryshim radikal......................

kam ngel vertet i shokuar nga ky akt i shemtuar dhune.te ushtrohet dhune mbi gra te moshuara e te verbra eshte me te vertete skandaloze,vetem fendurinat e shoqerise,vetem llumi i races njerezore mund te kryej xheste te tilla.shqiperia duhet sa me shpejt te ndaj shapin nga sheqeri,dhe biznesi dhe sherbimet publike te kalojne ne filtrim,te ngrihet lart ajka dhe truri qe perfaqesojne vertete vlerat e shoqerise shqipetare dhe te fundoset llumi.

gjithashtu duke marr parasysh faktin qe ne ate vend nuk ka shtet,uroj nga zemra qe atij pseudobiznesmenit te forte qe kap grat,nenat e motrat e te tjerve per flokesh ne mes te rruges e qe sillet si mbret i shqiperise apo si skllavopronar ti dal ndonje djal i atyre grave te dhunuara e tja numeroje ashtu sic e do zakoni. Do zoti e ua kthen nderin ketyre moracakeve aty ku u dhemb me shume.

A ka patur ndonje reagim nga ZMQ apo Org. e Helsinkut smiley ? Po nga shoqata nena me femije qe i do karag-Jozja fort ? Po ndonje arest flagrant nga Polica ? Po ndonje sqarim nga zyra e shtypit prane k/m...... qe kur s'ka uje qelb tere lagjen ? Kush ka reaguar , na thoni ndonje gje .  Ky eshte akti me FLAGRANT ku shoqeria civile duhej te ishte e TERA ne PROTESTE per DHUNIM EXTREM te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut !Por sic duket ajo e verbera nuk ka qene e PD -se smiley 

Rasti i Goditjes i shoqeruar me PUTHJEN e gardistit i ve vulen perfundimisht kesaj qeverie si QEVERI e BADIGUARDEVE !Po zaten ky popull keshtu e do. Ne fillim i thone qe ke zene siperfaqe me shume se te dhane per akademi artesh ????? Pastaj e rrahin dhe i prishin cadren me beze ..se nuk kishte marre leje. Pastaj i rrahin te verbrit  .... Po me pas ???????????? Prasin e mba Saliu........ po ta dije se njehere i kendoi Driteroi per hurin e Flamurit !

Ishte nje skene sa shokuese aq edhe poshteruese njekohesisht.
Pamvarsisht kerkesave, te drejta apo jo, pamvarsisht reagimit te i indinjuar te cdo qytetari per kte dhune ndaj atyre dy grave... mua me ben pershtypje se flitet per dhunen, pikerisht vetem per faktin qe ato dy te gjorat ishin te verbra...

Ne nje shtet te lire dhe demokratik, as qe duhej folur per dhune...jo vetem ndaj nje pjese te pafat te shoqerise, por ndaj askujt... aq me teper perpara deres se Kryeministrise (institucioni qe kur s'eshte ne gjendje te mbroje qytetaret e tij vetem pak metra larg tij... imagjinoni se sa i bije ndermend per dike qe rron diku ku akoma nuk ka arritur qe t'ju inauguroje ndonje asfaltim rruge...

e, nuk e "dinte" dhunuesi ne fjale qe "ato dy te gjorat ishin te verbra" ... :

(Nga Shekulli online)

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi është shprehur sot se incidenti me gratë e moshuara dhe të verbëra para Kryeministrisë është një akt i shëmtuar. Ai iu ka bërë thirrje këtyre zonjave që denoncojë këtë akt. Nga ana tjetër iu ka kërkuar institucioneve që të ushtrojnë kompetenecat e tyre.

"U bëj thirrje specifike zonjave që të mos qendrojnë indiferente, po me qëndrimin e tyre të reagojne ndaj këtij akti", tha Presidenti Topi, ndërsa shton se "ky akt i shëmtuar, dëmton jo vetem një individ, por imazhin e shoqërisë shqiptare dhe perspektiven e saj në të ardhmen.

