Berisha, PPE-ve: Vota majtas, votë për muret e krimit e korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje PPE-të, të mbledhura në Varshavë, se e djathta shqiptare do të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Me garancinë se Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira, Berisha u shpreh para audiencës së kryetarëve dhe presidentëve të partive simotra evropiane se për shqiptarët vota majtas është votë për krimin dhe korrupsionin.

Duke besuar në mençurinë e shqiptarëve se edhe këtë radhë do të dinë kujt t’i besojnë të ardhmen e tyre, Kryeministri Berisha ftoi partitë popullore evropiane që të sjellin sa më shumë vëzhgues gjatë zgjedhjeve. Kryeministri i vendit mbajti paraditen e djeshme një fjalim në seancën e Kongresit të PPE-ve në Varshavë të Polonisë. Ai pohoi qartë se është i vendosur të pranojë çdo verdikt të popullit shqiptar. “Ndonëse jam i vendosur për të pranuar dhe respektuar çdo verdikt të kombit tim, kam kënaqësinë t’ju informoj se ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, sepse shqiptarët janë njerëz të mençur, ata e dinë se të votosh majtas do të thotë të votosh për mure dhe ata nuk do të votojnë për mure; do të votojnë për horizonte, për horizonte që shndërrohen në realitet, horizonte që, me ndihmën tuaj, do të shndërrohen në realitet përsëri”, - deklaroi z. Berisha.

Mes duartrokitjeve të shumta në sallë, Berisha premtoi solemnisht se më 28 qershor, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të barabarta. “Dhe do ta mbaj këtë premtim, me gjithë përkushtimin tim. Dhe ju ftoj ju, partive të PPE-së, të dërgoni vëzhgues, sepse shqiptarët kanë nevojë të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të lënë mbrapa grindjet për zgjedhjet”, - theksoi z. Berisha. Kryeministri kujtoi se në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ngjarjes më të madhe në historinë e qytetërimit tonë, në historinë e lirisë së njerëzimit, pas Luftës së Dytë botërore, çdo qytetar i lirë i Evropës i detyrohet kaq shumë dhe nderon sot dy burra të mëdhenj të kombit polak: Papa Gjon Pali i Dytë, i cili shndërroi kishën në një mburojë të vlerave fondamentale në shoqëritë e shtypura dhe Presidentin Leh Valesa, Davidi, i cili në Dansk, në emër të popullit të tij dhe të gjithë popujve të shtypur të Evropës, luftoi dhe mundi Goliathin.

Presidentin Valesa, Berisha preferoi ta përshëndeste me përshëndetjen tradicionale shqiptare: “Tungjatjeta”, moment në të cilin audienca shpërtheu në duartrokitje. Duke iu drejtuar presidentëve të PPE-ve, Kryeministri vuri në dukje se pas anëtarësimit në NATO, ëndrra tjetër e shqiptarëve është integrimi evropian. Në këtë pikë, Berisha përmendi situatën në të cilën e mori drejtimin e qeverisë 4 vjet më parë dhe si mundi të përmbushte reformat përgjatë këtij mandati. “Katër vite më parë unë erdha në pushtet. Kombi im po përballej me disa mure shumë të vështira që qëndronin para tij, mure të cilat pothuajse po i mbyllnin dyert projektit të tij ëndërr, muri i krimit të organizuar, muri i korrupsionit. U zotova para qytetarëve të mi se do ta luftoja me tolerancë zero krimin e organizuar dhe do ta çmontoja atë mur dhe kështu bëra (duartrokitje). Në 16 muaj ne çmontuam 206 grupe kriminale dhe arrestuam mbi 1000 anëtarë dhe bosë të këtyre organizatave dhe sot vendi im ka treguesit e kriminalitetit më të ulët se mesatarja juaj”, - tha z. Berisha. Sipas tij, tashmë Shqipëria është një vend i sigurt. “Muri i dytë, - vijoi ai, - ishte korrupsioni. U zotova para qytetarëve të mi se do ta luftoj korrupsionin me zero tolerancë”.

