Demokristianët fusin Qetsorin në listën e deputetëve për Vlorën

Partia Demokristiane e Nard Ndokës, ka njoftuar dje në një deklaratë për shtyp, se një nga emrat e listës me 12 deputetë që kjo parti do kandidojë në zonën e Vlorës, është edhe Qetsori, personazhi i njohur i shtëpisë së "Big Brother Albania 2".

Njoftimi zyrtar i demokristianëve, shpërndarë në e-mail-et e gazetarëve, flet për një takim partiak dje në Vlorë dhe shton: "Të 12 kandidatët e prezantuar për këtë qark, premtuan se do të jenë zëri i qytetarëve vlonjatë në qeverisjen e ardhshme. Listën e kryeson kryetari i PDK-së, dega Vlorë. Një kandidat tjetër, i cili mori një mbështetje të fuqishme nga të pranishmit, edhe pse nuk ishte prezent, ishte Qetsor Ferruti, një nga personazhet shumë të njohur tashmë të show-t televiziv, 'Big Brother 2'..."

Demokristianëve u ka shkuar mendja mirë, por ne kishim një pyetje: Qetsori duhet të ndihet i vlerësuar, apo i shfrytëzuar? Ka një "sekret" me mënyrën e re të votimit, që ndoshta zgjedhësit ende nuk e kanë kuptuar mirë.

Partitë marrin vota sipas siglës dhe deputetët bëhen sipas listës. Mund të qëllojë që PDK-ja merr vota nga prania e Qetsorit në listë, por nuk merr kurrë aq sa Qetsorit t'i vijë radha për t'u bërë deputet. D.m.th., një tjetër andej nga kreu, përfiton nga votat që korr prej Qetsorit. Siç thotë dhe ajo fjala e urtë e bukur vlonjate: "Fatin dhe taksiratin, një fill përi i ndan..."

3 Komente

Thuhet se duke qene se Qetsori s'komunikon dot me njerezit jashte emisionit te Big Brother, Ndoka e ka bere pazarin, me falni muhabetin per kete perfshirje me familjen e Qetsorit smiley

Perseri ka fjale, qe sipas kesaj varet nga cmimi qe do marri Qetsori,

Se po nuk fitoi cmin e top-channelit, do i japi Ndoka 70 mij euro ,qe te laje ato borxhet.

 

Po na hik zari mer aman, ky Qetesori e kishte biseduar qe para se te hynte ne BigBrother me ndoken,se aty brenda ai smund te kandidoje. hahahhahahah

Se mos eshte mysliman ai,edhe nuk pranon per demokristianet .

 

Ketu ka gallate te madhe fare, ky ndoka eshte i modha fare.

 

Si tha, vetem sektori i mjeksise ka pasur perparime keto vite qeverisje. hahhahahhahhaha

ah, tashi po e gjeten sebepin per te  mos ja dhone big bradherin Sorit smiley

jo per gjo, por ishte konkurent i forte.

tashti e humbi.......

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).