Ai ishte i pranishëm sot në ceremoninë e diplomimit të zonjave pjesemarrëse në programin e National Democratic Institute "Zhvillimi i Lidereve të Rinj ne Politike", qe po mbahet ne Hotel Tirana International.

Topi foli edhe për përfshirjen e grave në politike duke u shprehur entuziast për 30 përqindëshin e përfaqësimit në këto zgjëdhje. Sipas tij, ligji mazhoritar për zgjedhjet, i diskriminonte gratë, prandaj ligji proporcional përbën një arritje. "Por nuk duhet gjithsesi, të jemi të lumtur me përfaqësimin në nivelin prej 30 për qind të grave në lista", tha ai.

Dhuna ndaj të verbërve, flet Presidenca

data 25 Maj, ora: 12.15

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka pritur sot një përfaqësi të shoqatës së të verbërve, ku është shprehur shqetësimi për incidentin para Kryeministrisë. Në emër të Presidentit të Republikës, Bamir Topi njëherësh edhe kryetar i KLD, zv.kryetari Spahiu i ka sigurar të verbërit se kanë gjithë mbështetjen e këtij institucioni për zgjidhjen e kërkesave të tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë para selisë së qeverisë.

Spahiu tha se "Presidenti Topi po ndjek i indinjuar këtë çështje dhe gjithashtu po pret qe organet kompenete të marrin vendimet e duhura. Sipas Spahiut, kjo dosje nuk do të arshivohet, por do të hetohet me përparësi. "Presidenti i Republikës siguron mbrojtje për shtresat në nevojë", ka deklaruar Spahiu.

Tre dite me pare, disa te moshuar te verber rane pre e dhunes qe u pasqyrua edhe ne kamerat e TV teksa protestonin pe te drejtat e tyre para Kryeministrise.

Dhunuesi i të verbërve, i lirë: Nuk e dija që ishin të verbër (!)

Nuk do ketë ndonjë masë të veçantë ndëshkimore për personin që tronditi opinionin publik duke dhunuar para kamerave një të moshuar të verbër në një tubim përpara kryeministrisë.
Personi në fjalë, Pëllumb Borshi, një tregtar që merret me furrat e bukës, ka kërkuar një ndjesë publike gjatë një interviste televizive, duke thënë se "nuk e dinte që protestuesit ishin të verbër" dhe ka premtuar "një vit bukë falas për të varfërit".
Disa qindra letra dhe emaile qytetarësh në redaksinë e Shekullit shprehin indinjatë dhe revoltë për pamjet e dhunës së ushtruar nga ky person.
Policia e ka liruar atë pasi i ka marrë një deklarim dhe do ta ndjek në gjendje të lirë me akuzat e "rrahjes së lehtë me dashje dhe prishje të tubimeve paqësore".
Ministria e Brendshme ka nxituar të bëjë një deklaratë që dhunuesi nuk është "efektiv i Gardës apo i policisë" a thua se me këtë është ezauruar roli i një punonjësi me uniformë të shtetit përballë një akti dhune të ulët dhe të turpshëm.
Të pyetur disa herë në telefon lidhur me indiferencën e forcave të policisë dhe gardës në momentet e rrahjes së të verbërve, drejtues të policisë në kryeqytet, këmëngulin se nuk është detyrë e punonjësve të Gardës të ndërhyjnë në raste të tilla (!).
"Detyra" e habitshme "për të mos ndërhyrë" nuk e ka penguar gjithsesi një punonjës të Gardës të përcjellë dhunuesin miqësisht dhe të ndahet me të me një puthje dhe përqafim të pakuptueshëm për rrethanat indinjuese të incidentit.
Të verbrit kërkojnë flete votimi te posacme sipas sistemit Brail për të votuar si dhe rritje të pensionit.

Reagon edhe Avokati i Popullit

TIRANE - Avokati i Popullit, Ermir Dobjani kërkon ndëshkimin e menjëhershëm të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, që u treguan indiferentë ndaj dhunës së biznesmenit Pëllumb Borshi, i cili dy ditë më parë shtyu gra të verbra e të moshuara që protestonin para Kryeministrise.

