Berisha: Edi Rama beri gabim fatal

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, sipas kryeministrit Berisha, ka bere nje gabim fatal, duke mos u futur ne listen e kandidaturave per deputet emrin e tij. Sipas Berishes, mosdalja e tij ne lista eshte nje ngjarje qe do te kete jehonen e saj edhe ne Evrope dhe jo vetem ne vend.

Gjate qendrimit te tij ne komunen Voskop, ne inaugurimin e fillimit te rruges per ne Voskopoje, kryeministri Berisha deklaroi se Rama duhet te merrte ne dore drejtimin e vertete te PS-se dhe jo te mbetej peng i interesave te ngushta te lejeve te ndertimit ne kryeqytet. "Ky eshte nje turp, jo vetem per Shqiperine, por per mbare Evropen. Ki kurajen, merr guximin dhe shkeputu nga lejet e ndertimit, dil ne shesh, te dalim me alternativa dhe t'u themi shqiptareve se cfare do te bejme ne ne kater vitet qe vijne", i beri thirrje kryeministri Berisha nga Korca, kryetarit te socialisteve.

Sipas Berishes, Edi Rama me premtimet e tij te pabaza qe po ben ne kete prag fushate i ngjan paraardhesit te tij, Fatos Nano. "Ai premtoi 197 mije vende pune, por e mbani mend Fatos Nanon me premtimin per 200 mije vendet e punes", deklaroi Berisha. Por sipas tij, mazhoranca do te merrej vetem me qytetaret dhe jo me kundershtaret e saj politike. Ne kete kuader ai theksoi se si rezultat i reformave te qeverise, Partia Demokratike ndihej me e sigurt se kurre ne fitoren e saj. Duke u perqendruar ne investimet ne kete zone, kryeministri Berisha deklaroi se se shpejti do te nisnin punimet per rrugen e Voskopojes, nje nga qendrat me te bukura turistike te vendit. Per kreun e ekzekutivit, me rrugen e re qe pritet te ndertohet emri i vjeter dhe i rendesishem i kesaj zone historike do te marre nje rendesi te vecante. "Ne nisim punimet me nje investim rreth 600 milion leke, me te gjitha parametrat e nje rruge evropiane, e cila do ta beje Voskopojen qendren me terheqese te Shqiperise juglindore", tha Berisha. Sipas tij, Voskopoja meriton dhe duhet te kete sa me pare infrastrukture evropiane, qe turistet nga e gjithe Evropa te vijne dhe ta vizitojne, per te pare trashegimine e rendesishme kulturore dhe fetare te kesaj zone. Shqiperia, ka kembengulur kreu i qeverise, kurre nuk do te jete nje vend i zhvilluar, ne qofte se Voskopi, Podgoria, Dhemblaku, Mokra, Qukesi dhe mbare komunat e vendit nuk jane te zhvilluara. "Ne do te bejme cdo gje qe keto pasuri qe flene , te shnderrohen ne vlera per ju, vlera per femijet tuaj, vlera per brezat qe vijne", tha ai. Sipas Berishes, qeveria do te bente te gjitha perpjekjet edhe ne kater vitet e ardhshme per te ruajtur edhe zhvilluar edhe me tej keto zona te rendesishme kulturore, historike dhe fetare te vendit. "Udhetimi yne ka te beje me besimin, tek njeri -tjetri, me besimin tone tek vendi, me besimin e te tjereve tek Shqiperia. Vetem ne muajt dhjetor, janar, shkurt qeveria jua ka firmosur per ju, dhe ne emrin tuaj 5 miliard euro kontrata , nga te cilat 3,5 miliard per energjine, punimet e te cilave do te fillojne gjate kesaj periudhe", tha Berisha.
 

45 Komente

Sala vazhdon me sulmet e tij mediatike duke e ditur se shume pjestare te elektoratit do e kene te veshtire te kuptojne vizionin e Edi Rames mbi politiken dhe shoqerine dhe jo vetem....Ka force manipuluese intelektuale te jashtezakonshme ky prototip modern i politikanit.

Vizionin e Bashkise Tiranes???????????????????????????????????

Faleminderit por mbaje per vete.

