Besnik Mustafaj largohet nga politika

TIRANË- Një nga figurat e njohura politike në vend, Besnik Mustafaj, ka dalë sot para medias për të shprehur vendimin e tij. 'Divorc me Partinë Demokratike'. "Këto katër vite, nuk do të merrem më me politikë. Nuk kam asnjë plan që ka lidhje me politikën", deklaroi për mediat Mustafaj. Arsyeja sipas tij, është shkelja e statutit të partisë për zgjedhjet e kryetarit të degës Tiranë. "Tërhiqem nga gara për kryetar i PD-së Tiranë dhe emrin tim nuk do ta gjeni në asnjë listës partish si kandidat për deputet", është shprehur Besnik Mustafaj.

Sipas tij, kur ka shpallur kandidaturën për kryetarin e PD-së së degës së Tiranës, nuk ka marrë asnjë informacion për konferencën që pritet të mbahet të hënën ku do të zgjidhet kreu i ri. " U informova vetëm para 5 minutash për konferencën", tha Mustafaj, duke shtuar se "prisja një garë të ndershme për kreun e PD-së, që të mos shkelej statuti i partisë".

Ish-ministri i Jashtëm i kabinetit Berisha u dorëhoq nga ky post në mars të vitit 1997. Pak muaj më parë, Mustafaj u deklarua si kandidat për kyretar I PD-së në Tiranë. Por kandidatura e tij nuk gjeti mbështetjen e Kryetarit të PD së Shqipërisë, Sali Berisha.
Dy ish miqtë e ngushtë, Berisha Mustafaj, me të njëjtat bindje partiake dhe me të njëjtën origjinë, Tropojën, nuk janë shprehur asnjëherë për 'ftohjen' mes tyre.

Ndërsa Mustafaj lë garën, është njoftuar se demokratët e Tiranës do t zgjedhin kreun e tyre ditën e hënë. Kjo mbledhje ka shkaktuar trubullime, seps një pjese e anëtarësisë është njoftuar në mënyrë informale për vendin dhe datën e mbledhjes. Sipas tyre, disave iu është dhënë se do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe një pjese tjetër në Pallatin e Kongreseve. Së dyti, delegatët që janë zgjedhur nga mbledhjet e seksioneve nuk dinë se për cilët kandidatë do të votojnë, apo pesë kandidatët që njihen, të paktën mediatikisht, do të garojnë të gjithë bashkë. Kryesia e PD-së së Tiranës apo ajo e qendrës nuk ka përzgjedhur mes emrave që janë propozuar për postin e kryetarit të ri. Kjo e fundit bën përzgjedhjen e saj, duke pasur të drejtën të nxjerrë si kandidat zyrtar dhe një emër që mund të jetë propozuar më pak nga seksionet.

Nga burimet mësojmë se kandidatë për kryetar të PD në Tiranë janë Gjergj Bojaxhi, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Lajla Pernaska.

5 Komente

me ne fund nje qe i vuri kufi vjedhjes..."vodha boll!!!"....nuk e di ne eshte e vertete ajo qe thuhet se kur na paska vizituar gjermanine si minister i ka kerkuar gjermaneve rryshfete..gje qe ka lene gjermanet me goje te hapur....

sa njerez te turpshem jane keta te tanet...ky njeri duhej te vazhdonte te bente ate per çka kish lindur...shkrimtarin...

sikur shume nga shoket e tij te benin te nejten gje shqiperia do te behej nje vend me i mire....

 Nga burimet mësojmë se kandidatë për kryetar të PS në Tiranë janë Gjergj Bojaxhi, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Lajla Pernaska.

PD-se ju lutem, korrigjojeni se pastaj vjen zotrules dhe e gjen edhe ketu si lapsus te gazetareve te Shekullit. 

Sa per temen, me duket levizje e vonuar dhe nje ogur jo i mire per "fitorjet" e PD-se. Te shohim sa parashikues do dali Besniku.

kush te jete i lodhur te largohet .politika cdo dite nxjerr figura te reja dhe shume te vjeter behen xheloz per kete . besnik mustafaj do mbahet mend per nje njeri i qete dhe jo aktiv ne politike

Mire qe u largove vete o Besnik, me mire vone se kurre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).