“Birra Korça” vlerësohet me “Harkun Internacional të Evropës”

Të fitosh një “Oscar” në kinematografi ose një “Nobel” në mjekësi, letërsi, shkencë etj., është ëndrra e të gjithë atyre që kërkojnë të lënë gjurmë me punën apo misionin që kanë marrë përsipër. Ndërkohë edhe në biznes po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që suksesi të mos matet vetëm me të ardhura të mira që krijon, por edhe me vlerësime si një sipërmarrje që ka sjellë vlera, që ka përçuar ide, që ka dhënë mesazhe të qarta, se marrëdhëniet në treg nuk mund të thjeshtëzohen vetëm në shitje dhe blerje. Kjo ka qenë arsyeja që sot kompani të mëdha botërore kanë krijuar institucione vlerësimi për të gjithë ato biznese që me punën e tyre po shkruajnë një copëz të rëndësishme historie në librin e madh, ku tregohet se si ndërtohet një ekonomi tregu moderne me të gjithë aksesorët e duhur, pasi të vlerësohesh si më i miri mes më të mirëve, vlen shumë. Prandaj dhe një “Oscar” apo një “Nobel” për biznesin u pa si i domosdoshëm për të krijuar dhe kuptuar më mirë hierarkinë e vlerave.
Edhe pse shpesh themi se tranzicioni po mban peng çdo hallkë zhvillimi të shoqërisë tonë, përsëri me krenari pohojmë se mjaft sipërmarrje private po japin shembullin se disa standarde perëndimore tashmë janë një realitet edhe në Shqipëri. Ndërkohë vlerësimet e këtyre standardeve nuk kanë munguar, si në rastin e “Birra Korça”. Nuk është më një risi fakti që “Birra Korça” vlerësohet me çmime ndërkombëtare. Tani fama e këtij produkti cilësor i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Pak kohë më parë, në Frankfurt të Gjermanisë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimeve “Harku Internacional i Evropës”. Me qindra kompani prestigjioze nga mbarë globi, prisnin të vlerësoheshin nga BID, organizatore e këtij evenimenti. Ndër ta ishte edhe “Birra Korça”. Dhe lajmi i mirë erdhi, “Birra Korça” arriti të marrë çmimin “Harku Internacional i Evropës”, përkatësisht në kategorinë “Diamant” krahas shumë kompanive të tjera botërore me investime kolosale, teknologji, shërbim dhe cilësi të standardeve të larta. Personalitete të botës së biznesit, pjesëmarrës në këtë eveniment, patën mundësi të njihen me arritjet e “Birra Korça”, pasi të vlerësohesh me këtë çmim dëshmon për kualitete të veçanta. Presidenti i BID, Jose E. Prieto, i cili i dorëzoi personalisht këtë çmim përfaqësuesit të kompanisë, zotit Kasem Hysenbelli, theksoi se “Birra Korça” ka përmbushur të gjitha standardet e kërkuara për të merituar vlerësimin e tyre. Kompania është vlerësuar në angazhimin në lidership, në teknologji dhe novacion, ka çmime konkurruese, duke u bërë kështu model i kompanive që operojnë në të njëjtin sektor.
Për BID emri i “Birra Korça” është më se i njohur, pasi dy vite më parë ajo e vlerësoi me çmimin “Quality Golden Crown”, (Kurora e Artë e Cilësis&eumlsmiley në një ceremoni të mbajtur në Londër. Ky çmim jepej për të gjitha ato kompani të cilat prezantojnë një produkt cilësor në të gjitha parametrat e saj. Dhe “Birra Korça” është e tillë. BID, i cili vlerëson me çmime kompanitë simbol në cilësi, ka shtrirë aktivitetin e saj vlerësues në 178 vende të botës. Çmimi “Harku Internacional i Evropës” ka shkuar tek kompani me investime kolosale në 53 vende të botës, në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi, si shenjë e arritjeve të tyre në kulturën e cilësisë. Konventa e parë e BID është mbajtur në vitin 1975, duke krijuar një traditë të përvitshme në përzgjedhjen e atyre që e meritojnë çmimin e cilësisë.