Kryeministri informoi audiencën se Shqipëria, që ishte ndër 24 vendet më të korruptuara, vitin e kaluar la mbrapa 95 vende dhe është duke u përmirësuar. “Ne, - pohoi Berisha, - nxorëm administratën publike jashtë konfliktit të interesit, nxorëm një ligj për të mbrojtur informantët kundër korrupsionit, njëlloj si dëshmitarët e krimeve të rënda dhe i shpërblejmë ata me 6% të vlerës që sjellin. Ne, - shtoi më tej, - realizuam prokurimet elektronike, taksat elektronike, doganat elektronike”. Në mbyllje të fjalës së tij, Kryeministri foli për rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së tij, duke u fokusuar tek shkurtimi i shpenzimeve operatore, ulja e taksave, lufta kundër krimit ekonomik etj. Në këtë rast Berisha u kërkoi PPE-ve që të sjellin sa më shumë investues në Shqipëri, pasi ky vend ofron mrekullitë e natyrës dhe të njeriut të lirë. “Sot vendi im është vendi me taksat më të ulëta në Evropë. Ju lutem, thojuni investitorëve tuaj të vijnë në vendin tim, përfundimisht ata do të jenë të lumtur. Ata do të gjejnë një taksë të sheshtë 10%, 15% kontribut social dhe 1.5% taksa e biznesit të vogël. Unë do të vazhdoj me revolucionin fiskal. Por cilat janë të ardhurat, mund të më pyesni ju? Ato rriten çdo vit me 22%, çdo vit unë kam dërguar në qershor një buxhet të dytë shtesë në Parlament. Taksat e ulëta shpërblejnë më shumë sesa taksat e larta. Vendi im kishte një rritje 8% këtë vit, si pasojë e krizës, ne përsëri po mbahemi në 4%”, - deklaroi Kryeministri i vendit, Sali Berisha.
 

17 Komente

Kjo gazetarja  eshte nga shkolla e Artan Fuges.

Paska ftu qeveriu investitoret e vendeve te partive popullore te vijne ne Shqiperi se taksa e biznesit te vogel eshte 1.5 % ! smiley

E ke dhi ketu qeveriu, apo tu duken ata robte atje si postribas ! smiley

Gazetarja hamendeson qe te gjithe lexuesit e dine se cfare do me thene PPE? Dmth PPE eshte bere fjale shume e perditshme ne Shqiperi?

une kur pashe titullin mendova se PPE ishte ndonje shkurtim i Peshku pa Uje.

 

Taksat e ulëta shpërblejnë më shumë sesa taksat e larta.

Me pelqen kjo!

vota majtas është votë për krimin dhe korrupsionin.

Kjo nuk me pelqen! Sulmi ndaj vete kundershtarit dhe jo ndaj strategjive qe propozon kundershtari e bejne Berishen... Berisha.

Nqs. mendon se e majta eshte kriminale, le ta denoncoje ne prokurori.

Sinqerisht nuk e di se ku e gjen kurajon per te bere pohime kaq te renda.

O Olso,

 

Ky osht bo si Verr Llapa. Nuk e di nese e njeh apo jo.

Il Polo delle Liberta, partia e re e Berluskonit e formuar së fundmi nga bashkimi i partisë së tij me Alleanza Nazionale (partia e Musolinit, sa për kujtes&eumlsmiley, kohët e fundit, për të marrë një rol sa më të rëndësishëm në panoramën popullore të Parlamentit europian, ka filluar ti largohet anës së tij të djathtë (shiko dënimin që i bëri AN periudhës fashiste, njohjen e festës së çlirimit si një vlerë të rëndësishme për Italinë, festimin sot të 1 Majit)... Ndërsa Sala insiston tek përrallat me "komunistë me bisht" dhe "që hanë kalamajtë"... Eh mer Salë... je 20 vjet mbrapa.

Mire "e" po s'eshte krahasim i sakte. Taljonet jane 65 vjet te ndare nga Il Duce. Me kohe sherohen plaget.

Edhe njehere ca domethen PPE? Peshku pa e...?

O Grup merru me punet e teceve ti, se sic duket nga punet e taljoneve nuk thithke fare!!!

Berluska deri dje bente si Berisha shante komunistet e kush Berluska qe kishte kumbar te vajzes Betino Kraksin.

AN eshte diskreditu komplet dhe do vota, historite roze te Duces qe u munduan te shisnin neper tv nuk pine uje, mjafton nje dokumentar i LUCE qe te permbysi pallavrat e AN.

Plus qe kriza po rendohet dhe me teorite e gogolave komunsite nuk u jepet zgjidhje problemeve, shto ketu dhe termetin!!!

Vota per te majten eshte vote mbrapa, eshte vote per nje parti te pareformuar, per nje lider amator dhe te rrezikshem. Edhe nje mandat tjeter ne opozite i nevojitet domosdoshmerisht PS per tu reformuar.

E djathta, filozofia e saj, serioziteti i saj, vendosmeria e saj, qartesia e saj, i nevojitet Shqiperise edhe per nje mandat. E djathta, bartese e pikave kulmore ne historine e afert te kombit, zhvilluese e vendit ne aspektin ekonomik dhe infrastrukturor, ka te drejten me te madhe te kerkoje edhe njehere konsensusin e shumices se shqiptareve.