Me vjen keq qe ke dhe pseudonimin arber,se nuk je i tille

Sulm mediatik?

Po eshte sulm, tani fushate elektorale eshte. Ama mediatik nuk mund ta quash kurre. Per sulme mediatike jane specialista gazetat e televizionet e Edi Rames. Me tabulate telefoni, biseda te sajuara, grabitje vale deti prej grekerve etj.

Ku eshte sulm konkret, me i motivuar nuk ka. Hipokrozia e atyre qe derdellisin per mungese demokracie, duhet te shpjegojne si eshte e mundur qe nje kryetar bashkie te jete njekohesisht kryetar partie? Duhet te shpjegojne se pse Edi Rama, i cili kerkon voten e shqiptareve nuk futet ne gare elektorale?

Nuk ka manipulim mediatik, jane pyetje qe cdo njeri normal, cdo njeri qe ka njefare ndershmerie apo morali duhet t'ja shtroje vetes.

Hunter....Duhet te dish qe e gjithe hapesira publike ne te cilin zhvillohet i gjithe debati politik elektoral eshte i mediatizuar. Ndervaresia e sistemit politik nga ai mediatik eshte esenca e jetes publike te cdo vendi. Media i ka furnizuar sistemit politik Hapesiren,Strumentet dhe Mekanizmat per mes te cilave funksionon. Prandaj cdo sulm dhe cdo debat politik eshte njekohesisht dhe mediatik. Dhe nuk eshte e nevojshme qe kjo te behet vetem nga gazetaret,specialistet apo opinionistet.

Vizioni i Edi Rames nuk eshte as fyerje e demokracise as hipokrizi. Eshte praktike qe realizohet ne vendin me demokratik. Ne SHBA. Kryetari i ekzekutivit dhe kabineti i tij nuk eshte pjese e  kongresit.

"Sulm mediatik" ne kuptimin shqiptar te fjales, une marr vesh ato mbi komplote vrasjesh gjahtaresh (lexo Kosta Trebicka, i vdekur aksidentalisht), tabulate telefonash, sajesa per pushtim hapesirave detare nga Greqia (bazuar ne llogaritjet e nje piktori, sipas rastit i quajtur ekspert "topograf&quotsmiley, dhe e fundja fare: Bllokim shperndarje gazete (!). Sot, ne 2009, ne kohen e internetit e komunikacionit te lire. Thjesht qesharake.

Une nuk e di per cilin vizion te Edi rames e ke fjalen? Nuk ka, ne fakt. Sic nuk ka asnje ne PS.

Sa per ate qe presidenti i SHBA, nuk ben pjese ne kongres, le te ulim vellon e meshires. Legjitimitetin per te qeverisur vendin, presidenti amerikan e merr nga populli. Tani une, ne menyre te sjellshme, po te pyes perseri:

Kush ja jep legjitimitetin Edi Rames per te qene kryetar i qeverise? Pse nuk konkurron ne garen elektorale?

Legjitimiteti nuk derivon nga qenia ose jo deputet. Aq me teper ne kushtet e nje sitemi proporzional projektuar ne kolegje plurinominale ku ne varesi te perqindjeve qe do marri cdo parti ne keto kolegje do percaktohet dhe numri i deputeteve qe do perfaqsoj keto kolegje. Pra kemi te bejme me nje perfaqsim i cili nuk eshte aq direkt sa ishte mazhoritari zgjedhjet e kaluara. Nqs partia socialiste do arrij te fitoj ne shkalle vendi mazhorancen(relative ose absolute) kjo do jete dhe merite e kryetarit te partise socialiste zoti Edi Rama. Cdo shqiptar qe voton partine socialiste,voton dhe Edi Ramen si kryetar i saj dhe si konseguence e voton edhe si kryeminister. Keshtu qe nuk ka lidhje fare me te qenurit ose jo deputet................................

Mos valle ne Amerike Presidenti eshte dhe Kryetar i Bashkise New Yorkut????????????

Me siguri qe prej Edit do te ndryshojne dhe Kushtetuten ne Amerike

Ne SHBA. Kryetari i ekzekutivit dhe kabineti i tij nuk eshte pjese e  kongresit.