***
Të punosh për cilësinë e lartë të një produkti, është shpërblimi më i madh që mund t’i bëhet konsumatorit, i cili beson në angazhimin serioz, që nga momenti që përzgjedh këtë produkt mes disa alternativave. As reklamat më të sofistikuara nuk arrijnë të kamuflojnë cilësinë e vërtetë nëse ajo nuk është me të vërtetë në nivelet e duhura. Prandaj dhe “Birra Korça” nuk ka kursyer asgjë për përsosjen e cilësisë së saj, si garancia më e madhe për të patur sukses në treg. Duke filluar që nga rikonstruksioni i fabrikës ekzistuese në Korçë, më pas me një teknologji të fjalës së fundit, por duke ruajtur edhe tiparet e birrës së dikurshme, ky produkt ka fituar sot besimin e konsumatorit dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve. Gjithashtu edhe mënyra e organizmit, politikat sociale, ruajtja e ambientit, cilësia e shërbimeve kanë qenë prioritete të kësaj sipërmarrjeje gjigante. Sot kur kompanitë shqiptare kërkojnë suksesin e tyre me mallra importi, “Birra Korça” ka treguar se edhe në Shqipëri mund të prodhohen produkte me parametra perëndimorë, falë punës dhe kërkesës në rritje për perfeksion në çdo drejtim. Nuk duhet harruar se një investim në Shqipëri si fabrika e “Birra Korça”, është ndër të tjera edhe një kontribut i madh edhe në politikat e punësimit.

Çmimet kanë ndjekur njëra-tjetrën

Tashmë “Birra Korça” mban shumë “kurora” mbi kokën e saj brune dhe bionde. Historia e çmimeve ka filluar shumë herët, me çmimin e cilësisë në Selanik, në vitin 1928. Edhe pse mban emrin e një qyteti, ajo ka qenë vazhdimisht birra e preferuar e çdokujt, nga veriu në jug. Sot mbas një investimi kolosal në infrastrukturë dhe teknologji, ky produkt vjen me ambicien për të qenë më e mira në treg. Dhe ia ka dalë. Sot ajo ka arritur të fitojë certifikatën ISO 22.000 për cilësinë dhe garancinë e konsumatorit, si e vetmja kompani birre në Shqipëri dhe Ballkan që ka arritur ta fitojë këtë certifikatë. Më pas ka ardhur çmimi “Kurora e Artë e Cilësisë” dhe vetëm një muaj më parë, çmimi “Harku Internacional i Evropës”, duke dëshmuar edhe një herë se një punë e madhe në drejtim të cilësisë, shpërblehet jo vetëm nga konsumatorët vendas dhe të huaj, por nuk mund të kalojë pa u vënë re edhe nga kompani të tilla si BID, të cilët përzgjedhin më të mirët e botës.

Kategoritë e çmimeve
Tre kategoritë e çmimeve që jepen në “Harkun Internacional të Evropës” janë: I treti “Harku i Argjendit”, i dyti “Harku i Artë” dhe i pari “Harku i Diamantit”, çmim të cilin në edicionin e sivjetshëm e mori “Birra Korça”.

52 Komente

Reklame e mire, por para nje gote vere te mire, s'e ve birren. smiley

Bof, se kam provuar. Kur shkon njeriu ne Shqiperi eshte aq brainwashed me produktet e kendejshme sa s'merr as mundimin te provoje produktet vendase. Sdq (edhepse s'jam ndonje birra-konsumuese e madhe)i qendroj besnike Guinness-it. Aq me teper kur shoqerohet ne ndonje Irish Pub.

i qendroj besnike Guinness-it

Do you think you need help?  smiley    Vetem alkoliket pijne Guinness!

 

Yes, pls! Me hiqni nga duart e kesaj shoqerise te keqe alkolikesh qe kam rene dhe qe, nen peer pressure, me kane hedhur ne rrugen e djallit. smileysmiley

(i keq qe je! smiley )

Vjet isha ne Shqiperi me nje biznesmen nga vendi ku jetoj dhe qe ka si biznes kryesor prodhimin e birres. Birra qe prodhon fabrika e tij eshte nga me cilesoret dhe e nderuar me shume cmime nderkombetare. Mund te them me siguri qe eshte ndoshta nga birrat me te pelqyera ne Australi. (Birra prodhohet ne Europe).

Erdhi ne Shqiperi per te pare nese kishte mundesi tregu per birren e vet.

Provoi edhe birrat qe prodhohen ne Shqiperi, dhe noten me te larte ia vuri Birres Korca!!! smiley

 

Urime! Urime! Me behet qejfi kur produktet shqiptare kane sukses.

