Chuck Norris për president... në Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni kanë përfunduar, dihen emrat e fituesve (ngase humbësit askush nuk i mban në mend), dihet edhe se kush, kujt dhe çka i premtoi, edhe pse është e qartë se, njësoj si hallakama zgjedhore, të gjitha do të harrohen deri në zgjedhjet e ardhshme.

Por në aktualitet nuk po humb vetëm Chuck Norris, njeriu që njëkohësisht ishte edhe kandidat presidencial edhe kandidat për kryebashkiak të Shkupit. Nuk është gabim ky, ngase, si qëndrojnë gjërat aktualisht, me punën e aktorit në fjalë do të merren edhe gjatë analistët politik, sociologët dhe, kuptohet, gazetarët që me vëmendje po përcjellin evolucionin e fenomenit: “Chuck Norris dhe Zgjedhjet në Maqedonia”.

Madje, edhe pse në garën zgjedhore u përfshi paksa me vonesë, ai arriti që të shndërrohej në një figurë politike mediale. E tëra filloi kur dy grupe të rinjsh, të dëshpëruar me fushatën e njëtrajtshme zgjedhore, vendosën që në Facebook të kandidonin Chuck Norris për të dy postet e lartpërmendura. Doli se, po të ishte kandiduar me kohë, renxheri nga filmat amerikan do t’i kishte mposhtur bindshëm kandidatët presidencial, por edhe ata që po garonin për njeriun e parë të kryeqytetit maqedonas.

Pa kaluar as dy orë nga kandidimi në internet, Chuck Norris në listën presidenciale fitoi 6,808 vota, ndërkaq në atë për kryebashkiak plotë 7,174 vota. Apo, siç shkruante në tekstin satirik në gazetën ‘Globus’, gazetari Zvezdan Georgijevski, shumë më tepër vota sesa që fituan disa nga politikanët kryesorë maqedonas që morën pjesë në garën zgjedhore.

Megjithatë, Chuck Norris nuk u vendos rastësisht brenda garës. Ai është një prototip i heroit që sot i mungon Maqedonisë në politikë. Fizikisht është superior, zotëron shkathtësi marciale, gjatë çfarëdo aktiviteti që kryen nuk e shfrytëzon trurin por forcën e vrazhdët fizike, është brutal dhe nuk i respekton as të drejtat e Perëndisë as ato njerëzore.

Shikuar nga kjo anë, konsideron shumëkush, ai është i ngjashëm me Aleksandërin e Madh, të cilin e admirojnë shumica e maqedonasve.
Gjatë gjurmimit të rrënjëve maqedonase të Chuck Norris madje u arrit deri te informata se “renxheri” dhe maqedonasit janë bashkautor të rrotës, njërit prej zbulimeve epokale të civilizimit njerëzor.

Dhe, ja si rrodhi e tëra.

Chuck, derisa po stërviste po e bënte një rrotullim para, ndërkaq maqedonasit e pranishëm po e trimëronin duke brohoritur: “To-Chuck... To-Chuck” (në shqip: Ashtu-Chuck... Ashtu-Chuck).

Në Facebook ende vazhdon mbledhja e dëshmive se Chuck Norris është një maqedonas antik, ndërsa simpatizantët e tij po lansojnë fakte rreth superioritetit të tij, gjë kjo që aktualisht iu mungon liderëve maqedonas. Mes tjerash, edhe ajo se Chuck e mban mend që, derisa ishte fëmijë, babai i thoshte të hante krempite me speca të djegës, dhe se gjatë kohë është shkruar me Aleksandrin e Madh, prej të cilit kështu kishte mësuar se si zgjidhen nyejt e Godrit...

Në Shkup, po flitet dhe shkruhet me të madhe për “chucknorizmin” si fazën më të re të zhvillimit të shoqërisë maqedonase, andaj edhe pritet të falë kushteve të reja të shfaqen edhe heronj të ri, të cilët do t’i zgjidhin të gjitha dilemat maqedonase, përfshirë edhe atë më të madhen – si të zgjidhet kontesti me grekët rreth emrit, por ashtu që ai të mbetet i njëjtë.