Shume e vertete. Sa qef e keni te permendi SHBA kur ju intereson, dhe per cfare ju intereson. Klecka kryesore qe s'permendni eshte qe ne SHBA, kreu u Ekzekutivit zgjidhet direkt nga populli, dhe jo automatikisht kryetari i Partise (qe s'eshte madje as antar i Kongresit).

Kur t'a beni te gjithe strukturen politiko-administrative te Shqiperise si te Amerikes, atehere permendni qe "edhe ne SHBA..." po jo te merrni vetem ate qe ju intereson ju per momentin. Pasi e 10-te me sistemin idiotik zgjedhor mazhoritar qe mban brenda lojes vetem dy partite e medha, tani na permendni Ameriken se, doemos, keni "keshilltare" Amerikane.

Vallai Arber Edi as vete se ka te qarte se cfare do dhe ti si cun i zgjuar qe je e kupton shume mire qe shoku Rama flet Brockulla sic tha dhe shoku Nano.

E si mund te fuse ne listen per deputete emrin e tij Edi.Kush do ti jape lejet e ndertimit pastaj????????????????

Ai do te largohet nga Bashkia Tiranes diten qe te aprovohet plani urbanistik.

Pa leje ndertimi,si mund te quhesh Kryetar Bashkie!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

Nje fshatar i zgjuar tha :

Rrota e qerres kaloi mbi nje bajge lope dhe e ndau pergjysem. Njera pjese ishte sala dhe  pjesa tjeter edi.

Mendoj se fshatari ka shume te drejte.

megjithëse nuk jam ndonji berishian fanatik, këtë lodrën e edi ramës nuk e kuptoj.

- votoni për kë të doni (x PS), por kryeminister do të bëhem unë ?!

ps: fillimisht mu duk si agjitacion-propagandë e grupeve armiqsore të peshkut. smiley

Jo, eshte kalkyl' e ftohte! Nuk pritet tjeter. Tani s'ka heronj, tani ka pehlivane! Maskarada "in vivo" ketu: krahut tjeter i dhemb kaq shume kjo puna e intergritetit moral te Rames qe e "dhiu sportin" fare (c'ka po e ben! big time), jo pse u prishen rregullat e lojes, por me dhimbjen me te sinqerte qe ky "pusht"  ja u mori gjithe "pjesen e luanit" te lejeve te ndertimit ne Tirane; s'ka ndermend t'ju lej miligram mer - eshte nje sembim i njemendte ky qe ne gjuhe i cik me bashkkohore oksidentale quhet lufta per "market share". Eshte nga te paktat momente te sinqerta ne ket fushate dhe kjo s'eshte gje e vogel.

Çimo, kjo situatë mua më kujton titullin e një blogu të famshëm që ka pas existuar dikur.

nuk më kujtohet saktësisht por pak a shumë bënte kështu : bishtajor bishtajor po një bishtajor

 

...une nuk jap dot men se jetoj mijera km larg....cer menje keni pervec edi rames, kush mund ta boj at punen e kministrit...

.....se po te thoni - sala...hallall e paci juve.....

@ ard un jamë me kët menje. por në se nuk do të ketë bojkot, atëherë k/ministër le të jetë nji i zgjedhur nga partia/koalicioni fitues.

Et....me turit deri m'toke qe kam sot, mendova - Et e ka ndonje funny picture "ket"....sa e klika me doli i derr artikulli qe smunem....e ke rrallu "zanatin"...

"...Vetem ne muajt dhjetor, janar, shkurt qeveria jua ka firmosur per ju, dhe ne emrin tuaj 5 miliard euro kontrata , nga te cilat 3,5 miliard per energjine, punimet e te cilave do te fillojne gjate kesaj periudhe", tha Berisha..."

Interesin e te huajve per te investuar ne Shqiperi, mavria e paraqet si arritje e qeverise se tij. 

Kush jane faktoret qe ndikojne ne thithjen e investimeve te huaja ne nje vend si i joni Pjero?