Dobjani i kerkon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi dhe Komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi,identifikimin e punonjësve të Policisë dhe Gardës, të pranishëm në vendngjarje dhe marrjen e masave disiplinore ndaj tyre.

Sipas Dobjanit, punonjësit e këtyre organeve shtetërore kanë shkelur rëndë Kushtetutën, ligjin për të verbrit dhe atë për Policinë e Shtetit, pasi "në vend që të merrnin në mbrojtje të verbrit e dhunuar, përgëzuan agresorin e tyre. Ky qëndrim është jo vetëm i pamoralshëm, jo etik dhe ul imazhin e shtetit, por në të njëjtën kohë ai është edhe i kundërligjshëm dhe i dënueshëm".

Pashe qe kishte folur dhe avokati i Popullit... Mungon Avokati i Konsumatoreve smiley

e ... smiley

Policia e ka liruar atë pasi i ka marrë një deklarim dhe do ta ndjek në gjendje të lirë me akuzat e "rrahjes së lehtë me dashje dhe prishje të tubimeve paqësore".

edhe:

Ministria e Brendshme ka nxituar të bëjë një deklaratë që dhunuesi nuk është "efektiv i Gardës apo i policisë" a thua se me këtë është ezauruar roli i një punonjësi me uniformë të shtetit përballë një akti dhune të ulët dhe të turpshëm.
Të pyetur disa herë në telefon lidhur me indiferencën e forcave të policisë dhe gardës në momentet e rrahjes së të verbërve, drejtues të policisë në kryeqytet, këmëngulin se nuk është detyrë e punonjësve të Gardës të ndërhyjnë në raste të tilla (!).
"Detyra" e habitshme "për të mos ndërhyrë" nuk e ka penguar gjithsesi një punonjës të Gardës të përcjellë dhunuesin miqësisht dhe të ndahet me të me një puthje dhe përqafim të pakuptueshëm për rrethanat indinjuese të incidentit.

... s'di c'te them smiley

Sa te jete gjalle ai personi qe vuri dore mbi ate nenen, do mbaje mbi vete vulen e turpit, madje do ta urrejne dhe femijet e vet.

 

Po, edhe do ta tregoje me vepra.

Jemi pak driteshkurter, sepse nje gje e tille ndodh perdite -por ne forma te tjera.....

Ndryshimi eshte se KY u kap "mat' nga kamera.

Kesaj i thone hipokrizi e paturpshme. Pse beni te gjithe sikur eshte bere nami!!! Skena dhe situate shume here me te renda ndodhin cdo dite dhe ketu behet nami per nje shtyrje qe i paska bere nje te verbere.

E njejta gje qe ndodhi me punen e Pangos...u ngriten gjithe kurvaret dhe thane u sa turp ky eshte qe eshte kurvar.

Po shikoni gjerat e rendesishme se nuk e kemi ende luksin te merreni me vogelsira te tilla.

Prandaj s'keni per te beren donje here hajr ju... sepse nuk ju ben me pershtypje asgje!

kush eshte "ju" dhe kush "ne" ta marrim vesh?

Eshte ceshtje rendesie, nuk eshte ceshtje ben apo jo pershtypje...

Me Ju e kisha per ata qe banojne ne Shqiperi... dhe me Ne... ata qe nuk jemi ne gjendje qe te adaptohemi smileysipas menyres suaj te shikimit te disa gjerave (qofshin keto edhe elementare).

Kjo do te thote qe s'keni njohurite e duhura per te komentuar mbi gjerat qe ndodhin ketu atehere...

