BE parashikon zvogëlim të theksuar të ekonomisë në Europë

“Ekonomia Europiane është në mes të tkurrjes më të thellë, dhe më të gjërë që nga Lufta e Dytë Botërore por pritet që gjendja të përmirsohet në 2010-ën kur masat ambicioze të ndërmarra nga qeveritë dhe bankat qendrore të ndalin rënien”.

Joaquin Almunia, Komisionieri Europian për Ekonominë dhe Financat

 

Komisioni Europian ka ulur sot edhe më tej parashikimin për ekonomitë europiane gjatë 2009-ës dhe 2010-ës. Prodhimi i përgjithshëm bruto i 16 vendeve antare të Eurozonës pritet të zvogëlohet 4% këtë vit, dhe rënnia do të vazhdojë edhe në 2010 kur Komisioni parashikon një ulje prej 0.1%.

Pritet që defiçitet buxhetore të arrijnë mesatarisht në 6.5% të PBB-së ndërsa norma e papunësisë të rritet në 11.5%. Gjatë vitit 2009 dhe 2010 pritet të shkurtohen 8.5 milionë vende pune, më shumë se sa janë krijuar gjatë 2007-ës dhe 2008-ës.

PBB e Gjermanisë pritet të tkurret me 5.5% këtë vit, PBB e Britanisë së Madhe dhe Italisë parashikohet të zvogëlohet rreth 4 deri në 4.5% ndërsa PBB të Spanjës dhe Francës priten të tkurren rreth 3%.

Banka Qendrore Europiane ka lëshuar sinjale se mund të uli më tej normën bazë të interesit në takimin e rradhës më datë 7 maj.

Informacioni u përmblodh nga faqja e Komisionit Europian, Bloomberg News dhe Associated Press
 

10 Komente

Flm Llukan. Pas kesaj mund te flitet per eksportet, emigrante-remitancat (ne vendin ku njerezit=para), investimet e huaja, mundesine e qeverise per te marre borxh jashte, se si keto jane probleme me rritje e me te cilat nuk po merret kush. Mund te flitet edhe per rendesine e sistemeve te ndihmes sociale ne Evrope qe po perballojne situaten njerezore. Mund te flitet per rrenimin financiar te ketij sistemi tek ne (ndoshta per kete ti ke perseri dicka me teper per te thene). Mund te flitet qe kur Evropa konsideron Serbine dhe Malin e Zi si vende qe po i afrohen integrimit ekonomik in the medium term, nderkohe qe ne jemi me Kosoven dhe Bosnje-Hercegovinen in the long term. 

Kishte njeri link per programin e PS-se? Se prioritetet e qeverise aktuale jane deri diku te qarta.

Trop,

Mund te flitet shume por natyrisht qe sipas tradites lihen ne heshtje smiley

Ermelinda Meksi ka nje shkrim tek MAPO ku shprehej

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë rritur si rezultat i efektit të rritjes së pagave bruto. Por do theksuar se kjo politikë është shoqëruar me një rritje galopante të deficitit të sigurimeve shoqërore. Nëse deficiti i sigurimeve shoqërore ishte 20 760 milion lekë në vitin 2006, ky deficit arriti 28 613 milion lekë në vitin 2008,kurse në vitin 2000 ishte 11322 milion lekë. Pra ulja e sigurimeve shoqërore është bërë duke rrezikuar keqas skemën e sigurimeve shoqërore dhe të pensioneve për të ardhmen.

Rreziku ka per tu theksuar me uljen e metejshme te kontributeve nese formalizimi i ekonomise nuk vazhdon me tej.

Sa per programin ekonomik te PS-se kam pershtypjen se duhet te presim 29 qershorin.

tropizma, po ju drejtohem juve po pyetjen e kam per te gjithe. Si po ndjehen efektet e krizes boterore ne Shqiperi deri tani nese ka ndonje shenje? A po shfaqin bankat shenja lekundjeje? A ka ndonjelloj paniku tek njerezit sidomos persa i takon llogarive te krusimit ne banka? Kam pare qe bankat ne Shqiperi ofrojne ca nivele interesi te rangut te piramidave. A nuk duket kjo si shenje e keqe? Flm.

Nderkohe Marchione (FIAT), manager i vertete me koqe çeliku, hyn ne Chrysler dhe eshte ne bisedime per blerjen e Opel.

e sigurte qe italia do ta nxjerre evropen nga bataku smiley

Tkurrja e ekonomise europiane pritej. Dy vitet me te keqia do te jene 2009 e 2010, te tjerat ndoshta mund te kete pakez ngritje.  

Marreveshja Fiat-Chrysler dhe po arriti ajo Chrysler-Fiat-Opel, nuk eshte nje operacion apo spekullim financiar. Te kujtoj se, inxhinieret e Fiat jane prinderit e revolucionit te motorave me nafte i shtuquajturi common rail  apo multijet si dhe ne fund te ketij viti do te mberrij motori multiair Fiat i cili premton ulje te konsiderueshme konsumi dhe smogu. Eshte 100 here me mire Fiat qe sjell teknologjine e vet se sa sheiket e Arabise (imagjino vete investimet ne zhvillimin e teknologjive ekologjike) apo ndonje mafioz rus tip Abramovic.

Kjo pjesa ketu me beri te buzeqesh:

Union leaders in Britain are hostile to the Fiat initiative and want the Government to go it alone to support Vauxhall. Prof Rhys is not alone in doubting whether Vauxhall could survive on its own.

Pse ekziston akoma, nje industri automobilistike angleze?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).