Bateritë

U ngrit e ngopur si te ish ditë pushimi dhe menjëhere u kujtua se ne fakt nuk ishte dite pushimi.

“Prape ka luajtur zilja me mua.”

Grimasa alarmi i pushtuan fytyren teksa ia shtinte sytë ores mbi komodinë.

“Dreqi te marrte se do humb punen prej teje ” tha, e nxori kembet nga mbulesa me variacione disi abstrakte qe e kish mbajtur ngrohur gjithe naten..

Ne të kthyer nga puna nuk harroi të kthente tek nje dyqan e të blinte bateri të reja.

 

“Kam këto dhe këto, zgjidh e merr cilat do” tha shitësi me duar të holla dhe fytyrë të buhavitur sikur të kish pasur një reaksion nga penicilina.Në duar mbante një paketë të verdhë e një të kaltër.

“Pse nuk jane njelloj?” ,pyeti ajo.

“Jo nuk jane njëlloj.”

“Me jep me te mirat atehere.”

“S'e di cilat jane me te mirat ne fakt.”

”Me jep ato qe kushtojne me shume pra” perfundoi gruaja e bezdisur prej sherbimit te dobët të këtij shitësi qe e shikonte kaq paciperisht ngultas. Pas qepallave te buhavitura si prej kinezi, syte e tij i ngjanin aparateve te reja elektronike, te zhytyra mes polisterolit apo shkumes se detit per t’iu ruajtur goditjeve te rastit…

“Te dyja kane te njejtin çmim.”

“E di çke, do t’i marr te dyja ”i dha karar gruaja e re ndersa hapte portofolin e trashe e mbushur me gjithfarsoj kartemonedhash, faturash e fotosh.

“Provoji nje here dhe pastaj ec me thuaj.”

Gruaja rrudhi buzet me nje gjest qe me shume se sa habine e rastit tregonte paaftesine per ta qeverisur siç i kish hije kete situate te çuditshme..

“Ok”

Pa thënë mirupafshim ajo u zhduk pas derës ku varej posteri i reklamës së një koncerti që jepej diku për hallouin.

Me të vënë këmbë në shtëpi ia vuri bateritë orës së heshtur mbi komodinë,duke u kujdesur t’i jape çdo minusi plusin e vet e anasjelltas ashtu siç bëhet rëndom.

Katër e 32 minuta .

Ora filloi të lëvize në drejtimin orar.

Por, dreqi e mori…levizte tmerresisht shpejt.

Provoi ta ndalë por e kotë.

Minutat ndiqnin këmbakëmbës sekondat, teksa në të tyren ndiqeshin nga orët.

Ufaaa...shfryu gruaja tashmë e lodhur.

Mori ne frigorifer një pepsi të ftohtë, u zhyt ne kolltuk e ndezi tv-në.

Ishin lajmet e fundit.

“Si? Lajmet e fundit?”

I dukej se nuk kish as gjysmë ore qe kish ardhur nga puna .

Ktheu kokën nga dritarja.

Ish errur dhe dritat e pallatit përballë iu duk sikur e pushkatuan.

Ktheu sytë nga ora ... Ajo tregonte 10 e gjysëm.

Spikeri fliste tmerrësisht nxitueshëm dhe ajo nuk pati kohë të përpunojë atë që ai thosh e aq më tepër t’i ruante në kujtesë ato që ai thosh pasi dukej sikur materialet kapërtheheshin, gërshetoheshin e luanin me njëra tjetrën në vrapin e një maratone të pakuptueshme...dukej si ato kasetat e videos kur shtypim funksionin FWD të saj, për të kaluar sa më shpejt një sekuence që nuk na vyen.

U tmerrua...Dyshoi se kjo kish te bënte me ato bateri..

Nuk pati kohe te analizojë mëdyshjen nëse ish mire apo keq që koha po ecte aq shpejt sepse instiktivisht një grua nuk e dëshiron ikjen e shpejtë të kohës.

Realizoi përfytyrimisht rrëzimin e shpejte të muajve e të viteve që ktheheshin në javë e minuta , ndryshimet e shpejta te fytyrës dhe të trupit dhe s’u desh më shumë.

