Deklaratë mbi sjelljen e organeve shtetërore të IRJM

.....Akoma edhe sot në mënyrë sistematike shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që udhëtojnë në Maqedoni ndalohen dhe keqtrajtohen nga strukturat e këtij shteti. Rasti më i fundit ishte ai i ndalimit nga forcat e sigurisë maqedonase të udhëheqësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.....

 

RRJETI I ORGANIZATAVE SHQIPTARE (DEGA TIRAN&Eumlsmiley

DEKLARATË

Vazhdimisht shteti maqedonas jep prova se është një shtet kundërshqiptar. Tashmë që nëpërkëmbja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve me kombësi shqiptare (ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar ndër tës tjera) është bërë diçka e zakontë, shteti maqedonas kërkon të fshijë apo të përvetësojë elementët e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në këtë vend, sikurse e dëshmojnë planet për ndërtimin e një kishe ortodokse në vendin ku ndodhej shtëpia e Nënë Terezës.

Qytetarët me kombësi shqiptare të I.R.J.M-së nuk janë të vetmit viktima të politikës kundërshqiptare të këtij shteti. Struktura të këtij shteti kanë treguar një sjellje armiqësore ndaj mbarë shqiptarëve në Ballkan. Akoma shteti maqedonas nuk ka dhënë llogari për shumë qytetarë të Shqipërisë që janë vrarë në kufirin midis dy vende nga ushtria maqedonase, pa asnjë shkak për këtë masë të skajshme. Gjithashtu të gjithë e mbajnë mend trajtimin çnjerëzor që u bë refugjatëve të luftës nga Kosova në vitin 1999 në kampet e Maqedonisë. Kjo në kundërshtim të plotë me konventat ndërkombëtare që rregullojnë sjelljen e shteteve në të tilla raste dhe mbi të gjitha në kundërshtim me dëshirën e qytetarëve shqiptarë të I.R.J.M-së për të ndihmuar vëllezërit e tyre të dëbuar me dhunë nga kriminelët serbë.

Akoma edhe sot në mënyrë sistematike shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që udhëtojnë në Maqedoni ndalohen dhe keqtrajtohen nga strukturat e këtij shteti. Rasti më i fundit ishte ai i ndalimit nga forcat e sigurisë maqedonase të udhëheqësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, në kufirin midis Kosovës dhe I.R.J.M-së, më datë 5 maj 2009 dhe mbajtja e tij disa orë i arrestuar, gjoja për arsye sigurie. Kurti i cili do të merrte pjesë në një festim të organizatës Zgjohu! në Shkup, ka udhëtuar vazhdimisht në këtë shtet pa lënë kurrëë shkak që të justifikonte ndalimin e tij. Një rast i ngjashëm ka ndodhur disa kohë më parë edhe me kryetarin e Klubit Kombëtar, Lizandër Saraçi, i cili po udhëtonte për një vizitë private në I.R.J.M, por u ndalua dhe u keqtrajtua nga policia kufitare maqedonase pa asnjë shkak, por vetëm se mbante veshur një bluzë me flamurin shqiptar! Ndalimi dhe presioni i vazhdueshëm që shteti maqedonas i bën të gjithë atyre që ngrenë zërin dhe kerkojnë të ndërgjegjësojnë shqiptarët për të drejtat e tyre, tregon qartë se ata e kanë kuptuar se blerja me poste e politikanëve shqiptarë atje, nuk mjafton për t’i përgjumur shqiptarët dhe se ata i tremben bashkëpunimit mbarëshqiptar.

Rrjetit të Organizatave Shqiptare për këtë sjellje armiqësore të strukturave shtetërore ndaj shqiptarëve dhe bëjmë thirrje që t’i jepet fund asaj. Ne marrim shkas nga ky rast që t’u tërheqim vëmendjen institucioneve të Shqipërisë që, përtej retorikës për marrëdhënie të mira dypalëshe me I.R.J.M., të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të mbrojnë interesat qytetarëve dhe të bashkëkombasve të tjerë që janë dhunuar në të drejtat e tyre nga shteti maqedonas. Gjithashtu gjejmë rastin që t’u bëjmë thirrje faktorëve politikë të shqiptarëve në I.R.J.M. që tu japin fund grindjeve për poste dhe të përqëndrohen për të mbrojtur pa hezitim jo vetëm identitetin dhe interesat e tyre kombëtare, por edhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve kur ato cenohen nga strukturat shtetërore të Maqedonisë.  

