Delijorgji nga burgu: Politikanët harruan që ishin miqtë e mi

Tiranë
Burgu 313

Unë jam Mihal Delijorgji dhe po i drejtohem opinionit publik nga qelia ku vijoj të vuaj dënimin, ende pa u dënuar nga gjykata. Ka mëse një vit që ndodhem në këtë pozicion të padëshiruar për askënd, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe kurrë nuk më kish vajtur ndër mend të flisja në publik përderisa ende nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj meje. Kjo për shkak të vetë ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gërdec, për respekt ndaj jetëve të humbura, por dhe për hir të besimit tek drejtësia e në gjykimin e drejtë të saj. Në gjithë këta muaj pra, ndonëse ndodhem në kushte të pafavorshme, kam ruajtur qetësinë duke respektuar gjithçka e gjithkënd, duke respektuar ligjin dhe në pritje të verdiktit të tij. Por nuk ka ndodhur kështu jashtë këtyre mureve ku jam ndryrë. Prej një viti, vijon një fushatë e egër dhe e ndyrë që po abuzon duke cenuar emrin tim, duke hedhur baltë mbi mua, bizneset e mia dhe çfarë është më e keqja, shantazhi shkon deri në familjen time. Në të tilla kushte nuk mund të hesht. Unë jam i mbyllur në qeli, për një vepër për të cilën duhet të japë fjalën e fundit drejtësia.
Por a nuk është një krim i dukshëm dhe fakti kur abuzon në mënyrë të dukshme me emrin e tjetrit e duke masakruar psikologjikisht familjen e tij? Kjo çfarë po ndodh e çfarë po thuhet për Delijorgjin është jashtë çdo logjike. Ndërsa deri dje isha i respektuar nga shumë prej këtyre “zotërinjve”, sot gati më quajnë si mishërim i së keqes. Siç edhe dihet, Mihal Delijorgji qëndroi këtu pas ngjarjes së rëndë, nuk u largua dhe di ti mbajë përgjegjësitë e veta. Po këta zotërinj, a i kanë bërë pyetje vetes se çfarë janë? Mos vallë u bënë ëngjëj duke sharë Delijorgjin ndërsa më parë e konsideronin mik?
Së fundmi në media emri im është sërish në krye të titujve. Po flitet për skenarë, tabulate telefonatash e nuk di më tepër pasi gjithsesi, unë jam në qeli. E kuptoj se tashmë ka filluar fushata elektorale dhe gjithkush do të nxjerrë përfitime politike, por nuk mund të lejoj që ky përfitim të bëhet në kurriz të emrit tim. Dua të deklaroj publikisht se shume sa thuhen per biseda e per tabulate janë thjesht shpifje. Ju lutem nuk dua të abuzohet me emrin tim mbi biseda të supozuara me liderin e të majtës zotin Edi Rama, zotin Ilir Meta apo qoftë dhe me djalin e kryeministrit z.Shkëlzen Berisha. Si biznesmen kam pasur kontakte të gjera në të gjitha fushat dhe në të gjitha krahët dhe kurdoherë jam treguar korrekt me të gjithë. Natyrisht që në tabulatet e telefonatave të mia do të dalin edhe biznesmenë, ministra, politikanë dhe deputetë të të gjitha krahëve. Madje në këto tabulate do të dalin edhe numrat e shumë prej kryeredaktorëve me të cilët gjithashtu kam pasur kontakte korrekte herë pas here. Atëherë pse gjithë kjo farsë? Si ka mundësi që politikanë që e dinë mirë kush është Delijorgji se kemi ndarë orë të tëra shoqërore, sot të flasin kaq çapraz për të. Si ka mundësi që gazetarë e njerëz të medias, për të cilët dera e zyrës sime ka qenë gjithmonë e hapur, sot të denigrojnë emrin tim në mënyrë kaq kriminale jashtë çdo etike profesionale. Madje ndonjë prej këtyre të fundit mund të më ketë dhe para borxh, por në vend të vlerësimit e të paktën “të hidhnin një paketë në burg”, janë shndërruar në kryqëzuesit abuzivë më të mëdhenj të emrit tim duke mos më kursyer as familjen.
Të gjithë këtyre, politikanë e aspirantë të saj, interesaxhinj e gazetarë që abuzojnë me të vërtetën; u them vetëm kaq. Mjaft më. Boll. Boll abuzuat me emrin tim. Boll e përdorët për hir të interesave të caktuara politike. Unë nuk jam pjesë e tyre dhe nuk do lejoj të luhet me nderin tim për hir të tyre. Të kujtdo qoftë. Ju nuk të lini as në hallin tënd, zotërinj, por dashkeni të shqyeni a të cembisni deri në fund. Kini durim deri sa të fillojë gjykimi i çështjes, ashtu siç po duroj edhe unë. Nëse ju aty jeni në fushatë elektorale, kjo është puna juaj. Unë jam në tjetër hapësirë. Jam në hapësirën e ligjit dhe në pritje e plot besim te drejtësia. Më lini pra në vuajtjen e dënimit (kur ende nuk jam gjykuar) dhe ndërpriteni këtë fushatë të turpshme ndaj meje dhe familjes sime.
Me respekt
Mihal Delijorgji