I ra në mend se kish edhe një palë bateri të tjera në çantë dhe nxitoi t’i provojë.

Tani ora nuk ecte shpejt, ecte mrekullisht ngadalë.

Por çuditërisht ecte në kah te kundërt.

Kështu po , tha e kënaqur dhe vazhdoi të shijonte pepsin e të ndiqte televizionin...

Po jepej një film që e kish parë të djeshmen.

Bëri nje zaping të shpejtë nëpër kanale dhe vuri re se s’kishte asgjë të re dhe interesante.

I bëhej se çdo gjë e kish dëgjuar më parë.

E kuptoi se koha po kthehej mbrapsh e fakti që tani do rinohej çdo ditë e me shumë i miklonte sedrën.

Ra telefoni..

Ishte i shoqi që po e njoftonte se i duhej te rrinte edhe tri dite te tjera në shërbim

“Përsëri tri ditë.”

“Ma ka thënë edhe dje në darkë këtë” mendoi gruaja, pastaj i shkoi në mëndje se do t’i tregonte që i kish blerë nje varëse me shenjën e tetës së shtrirë një simbol për të cilin ajo çmëndej..

Kur papritur ai i tregoi se atë paradite ia kish blerë një varëse me simbolin e ....

Ajo e dinte përmëndësh këtë bisedë.

Ja në fund ai do t’i kujtonte të mos harronte të fuste lulet brenda se netët ishin bërë të ftohta e mund t’i dëmtonin, do ti tregonte se kish takuar filanin të cilin kishte që në fakultet pa e parë e kështu bla bla bla...

Asgjë e re...

Vërtetë koha po kthehej pas por ç’kuptim ka nëse gjithshka është vetëm një përsëritje, ç’kuptim ka nëse ajo s’të jep një shans të ri për ta bërë çdo gjë ndryshe?

Gruaja uli receptorin dhe shkoi drejt orës…

Ia hoqi bateritë dhe i hodhi tej.

 

Pastaj ra të flerë me frikën e të mos zgjuarit herët në mëngjes.

Pastaj ra të flerë me frikën.

13 Komente

mbyllja ishte interesante...

megjithate une i dhashe vleresimin minimal. Gjuha e perdorur eshte shume e dobet, dhe pershkrimi i detajeve i ceket.

per me teper eshte racist:

Pas qepallave te buhavitura si prej kinezi,

 

nese lexojme krahasime te tilla ne seksionin "letersi", merre me mend cfare duhet te behet ne fjalorin e perditshem.

gre, kjo ne lidhje vetem me fjaline e fundit ne komentin tend. Une kam pershtypjen se letersia i lejon vetes me teper liri se gjuha e perditshme. S'imagjonoj te mire letersine politikisht korrekte... dhe syte si prej kinezi, nuk me duket aq raciste. Si me thene:

He had an irishman's orange red hair...

Pastaj ra të flerë me frikën e të mos zgjuarit herët në mëngjes.

Pastaj ra të flerë me frikën. - Ishallaaaa nuk qendron gjate ky tregim te PPU.

 

blend,

ne fillim mendova t'i keshilloja autorit te mos merrej me letersi, po pastaj mendova qe nuk e kam ate te drejte..autori/ja mund te beje cfare te doje. Puna eshte se mund te provoje te lexoje, te pasuroje fjalorin dhe pastaj ta hedh fantazine ne leter. Cfare ka ndodh me lart, eshte nje person i ardhur nga rruga (apo nga kafeneja) qe ka menduar se mund te shkruaje.

Kjo qe po na serviret eshte kulture rruge dhe jo letersi apo art. Syte si prej kinezi eshte aq raciste sa nuk ka ku te vej me dhe shpreh racizmin e perditshem te bere shprehi te shoqerise ne Shqiperi. Gjithashtu tregon perseri ate qe thashe me lart qe ajo qe ka shprehur autori eshte bagazh kafenesh per arsyen se po te thellohej pak me shume do kujtohej qe ta te pakten 10 shtete te tjera ku njerezit i kane syte e terhequr. Shumica e ketyre shteteve ndodhen ne Azine e Larget.

gjuha eshte shume e varfer...