Edhe une kur shkoj ne Shqiperi, jam bere si kosovaret. Blej vetem prodhime shqiptare. Me mire dy molla te vogla e te shtremberta shqiptare, por rigorozisht bio e plot shije, sesa ato te stremadhe, me pesticide e pa shije qe vijne nga Maqedonia. 

smiley

Me gjithe dashnin qe kam per globalizimin, ne Shqiperi vij me mendte e Pat Buchanan (njeri ketej qe cirret per "isolationism&quotsmiley ne kete rast, ne kuptimin "ekonomik" te fjales.  Plus qe s'eshte ndonje detyre e veshtire "patriotike", psh ne rastin e birres, me shijon me shume e jona smiley.   

Birra Korca gjithmone ka qene lider ne birrat qe prodhoheshin dhe prodhohen ne tregun shqiptar. Avantazhi kryesor i kesaj birre ne krahasim me shume te tjera eshte cilesia e ujit qe perdoret, i cili hyn tek ujrat e ashtuquajtura shume te lehta, fale nje burimi natyror qe gjendet jo shume larg fabrikes. Ka qene cilesia e ujit nga ky burim qe i shtyu investitoret e pare te ngrinin fabriken ne vitet 30-te te shekullit te kaluar. Sado qe te permiresohet teknollogjia, cilesia e ujit eshte primare ne kete lloj pije popullore. Me sa di une, debiti/prurja e ketij burimi eshte e kufizuar dhe nuk mjafton per kapacitetin prodhues qe ka kjo fabrike. Keshtu qe me siguri perdoren dhe ujra te tjere jo te ketij burimi dhe cilesie. Por me siguri ne Franfurt do kene cuar birren e prodhuar me ujin e ketij burimi. 

Plus qe s'eshte ndonje detyre e veshtire "patriotike", psh ne rastin e birres, me shijon me shume e jona

Vertet?

Vallaj, shko neper Tirone, dhe keto vendet "trendy" nuk mbajne birra shqiptare!

Megjithate, edhe une, e bej "my point", kur shkoj neper kesi vendesh! I pyes gjithmone, dhe nese kane e marr!

Birre, e kam llafin, se per vere shqiptare, nuk jam aq patriot vallaj! smiley

 

P.S.

Birra Korca, ajo e zeza, ishte bo si pune "cult beer" heren e fundit qe isha ne Shqiperi! Ishte nje lokal i qelbet ne bllok (kjoske e kohes se Enverit, perballe atij pallatit gri qe ka qene perhere aty), qe na la "in the inner circle", me i' llaf na dha birre te zeze, vetem kur u ulem per here te dyte nje te shtune ne darke!

Very sweet! smiley

mroklle, heren e fundit qe isha ne Shqiperi, ne Tirane thjesht kalova dy here nga halli; kur do veja ne Tropoje, dhe vajta sa per te fjet nja ca ore, bile as kafen e mengjesit s'e piva aty lol.  Dhe diten qe do ikja.  Motres sime "tironce" i mbeti merak kaq shume, sa i tha babit qe t'i binte permes Tiranes per te vajt ne aeroport, se mos ikja pa e pare fare fare smiley.  Kafen e mengjesit e kisha pire prape ne Vlore dhe te fundit (zeherin) ne aeroport.

Keshtu qe se c'ngaterrojne robt "trendy" ne Tirane, as qe e kam idene.  Ne avlline time patriotike te parajses ka birre shqiptare nga te duash smiley.   

PS: Per veren s'di c'te them, se une pi te kuqe, dhe kam shume, teper shume vite pa qene ne Shqiperi ne kohe dimri.  Por me c'me kane thene, eshte keqesu ca.  Po e pashe keq kur te gjendem serish ne kohe dimri, u pa puna, do ia kthej me raki smiley (per patriotizem lol.)

Jo me mire e ke bo ti, edhe une ashtu do e bojsha, po ce do qe kena qellu prej atij vendi smiley

Robt e shpise, kujtimet, Kujtimi, ehu! smiley

Qe po t'thoshja per vendet "trendy"... eshte gallate e modhe!

Nuk ka t'pagume ftyra e kamarierit (qe zakonisht eshte nga Nikaj Merturi, ose nga Rrezoma) kur e pyt per birre Tirana ose Korca! smiley

Te shiko si me gjynof, dhe te thote (me krenari); nuk mbajme pije vendi! smiley

Cuni im i shikon "very puzzled"!

For everything else, there is Master Card!