8 Komente

Nje kercenim shume i qarte,per te gjithe ata qe kane qene ne te njejtin batak me te,te majte e te djathte...!

Jam kurioz,nese tek gazetaret apo kryeredaktoret qe permend ky zoteria a mos..ndoshta ka arritur te .."fuse" duart deri ketu tek peshku???!!!

 

Si ka mundësi që politikanë që e dinë mirë kush është Delijorgji se kemi ndarë orë të tëra shoqërore, sot të flasin kaq çapraz për të. Si ka mundësi që gazetarë e njerëz të medias, për të cilët dera e zyrës sime ka qenë gjithmonë e hapur, sot të denigrojnë emrin tim në mënyrë kaq kriminale jashtë çdo etike profesionale. Madje ndonjë prej këtyre të fundit mund të më ketë dhe para borxh, por në vend të vlerësimit e të paktën “të hidhnin një paketë në burg”, janë shndërruar në kryqëzuesit abuzivë më të mëdhenj të emrit tim duke mos më kursyer as familjen.

çudi

 Jam kurioz,nese tek gazetaret apo kryeredaktoret qe permend ky zoteria a mos..ndoshta ka arritur te .."fuse" duart deri ketu tek peshku???!!!

syri i shqiponjes, te tre keta cunat qe administrojne peshkun jane ne borderote e delijorgjit, bile paguhen edhe sot e kesaj dite nga Trans Digging Construction. Ne fakt vetem dy ka punesuar delijorgji, se penarin e ka punesuar direkt goca e fahri balliut smiley

P.S. A ka mundesi ti vini fre fantazive budallaqe? Per te miren tuaj dhe te shoqerise ne pergjithesi. 

A te bej edhe nje pietje tjeter se me ka ngel shuem enigme dhe nuku po e gjej dot me keto "hulumtimet" e mia modeste..?!!! Ata vellezerit "Mata" aksionere tek "Trans Digging Construction" qe goca e Fariut ia dhuroi brenda dites aksionet mos valle jane pakez vellezerit e gruas se Dash Pezes???!!! Qarkullon si pakez thashethem por nese do te ishet e vertete do te kapercente cdo lloj fantazie kjo lidhje dhe te betohem qe ky Deli-orgjia patjter qe do te perfshihej ne Gines per gjitheanshmerine e madhenive miqesore-biznesore-punetore-ore-ore......

Leter kercenuese nga halli por e pafuqishme per te frikesuar te gjithe politikanet e perfshire ne celularin dhe bisedat e Delijorgjit. Tashme historite e ketij biznesmeni jane plotesisht te zbardhura, ngelet qe drejtesia ti certifikoje ato. Dhe kjo eshte vetem ceshtje kohe.

Tashme historite e ketij biznesmeni jane plotesisht te zbardhura, ngelet qe drejtesia ti certifikoje ato.

Jo, sa jane thene gjerat me te lehta te mundeshme. Jo paret e transferuara, jo Selimllari jo leshi jo preshi..

Tani ka dy gjera keshtu si fillim. Ketij trimit i kane rekomanduar avokatet  ta beje ceshtjen politike qe neser te kete mundesi te ankohet ne Strasburg per shkelje te drejtash dhe atje per keto pune plus per i cike pare te thajne piten. Permendja cdo dite nga PD e ketij emri eshte pikerisht ne kete linje dhe kete e merr vesh dhe bufi.

E dyta, duhet te merret ne siguri jeta e tij dhe e familjareve te tij.  Ti kontrollojne ne burg te gjitha ushqimet dhe te evitojne te gjitha konfliktet me te burgosurit e tjere se mund te ndodhe ndonje grindje e castit dhe ketij mund t`i pushoje zemra nga infarkti.. smiley

Mihalo,

e ke pak 2 here burgim te perjetshem.

Ndersa Z. Trebica u vetvra ne nje aksident automobilistik nga rukullisja e makines me 30 km ne ore ne nje fushe te hapur, ky do te vetvritet brenda ne qeline e tij duke u varur me ushkurin e brekeve.

Ai ka kohe qe vuan nga stomaku Maliqo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).