Jane ca gjera elementare si respekti ndaj me te medhenjve, qe i gjen te shkrojtura ne Bibel, Kuran,Kanun,ne Edukaten Morale te komunisteve dhe ne cilendo ideologji tjeter... nese jeni shfytyruar deri ne ate mase sa te mos njihni asnje dhe asgje prej atyre qe kane me mijera vjet qe rregullojne jeten mbi toke,do te thote qe larja e trurit ka arritur vertet shkalle shume te larte... nese ju ben te ndiheni mire juve personalisht, atehere po e mbyll komentin me thirrjen "Liri demokraci!"

Me fal, por mendte e krese na nxoret me keto parrulla (drejtuar jo vetem ty, po keshtu ne pergjithesi.)  S'e keni idene e realitetit ne Shqiperi (se eshte ne galaksi tjeter) etj etj etj gjera te ketij kallepi.  Megjithate ndoshta ke dhe te drejte ti (prandaj them qe na nxoret mendte e krese) se qe te quhet hipokrizi e paturpshme fakti qe te ben pershtypje nje trajtim i tille ndaj nje gruaje te moshuar te verber, qe te ben pershtypje indiferenca e policeve qe ishin aty ... ben vaki flasim nga galaksi te ndryshme.

Gjithesesi, do vazhdojme ta hame kete turp me buke ...

Se pse kerkoni ta politizoni kete diskutim nuk e kuptoj. Ketu ndeshesh cdo dite me probleme nga me te ndryshmet dhe behet buje e madhe per nje nga keto probleme. Patjeter qe ajo qe ka ndodhur nuk eshte gje e mire...por nese per te behet kaq zhumre, per te tjera duhet te behet 100 here me shume...

matrix, nuk eshte ceshtje politizimi, po hic fare.  Eshte ceshtje njerezilleku, po themelore fare njerezilleku.  Dhe mbase mbase, po te behet "zhurme" per keto themeloret, atehere "ndertesa" do jete me e shendoshe, se ke parasysh, varet nga themelet smiley.

Po pra dole ne teme...halli eshte qe ka shume me themelore se kjo...dhe nuk behet fare zhurme....

Kush eshte me themelore se kjo? Bujrum e fol t'a shohim njehere se cdo thuash? Se vetem qe te thuash se ka gjera me themelore se kjo, nuk e nxe.

monde

te sugjeroj qe kur te vish ne shqiperi te kalosh nje dite, perpara kryeministrise, te degjosh me veshet e tu bodigardet qe jo vetem do te te fershellejne ( nderkohe qe jane ne krye te detyres) por ne ndonje rast do te flasin edhe piset...

mjafton te jete militant dhe gjendet nje vend pune... pa se eshte i paedukuar, se nuk eshte ne lartesine e duhur, e se perfaqeson nje institucion serioz ( me seriozin) as qe merret parasysh...

t'u flasesh ketyre tipave per xhentilese ndaj femrave eshte luks i madh... eshte si t'i mbash nje kanibali nje leksion mbi tendencat e fundit te modes; pranvere -vere 2009... smiley

e se perfaqeson nje institucion serioz ( me seriozin)

Hehehehe, humor i bukur ky. Per ke e kishe llafin institucion serioz, per garden apo per kryeministrine. Hehehehe, goxha sarkezem sidoqofte, per kedo qe ta kesh. smiley

Sa te jete gjalle ai personi qe vuri dore mbi ate nenen, do mbaje mbi vete vulen e turpit, madje do ta urrejne dhe femijet e vet. Bashkohem me kete MALLKIM Njerezor. Turp per tere Jeten. Por ky mbiemer (Borshi) te kujton shume mire prapavijat POLITIKE te PD-se . Ata qe bene majin e 96 .......dhe doemos , pergjigjet e zyres se miss shtetit do te jen as mish dhe as peshk...sidomos te Policise me Percra ne krye . Z. Andrea (kom Gardes) URGJENTISHT  ndalim disiplinor dhe pas tij procedim PENAL per njollosje te figures se Gardistit atij qe "puth" felliqsiren . Ne mos Ju jeni TJETERSUAR !Ju jeni shndruar nga simpatizant personal i Berishes , (teper e arsyeshme) ne nje vegel te bindur te Politikes se Mixhizmit me prapavije Karierizmin e Semure. 

e mire ju, ikni provoni te merrni nje certifikate, apo ndonje dokument ne nje zyre ku do t'iu duhet te mbani rradhe, dhe "hajt se folim"... te shtyn burri i botes sikur ben mundje krahu...