Tiranë, 6 maj 2009
 

28 Komente

Maqedonia kot e krune se Kosova hyri edhe ne FMN tashme, po ma kot e krune RROSH-i me deklarata ne se Kurti asht sa per nja 10 RROSH-e bashke.

atehere besoj se e di qe eshte pjesetar aktiv dhe nje nga iniciatoret e RrOSh-it, duhet te ta kete thene meqe e njeh

edhe eshte arrestuar nderkohe qe po shkonte ne nje aktivitet te nje partneri te RrOSh-it. Vazhdon te te thote logjika qe RrOSh-i duhet te te vinte te te merrte leje ty nese duhet ta kruante apo jo?

RROSH-i ska nevoje per mu se ka MJAFT koka ne Tirane e une skam rrashte teper per te shku per RROSH...

ps.mbas kesaj shkruj ca te dushe se skam nder mend te ndryshoj mend.

me vjen keq nese mendove qe kerkova te ndryshosh mend, rrosh ka nevoje per te gjithe ata qe kane deshire te AKTIVIZOHEN per ceshtje te atdheut. po natyrisht qe s'ka nevoje per cinizem te verber te shtruar me mistri virtuale

IRJM ka zgjedhur nacionalizmin ne raport me Shqipetaret qe ne kete rast eshte edhe qesharak edhe shume serioz nga nje pikpamje tjeter!

E cuditshme si smund ta kuptojne se Shqipetaret aty i kane si katalizator per shtetin e tyre funksional.

 Nuk e kuptoj pse tregohen keta sllavet e IRJ kaq te pacipe kur e dijne se ekszistenca e tyne defakto varet nga Shqipetaret!

Ndoshta edhe duhet ndare shapin nga sheqeri me shpejt se sa pritej.

Problemet e shqiptareve ne Maqedoni kane perkujdesje absolute nga Shqiperia zyrtare dhe kjo e fundit eshte ne sinkron me interesat kombetare shqiptare dhe te mbeshtetura nga miqte me te mire te shqiptareve. Cdo nderhyrje nga faktore diletante eshte sharlatanizem.

Maqedonia ka njohur Kosoven dhe faktori politik atje ka qene shume i rendesishem ne hapat. Kini parasysh zgjedhjet e parakohshme etj, qe keta rioshet virtuale i qujne blerje te politikes.

Ceshtja Kurti eshte tjeter gje dhe nuk ka lidhje me keto pacavuret qe publikohen ne PPU.

Rrjetit të Organizatave Shqiptare për këtë sjellje armiqësore të strukturave shtetërore ndaj shqiptarëve dhe bëjmë thirrje që t’i jepet fund asaj.

Si perkthehet kjo fjali ? ( e pra ndryshuar e kam fjalen se me vone edhe mund te kete kuptim ) smiley

Koth,

Fjalia e fundit nuk i referohet vetem arrestimit te Kurtit, mirepo disa hapave tjere qe po realizohen ne Maqedoni me qellim ndasine dhe zvogelimin e inlfuences Shqipetare ne politikat e vendit.

Programi dygjuhesor nuk po zbatohet, gati te gjitha qytetet institucionet arsimore i kan ndare fizikisht ne baza etnie etj....

Roli i faktorit Shqipetar ne vendimmarrje eshte bere pothuajse i paperfillshem, ceshtja e Kosoves kurre nuk do te ishte permendur po te mos ishin shtetet aleta tona etj........

 

Shqiperia, eshte anetare e NATO-s, pra ka ne dore ish-republiken Maqedonase e ti vendose nje VETO, mbi koke, lifetime...... ti diktoje cdo gje atyre spurdhjakeve Sllave, edhe te shohim, se kush do ule hunden . Kjo te jete nga Sot e tutje rruga e Diplomacise Shqiptare.

