Çani rikthehet ne 23 Maj ne oren 20.00 ne Teatrin e Metropolit...

Çani rikthehet neser ne 23 Maj ne oren 20.00 ne Teatrin e Metropolit, pas Muzeut Kombetar, dhe vazhdon ne datat 24, 25, 26, 27 Maj. Gazetari i njohur Arian Cani del per here te pare ne nje One Man Show ne skenen e Teatrit te Metropolit. Histori dhe situata plot humor te zi do t’ju shoqerojne gjate gjithe shfaqjes. “Ej, mos i thuaj njeriu !”, keshtu quhet spektakli teatral qe kesaj here vjen krejt ndryshe nga ajo qe jeni mesuar te ndiqni cdo te premte ne ekranin e televizionit.

 

Gjithcka qe Cani nuk iu ka rrefyer dot nga ekrani, ju do te mund ta shijoni nga afer ne skenen e Teatrit te Metropolit qe ndodhet pas Muzeut Kombetar, ne datat 23, 24, 25, 26, 27 Maj, ora 20.00…

Thelbi i ketij show teatral eshte rrefimi dhe cmitizimi i disa fenomeneve moderne te jetes sone te perditshme. Nje kendveshtrim shume interesant, provokues, origjinal dhe subjektiv qe autori e ndan me publikun ne salle. Nje komunikim i drejtperdrejte interaktiv qe tenton te sjelle ne vemendje ngjarje, situata dhe rrethana te cilat i perjetojme cdo dite ne forma te ngjashme. Fenomene te shnderruara ne mite moderne qe ne i ndeshim rendom dhe gjithandej ne jeten tone si publiciteti, spoti i Pangos, modeli i ri i rrobave te banjes, klasa politike dhe zgjedhjet e 28 qershorit, televizioni si nje makth, fatura e nje shfaqje ne Teater, dhimbja para ndarjes me publikun, etj... Cani mban distancen e duhur higjenike, por duke mbajtur njekohesisht dhe nje qendrim te hapur ndaj ketyre miteve moderne. Qellimi? Cmitizimi pa ua zbehur vleren dhe rendesine e tyre. Me pak fjale, nje rrefim qe mbeshtetet ne detaje dhe histori te thjeshta te cilat njerezit shpesh i thone me ze te ulet. Cani merr kurajon t’i tregoje me ze te larte... Per me shume informacion, takohemi te Teatri Metropolit, pas Muzeut Kombetar...

 

 

Titulli: EJ, MOS I THUAJ NJERIU !

Aktori: ARIAN CANI

Regjia: HERVIN CULI

Grafic designer: KLITON KUKA

Muzika: Dj CERRI

Fotografia: GELJANT KALECI

29 Komente

Ky Hervini me pelqen, nuk e di cfar e ka bashkuar me Canin

ndjese per kete qe thash

lol, jane miq dhe bashkepuntore tashme

Ej une po i bej qoken Canit ketu, pa pretendime...

Por vajta e pash kete shfaqjen, qellova bashke me ca miq te tjere qe i kemi edhe miq te rregullt te peshkut. Me thene te drejten me pelqeu. Nuk ka bere njeri me pare "stand up" ne Shqiperi keshtu qe ketij i duhet dhene merita per guximin te provoje, kjo duhet t'i njihet. Dhe si per here te pare ne nje zhaner pa historik tek ne nuk eshte aspak keq.

Une e rekomandoj dhe jo pse e kam mik - ndershmerisht. Nje 500 leksh i harxhuar mire.

m'vika keq per ty Blendo....paske ra keq sa hyne ne shqipri....ca do tboj Cani eshte njeri koti....e njof nga tv...as du me njoft  me teper....

m'vika keq per ty Blendo....paske ra keq sa hyne ne shqipri....

Mos i ve faj,te ben vendi atje.,te "biesh keq"..ambientohesh!

ok blend ok smiley kam besim tek shijet e tua

meqe ra fjala, kur del tek cani je i njejti blend qe njohim tek peshku, komplimente vertet smiley pa bojra keto komplimentet smiley i meriton vertet...

Fol per vete, shoku Blendi smiley

Une nuk i quaj te harxhuara mire 500 leke per te degjuar nje shqipe imorale dhe perseritje te gjerave qe degjohen rendom cdo te premte.

Aq me teper, nuk e di nese mund te shihet vertet kjo shperfaqje e Canit me nje grup miqsh, sic thua ti.

Nejse, ti mire ben qe ia ben reklamen falas, po do beje akoma me mire t'i japesh edhe nje keshille, si mik qe e ke: "Eja ne vete, Cani, se te ka lene shqipja ne balte"

Ja se po lexon. Po ia them ketu publikisht qe te te vere veshin. smiley

Flm flo.

...shqipja??? ...truri thuaj....njerez te till nuk vijne mo ne vete...

smileysmiley

Na ore, se nuk e pashe. Po ti me paske bere edhe nje kompliment atje tek tema ime, me demek per te me marre me te mire smiley

Nuk genjehem me nje postim une jo smiley Pastaj, nuk e kisha pare akoma smiley

Nejse, Cani serish duhet te mos harroje se te jesh banal nuk do te thote domosdoshmerisht te jesh i suksesshem smiley apo humorist.