 

edhe sikur mos te te shtyjne, te shpifet jeta, jo vetem ne radhe ke gjendja civile apo per te pagu dritat, por dhe ne radhe ne banke po te rrish ku ka ajer te kondicionuar. Trecereku burrave shqiptare mbajne era raki dhe djerse.

lere aman, qelben ere raki e hudhra qe me mengjes

para disa kohesh isha ne nje zyre dhe vjen nje burre dhe ben nje te shtyre te gjitha grave... perfshi edhe mua ( absurde ende rradhat jane nje burre nje grua )... Askush nga grate nuk e hapi gojen... Iu ktheva atij burrit dhe i thash ; e morrem vesh, ti je me i forti... na munde tani... Per cudine time  ato grate ia shkrepen te qeshurit  me ate qe thash une... kurse ndaj burrit nuk reaguan fareqeshni.... qeshni qeshni...iu thash une, keshtu eshte kur nuk qan dot, do qeshesh...

Trecereku burrave shqiptare mbajne era raki dhe djerse.

jo vetem albanezet, if this makes you feel better...  smiley  
 

ah mer Bundy te hongsha zemren

hihihihhi

eshte njish eshte per zotin , i paperseritshem

Trecereku?!  Cik si e ekzagjirume me duket Tushe smiley

Ose ose, ngaqe isha ne kohe vere, buze dëtit, qe te ben derman per shume gjera, edhe s'e vura re si fenomen smiley

@ flo, me radhe gjerat, mendoj une.  Fershellimat tjeter gje dhe dhuna tjeter gje.  Mos t'i bejme qejfin matrix qe thote ka "prioritete" te tjera.  

Iu ktheva atij burrit dhe i thash ; e morrem vesh, ti je me i forti... na munde tani...

Do i isha drejtuar ndryshe, n'dac ta merrte vesh, n'dac mos ta merrte. 

PS: emo, u got your humor back smiley.  Je sheruar me duket.   

po c'me rradhe moj te keqen, ata prezantojne nje institucion aty, atyre nuk duhet t'iu levize asa qerpiku, jo me te ngacmojne femra, lere pastaj nga ana estetike qe jane mos o zot, ku i kane gjetur, veshur me kostume turq e me kollare qe bejne grusht... dhe te kerkosh respeket per femren nga keta kanibale, me duket ca si shume  tepert...

 

jo mi non jo.

sjam hic e ekzagjerume.  Poplli i vertete njifet kur te ze halli naihere ne keto institucionet publike si spitalet, gjendjet civile, aty ku ka radha, ku mbyten njerezia siper njeri tjetrit.  Aty e shef sa fukarenj jemi, sa te lare, te ushqyer, te mbajtur e te qyteteruar jemi.

Nuk shifet populli duke pi kafe ke blloku, duke bo plazh ne Dhermi apo duke ngrene dreke ne Dajt.

Aty neper instucionet ku qahet dhe mbarohet halli, shef dhe edukaten, dhe dhunen dhe qetesine dhe respektin qe kane individet per njeri tjetrin. Shef dhe se si trajtohen individed nga shteti.

Sapo mora sot karten e identitetit, dhe ngjitur me mua, ishte nje person i dehur dhe me cigare te ndezur ne dore qe fliste me ze te larte, te cilin polici pa piken e problemit e futi ne zyren ku terhiqej karta bashke me mua.  Po flas per nje minibashki ne mes te tiranes e.

Tashti, se nuk dua te dukem si paranojake, kur them mbajne era raki, dmth qe prej tyre mund te presesh dhe shume gjera te tjera. Si psh ky personi i dehur sot, po te kishte pasur ndonje provokim kushedi cmund te kishte bere aty brenda.

