Amnesty International: Gërdeci, një korrupsion shtetëror

TIRANE- "Shpërthimi i 15 marsit 2008 la 26 të vdekur e 300 të plagosur, shkatërroi qindra shtepi, solli dorëheqjen e ish ministrit të Mbrojtjes dhe arrestime të zyrtarëve të kësaj ministrie. Kjo ngjarje nxori ne pah akuzat për korrupsion shtetëror dhe tregtinë e paligshme të armëve". Këto janë rezultatet e raportit të Amnesty Internacional për ngjarjen e rëndë të vitit 2008 në Shqipëri.

Sipas raportit të fundit për të drejtat e njeriut të organizatës prestigjoze Amnesty International. Organizate me seli në Londër, në pjesën kushtuar Shqipërisë evidenton gjithë fushat e të drejtave të njeriut, progresin apo regresin e Shqipërisë në to. Raporti citon ngjarjen e rëndë të Gërdecit ku u shkel e drejta e jetes.

Në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut, thuhet më tej në raport. Korrupsioni shtetëror, papunësia e lartë, dhuna në familje, trafikimi i qënieve njerëzore dhe gjendja e keqe e burgjeve janë fenomene që ende mbizotërojnë në Shqiperi. Raporti vazhdon më tej se populli ka pak besim te sistemi juridik. Ndjekjet penale per korrupsion janë shtuar por ato kanë goditur kryesisht zyrtare të nivelit të ulet dhe jo të nivelit të lartë.

Raporti vëren se papunësia në Shqipëri mbetet e lartë, "Pavarësisht progresit ekonomik të vendit, sot në Shqipëri më shumë se 18% e popullsisë jetojnë nën minimumin e varfërisë prej 2 dollarë në ditë"- thekson raporti.

Raporti vëren shkelje të medha të të drejtave të grave dhe femijëve. "Dhuna familjare është shtuar- shkruan raporti- dhe prek një në tre gra. Vetëm në vitin 2008 janë regjistruar në polici 612 incidente të dhunës në familje por ka shumë raste të tjera të paraportuara.

Trafikimi i qënieve njerëzore vazhdon, po kështu dhe shfrytëzimi i punës së fëmijëve". Amnisty International përmend në raportin e tij vjetor mbi të drejat e njeriut në Shqipëri rastin e pazgjidhur të biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha, "gjyqi për fajtorët e të cilit ende nuk ka përfunduar".

Raporti vazhdon me gjendjen degraduese të burgjeve në Shqipëri si dhe me incidente të torturave dhe të keqtrajtimeve të të burgosurve nëpër burgje dhe stacione policie. Raporti kritikon gjithashtu edhe për shkeljen e të drejtës së jetimëve për garantimin një shtëpie, pasi ato rriten e mbushin moshën 18 vjecare. Raporti vëren se e drejta e strehimit nuk sigurohet as për mijëra të tjerë të deklaruar si të pastrehë.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se kriza globale financiare e ka përkeqësuar gjendjen e të drejtave themelore të njeriut në shumë vende të botës.

Në raportin vjetor, Amnesty International paralajmëron se rritja e varfërisë mund të sjellë mungesë stabiliteti dhe shpërthime masive të dhunës. Në raportin vjetor për 157 vende, Amnesty International akuzon udhëheqësit botërorë se, në përpjekjet për rigjallërimin e ekonomisë globale, kanë neglizhuar të drejtat e njeriut.

4 Komente

Dëgjoni tani kur qeveriu të dalë e të deklarojë se edhe AI është me opozitën. Është shumë e mundur sepse deklarojnë se Gërdeci është korrupsion shtetëror. AI gabohet sepse unë mendoj se Gërdeci është krim shtetëror.

Raporti i Amnesty International, PS: Dëshmi e dështimit të qeverisë

(Shekulli)

TIRANË- Dëshminë e radhës të dështimit të qeverisë së Sali Berishës, e ka quajtur Partia Socialiste raportin e fundit të Amnesty International, për vendin tonë. Gjatë një komunikimi me mediat, Sajmir Tahiri nga selia e PS-së, ka deklaruar se "ky raport është dëshmia e radhës se kjo qeveri është jo vetëm e dështuar por edhe simbol i korrupsionit të kthyer në sistem". Sipas tij, korrupsioni shtetëror, nepotizmi, abuzimi me pushtetin dhe çdo fenomen abuziv e korruptiv që ka karakterizuar mandatin qeverisës të Sali Berishës, do të marrin fund në datë 28 Qershor.
Tahiri ka kujtuar se çdo ditë po dalin në media fakte të reja për përfshirjen e Kryeministrit dhe familjes së tij në tragjedinë e Gërdecit. Ndërkohë, që Sali Berisha ka zgjedhur të heshtë dhe të mos të tregojë të vërtetën mbi shpërthimin që mori jetën e 26 të pafajshmëve. "Të njëjtat shqetësime janë bërë pjesë në mënyrë të përforcuar edhe në raporti e fundit të Amnesty International që u publikua dje. Në këtë raport Amnesty International, e cilëson tragjedinë e Gërdecit si simbol i nivelit të lartë të korrupsionit shtetëror dhe ngjarje kriminale në të cilën është shkelur haptazi e drejta e jetës"- tha Tahiri.

 " ....Amnisty International përmend në raportin e tij vjetor mbi të drejat e njeriut në Shqipëri rastin e pazgjidhur të biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha, "gjyqi për fajtorët e të cilit ende nuk ka përfunduar"..." 

 

S'ka si te perfundoje kur autoret jane akoma ne pushtet dhe mbrojne njeri-tjetrin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).