Data e skadences ne diten e gjykimit

Shumëkush e pa kryeministrin tonë të ngjitë shkallët e murit të lartë kinez, me një energji befasuese. Ndonëse nuk ishte një sfidë intelektuale (si me të drejtë do ta dëshironte ai), ngjitja energjike e qindra shkallëve ishte një sfidë fizike dhe elektorale, si e tha edhe vetë, cka paralajmëroi kilovatët e shumtë që janë fshehur nën lëkurën e tij, për tu përdorur gjatë fushatës me një shkulm të ri të paparë.  Talent i madh i një perëndimi te frikshëm, shefi i ekzekutivit u përpoq privatisht të simbolizojë energjinë e adhurueshme fizike në prag të pleqërisë, por edhe në prag të fushatës, si një kërcënim elektoral, duke shpërthyer kështu shkëndija optimizmi në sytë e atyre që e ndjekin nga pas.. (atyre që kanë izoluar apo kushtëzuar funksionimin e tyre dhe të ardhmen e tyre pikërisht me luhatjen e energjisë fizike por edhe shpirtërore të kryeministrit&hellipsmiley Këta mbështetës janë klasa pushtetare e re dhe e lartë në Shqipëri; grupimi i pasur, elita borgjeze, që ai vetë e krijoi sipas një bindjeje të tij se klasat e larta kane mundesi te pakta ti shmangen monotonise qe ju afron lluksi dhe lavdia e pamerrituar dhe mungesa e problemeve, por ato shndrohen në plazma besnike e kamikaze kur rrezikohen ato dhe sidomos kur rrezikohet pushteti dhe lavdia e liderit që sfidon...kundërshtitë.

Sado primitive alegoria, mund të supozohet me modesti se ngjitja në krymurin e botës kishte vërtet nuancat e një simboli… Kjo sepse, i pushtuar kështu nga një furi e pakuptueshme iluzionesh mes qartësisë të të tjerave, kryeministri ynë ja doli të përcjellë mesazhin subsurreal, te kamikazët e tij por edhe tek të tjerët, se ai është sot më i fuqishëm.. se kurrë, si një elefant me fuqi radioaktive përballë, që nuk llogarit më asgjë…

Këtë përmasë shpërfillëse ja konsolidon aq më shumë perceptimi i bastionit të majtë, i cili nuk mund të mos jetë i ndikuar dhe i trazuar nga sfidat spektakolare të kryeministrit… që kulmuan me mitingun e madh të anëtarësimit në NATO… Kjo sfidë në fakt i ka sjellë atij lavdi të re dhe energji të re, të cilën ai e publikoi me euforinë e delirit politik, që e karakterizon nëpër skena…Ndoshta është kjo sfidë pas të tjerave, ajo që i ka yshtur edhe më opinionet shpirtthjeshta të njerëzve të dënuar të bëjnë sehir madhështitë, në bindjen se edhe pse i ka trokitur vjeshta në vesh, edhe pse i ka erdhur dita e skadencës, ai është ende i aftë që energjinë ta shndrojë në imazhe, por edhe në simbol…

Por, nga ana tjetër, edhe pse “gjeneral i lartë” në luftën e pandershme të krijimit të përshtypjeve, normale që ngjitja në murin më të madh të botës do të harohet shpejt. Megjithë përmasën e imazhit të fortë të “ngritjes” dhe megjithë simbolikën, kjo sfidë do të harohet shumë më shpejt të themi se buzëqeshja e Delijorgjit të arestuar mes policëve, disa ditë pas shpërthimit famëkeq, (që u asteroidua pa u ndier si një simbol gjithashtu i kapjes së shtetit atëher&eumlsmiley, apo më shpejt se “patatet me gjalpë” të Balliut aksioner në mes të belasë…

Sepse, jo ky sfidant i kristaltë që është, por edhe shenjt të ishte, edhe murg të ishte, edhe engjëll të ishte, (S)Ali Berisha do ta kishte të nxirë biografinë e moralit me gjithë sa kanë ndodhur e po ndodhin në Shqipërinë blu të pushtetit të tij.. Madje edhe Krishti vetë i ringjallur do të ndruhej nëse në mbretërinë e tij do të ndodhnin Gërdecë të tillë, fazllicë të tillë, ballinj të tillë, vjedhje të tilla dhe sfida të tilla pushteti… Pra edhe sikur i shtrydhur në lavatrice, jo lëng të zi, por qumësht të sterilizuar të pikonte, Kryeministrit do duhej ti bëhej gjyqi i ndërgjegjies së vet nëse nuk do ja bënin të tjerët..për të gjitha aferat dhe për të gjitha cudirat.