O Tano amon o burre se ne Tironcit jena gjona te trasha e nuk arrijme me jua shpjegu gjonat ktyne mençurive ketu.

Ene ti Arber, mos bo mo gafe te tentosh me i thone njeriu qe ajo gjoja qe quhet KOMB, nuk ka shume me teper rendesi se bindjet politike te Mjaft-it, te tujat ap te mijat.

Nejse fajin e ka Enisi qe e futi emrin tim ne deklarate dhe Shaba qe nuk e hoqi kur e futi m'PPU.

pse re sander, qeke dhe kryetar ti e ?  smiley

cer o ky klubi kombtar me ?

vetem une me duket qenkam pa ojq ktu smiley

O guce, ku me pe qe t'i them njeriu ate qe mendove ti qe do beja gafe e do thoja une?

Bujrum Tushe po deshe, dera o e hapme per te gjithe. E di qe ty nuk te plas shume per punen e fondeve tona, po desha me preçizu qe ne ecim me parimin kamunist : "Ne lejme lesht ene doren te jashmit nuk ja shtrijme!" Shkurt muhabeti ato pak gjona qe kena bo deri tani, i kena bo me paret tona ose me shoqni. Jo per gjo po kshu ene prape se prape bohesh me "llafe te dalme". Nejse te pakten qe vjedhim pare nuk do na thone shpresoj se masnej i bi qe te vjedhim veten ene o pak e ronde.

Po deshe me na thone se çar meno per deklaraten, menimi jot o i mireprit.

 

edhe cer boni ju si perfundim se une smora vesh asigjo

O Sollo, ishte me ashtu pra si i thone, ironi .... QYQA! ene me gabim drejtshkrimor se i paskom fut nji "nuk" pa dashje. Nejse shpresoj se thelbin e ke kap ti mo!

LS, leni llafet. Ke naj menje per çelsin e barselonen sot? Kjo eshte çeshtja.

braveheart 22

1) Sllavo-bullgarët e FYROM-it në raport me shqiptarët nuk kanë zgjedhur nacionalizmin por shovinizmin. Edhe sot në kohën e internetit ne shqiptarët nuk dimë të dallojmë nacionalizmin nga shovinizmi, nuk dimë të dallojmë të mirën nga e keqja, nuk dimë akoma se kur duhet të dalim të protestojmë e kur jo, kur të luftojmë e kur jo, kur të përdorim diplomacinë e kur jo

2) Sllavo-bullgarët janë sjellë, po sillen dhe do të sillen gjithmonë kështu me shqiptarët si në Fyrom, Kosovë e Shqipëri sepse  e dinë se ne shqiptarët nuk kemi b... të reagojmë, sepse nuk kemi shtet, sepse nuk kemi qeveri, sepse nuk kemi ndjenja kombëtare, nuk kemi karakter si komb, nuk dimë kuptimin e fjalës atdhe, nuk e dimë se cfarë kuptimi ka fjala shtëpia jonë e përbashkët.  

3) Qeveriu e shiti detin e shqiptarëve në mes të ditës në Tiranë, të gjithë shqiptarët e dinin këtë fakt prej 1 muaji dhe nuk doli njeri të protestojë kundër kësaj tradhëtie kombëtare...

Do më për Belulin...

Peshkaqen,

Kam pershtypjen se ti kupton nga politika ne rajon ndoshta me shume se une.

Une nuk kam deshire qe te ta fus ni popull te tere ne kallep se nuk besoj se e  meriton, mirepo, kam nje pyetje per ty, meqenese nuk kuptoj shume nga politika ne Shqiperi, si mendon ti qfare u mungon klases politike ne Tirane, dhe pse mendon ti se do te ishte me mire qe PS ose PD te fitonte zgjedhjet? - Apo mendon se rezultati do jete i njejte sepse ende sjemi ne nivelin e duhur!

Meqenese Tirana mbart barren me te madhe per mbrojtjen e interesave tona prandaj edhe pyes.