Pa u thelluar ne analizen e tregimit, me terhoqi vemendjen pretendimi i Gre_wireless mbi racizmin ne tregim. Nuk jam dakord me kete. Fakti qe autori/ja e permend kinezin nuk do te thote aspak qe e diskriminon apo percmon ate. Ai/ajo thjesht ben nje krahesim, asgje me shume. Syte e kinezit mund te jene te shemtuar per dike dhe te bukur per dike tjeter. Autori/ja i ka perdorur ne tregim ne kontekstin TE NDRYSHEM nga te tijet/sajat.

Tregimi nuk ka asnje lloj note raciste dhe nuk ka te beje aspak me racizmin. Thelbi eshte krejt i ndryshem nga ky subjekt.

lexo paragrafin...autori/ja po pershkruan nje personazh negativ

Nuk eshte personazh negativ dhe as pozitiv. Nuk jep as po, as jo. Eshte krejt asnjeanes, neutral, i pavendosur.

Shume tregim i mire, i thjeshte. Me pelqen.

Jamplotesisht nga ana e pelqimit. Ndonje verejtje per ate gjuhen "vulgare" ne prezantimin e shitsit e kalon kufirin e gjendjes shpirterore te personazhit. Jane ca si shume artificiale . Jane motivet qe po i afrohen gjendjes shpirterore MASIVE te inteligjences....Monotoni ...presion....frike...Mungese totale e perspektives vetem nje llomotitje e pakuptimte dhe e pambarimte ne te njejten melodi te vrimes fyellit ...Cdo minute ..cdo ore ..cdo dite ...cdo jave ...vite te tera JETA e tere. Nje fund i bukur. Me mire FLIJ !kater yje!

me pelqen ky tregim dhe menyra e shtjellimit te tij.

nje gje e vecante ketu ne peshk.

nuk dallova ndonje note racizmi ne kete shkrim, POR nese do te dalloja nje gje te te tille nuk do te isha aspak dakort me ate gje, ja perse nuk jam dakort aspak me blendin per ate punen e "politikisht korrekt"...

 

 

Mua më pëlqeu mbyllja që ia vlejti rrugën për aty.

Ajo puna e kinezit s'është dhe aq e thjeshtë, megjithëse s'bëhet llaf për racizëm, sipas meje. Personazhi është neutral, por sytë i ka "të buhavitur", fjalë që s'është asnjanëse, por ka konotacion negativ; të kujton një natë të keqe. Po ashtu, mund të ishte përdorur "aziatiku" në vënd të "kinezi"-t, sepse kështu na tregon se autori/ja ka vëzhguar botën dhe ka vërejtur se kinezët nuk janë të vetmit përfaqësues të rracës së tyre.

Ideja e tregimit eshte interesante dhe me pelqen. Koha, sido qe te ece, para ose mbrapsht s'eshte ne doren tone. Ne thjesht jemi te detyruar t'i shkojme pas me hir a me pahir.

Por ka disa probleme qe s'eshte hera e pare qe i ndesh jo vetem tek peshku, por dhe neper libra aktualisht.

Ne shqip nuk perdoren thonjezat per te treguar personazhet, por vija perpara.

- Pse nuk jane njelloj?- pyeti ajo.

- Jo nuk jane njëlloj.

Ka perseritje qe krijojne ngerce "fytyre e buhavitur" , "qepalla te buhavitura". "ate qe thosh ai"  "ato qe thosh ai"...

Sa per ceshtjen e "kinezit" nuk me duket fare shprehje racizmi. Eshte njesoj si te thuash "buze te trasha zezaku"... Thjesht behet nje asocim idesh per te krijuar me te qarte figuren e personazhit. Sipas meje gjithmone.

Kam pershtypjen se gjithe tregimi ka nevoje per nje redaktim e korrektim te mire, sepse dhe pikat e presjet kane rendesine e vet, gjithashtu dhe gjuha duhet pasuruar me shume, ketu jam dakord me Gre-ne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).