 Faktoret jane te shumte, si interesi per fitim, tregu bosh per x,y produkt, stabiliteti politik, arsimimi, permisimi i disa ligjeve per biznesin, ulja e kriminalitetit (qe ka filluar qysh nga vitet 2000 e kendej) , reklama qe ne emigrantet i bejme Shqiperise kendej, etjera, por jo vetem qeveria dhe mavria. Qeveria ka dhe ajo nje pjeseze te merites.

Interesin e te huajve per te investuar ne Shqiperi, mavria e paraqet si arritje e qeverise se tij.

dhe me poshte i ke dhene pergjigjen vete

Qeveria ka dhe ajo nje pjeseze  te merites...

 

Pra qeveria ka"pjesez" te merites dhe kjo pjesez perfshin (po citoj fjalet e tua)

interesi per fitim, tregu bosh per x,y produkt, stabiliteti politik, arsimimi, permisimi i disa ligjeve per biznesin, ulja e kriminalitetit (qe ka filluar qysh nga vitet 2000 e kendej)

Te shtoj me gje une se ti i ke thene te gjitha me duket?! smiley

 

Qeveria duhet te kete ate karakteristiken qe kane shqiptaret ne Greqi: kur behet gje e keqe autori eshte "shqiptar", kur behet gje e mire autori eshte "vorioepirot".

Keshtu kur ne Shqiperi ndodh ndonje problem fajin e ka qeveria, kur ndodhin gjera te mira qeveria s'ka lidhje, sepse gjerat ne kete rast ndodhin vete ose nga te tjere (edhe nese ka lidhje qeveria e ka lidhjen gabimisht "me pjeseza merite").

Nje demonizim i tille i qeverise nenkupton anarkizem latent.

Ore, ne asnje vend te botes nuk ben vaki qe lideri i Opozites te mos marre pjese ne zgjedhje. Rama me kete kerkon te hyje ne Histori, ne Librin Guinnes (por nga Dritarja, jo nga Porta).

Qysh mund te motivohen socialistet e Tiranes, te shkojne e ti japin voten PS-se, kur ne Krye te Listes eshte nje ANONIME ? Sa te motivuar jane socialistet sot, kur lideri i tyre aktual nuk garon - per arsyet e veta - ndersa lideri historik, nuk egziston fare ne lista ?

Sa te motivuar jane socialistet per keto zgjedhje, kur te gjithe partite kane ne Kryeqytet Lideret e tyre ne krye te Listave, ndersa opozita e PS-se perfaqesohet ne nivel te dores se dyte ?

A nuk eshte nje fyerje per zgjedhesit e tu, te mendosh se mund t'a mbushesh listen me lloj-lloj individesh pa backgroung politk & tatalisht transparent dhe se "populli" prape do te ta jape voten, me zy mbyllur ?

Ore, ne asnje vend te botes nuk ben vaki qe lideri i Opozites te mos marre pjese ne zgjedhje.

Dhe ne sa vende te botes ke qene ti qe flet me kaq kompetence? Se, p.sh., te ky vendi i vogel ku jetoj une, i quajtur Sh.B.A., kryetaret e dy partive me te medha nuk marrin pjese personalisht jo vetem ne garen per president, po as per Kongres. Por nga ana tjeter, sic ja dhashe pergjigjen atij/asaj arbrit, Presidenti zgjidhet me vote direkt nga populli.

P.S. e pashe me vonese qe nderkohe po zhvilloke debat per ket ceshtje.

o atij/asaj gjembi................qeke djal spiritoz.............

Kush tha qe jam djale? Dhe s'e di cfare do me thene fjala "spiritoz", na fal per injorancen juve.

a atij/asaj Gjembi qeke djal/vajze  shakator/e . Feshkull

Ore, ne asnje vend te botes nuk ben vaki qe lideri i Opozites te mos marre pjese ne zgjedhje.

Thjesht per sqarim te vockel, te mos thuhet ne "asnje vend te botes."  Ne US, lideri i partise, nuk merr pjese ne zgjedhje.

u kuptuam, por ne US asnjeri nuk e njeh, Kryetarin e Partise ...

