Antiduhani, nis vjelja e gjobave të 2007

Ligji Antiduhan, i cili hyri në fuqi më 26 maj 2007, do të riak tivizohet sërish. Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, gjatë këtij muaji do të nisë vjelja e gjobave të vendosura në vitin 2007, ndërsa me datë 30 maj, që është edhe dita ndërkombëtare kundër duhanpirjes, do të nisë një fushatë e madhe sensibilizuese që do të ketë në qendër prindërit e të rinjve.

Antiduhan
Ligji kundër duhanit do të riaktivizohet. Dhe, jo vetëm me gjobat, ku për herë të parë këtë muaj do të fillojnë të vilen ndëshkimet e vendosura në verën e 2007-ës, kur edhe hyri për herë të parë në fuqi ky ligj. Sipas kreut të ISHP-së, Alban Ylli, strukturat vendore, me-gjithëse me vonesë, kanë filluar të bashkëpunojnë me Inspektoratin Sanitar, duke bërë që gjobat e vendosura të mos mbeten vetëm në letër. Por, sipas Yllit, ajo që është më e rëndësishme është një fushatë e madhe sensibilizuese që do të nisë më 30 maj, dhe që ka për qëllim që të edukojë prindërit e rinj dhe fëmijët e tyre se duhani është i dëmshëm për shëndetin. "Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër duhanpirjes, pra më 30 maj, ne do të nisim një fushatë mbarëkombëtare sensibilizuese kundër këtij fenomeni. Ne kemi vënë në dispozicion rreth 3 herë më shumë fonde se një vit më parë, por për ta bërë të zbatueshëm këtë ligj, na duhet mbështetja jo vetëm e strukturave të tjera që duhet të merren me ecurinë e Antiduhanit, por edhe mbështetja e vetë popullatës. Ata duhet të ndërgjegjësohen për mos tymosjen në ambientet publike, për vetë efektet negative që ka mbi shëndetin pirja e cigareve", - ka deklaruar Ylli, duke shtuar se Shqipëria renditet si një ndër vendet me numrin më të madh të duhanpirësve.

14 Komente

Qeveria qeka vertete keq per leke smiley

Gjithsesi, me mire vone se kurre. Ishalla e kane seriozisht kete here.

uh po po

qivirra e kap leprin me qerre ............

Nje shtet fillon te funksionoje kur funksionojne Strukturat e Inspektoriatit Sanitar, kur sherbimet PUBLIKE ne interes te shtetarit jane me paresore sesa te Pelliturat e Politkaneve Mixhiste "une Gerdecin tani e nigjova" Urime Albanit ne cafte dot nen Ombrellen e Hyqmit anadollak te Mixhes. Kujt po trego ti se me cfare duhet te merret Shteti ? Kush je tie qe del para mue ?

 

 

Ishalla i mbledhin me te vertete dhe vene tjera se na mbyten duhanxhijte, qe megjithese jane minoritet, na kane nxjerre jashte cdo lokali ne joduhanxhijve.

Po ne s'kemi shtet!Pike muhabeti.Do riaktivizohet thon hahahaa.He pra ca pret kur ata qe duhet te merren me zbatimin e ketij ligji kan frike ta zbatojne mbasi te fortet kan lokalet dhe ketyre s'ja u mban ti ndeshkojne.Ne Irlande kur u fol per vendosjen e ligjit kundra duhanit te gjithe hidheshin perpjet e thonin..s'ka per tu zbatuar,do kete perplasje etj etj...Jo ore u zbatua dhe madje dhe neper lokalet ne zonat large qendrave te medha.Ne Shqiperi ka te drejte i forti dhe miku jo ligji.

 ishalla zbatohet seriozisht. 

po po,

rri pa merak smiley

smiley

eh, n'fakt ka rone leku fare. O mcef leku ene ska ka shkon tymi.

kshu qe duhet ndalu dahoni smiley

Mezi po pres te zbatohet ky ligj! Me ne fund do te respektohen te drejtat e njeriut per maxhoritetin joduhanpires ne Shqiperi!

Je i sigurtë që keni maxhorancën???

Apo do që të të vendos peticionin e duhanpirëseve të peshkut (dhe është e sigurtë që vetëm ato, pa llogarit meshkujt ju lënë në minorancë smiley )

 

Jane bo studime para se te kujtohesh ti dhe ka rezultuar se 40% e shqiptareve pijne duhan, pra joduhanxhijte jane maxhorance.

puna eshte sa nga keta 40%-shat  dhe 60%-shat  jane ata qe frekuentojne kafenete mer daje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).