 

Dakort Tushe, e kam te qarte qe s'gjykohet nga plazhi, ate e thashe per shaka, (per bllokun dhe Dajtin nuk u bera mukajet, po me kismet lol.)  Gjithesesi, me aq sa pashe, mua personalisht m'u duk se ishte me mire, se c'e lashe nga ajo ane.  Pak rendesi kane gjithesesi observimet e mia personale ne kohe pushimesh.  Dhe te them te drejten nuk m'u dha rasti te veja ne institucione te tjera.  Tani, ndoshta i kemi radhat me te gjata, dhe me te lodhshme, (po heq menjane situaten e spitaleve) por ne pergjithesi kur ke te besh me ceshtje te byrokracise, ke te besh me radhe, kudo qe te jesh. 

Sa per te pirit e cigares ne vend publik (ku nqs nuk gaboj eshte tashme kunder ligjit) do "pak kohe" te mesohet hallki lol.  Ketej ne US s'ben vaki, po mbaj mend psh ne France, i luanin fene lol, edhe pse kunder ligjit.

PS: Kam pas fatin e "modh te punoj" me te deshmit, apo te pishmit, keshtu qe jam kuruar nga paranoja smiley

 

 

sme kuptove,

skisha gje kunder radhave. Por kur te bie hisja te rrish ne to, pra kur ske mundesi ta shmangesh trajtimin "si gjithe poplli", ke mundesi te shofesh nje kampion te vertete te peberjes se popullsise tone.  Qe eshte tmerresisht e ndryshme nga ajo qe shume prej nesh e rrethon ne jeten e perditshme (pune, pallat, shoqeri, familje) .

As nuk me ben shume pershtypje era e rakise dhe djerses, se ketu u mor per ters muhabeti. As cigarja, spo llafos per vende publike dosido une. Po llafos, per cigare ne zyrat e shtetit, ndersa ka nje tufe me njerez qe presin ke dera, ne nje korridor pa ajrosje, dhe 2 police qe ruajne rregullin.

Por thjesht, desha te them qe ska respekt per tjetrin as ne gjerat minimale qe nuk kushtojne asgje. Pastaj sigurisht qe po ti prishet puna ndonjerit se ka per gje hic te ta rrasi nje brryl, ose te ta fusi ndonje te shame.

nejse mo..

Kjo qe po thua ti Idriz s'ka lidhje fare me ate qe po them une...

Ca thu mor Matrix? Ky detaj eshte vogelsire per te qene detaj politik. Ai tjetri detaj po i vogel, ai tjetri detaj njesoj i vogel, te gjithe detaje te vegjel, ku jane keto gjerat e rendesishme?

Jo, mor jo. Jane keto detajet e vogla politika, jo ato gjerat e medhaja te rendesishme. Jane keta njerezit e vegjel e te verber, qe kerkojne flete votimi te detajuara per ta qe eshte politika. Ca qenkan mo vlla keto gjerat e rendesishme qe u dashkemi t'u kushtojme vemendje para verberise ndaj te verberve? S'ka gjera te medha e gjera te vogla ne politike. Politika eshte perkushtimi ndaj gjerave te vogla po njesoj si ndaj gjerave te medha. Hik ere, lexo 55en po qe se do te merresh me gjera te medha patjeter. Injoroi te verberit qe te merresh me gjera te medha. E kur keto detaje te vogla duan te politizohen, futja dhe ndonje shpulle, se kjo eshte politika, shtypja e detajeve te vogla per t'u marre me gjera te medha. He te keqen, se ne rruge te mbare je.

Z. Andrea (kom Gardes)

e ka Ndrea i nderuar Idris, pa A ne fillim. Jo se ka ndonje te keqe ta kesh emrin pa A ne fillim, po sa per te qene korrekt.

kta kuqt jon bo patetike fare, ka njona ane dalin tu shajt sy me sy gjysmen e kombit anej ka rruga durres-morin, knej dalin bojn si te prek thelle ne ndjenja.

s'besoj se ka nai perkufizim a mishrim me te arrit te patetizmit se sa nekzemplar te tille

Sido me qene, e shamja e njerzve ne aftesi te plota fizike dhe mendore, me t'rrafmen e njerezve me aftesi te kufizuara jane ku e ku larg 

sh dakort.