Fjalen e kisha se nuk mund te pretendosh te drejtosh nje shtet (sepse ne Shqiperi, pushtetin e ka Kryeministri) dhe te rrish e te besh sehir, pa rrezikuar fare ... pa hyre ne gare

Nuk po krahasoj "mollet me portokallet" sic thone ketej.  Keshtu qe s'po e krahasoj me Shqiperine, dhe me situaten politike, apo vete sistemin politik ne Shqiperi. 

Gjithesesi, mos thuaj qe asnje s'e njeh kryetarin e partise ne US smiley

USA eshte sistem presidencial Lefty, ndersa ne kemi sistem parlamentar. Teresisht REPUBLIKE PARLAMENTARE. Ke shume te drejte.

A mund te ndodhte ne Angli qe njeri nga lideret e partive kryesore te mos kandidonte per deputet dhe automatikisht per KM? Kurre.

Po ne Gjermani, ku pretendentet per postin e Kancelarit te mos kandidonin per deputet ne Bundestag? Kurre.

Po ne Itali? Kurre.

Bile Turqia e ka me ligj qe nese nuk je deputet nuk mund te jesh as kryeminister. Per kete ligj kemi nevoje edhe ne, por zgjedhjet e tjera, keto iken me humbjen e Rames por ruajtjen prej tij te postit te bashkise.

Nuk duhet harruar qe ne Amerike eshte dicka tjeter kryetari dhe dicka tjeter Lideri. Plus qe partite politike ne US jane shume te decentralizuara.

Kandidati per President i nje partie ne Amerike eshte lideri i partise dhe ai garon direkt ne zgjedhjet per ekzekutivin, dmth per presidencen, ndersa ne vendet me sistem parlamentar kandidati per kryeminister garon direkt ne zgjedhje per te marre vote-besimin e shtetasve.

Me thjesht, ne US presidenti zgjidhet nga populli dhe jo nga Kongresi, le ta kete kush te doje shumicen ne Kongres.

Moskandidimi i Rames si deputet eshte anomali per sistemin, frike dhe fatale per partine e tij.

Kur Rama si lideri dhe kandidati i PS per kryeminister nuk kandidon per deputet dhe te udheheqe listen e partise se tij, atehere ai nuk e meriton te jete kandidati per kryeminister i kesaj partie.

Kandidati per President i nje partie ne Amerike eshte lideri i partise

Absolutisht jo! Nese do ishte "lideri" (apo udheheqes), pse do dilnin nga 15 kandidate brenda partise per t'u zgjedhur kandidati i partise per zgjedhjet finale? Pse nuk i njef ti kryetaret e partive se s'dalin ne TV si kandidatet per president, s'do te thote qe ata s'jane te rendesishem ne Amerike.

Absolutisht po! Chairman/women eshte dicka tjeter dhe Lider eshte dicka tjeter.

Pikerisht garojne shume brenda partise dhe ai qe del i pari merr nominimin dhe drejtimin e partise ne zgjedhje. Kjo eshte gara para se ai/ajo te behet udheheqesi dhe kandidati ne zgjedhje. Hillary ju bind verdiktit te demokrateve dhe i dha mbeshtetjen Obames. Ashtu si lideri i nje partie ne nje sistem parlamentar garon brenda partise se tij dhe merr drejtimin pas gares.

Chairman/women ne Amerike jane figura qe merren me punet organizative te partise, nuk jane lidere te partise.

Te pakten te kishte vene Dash Pezen ne krye te listes,ndoshta do te merte ndonje vote nga komunistet e vjeter ne se do te jetonte ndonjeri.

Pse,do ta votonte dhe Berisha ate?

Lol Skerdo smiley

e keni marre vesh lajmin e fundit, pas publikimit te listave te PS-se ?

Eva Alushi e ZP-se nuk eshte ne lsite dhe ka dy dite qe ben "GREVE" duke mos publikuar Gazeten Partiake te PS-se (dhe PPSH-se).

Nga ana tjeter, mesohet se Rajmonda Stefa dhe gra te tjera socialiste qe pretendonin te rikandidonin ose te ishin ne lista, kane debatuar dje me Ramen dhe e paskan kercenuar se do t'i bashkohen levizjes se Nanos. Te njejten gje paska bere dhe Musa Ulqini ...