Edhe ai grimi ne foto, duhet te ishte o pak me i dukshem, o pak me i padukshem. Po ashtu sic eshte se si ngjan : P

jo jo dezi, flo eshte flokenaja, per me gjere shih blogun te marresh vesh emrin tim te vertete... nuk jam aida une, weeeeee....  nuk kam derguar ndonjehere sms ne radio dhe nuk kam degjuar ndonjehere radion tende smiley se nuk kam kohe

ky njehere me ngateron me florin njehere me aiden, ore cun kam identitetin tim une edhe pse nuk e kam bere akoma karten e identitetit smiley

 

p.s

meqe po na lexon cani, une e terheq vrejtjen qe kam bere me lart... kam hall se mos vjen ndonje dite dhe do me duhet ta pershendes dhe ate smiley hihihi

 

Pse akoma ne fazen e te marrit me te mire jemi ne? smiley Komplimentet ia ben vetes ti, ne vetem sa t'i komunikojme.

ideja e "stand-up" nuk eshte keq. po me vjen keq qe e paska marre Cani kete iniciative i pari. I uroj zhvillim sa me te mire jetes sociale ne Tirane, por megjithate une, per ceshtje principi, do ta bojkotoja Canin.

Persa i perket canit po, ne ate faze jemi vallai : P

Ndjese flo. jeni te dyja te sjellshme, keni ca cilesi te perbashketa, dhe lodhja ime, prandaj ju ngaterrova. kurse ajo me florin ishte ngaqe jam icik avdall dhe ngaterroj germat. smiley

t_red. le ta pranojme njeri tjetrin me gjithe canet tona. smiley

Po mire, teatri i estrades quhet teatri i metropolit tashti, se s'po jap dot dum?

 

Jo Lulian, nuk eshte teatri i estrades por nje teater i ri,i vogel por komod. Jane shfrytezuar disa hapsira te asaj godines qeprej vitesh kishin mbet cope cope dhe kane kullandris dicka telezecme. eshte teater i bashkise se tiranes. theu monopolin e Teatrit Kombetar.

Mua me pelqeu, dhe se them fare per qoke(meqe dhe se njof fare Canin pervec se ne Tvsmiley. Kot niseni me paragjykim, se shfaqja ishte mjaftueshem provokuese, dhe per ate mesazh qe donte te kalonte, e bente shume mire.............

Na thoni ndonjë gjë më shumë, ndonjë batutë interesante, çfarë përshtypje ju la si aktor? Unë se "vendos" dot në këtë rol...

Po ti pelqen George Carlin o Jul, ca batutash krahasimi kerkon? smiley

Blend, nqs do me i bo reklame nje miku boje se eshte e drejta jote e plote e s'ka burre none me te thone pse e bo ne "shpine" tate. Po nga momenti qe e fut si teme, pra i fton njerzit per debat, mos i fshi postat e atyre qe mendojne se Cani eshte vetem nje majmun qe gjithçka thote e ben ne emisionet e tij e ka jo te kopiuar por te perkthyer keq!

Per te mos i hy atij muhabetit te artikullit ku i qante hallin serbeve se Kosova po behej e pavarur, se kur e kujtoj me vje me qa (ne CDO vend tjeter te botes nje atikull i tille do bente qe te rritej çmimi i domates sa here te dilte ai ne rruge, kurse te ne jo se ne jemi "moderne&quotsmiley 

Nuk e kam hallin se me ke fshi posten e se s'po m'le me sha Canin se flej shume mire pa u marre me te fare, po kur harxhoj kohen duke shkrujt diçka nuk me pelqen qe ta fshini pa arsye te bazuara ne rregullat e shkruara te peshkut.

Ti, Hunde, ke per ta pa po nuk i thashe Flokshit qe te ta presi rrogen ene 3 muj! Kollovar pashaporte!

aman se ka pa ndonje frankofon kte spektaklin e canit tna thote ka kopjuar apo jo? se vetem frengisht di ay prandaj them un!

deri kur do te vazhdoje ta japi shfaqjen cani qe ta di tpakten e shikoj dot kur tvete vete apo jo.( se meqe ra llafi un do vete per tvotu!)

se meqe ra llafi un do vete per tvotu

ti kete thuaj smiley

ee dhe un kot i rashe nga kina!

Cani eshte ne pozicionin e duhur per te folur mbi "televizionin si nje makth" 

Ka ndonje regjistrim video, ai stand up-i ,i Canit ne teater!

Blendi, kam pershtypjen se ky Ariani eshte ca pordhac. E ndoqa ne ate programin ku morre pjese dhe ti, dhe ne nja dy programe te tjera dhe me la pershtypjen e nje bufoni. Ndoshta mund ta kem gabim. 

Ore me falni mua, ky Cani, cfare eshte? Dmth, nuk eshte shqiptar, por cfare eshte??? E kam degjuar vete ne TV qe ka thene qe nuk eshte shqiptar, por qe do ia thoshte te ftuarit me vone se cfare eshte, - dmth, kombesine...]

rumun, grek, serb, bullgar, evgjit, cifut, turk, arab... ca eshte ky?

rumun, grek, serb, bullgar, evgjit, cifut, turk, arab... ca eshte ky?

Zyrtarisht Çani është me origjinë nga Couille-en-Frotte krahinë e Groland-it. Faktikisht edhe këtë lloj identiteti e ka të kopjum si puna e emisionit të vet'.

Realisht askush nuk e di ça kombësie ka, e nga vje Çani. As ai vetë nuk e di. Në klasë të parë fillore kapi nje vazo lulesh me kokë që la pasoja.

 

Ne emisionin Zone e Lire, çdo gje eshte e vjedhur, qe nga skenografia, menyra e inkuadrimeve te regjise e deri tek batutat.

 

Per shembull,

Mirembrema Tokesore, dhe shume batuta te tjera, jane identike ne emisionin francez.


Arjan çani shan nga Rrobt spektatoret ne Emision

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).