Cilësi e dobët, pezullohet rruga e bregdetit

SARANDË - Punimet për rikonstruksionin e rruges së bregdetit, e cila eshte quajtur ndryshe rruga e turizmit shqiptar, është inspektuar nge nje grup supervizimi i Ministrisë së Transporteve, që ka nxjerr në pah mangësi të mëdha në zbatimin e projektit.

Nga analizat laboratorike dhe këqyrja e projektit është konstatuar, se në segmente të veçana të aksit Borsh-Piqeras- Lukove nuk janë mbajtur parasysh kërkesat e projektit për trashësitë e shtresave, ngjeshjes së tyre dhe asfaltit të hedhur në to. Shkak për kontrollin e cilesisë së punimeve është bërë plasaritja e shtresës së asfaltit dhe dalja jashtë përdorimit të sipërfaqes së rrugës.

Gjatë dites së sotme mjetet që punojnë në këtë segment e kanë ndalur punën dhe janë detyruar të për riparojnë të metat e konstatuara në rrugë. Kontrolli i ditëve të fundit nga ekspertë të Minisrisë së Transportit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve i kanë vlerësuar si pa cilësi punimet e kryera në këtë aks rrugor dhe iu kanë kërkuar firmave ndërtuese heqjen e shtresave të asfaltit të shtruar dhe zevendësimin e tyre.

Kjo është konsideruar, si masë e parë ndaj firmave rikonstruktuese të rrugës Borsh - Lukovë. Në ditët e ardhshme do të vlerësohet dhe dëmi i shkaktuar në buxhet, duke i detyruar firmat me penalizime për t'i kryer punimet me shpenzimet e tyre. Firmat që do të penalizohen janë 'Riviera', 'Spartaku','Gjiknuri'. Cilësia e punimeve pritet të sjellë edhe vonimin e dorëzimit të përfundimit të këtij segmenti në këtë kohë, kur në Sarandë është çelur sezoni i verës dhe nga dita në ditë pritet të rritet ndjeshëm fluksi i turistëve në bregdetin shqiptar, i reklamuar si zonë e turizmit elitar.

Redaktoi: R. Dedaj

7 Komente

Shume mire ministria qe kerkon cilesine per te cilen paguan, dhe shume keq me keto rruget qe prishen shpejt,. Sa me shume te vjedhe kompania, aq me shpejt prishet rruga. Sa me pak e kushtueshme, aq me e keqe rruga. Eshte si ajo shprehja, "jemi teper te varfer per te ndertuar rruge te lira"...  bejini tamam rruget se na duhen o ju kam rixha.!

smiley

Ne nje shenim te vecante. Vura re se si per kete artikull kane punuar dy vete.

Blendo, m duket se ja vodhe Mentorit kte shprehjen.smiley

Jo, kete e kam te gjyshit. Po tani qe e permende me behet se e kam degjuar Mentorin ta perdore. smiley

Vjedhin ne Shqiperi.Me qe jemi ne Sarande,rruga nga Saranda ne Butrint, nje rruge nacionale ,ishte aq e ngushte sa per nje makine, me nje gjeresi sa nje gjysem rruge e vene ne mes ,pa mbyllje anash.

Kuptohet kjo rruge mbas dy tre vjetesh,do te shkermoqet sepse ashtu eshte bere.,pa cilesi dhe pa parametrat e duhura.

Nje gje tjeter.

Nuk eshte e veshtire te besh nje rruge,e veshtire eshte ta mirembash, rrugen.

Meqe po flasim per mirembajtje rrugesh, a e imagjinoni dot sesa do kushtoje te mirembajme autostraden Durres-Kukes-Morine? Mbase kjo gje eshte nje rast i mire per te prezantuar 'toll booths' ne Shqiperi. Leqe ja fus kot une. Ja mbushin robt rrugeve te fshatin, i bejne naften autostrades. Nejse, mirembajtja e "autostrades patriotike" do kushtoje shuuuume.

Do isha kurioz te udhetoja ne rrugen e Bregdetit (siç quhet) , ngaqe kam nja 18-20 vjet qe s'kam udhetuar andej. 

Ne ndertimin e  infrastruktures se nje vendi ku investimet e shtetit (taksapaguesve) jane shume te medha, maramendese, normalisht duhet qe krahas ndertuesit fitues i tenderit, te jete planifikuar nga investitori (qiviriu) dhe sasia e parave per te kontrolluar cilesine e punimeve nga nje kompani e pavarur konsultative. Kjo minimizon ne maximum shperdorimin dhe vjedhjet nga konrtraktori dhe subkontraktoret, ne sasine e materialeve qe perdoren ne ndertimin e rruges dhe cilesine e materialit te perdorur per kete qellim. Keshtu behet e mundur respektimi ne maximum i projektit teknik dhe per pasoje dhe cilesine e objektin i cili do te kete jete me te gjate dhe kualitet. Perndryshe i var ujkut melcite ne qafe...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).