LSI: Mungesa e Ramës në lista është mesazh humbje

Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson si jo dinjitoze që kryetari i partisë të mos kandidojë në krye të partisë së vet, duke e vlerësuar këtë si një mesazh humbje. Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti deklaroi gjatë një takimi në Fier se pavarësisht se mospjesëmarrja në listë është një veprim i kryetarit të PS-së, ai nuk është dinjitoz dhe shumë njerëz e komentojnë atë si një mesazh humbje. "Unë nuk mendoj që është dinjitoze që kryetari i partisë të mos kandidojë në krye të partisë së vet. Megjithatë nuk dëshiroj të komentoj veprimin e zotit Rama. Ai është veprim që e ka gjykuar vetë zoti Rama dhe Partia Socialiste dhe ne e pranojmë ashtu si është. Normale do të ishte në krye të kandidimit në krye të PS-së, sepse duke mos qenë jep një mesazh humbje. Shumë njerëz mendojnë se duke mos qenë në krye të kandidimit, zoti Rama parashikon humbje në zgjedhje dhe për këtë arsye nuk do të lejojë të largohet nga pushteti që ka në krye të Bashkisë së Tiranës" tha Prifti në lidhje me mungesën e kreut të PS, Edi Rama në listën e konkurrimit në zgjedhjet e qershorit. Kryetari i PS-së për herë të parë në historinë e pluralizimit në Shqipëri, nuk kryeson listën e kandidatëve të partisë, duke përcjellë në këtë mënyrë një dekurajim të hapur tek elektorati socialist. I mbërthyer nga paniku i humbjes, Rama kërkon të kacavirret pas pushtetit duke mjos lëshuar karrigen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi një humbje e PS-së në zgjedhjet e qershorit do ta largonte atë automatikisht edhe nga posti i kryetarit të selisë rozë.

E bukura eshte qe, teorikisht, listat e kolltuqeve ne PD jane mbyllur, ndersa ne PS jane te hapura per te gjithe ministrat e i bie qe te shtohet rreth 30% numri i te kenaqurve.

Shto ketu edhe vendet qe hapen ne bashkine  e tiranes e i bie qe Rama te perdore ate slloganin e famshem te Berishes "ME NE FITOJNE TE GJITHE!"

 

Ka shume organizata ne bote , ku lideri i tyre nuk del ne shesh te burave , por drejton organizaten e tij nga vende sekrete , ndryshimi eshte se keto organizata nuk jane parti politike por organizata teroriste .

Po e shikoje si nje krahasim krejte pa baze krahasimin e Edi Rames per tu bere kryeminister duke dale nga dritarja e bashkise me zgjedhjen e presidentit ne amerike: presidenti i amerikes nuk kandidon  per tu sgjedhur ne shtepine e bardhe por ai bene gati dy vjete fushate zgjedhje dhe duhet te votohet disa here deri sa te behet president. Nje krahasim krejte absurd.

 ne inaugurimin e fillimit te rruges per ne Voskopoje,..... Rruga eshte , ka qene dhe do te jete . Ashtu si edhe fshati Vockop qe nuk e pranonte Polena ne kopeative si fshat pisanjos smiley Mos t'ju duken cudi . Permbi te eshte Dersniku nje fshat me kapo "Ballist" qe per Inerci vazhdoi te mbetej i tille. "Ballistet" e Dersnikut kur zbrisnin ne Korce , mbanin nga Mollet e Dvoranit , mbushnin thaset me molle QYL dhe i shisnin ne treg . Me keta Sala pretendon te marre Vota !!!!! Le qe pse mos ti marre , edhe keta votues jane . Jane themeli i PD Ne kemi teoriciene te pertej detit qe Vockopin e kane ne sy si Bashkine e NY. smiley. Lexoni ore gazeten o te fencur... "Dhemblaku" i thote Zemblakut . Njihni njehere Shqiprine pa keni kohe per kryepleqte e fshatrave amerikane , per kryetaret e Komunave  smiley ne USA , pastaj edhe per K/taret e shteteve  smiley , pastaj edhe per Presidentin . Perpara drejt fitorjeve te reja me inteligjencen e cqyer te PD - se Internacionale!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).