Maqedonasit e rinj, të cilët në numër gjithnjë e më të madh komunikojnë me ndihmën e internetit dhe Facebook’ut, janë të bindur se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale duhet të krijojnë një Chuck Norris maqedonas, për të cilin pastaj do të votonin të gjithë.

Një superhero i tillë vërtet mungon në Maqedoni, e gjykuar sipas sjelljes së qeverisë aktuale, nuk duhet dyshuar se brenda pak vitesh do të shfaqet një Chuck Norris maqedonas. E pastaj le të kujtohen mirë evropianët dhe të gjithë ata që maqedonasve ua mohojnë emrin e shtetit, gjuhën, identitetin nacional dhe prejardhjen antike! (Politika)

7 Komente

I bukur eshte artikulli, e edhe me i kendshem duket te jete fenomeni. Ne te vertete tek chuck norris maqedonasit duket se kane gjetur vertete ate qe i mungon: UNITETIN - DUKE PATUR PROBLEME TE MEDHA IDENTITARE SA I PERKET ETNICITETIT DHE KOMBIT - SI DHE PERENDIMIN - QE NE KETE RAST PERFAQESOHET NGA IDENTITETI AMERIKAN I HEROIT. Nje personazh i tille duket se do i bente te gjithe pas vetes, edhe shqiptaret, bullgaret (ajo pjese e maqedonishtfolesve qe identitetin bullgar e barazojne me ate maqedon) serbet, vllehet, torbeshet (maqedonishtfolesit muslimane) dhe romet e Maqedonise - duke krijuar ate bashkim per te cilin maqedonasit duket se jane disi te deshiruar. POR, ja qe duke i kerkuar rrenjet e Chakut ne maqedonizmin aleksandrian, ata e humbin serish toruan e cojne ne partikularizem, duke deshmuar edhe njehere paqartesine e tyre mbi konceptin e unitetit, etnicitetit, kombit, dhe kombit-shtet. Keshtu edhe me nje shaka si kjo, ata serish duket se nuk i shpetojne problemeve te tyre shoqerore e kulturore.

Prisni kur një ditë sllavo-bullgarët të thonë se edhe Chuck Norris është sllavo-bullgar por familja e tij ka ikur si emigrant në SHBA...

O peshkaqen.

Deri tani e kishim me greket inatin, ku na kalove nga bullgaret ti ?

Apo me qe Sala i uli br...t perpara Karamanlisit, ky i fundit na doli mik a ?

Po pate hallin e Skenderbeut, mos u tut he burre. Ai mbetet shqiptar. Nuk di une ndonje bullgar te thote se Skenderbeu eshte bullgar.

Bullgaret jane futur ne Europe, pavaresisht se jane me ne lindje se ne. Ne duhet te vuajme koston e vjedhjeve te Sales e Lul Bashes, kontrabandat e naftes ne favor te serbit, vrasjet ne Gerdec,  shitjen e ujrave territoriale shqiptare per 5 vota me teper, dhunimin e gjykatave , etj, etj.

Lere Chuck - un ti . E ka m'terezi ai . Ne si me ja bo ...

 

 

 

Pse i tallni keta te shkretet. Se jane ene ven pa emer.

Ky muhabet me kujtoi nje te ngjashem ne 2006-n. Ne ndeshjet ne grupe Franca kishte lujt aq mire sa qe njoni kishte vone e-bay ekipin per 1 euro dhe thoshte : "Po e blete do e merrni me detyrim edhe Domenech (trajneri)"

Kurse ne pershkrimin e "mallit" shkrute : "Ekip i vjeter dhe i ndryshkur, po qe mund te perdoret per pjese kembimi (Ribery, Abidal)"

Ene ju qaheni nga nisma e Sales "Shqiperia 1 euro"! hahahahaha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).