 

Trecereku burrave shqiptare mbajne era raki dhe djerse

 

Ehe. Dhe ne fakt nuk ja u ka fajin mungesa e ujit. Para dy ditesh isha ne radhe te blija ushqimet dhe prapa me vjen nje tip nga keta. Kuptohet nuk e percakton dot identitetin, po po t'i hedhesh nje sy karroces dhe te gjesh presh shanset qe te kesh te besh me shqiptar jane shume te larta. Sidoqofte nuk kisha nevoje te mendohesha shume se ky tipt ngre celularin dhe thote: Bleva dy pako me makarona se ishin "Nje bli, nje free"

Trecereku burrave shqiptare mbajne era raki dhe djerse

E kisha njerin tek sedilja ngjitur ne avjon kesaj radhe. Une si gjithmone nga ana e dritares. Kete here nuk ishte zgjidhja e duhur sepse here pas here zgjaste qafen per te pare panoramen.

Duhet te them se me ka qelluar nje rast i tille edhe me nje femer. Ajo mbante vetem ere djerse.

Duhet te them se me ka qelluar nje rast i tille edhe me nje femer. Ajo mbante vetem ere djerse.

 

Dezi,  Ke ndonje statistike per femrat?

Ani, po mendoja te njejten gje smiley

Dhe jo vetem kaq, se mbase s'jane beqo e pa femra ne shtepi trecereku i burrave shqiptare.   Une psh burrin, vellane, kunat etj po te vuanin nga keto probleme u kisha treguar dushin dhe deodorantin me kohe (me cdo mjet rrethanor qe te shkonte ne mendje smiley.)

Qe te jemi dhe "gender correct" dmth smiley

do tè uroja me gjithè zemèr qè partia socialiste ta shfrytèzonte kètè rast si spotin e saj mè tè mirè elektoral....aq sa do tè dèshiroja qè perèndia tè ndronte rolet mes kryeidiotit dhe idiotève tè tjerè tè veshur me uniformè qè bènin sehir...nuk e di mirè se kush janè gjèrat e rèndèsishme nè shqipèri sot pèr sot,pasi kam kohè qè nuk kthehem aty....por nuk do tè besoj kurrè qè ka njè njeri me mendje nè kokè nè atè vend qè nuk ju rèngjeth mishi kur e pa atè skenè,nuk besoj qè nè atè vend nuk jetojnè mè njerèz......shqiptarèt kanè qenè edhe mè keq se sot...era djersè raki  qepè e hudhra... koka e palarè dhe pantallonat me andra...por tè gjithè kanè ditur kuptimin e fjalès GJYNAH...tè gjithè pa pèrjashtim...dhe nè qoftè se atyre njerzve qè ndodheshin aty kuptimin e kèsaj fjale ju a fshihu nga mendja kjo politika e lèpirjes ndaj kèsaj qeverie..atèher nè djall kjo politikè...!!!

 Desdemona; "...Nuk shifet populli duke pi kafe ke blloku, duke bo plazh ne Dhermi apo duke ngrene dreke ne Dajt.

Aty neper instucionet ku qahet dhe mbarohet halli, shef dhe edukaten, dhe dhunen dhe qetesine dhe respektin qe kane individet per njeri tjetrin. Shef dhe se si trajtohen individed nga shteti...."

 

Ketu jam me ty, kjo eshte mese e vertete. 

Reagimi i Presidentit dhe Avokatit te Popullit me pelqeu. Le te shpresojme se zoteria do denohet administrativisht me nje shume qe qe do t'ua lehtesonte apo plotesonte sado pak nevojat shoqates se te verberve. Aq me teper qe dhe agresori kish premtuar per nje vit buk pa lek per keta te vuajtur. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).