But not quite yet!  smiley

Epo ta kesh fatin e keq te jesh ne Tirane ne vere, ne pisk te vapes, edhe mos me ftof dot gurmazin me nje birre vendi, vallai shume detire e veshtir patriotike smiley

I'm not sorry qe s'harxhova asnje pasdite andej, apo s'u vura n'sherr me gjith fisin "tirons" qe ishin pergatit shpirterisht e menderisht per adete tip drekash e darkash.  Mesazhin ua kisha dhene ama, ke e ka zhurit malli, te m'qeras/t'i qeras n'Vlon, dhe paskam bere mire, se ne Tirane, u boke rezil qe s'i jep dot robit nje birre vendi smiley.

se ne Tirane, u boke rezil qe s'i jep dot robit nje birre vendi

Vallai , n'rubinet te cezmes do ta qes birren shqiptare oj ti cike po erdhe n'tajrone smiley

ene dush po deshe do te te veme te bojsh me birre Korqa smiley

per shkrimin ne fjale po kenaqem per birren shqiptare .....

o Mroklle po ti nuk ke pare qe ne shqiperi ulet tjetri dhe porosit 'Uje Italian' kur ka uje shqiptar me plot shije. Porosit amstel ose moreti kur ka me te mire birre Korce, Tirane ose Peje! Keto lloj njerezish duan te paraqiten si "modern" apo te "dalur" smiley duke nejt 5 ore ne tavoline me birra me emra te huaj

Nje gjo me beri peshtypje se nuk kishte birra pa alkol ne Shqiperi ...se nuk mi terheq shume keto me alkol

dhe per produktet Une gjithmone blej gjerat qe jane Shqiptare ...me duken me te mira dhe me ate rast ndihmoj prodhuesit Shqiptar

po qe ketyre lloj njerezish sic i quan ti, tju shijoje i cike me teper uji italian, ose tju jete fiksu se eshte me i paster dhe i kontrollum. Ose psh tju pelqeje shija e birres Amstel me shume se ajo e Tirana-s psh. A ka nai problem ketu?

Apo duhet sesben me pi psh birren shqiptare qe eshte be si sh..rre se pronari lokalit ka 10 dite qe ska marre furnizim. Apo duhet me e pi veren qe eshte plot aciditet dhe llum, vetem se eshte shqiptare dhe mos me e qas ne tavoline ate italiane ?

ApOre c'keni juve se na habitet. Nqs une kam leke qe ujin ta blej italian, italian do ta blej dhe se TM fare nese dukem snob apo antishqiptar. Po dhe veren shqiptare sdo ta pi se me ben dem ajo vere shqiptare qe serviret ne 90% te rasteve

 

Vallai , n'rubinet te cezmes do ta qes birren shqiptare oj ti cike po erdhe n'tajrone Tongue

ene dush po deshe do te te veme te bojsh me birre Korqa Tongue

Rrofsh Tushe, po mos e thuj me ze te larte se duket sikur e pi me balle dhe me fund kazani smiley.  Nuk te harxhoj shume mi jo, njecke sa per t'tha gurmazin smiley

Per te tjerat mos e "tm" fare, rrushe.  Gjithesesi kapitaliste ne bindje une.  S'po thom te bojkotohen mallrat e huaja per "bicim" patriotizmi, por qe te kete nga te gjitha smiley.  Jo per gje, se keshtu s'bohesh rezil me katnaret e ameriqenes smiley

PS:  I treti person qe ankohet per veren shqiptare, kaq keq te jete bere?!

oj Tushe, Une e thashe ate muhabetin nga kendveshtrimi im!  une  pi uje me shumice (nja 3 - 5kg ne dite) dhe kam 'taste buds' pa numrim smiley qe e dalloj ujin me shije  apo pa shije, apo birren ....megjithese sic thashe me siper nuk me shijojne birrat me alkol, as edhe vera!

problemin Une nuk mund tua zgjidhi atyre me 'amstel' apo 'benedeto' se nuk jam mesues publik, e as misionar konsumatoresh!

por pergjgjen e gjen ne fund te komentit kur thashe se ' mua me shijojne prodhimet Shqiptare dhe ne te njejten kohe ndihmoj prodhuesit Shqiptare' ...shume e thjeshte, dhe kjo eshte konfirmuar edhe nga te 'huajt' per birren Korca

ato me shishet e huaja shpesh e kam pare se e bejne per rreklame "te dalur" gjoja, sic bejne ketu pakistanezet apo indianet kur marrin noj makine borxh ....nuk lene rruge pa shetit, ngrijne zerin e makines, zgjatin qafen, dhe u nglelet koka e kontaktuar ne levizje 180 grade per tu pare sa me shume (rreklame) ...jo shume ndryshim me 5 oreshin te valevit amstelin smiley

 

se mos ke nja 6-7 vjet pa ardhe ne shqiperi mer lal ?

ato me shishet e huaja shpesh e kam pare se e bejne per rreklame "te dalur" gjoja, sic bejne ketu pakistanezet apo indianet kur marrin noj makine borxh ...

se kjo fjalia ktu sme duket hic ne perputhje me realitetin.  Psh Corona shqiptare nuk ka mer daje, as redbull shqiptar, as vodke shqiptare, as amaro shqiptar. As

As Heineken shqiptar ore shoku smiley  Ca me pi ner me dak ? Birre tirana vetem ?