Pikërisht në këtë cakërim, kryesfida spektakolare e shefit të madh qëndron jo në aventurat e “ngritjeve” rradhë, që do të harohen sakaq, por tamam në faktin që edhe pse nuk është Krisht dhe as ndonjë ëngjëll me flokë kacurela, ai është aq më i fuqishëm sa më të mëdha janë bëmat edhe më të shumta skandalet…

…..Ndjesitë popullore janë si plazmimet ujore që turbullohen kollaj…nga energjitë e liderëve, sidoqofshin ato. Ky është një përfundim instiktiv të cilin kryeministri ynë mbase e ka kuptuar instiktivisht nëpër betejat e gjata dhe përvojat e gjata elektorale..Falë kësaj përvoje, ai është kthyer në një mjeshtër të imponimit krejt rastësisht, ashtu si rastësisht ka sfiduar rezistencën skeptike të perceptimeve popullore, duke i manipuluar në atë shkallë ato, saqë ja ka dalë të rrëmbejë aurorën e lavdisë nga duart e shumë të tjerëve që mbase e kanë merituar patjetër, kohë pas kohe, më shumë se ai…

Edhe pse nuk ka inteligjencë të lartë, finesë të lartë dhe sjelljë konstruktive, ka një sekret për fitoret e tij dhe ky sekret ka të bëjë me faktin se ky njeri udhëhiqet nga nje instikt i pamposhtur pushteti, i cili ju mungon pjesës tjetër…

Ne njerëzorët s’jemi gjë tjetër, vec një kombinim i pashpjegueshëm energjie që ndodh brenda nesh. Njeriu është një ekuilibër i vështirë mes tre parametrave në rradhë:njëri parameter është organizmi yne, me gjithë cudirat kimike që ndodhin në të; tjetri është truri me gjithë magjinë e pabesueshme për të menduar e fantazuar; në fund vjen nënqënia, pavetedija apo pasuria historike e trashëguar, përfaqësimi fisnor, si një pjesë e shpirtit tonë, .Truri s’është vec një vegël, një mjet që shpirti apo nën-qënia përdor dinakërisht sipas llgjikës dhe pushtetit të instikteve. Instiktet janë yndyra e mbledhur nga tundja shekullore e shpirtrave. Nënqënia jonë është si një “hije” dinake plot djallëzi që preson cdo qelizë tonën dhe cdo funksionim.Pikërisht ajo na drejton. Ajo edhe frika…Frika nuk është e jona por e kësaj “fuqie hijesh” që shtrihet nëpër damarë dhe urdhëron trurin tone të analizojë intelektualisht dhe të ngjallë panik...E vecanta me kryeministrin tonë është se “fuqia e hijeve”që shtrihet nëpër damarët e tij ka vetëm një drejtim, si një forcë e vetme vektoriale, dhe kjo është jo frika universale e njeriut, por tmerri që prodhon mosqënia gati e tij për humbjen e pushtetit.. Ky tmerr dhe kjo mos qënie gati i ka zhvilluar atij fort atë instiktin e rrallë dhe të pamposhtur të pushtetit që përmendëm më sipër…

Ky instikt i pamposhtur është edhe arma e tij më e fortë në betejën elektorale përpara!
Por ka një problem!

Po të kujtojmë ekuilibrin e teoremës së Frojdit, i cili thotë se ne jemi dicka pak më shumë se një kontradiktë, që buron nga lufta e përjetshme mes instikteve dhe arsyes… dhe po të kujtojmë që kryeministri ynë është pushtetar instiktiv, (instiktet e tij zakonisht fitojnë mbi arsyen), problemi është se c’farë ndodh nëse instikti i tij i pamposhtur, i cili e udhëheq atë, na udhëheq edhe ne dhe do të na udhëheqë për sa kohë ai do të jetë në pushtet, nuk do të jetë në vazhdim i shëndetshëm.., ose më keq akoma, cmendet fare në një teren ku ndodhitë, me të gjitha skkandalet rradhë, nuk mund ti kesh në kontroll, si po ndodh realisht..

Sepse orteku i skandaleve në fakt ka nisur ti dalë nga kontrolli kryeministrit dhe rritet përditë. Ky ortek filloi në Gërdec, në rrugën patriotike, në abuzimet atje, dhe rritet përditë e me sa duket nuk mund ta ndalojë më asgjë, madje as murri i betonuar i lavdisë së anëtarësimit në NATO, as ngjitja e kryeministrit në murin kinez, as propaganda dhe arritjet shpesh të paqëna, dhe as instikti i tij i pamposhtur, që ju mungon dhe do tju mungojë të tjerëve… Do të rritet më fort për sa kohë varfëria në këtë vend do të jetë më e madhe se mashtrimi dhe vjedhjet e pushtetarëve do të jenë më të mëdha se mjerimi…Dhe do të rritet për sa kohë qytetarëve të këtij vendi do të vazhdojnë ti ulen ato shkëmbimet milioneshe të qelizave në tru që thonë shkencëtarët, të cilat provokojnë prodhimin e hormoneve të dëshirës për të marrë pjesë e nganjëherë për të jetuar.

Orteku po afron! Po afron ora e gjykimit!

 

 

2 Komente

"ndjesite popullore jane si plazmimet ujore qe turbullohen kollaj nga...energjite e lidereve...bukur!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).