Edhe ne aq kemi Grupo te ndare nga Ducja qe "na kishte per zemer" jo si ky Berluskoni qe na ka si PPE ( Peshq pa Elektricitet ) smiley...po nejse....sa te kesh Berishen kujtohu qe nuk je ndare akoma dhe u duhet ca kohe per te sheruar .Ke ? C'do me thene te sherosh plaget ? Tu heqesh eren e gjakut apo ... smiley ti futesh ndonje birre me ramstek per meze per nder te Infrastruktures dhe bam-bumit ekonomik Gerdecar -Berishist ?!

...Nje mirenjohje e thelle, falenderim i perzemert, eshte per te gjitha Partite Popullore dhe njerezit, te cilet ne besimin tim me te thelle, ishin promotoret e vertete te renies se Murit te Berlinit”. Kjo ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, dje ne kongresin e Partive Popullore te mbajtur ne Varshave te Polonise. Ai njeheresh ka nenvizuar faktin se rrezimi i murit te Berlinit, qe solli dhe shembjen e komunizmit ne Evrope, ka qene fryt i perpjekjeve te te djathteve evropiane. “Nuk njoh asnje qeveri te majte, te asaj kohe qe ishte e lumtur me renien e atij Muri, e kunderta eshte e vertete. Por gjithashtu, falenderimi eshte per ju, per te gjithe miqte ketu, per ndihmen e madhe qe i keni dhene vendit dhe kombit tim ne udhetimin e tij te lirise, demokracise dhe integrimit”, ka qene deklarata e Berishes. I cili ka nenvizuar faktin se kane qene dy burra te medhenj polake, te cileve, cilido qytetar i lire i Evropes iu detyrohet shume. “Ne kete pervjetor, cdo qytetar i lire i Evropes i detyrohet kaq shume dhe nderon sot dy burra te medhenj te kombit polak; Papa Gjon Pali i Dyte, i cili shnderroi kishen ne nje mburoje te vlerave fondamentale ne shoqerite e shtypura dhe Presidentin Leh Valesa, Davidi, i cili ne Dansk, ne emer te popullit te tij dhe te gjithe popujve te shtypur te Evropes, luftoi dhe mundi goliath”, vleresoj Berisha, teksa ka pershendetur Valesen, qe ishte prezent ne kongres...

Te lumte Berisha!

Deklarata me e drejte dhe me dinjitoze!

Edhe falendrimi qe i bere Valeses dhe Papes ishte me vend!

Ata te dy jane miqte me te medhenj te lirise.

 

Kjo e majta vetem me mure, klone, tela me gjemba, mur korrupsioni, si eshte kjo pune keshtu?

Ai Valesa e ka thene ate qe " Komunistet antikomuniste jane me TE NDYRE se ish Komunistet ....e  Solidarnostit smiley.Nje lypsar ordiner qe do te futet ne shtepi me zor "atje ku se qasin aspak ne oborr" me lajka e shprehje pa kuptim , pa dinjitet ,e me nje kulture inferioriteti si Berisha eshte perfaqesuesi me i padenje i Shqiptareve ne teresi dhe turpi  qe quhet e PD ne Shqipri . Ai eshte nje UZURPATOR i PACAK ! Ne se nuk e dine kete PPE , jane per tu kuruar psiqikisht pa perjashtim ! Dhe me e bukura eshte lajka se PPE  po na bejne "horizontin smiley =realitet .  Cfare eshte Horizonti KOMISAR Nje pike qe sa me shume ti afrohesh aq me shume largohesh - u pergjigj nje komisar i Solidarnost smiley

Me nje kulture inferioriteti si Berisha eshte perfaqesuesi me i pa denje i Shqipetareve ne teresi dhe turpi qe quhet PD ne Shqiperi.

Na e thuaj ti Idris kush eshte ai denje qe i nderon Shqipetaret?

Presidentin Valesa, Berisha preferoi ta përshëndeste me përshëndetjen tradicionale shqiptare: “Tungjatjeta”, moment në të cilin audienca shpërtheu në duartrokitje

Hahahahahaha!

Edhe une thashe po me shko e permtja kot, pa qesh!

BTW, a ka njeri per ate komentin e Sali Berishes:

Albanians are smart people! That's why they'll vote for the right!

The left is for walls, the right is for new horizons!

Yo! Stupid! Don't vote for Ed Rama, cuz you look stupid... stupid!!

Ku jane ato pichkat e Shqiperise dhe te jashteshtetit qe na thonin se ky kafsha ka ndryshuar!

Ne c'TV japin mend tani? 

Majtas per krimin e korrupsionin, djathtas per sofistikimin e dirigjimin e tyre!

Ato mure qe ka zene ne goje kryeministri yne ne PPE, ndryshe nga muret e legjendave, i ka rrezuar diten dhe naten i ka ngritur prape.  Ai eshte MURI doravet...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).