Vallai katunare qe shesin mend neper lokalet e bllokut edhe ka mer daje. por me duket se vitet e fundit kjo "te dalur" tentohet te vertetohet me gjera te tjera, dhe jo me pijen ne tavoline mer shoku

 

 

kam gati 3 muaj qe nuk kam ardhe ne Shqiperi ...vij rreth 2-3 here ne vit. As ketu nuk ka birre Korce angleze! as Raki Shqiptare te bere vete angleze!

pijaneci nuk shikon shijen por alkolin ne shishe. Ne angli ka me qindra lloj Birre, Lager, Ale and Ciders qe jane ne shitje neper klube dhe supermakete. Me duket se ate cmimin gazetarja tha se e mori birra korca, dhe jo corona e meksikaneve (a spanjolle?)

kam pare qe  Polaket pine birra polake, edhe pse ke me qindra birra Angleze ....apo heineken jo-shqiptar, prodhim anglez! thone se u duken me te mira birrat polake ...nuk i kam pyet per amoro polak smiley

dhe porosit 'Uje Italian'

Hahahaha!

Jo, kte s'e kisha pa! Po Farmaci Greke po, kom pa! smiley

Knejna, kisha pa Farmaci Kineze, ose Restorant Grek, po jo Farmaci Greke! smiley

Ku konsiston Mjeksia Greke i' here?

I mean, pervec "the obvious"... qe eshte shume e vjeter, qe m'kohe te Hipokratit?! smiley

 

mrroklle,

ta shpjegoj una, mjekesine greke smiley

prindit tim i duhen ca ilace. Ato qe futen ne shqiperi nga bizneset e medha farmaceutike, ndryshe thene, depot , nuk i bejne derman dhe pse jane e njejta formule afersisht dhe ju bejne derman shumices. Prandaj mjeku i ka rekomandu nje ilac tjeter, jo aq popullor, por qe ska pas njeri interes ta fusi ne shqiperi. Pra ne terma te thjeshta ilaci nuk futet ne shqiperi dhe nuk shitet ne shqiperi. ( per tu rimbursu as qe behet llaf).

Tani prindit i duhet ta bleje ne EU. Qe dmth : gjermani, itali, austri etj etj.

Por duke qene se prindi im ska nai cun a goce refugjat e as student, dhe duke qene se ilaci jepet vetem me rekomandim mjeku ka rone ne hall.

Greqia, sido qe te jete, eshte nje vend ku merren ilace me kollaj, me  shumice dhe me pakice, me liber (rimbursim&nbspsmiley dhe pa liber. Nejse, Greqia eshte dhe afer nesh, dhe shkojne shume biznese dhe furnizohen. Tashti kjo motra qe ka farmacine Greke iken shpesh andej dhe furnizohet vete ne Greqi pa perdorur pikat grosiste ku furnizohen te tjeret. Ndaj dhe prindi im i ka dhone kerkesen dhe ajo motra e ka fut mallin ne shqiperi, per prindin tim, por dhe per ndonje tjeter hallexhi.

Ja psh pse prindi im e bekon relativisht farmacine greke smiley

 

Si e tregetoi per here te PARE Birra KORCA i zoti i fabrikes . Nje djalke me tabaka shkonte neper klube dhe afronte birre pa para tek ata qe i "rekomandonte " pronari ose ai i marketingut . Duhej qe te kishte qene me pare jashte vendit...pra te kishte provuar e pire BIRRE. Ne tavoline me te dhe "pijetaret" qe perdornin vetem RAKI ... "C'eshte ajo bre si uje "pyeste pijetari ...smiley"Na o provoje caze ..eshte e shijsheme bre po nuk je mesuar" ...thoshte "biraxhiu"...dhe keshtu filloj shperndarja me e gjere. Pas dy javesh e nderpreu shperndarjen e bires dhe priti se a do kerkonin pijetaret apo jo birre... Ashtu ndodhi .Filloi shperndarjen perseri .....dhe perseri e nderpreu pas ca koheve . Kur filluan Korcaret ta kerkonin me kembengulje ,e rinxori ne treg por tani ...S'KISHTE ME QYL...Paguhej ! Nje falenderim i thelle e dashuri u duhet derguar te gjithe atyre inxhiniereve e teknikeve e ne teresi specialisteve te "asaj kohe" smiley qe jo vetem e ruajten por dhe e zhvilluan kete TRADITE te Puntorise KORCARE! Ja uroj te gjitheve pirjen e BIRRES si nje nga pijet me POTENTE edhe per... Dezin e Monden smiley