Te uroj me te mirat.

o Lizander. me je sh simpatik pas ketij shkrimi.

ty peshkaqen ta kuptoj pezmin.

te na beje cirk anglosaksoni, hahet.

po dhe frengu, se s'u be qameti.

po ia leme mbare dhe talianit, se flet bukur.

......te na beje cirk bullgari i shartuar me turkogrek..........., epo kjo eshte shume.

çohu shqipe prej gjumit!

Seshte per tu habitur  fyromanet  edhe ne te kaluaren na kane perbuzur,se jemi shume te bute dhe nuk jua kemi tregue dhembet,Eshte metevertete turp dhe poshtersi keta bullgare te imet te na maltretojne ne kete menyre.

N akujtohet rrasti i gazetares Rajmonda qe eshte ende ne burg,dhe kurkush nuk  interesohet per te.Ky minoritet bullgare  e kane cue shume kryet  dhe nuk na perfillin se ne jemi pese here me shume se ta.

Muzgsy, faleminderit per vleresimin, po me shume se une ka pjese Enis Sulstarova ne shkrimin e ksaj deklarate. Po nejse keto jane vogelsira se rendesi ka mesazhi i deklarates dhe fakti qe ne shpresojme se njerzit te gjejne tek RROSH nje ze qe ngrihet per problemet kombetare.

Sa per shqetesimet e tuja peshkaqen, jane shume te sakta po duken sikur jane konkluzionet e analizes se nje te jashtmi qe ka qene kurioz me pa se si jane shqiptaret. Jo se nuk ndihet keqardhje nga ana jote per  situaten, po se ti behesh fatalist per diçka te cilen nuk e di se sa je mundu me e ndryshu. Mos ma merr per ters nqs po te bi n'qafe kot, se nuk te njof dhe ti ndoshta mundohesh e je i angazhume ne keto pune, po kjo qe shpreh ti eshte diçka qe e degjon shume shpesh nga njerez qe ndryshimin e ketyne gjonave e presin nga qielli.

Nuk eshte kritike per askend kjo se une e di shume mire se sa e veshtire eshte me gjet motivimin e duhur me u more me punet e patriotizmit. Qekur  kom fillu te merrem me keto pune, kam pas shume raste zhgenjimi. E nuk flas ketu per dajakun qe kom honger ne IRJM (ne Oher per me teper) se ai ishte stimul e jo zhgenjim.

E vetmja zgjidhje per mos me e humb kurajon eshte qe angazhimi per keto pune te jete i natyrshem dhe qe çdo rezultat i arritur ta qush qarë se po prite qe rezultatet te jene funksion i i sforcove atehere zhgenjimin e ke te sigurte.

Tushe me qe do me dite se me çar merret Klubi Kombetar po ta them me pak llafe. Qellimi kryesor eshte rritja e frymes kombetare te njerzit dhe presioni ndaj politikaneve qe çeshtja kombetare te jete primare. Kur them fjalen presion, ky eshte qellimi i larget se per momentin, mungesa e forces na lejon vetem mundesine e ndergjegjesimit te politikaneve per problemet e ndryshme.

Qe te te jap nje shembull, konkret.  Une e nisa ket valle me nje peticion kunder asaj qe une e quaja "Kali i Tiranes", kartes se homogjenit qe jepej ne Gerrqi per te gjithe ata shtetas shqiptare qe deklaroheshin si minoritare greke. Mediat greke ne ate kohe flisnin per rreth 250 000 kerkesa apo karta te dhena dhe per 150-200 000 kerkesa te tjera ne muajt ne vijim. Pra na dilte qe minoritaret greke ishin mbi 400 000. Peticioni online kishte karakter denoncues dhe informues. Kur erdhi puna me ja nis qeveriut une u konsultova paraprakisht  me nje minister dhe nje keshilltar te atij burrit te huj. Te tre te zyra e ministrit, vendosem qe peticioni te rishkruhej se ana informuese nuk ishte e nevojshme per qeveriun (psh nuk kishte nevoje me i thone qeveriut se greku po do me bo varreza me eshtrat e pleqve e kalamajve te Kosines).

