Depozitat Bankare

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ndonëse ka kaluar "vala e parë" e panikut, e verifikuar në fund të vitit të kaluar, kur shumë shqiptarë tërhoqën nga bankat një sasi të konsiderueshme depozitash, në fund të muajit mars totali i depozitave të sistemit bankar ishte 604 miliardë lekë, me një rënie prej 2.6 përqindësh krahasuar me fundin e vitit 2008. Ky total, rezulton në rënie që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Ndonëse është ende herët të pritet një reagim për rritjen e garancisë së depozitave, që u vendos në 2.5 milionë lekë të reja, nga 700 mijë lekë, që ishte më parë, duket se klientët e bankave janë të ndikuar dukshëm nga informacionet negative lidhur me krizën financiare globale. Në fakt, shumë prej tyre tërhoqën paratë në mënyrë masive, në masën rreth 240 milionë euro, vjet, në muajt tetor e nëntor, kur u përhapën njoftimet e para se kriza globale kishte filluar pikërisht në sektorin bankar. Vetëm gjatë muajit tetor të vitit të kaluar është konstatuar një tërheqje e fuqishme e parave, që shqiptarët kanë depozituar në bankat e nivelit të dytë në vend.

Në total, llogaritet që ata të kenë hequr nga bankat rreth 5 miliardë lekë, që përbën një shifër prej mbi 40 milionë eurosh. Këtë e ka konfirmuar Lorenzo Roncari, ish-drejtor i përgjithshëm i Intesa SanPaolo Bank Albania. Ky ka qenë, sipas tij, muaji më negativ në ecurinë e sistemit bankar në vendin tonë, ndonëse situata nuk është përkeqësuar më tej. Ndërkohë, në ankandin e fundit, të zhvilluar më 5 maj, bonot njëvjeçare të Thesarit përsëri kanë ruajtur një normë shumë të lartë interesi: 9.13%. Ndonëse qeveria shqiptare ka siguruar tashmë edhe kredinë e synuar nga bankat e huaja, në masën 250 milionë euro dhe me kushte tepër të rënda, ajo nuk ka reshtur së kërkuar para në tregun e brendshëm.

2 Komente

bonot njëvjeçare të Thesarit përsëri kanë ruajtur një normë shumë të lartë interesi: 9.13%

Yikes! S'dashka njeri me ndy duret me ktosmiley Ah, kur s'gjeta nje valixhesmiley

 Q A, edhe mua po me futet frika nga ai interesi i larte i bonove. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).