Des, nuk kam c'ti shtoj postimeve te tua vetem te te vizatoj nje yllke te vogel perkrah. smiley

Ajo qe kane keqkuptuar shqipetaret me banim jashte vendit eshte qe Shqiperia nuk ka nevoje per nacionaliste qe hane dhe defrejne ne sofrat e botes dhe nganjehere dalin tek PPU me flamur ne dore duke treguar se oooh sa e duan memedheun (sepse pine Birre Korçka kur shkojne e vizitojne 1 here/ne x-vjete). Shqiperia ka nevoje per nacionaliste qe krenarine e tyre kombetare e jetojne brenda vendit. Eshte shume rehat t'ju kendosh fushave t'blerta te memedheut nga London, Paris, Bruxelles,... Ndaj, e dini si eshte puna? Heshtni me kete farse.

Uji ne Shqiperi eshte i mire, natyrisht, por vetem atehere kur distributoret e vegjel nuk marrin shishet boshe dhe i ri-ambalazhojne me uje rubineti te ndryshkur qe te ben te nxjerresh zorre-dhe-mushkeri ngaqe organizmi s'e toleron.

Farmaceutika shqipetare mund te jete ok por vetem atehere kur s'te çojne ne shtepi me produkte te skaduara, ne mos me keq produkte kafshesh.

E persa iu perket atyre qe duan te blejne birre te huaj, uje etj. sepse ofrojne me teper siguri konsumatorit dhe nese keto njerez kane para per t'i blere atehere ju lumte!

Prodhuesit shqipetare duhet te kuptojne qe ne tregun e lire njerezit te bojkotojne nese nuk ofron produkte te standartit te duhur. Ka ikur koha e xhaxhit kur njerezit konsumonin vetem marmalate fiku vendi se duhet t'i tregonin besnikerine sistemit.

Eshte shume rehat t'ju kendosh fushave t'blerta te memedheut nga London, Paris, Bruxelles,... Ndaj, e dini si eshte puna? Heshtni me kete farse.

Jo nuk hesht! Ne emer te bashkatdhetareve ne London te quaj tradhtare!

Vazhdo pi guinness ti, ta pifte dreqi ne bark..  smiley

Kush te beri zedhenes ty? Ne c'dite u mblodhen bashkatdhetaret ne Londer per te zgjedhur kryetare dhe zedhenes? Ke bere ndonje sondazh qe bashkatdhetaret ne Londer pine birre Korca?

Une per vete pi Becks. Ne takimin e radhes do te te propozoj te hiqesh nga kjo detyre dhe do te emeroj veten smiley.

Hesht thashe se te mbyta ne Guinness. More vesh ti? Liqo, ke noj Birre Lazarati afer ti? Hajde nje dolli ne shendetin tend. smiley

Dhe mua me pelqen Beck's, por jo aq shume sa ti te fitosh vendin e zedhenesit, kishe ndonje propozim tjeter birre?

Jam shume dakord qe Liqeni te lirohet nga detyra e zedhenesit; totalisht incompetent eshte. smiley

 

mos lej pa provu dhe kte, po kalove nga zemra e gjelber e europes. nuk do pendohesh.

http://www.lemarkbbc.com/images/bottles/280_Hirter.JPG

Se kisha provuar kete ama tere kjo shishe... smiley

Emo, birre murgjish eshte? Po shoh daten 1270 ndaj me siguri murgjish do jete.

hirter... "e cobanit" me nje fjale... rustikale... best kept secret kinda thing.

eshte klas. me vjen keq qe kjo u desh thene te BIRRA KORÇA

nuk e di ate punen e murgjve, s'kam pyetur, por mendja ma do qe ato "kloster"-at nuk jane pa gisht ne ket pune.  smiley 

Okay! Po vajta ne Ceki do e provoj. Ama per Pils ketu ku jam une s'kane konkurente. Kane pase ca klöster keto qe i kane zhvilluar ne ate prizem.