Dy dite me vone peticioni ju nis institucioneve te ndryshme si dhe ketij ministrit qe na kishte dhone men si ta rishkrujshim. Me perjashtim te Presidences, asnje institucion nuk kthehu pergjigje. As vete ministri bashke-autor! Arsye eshte e thjeshte fare, nuk jau mban te dalin hapur kunder grekut. Se ne realitet disa nga ato gjona u bone dhe nje fare rezultati u arrit (gjyqet per nderrimin e kombesise u rrallune, disa njerez qe fallcifikonin regjistrin themeltar te gjendjes civile ne Korçe u arrestune, ministria e jashtme angazhoi SHISH ne verifikimin e dokumentave qe duhet te vuloseshin atje, etj)

Sot, delenxhite tane, nuk kane bythe me shku para ketij apo atij kryeministri si burra shteti, po shkojne si pabuksa. Ne keto kushte ata nuk thone dot : "Ky qe po beni eshte nje agresion dhe ju kerkoni te perdorni varferine e shqiptarve per te realizuar qellimet tuaja te ndyra!" (siç plasi midis Rumanise dhe Hungarise ne 95-n per nje problem te ngjashem). Diskursi midis cilitdo kryeminister shqiptar dhe atij grek eshte

Greku : "Car do me japesh qe mos te te vej veton per NATO e BE?"

Shqiptari : "Ca kilometra katrore det merrini t'i keni! Vodafonin e AMC nuk jua ngacmojme fare pavaresisht se i rropen shqiptaret. Depozitat e naftes ne Durres po i lejme ene ca kohe po amon mosi plasni se na moret m'qafe. Mos na çoni ene per to nje Delijorgj tjeter!"

Greku : "Po qe t'i them PBDNJ-se qe te bashkohet me ty ne zgjedhje?"

Shqiptari : "Nje ministri ku te folet vetem greqisht dhe vene pune ene per qente e mocat e fshatrave minoritare i keni te sigurta. Per Comte une nuk do them asnje llafe. Po me kuptoni drejt, me jane çu ca kopila knej qe i kone ra hiles tuj per rritjen e numrit te minoritarve, kshu qe thojini njerzve tuj knej te mos e bojne balte!"

Noshta mu me rre menia kur menoj se nodh ene kjo fjalia e funit, po robi shkrete e do i fije merimonge ku te mahet deri diten qe do kemi ca Burra qe kerkesave te grekut t'i pergjigjen :

"Qeveria shqiptare eshte shume e ndjeshme ndaj ruajtjes se kultures dhe traditave te lashta greke, ndaj ne kemi vendosur qe te sponsorizojme nje film ku protagonistet te jeni ju, Dule, Bollano dhe Janullatos (ne pamundesi per te pas te ndjerin krye-prift me breke Versace). Sigurisht ne angazhohemi per promovimin dhe shperndarjen e ketij filmi. Premieren kemi menduar ta organizojme ne Parlamentin Europian ne Strasburg."

O Tushe sa me pak llafe ta shpjegova (nqs shpjegova gjo se sa here hapet kjo tema e kartave mor kot une)

ok, faleminderit

u kjartesova smiley

Ju uroj suksese smiley

 

Lizandër

As nuk më njeh e as të njoh megjithatë të falenderoj për komentet. Nuk dua të bëj modestin megjithatë mund të them vetëm kaq: Për të mbrojtur atë vend që quhet Shqipëri unë kam dal me kallashnikov në dorë.

Nuk dua të flas më shumë. Vetëm koha do ta vërtetoj se sa ka kontribuar secili nga ne për atë vend që unë kam shumë mall dhe e dua më shumë se gjithcka tjetër në botë. Dikush mund të më quaj të cmendur, megjithatë mua nuk më bëhet vonë...Danke!

Peshkaqen, me sa shof e ke kuptuar drejte ate qe desha te them. Nuk ishte fare per ty personalisht po per idene se "nuk ja vlen se ai vend s'behet, se ai milet ashtu e do",  e ku di une se ç'perralla te tjera tregojne te gjithe ata qe ti ke "frike" se do te te quajne te çmendur. Ben shume mire qe s'te behet vone.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).