Berbero, e pi shume birren ti, he? smiley

Abahbahbah, fliska frungjisht djalka. smiley

Mire, une gjithnje porosis Heineken, sa per at pune (Saporo ben perjashtim ne ca raste te vecanta, per hir te se vertetes).

Nje kureshti per variantin "Lager" - dhe pikerisht "shpellat e ftohta" me fermentimin sui generis; ne Shqiperi ai lloj fermentimi eshte perdor nga fshataret e jugut per nje tjeter produkt jo alkoolik: salcen e kosit ne shakuj, lene per ferment ne shpella. edhe kjo eshte nje gje qe duhet provu, nese e bejne ende.

Samstag heute... mahlzeit! Kujtime te vjetra.

O Vesa po pse ku e provon ti shishen? Jo mi goc nuk eshte per ate pune.

smiley

Ore ujk i humbur agjent i shitur te La_rosee je ti ? smiley

emigrant qenke qejfli  birre me duket..  smiley  Eshte vertet birre e mire ajo..e lehte dhe ka shume shije! Eshte pak shtrenjte kendej nga jam une por gjendet shume lehte ne supermarkete.

Por nuk eshte per hard-core guinness like La_rosee.. Mos ke ndonje damar irlandez moj te keqen edhe s'te kane treguar te shtepise?  smiley

 

 

 

Emo, Heineken e bojkotoj une qekur filloi te profilizohej si "birra e meshkujve": "Heineken understands men." Ose nje slogan tjeter qe mi grriçte nervat sahere ndalesha me makine afer nderteses ku kishin vene billboardin qe thoshte dicka te tipit "Heineken, ate qe meshkujt duan".smiley

http://www.youtube.com/watch?v=yIutgtzwhAc (eshte ne hollandisht ama sdq ne fillim kjo gruaja po ju tregon shoqeve shtepine; dhomen e ndenjes, te gjumit me nje walk-in closet smiley)

Liqo, trust me, he's better off with me than with you. smiley

 Edhe une mendoj (siç e thote dhe Berberi) se cilesia e birres rritet nga ujti.  Biles te themi te drejten, ajo birra Tirana e kohes se socializmit mua me dukej e persosur dhe duke e krahasuar me birrat e sotme, mua me duket e paarrire akoma. Ka teknollogji birre shum me te persosur se ne Shqiperi, si ne çeki, Belgjik, Gjermani, Amerike, mirpo asnje birre s'po me duket me e mire se birra e kohes se pare. 

Vjet (mars 2008) kur po udhetoja me avion Bruksel-Mynih-Tirane, kisha afer nje belge me burrin e saj, sipermarres birre, dhe po shkonin ne Rusi per te investuar ne ngritjen e nje linje per prodhimin e birres, me teknollogji belge. "Zonje, teknollogjia belge eshte e persosur, por s'duhet harruar se nje element qe e ngre lart cilesine e birres , eshte ujti", i thashe duke i shpjeguar se Shqiperia kishte burime ujti fantastike. 

Ka ikur koha e xhaxhit kur njerezit konsumonin vetem marmalate fiku vendi se duhet t'i tregonin besnikerine sistemit smiley Zakonisht thuhet me nje gure vret dy zogj ....po vras tre kesaj rradhe qe vertiten rreth BIRRES dhe SHISHEVE.. Per trandafilin dhe e min e mora vesh qe u pelqen forma e shishes smiley por per ty z.Pjeter me qe ke qene i kohes duhet te terheqe vemendjen nje e VERTETE e MADHE. Ne Shqipri njihet VETEM BIRRE jo hejneken e bacs e shumellojshmeri shishesh me tapa smiley.PERSE ? Teknologjia e prodhimit qe prej fillimit (birra korca) e me pas e Tiranes eshte vetem PILSEN . Me pas vijne maltua e uji ...po mbase do kohe qe la rosse dhe emi ne prag te lenies se pijeve ta mesojne qe "vera behet edhe prej RRUSHI".Te pakten te kishin lexuar BERNSIN qe emi e ka prure edhe Xhonin dikur pa dale rosa ne skene smiley Po si tha Plaka " pranej kini dale k...sot se hani kos e runi linjat "  smiley 

Ka ikur koha e xhaxhit kur njerezit konsumonin vetem marmalate fiku vendi se duhet t'i tregonin besnikerine sistemit

Po po besnikerine ndaj sistemit. Por po mos hanin marmallaten vendit, ca do hanin ? Apo ate ..marmallaten tjeter smiley

 

S'di gje, s'jam e kohes te marmalates une. Ti e ca kohe je? smiley

O Indriz smiley Po rrushi nga behej?

eh, une jam nga brezi qe jane ly ne marmallate.

ose sic i themi nga anet e mija  : Jemi la me leng plonci smiley

Dmth jemi gjithe "fat"

Une ate marmalaten e mbaj mend dhe ate qumeshtin e kondensuar e mbaj mend. As qe e kuptoj fiksimin per ate dreq marmalate, gjithe e shanin kurse une e vogel e pelqeja, edhepse s'ma jepnin se mos me bente dem. Dhe tani kur shkoj ne Shqiperi dua ta gjej por s'ja kam arritur akoma. smiley

Idrizo, Roberti per ty. smiley

But, Mousie, thou art no thy lane,
In proving foresight may be vain

Po qe per "marmalate fiku" ajo vetem emrin i di si Birres smiley ...po marmallate m....olle ka honger  smiley Nje pako gje ketu te pakten ne USA me fiq surogato si nja dy gisht pako dhe ta rrujne 3 dollarshin... Jo mo te hash marmallate fiku me KILE ...Jo mo te hash buke-fike ....jo mo te kerkosh pala-fike...Ka vargje fiku po do menohesh majr... smiley..  Pine lloj lloj fundrina sot dhe e quajne BIRRE ????? smiley Dhe sa pine? Nje ose dy kanoce dhe bohen TAPE nga Mutrat qe ka brenda...Pije o lal ke "lulishtja 1 Maji" ( lulishtja e shofereve )...po kishin nga nje arke poshte kameve sejcili... Thuj qe s'qe keshtu DES ?

pinin pinin ke shoferat me arka, ene pasanaj shkonin ne shpi ene i zgerdhinin grate ne dru.

e di une, ato kohe qan ti, kur te kerciste koburja smiley

por per inat tat, sot , ka dhe fiq, dhe marmallate fiku, dhe birre vendi, dhe gjize dhe mozzarela dhe buke lepurushi, dhe koqe veze te kuqe ka.

ja aty te plasesh !

smiley

 Po rrushi nga behej ? Pyt keta qe shijojne VEREN smiley..Aty ne pshat tene ...e befte dhe guri /e pifte dhe gruaja dhe burri smiley

Nga te gjitha ato qe the vetum smiley tek KOQE voe ma knoq ekuacionin.  ...Pse se hap sumen i cike me teper - i tha kjo pula JUJ asaj tones smiley .... e bo vezen i cike me te madhe . Shitet gjys leku me  shtrenjte dhe  te ushqejne me mire ".  U menu pak pula JONE  dhe ... :-"Pse ere per i gjys leku ta caj bythen une - i tha kjo pula JONe pules Suj smiley

Idrizo, ti tallesh per çmimet e dollareve por 1 euro/fik paguan ketu. Hahahaha! Imagjino shqipot qe jane mesuar te hane me nga 3kg/here. smiley

Shoh qe t'paska vajtur mendja per pule, Idrizo. Ama pulat s'behen per vete me banalitet smiley

Ama pulat s'behen per vete me banalitet ???????? smiley . Ika hasan aga / gjithmone me shaka ..... e paske humorin serioz !? Po te vi noihere kur te jete prurje per Berishen ose Nanon ose EDIN ose edhe Ilirin ose edhe edhe  zgjedhjet ne Haiti .... 

Po pranoje qe je i cike Hasan nga fjalori ti, je.(ama kete ta them me ledhati) smileysmiley

 Idris, une kam punuar 3-4-5 muaj tek Ali Kelmendi, 1 jave tek birra, 1muaj ndertim aty, dhe nja 3 muaj tek vaji i ullirit. Birren qe kam pire aty, nuk e kam provuar akoma, megjithse i kam provuar rreth 70% te birrave qe prodhohen ketu ne Europe. Per te provuar perseri birren e asaj kohe, do te jipja 100 euro shishja tani, mirpo fatkeqesisht, fabrika e Tiranes e ndryshoi teknollogjine dhe tani del nje birre si gjith birrat ne bote, per kinezet, ruset dhe polaket, por jo per ne sqimetaret e pijeve. 

eh mer Pjer , harro ç'kemi ngrënë, pirë,                  dikur. sot jan t'gjitha fake

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).