A janë shqiptarët të virtytshëm?

Gjithkujt, në momente të caktuara, i ka ndodhur të pyesë veten, apo të diskutojë me miq, nëse shqiptarët janë apo jo një popull i virtytshëm. Natyrisht, pyetje të tilla mund të ngrenë debate pa fund dhe pa arritur ndoshta kurrë të bihet në një mendje. Që prej Rilindjes, kjo ka qenë një pyetje e trajtuar gjerësisht në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe tërthorazi në tërë publicistikën e kohës, deri në kohën e komunizmit, ku debati mbyllet, e para sepse gjërat “i dinte” partia, dhe e dyta sepse populli nuk mund të ishte kurrë i keq, aq më tepër kur aty gjallonin edhe rrënjët e vetë partisë. Nëse i hedh një shikim shkrimeve e mendimtarëve të këtij vendi, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit, do të vëresh gjykime mjaft kontradiktore në lidhje me këtë temë. Madje gjykime kontradiktore të tilla mund t’i gjesh edhe brenda të njëjtit njeri. Kujtojmë p.sh. Mid’hat Frashërin, i cili tek “Shqiptarët” ngre vërtetë një monument madhështor për kombin shqiptar, për virtytet e tij, për vlerat, tiparet, shpirtin e tij, ndërkohë që, nëse lexon “Plagët tona”, të krijohet një tablo krejt tjetër. Një gjë të tillë e ndeshim edhe tek Fishta, Konica dhe shumë të tjerë, kudo ku njerëzit idealistë të këtij vendi janë orvatur të nxjerrin ndonjë vlerësim moral për të. Ndofta më mirë këtë ndjesi kontradiktore dramatike e ka perifrazuar Eqrem Vlora, nga një diplomat francez, mik i shqiptarëve duke u shprehur: “Shpirti shqiptar është një përzierje poshtërsie dhe fisnikërie”.

Natyrisht, nuk mund t’i japim këtu zgjidhje një pyetje të tillë, ndonëse, nuk mund të mos krijojmë respekt për historinë e këtij vendi, për vlerat që ai ka dëshmuar përtej problemeve të shumta, gjë që ka sjellë edhe mbijetesën e tij përballë vështirësish të jashtëzakonshme. Megjithatë, nuk do të ndalemi këtu. Ajo që vlen të theksohet është se kjo pyetje, edhe ashtu, e destinuar të mbetet pa përgjigje, ose me një pafundësi përgjigjesh (gjë që është thuajse e njëjta gj&eumlsmiley, ia vlen të ngrihet në çdo kohë, ashtu siç kanë bërë historikisht dhe sistematikisht njerëzit e mençur të këtij vendi. Ia vlen të ngrihet sepse, ashtu siç ndodh me çdo njeri, çdo komb, çdo shoqëri e ka të nevojshme të dalë herë pas here përpara pasqyrës dhe ta rrahë paq vetveten. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se nuk e di nëse kanë pasur të drejtë apo jo njerëzit e ditur të këtij vendi kur e kanë lëvduar apo sharë atë. Ajo që mund të themi me siguri është se, sido që të jenë shprehur, ata kanë bërë mirë, pasi shoqëria ka pasur nevojë për qortimet apo vlerësimet e tyre. Por ajo që të bën të mos ndjehesh mirë, është fakti që, një pjesë e madhe e problemeve të evidentuara prej tyre janë ende edhe sot mjaft aktuale dhe duket se nuk ka ndryshuar thuajse asgjë për mirë. Madje mund të thuhet se shumë probleme janë përkeqësuar, ndërkohë që edhe janë krijuar një mori problemesh të reja. Natyrisht, sprovat që ka kaluar kombi shqiptar gjatë odisesë së tij shtetformuese, mbi të gjitha 50 vjetët e komunizmit, janë shumë për të kërkuar një realitet më të mirë. Por gjithsesi, ajo që duket më negative është fakti që sot ka humbur ndjeshmëria e duhur ndaj problemeve të tilla. Vlerat, virtyti, morali, sot janë kthyer në tema pa interes, të cilat janë në plan të dytë në debatin publik, në krahasim me probleme të politikës, biznesit, orientimit kulturor (që gjithashtu lidhet me politikën), etj. Morali, vlerat shoqërore, zënë një vend gjithnjë e më të vogël në hapësirën publike në Shqipëri. Tema të tilla janë gjithmonë e më të papranishme në faqet e gazetave, në debatet televizive, në projektet e shoqatave apo edhe programet e partive politike. Jo vetëm kaq, por duket se shqiptarët, po rendin turravrap drejt disa pikëpamjeve të reja mbi etikën, të cilat edhe në vendet më liberale të botës janë të diskutueshme, duke i kthyer jo rrallë pikëpamje të tilla në, burime reference arbitrare për vlerat shoqërore aktuale. Ndaj dhe shpesh diskursi etik në Shqipëri, paraqet më tepër një angazhim antimoralist sesa një përpjekje për të prodhuar një alternativë të mendimit etik. Shkretëtira shqiptare e mendimit etik, të ofron jo vetëm shterpësinë e saj, por edhe shtimin e problematikës, banalitetin e nivelit të të gjykuarit, si edhe mungesën e interesit ndaj kësaj fushe të rëndësishme të mendimit dhe veprimit shoqëror. Në këtë mjedis, kjo panoramë nuk ta kursen as humorin e as tragjizmin me absurditetet që ofron.

Jemi mësuar tashmë të shohim, sidomos në mediat vizive, një nivel mediokër të trajtimit të temave të tilla. Jo më shumë se disa ditë më parë, në një prej televizioneve më të rëndësishëm të vendit, flitej mes të tjerash për nderin dhe për moralin shoqëror. Logjikisht, do të mund të prisnim që, në mos Fishtat, Konicët apo Vlorajt e sotëm në miniaturë, të shihnim të paktën studiues të filozofisë apo shkencave sociale, të cilët të mund të ofronin ndonjë gjykim më të peshuar për këto çështje. Por ajo ndodh në Shqipëri, ashtu si edhe në rastin konkret është diçka krejt tjetër. Konkretisht tema të tilla bëhen objekt diskutimi prej gjithkujt që është parë disi më shpesh në media, pavarësisht nëse ka apo jo mendim për këto gjëra. Konkretisht, paneli në fjalë përbëhej nga: një pedagog biologjie anonim i cili, nuk dihet, a prej faktit që i ka fort me qejf muhabetet me seks, apo thjesht për faktin se është ca më tepër i emancipuar se të tjerët, por tashmë ka fituar tagrin për të qenë protagonist në çdo temë të tillë; një aktiviste OJQ-sh, që të vetmen teori sociologjike mbi studimet gjinore që ka mësuar e konsideron si të vetmen që ekziston; një gocë e re, që prezantohej si pedagoge psikologjie, por që nuk krijoji ndonjë lidhje midis temës dhe fushës së saj; ndërsa kusuri mbushej nga një prezantuese televizive, një gazetar sportiv, një këngëtar, një balerinë dhe një kafazier, të cilët gjithsesi, ishin njerëzit më të kthjellët dhe më të rehatuar me statusin e tyre në atë mes.

Natyrisht, asgjë të re nuk ka këtu. Emisione të tilla duken si fotokopje të cilat ritransmetohen herë pas here në Shqipëri për të mbushur hapësirat televizive. Problemi qëndron tek shoqëria dhe vëmendja që ajo ka ndaj vlerave të saj. Pa dashur të hyjmë në thellësi për të parë sesi ky diskurs përkthehet në problematikën sociale që karakterizon shoqërinë shqiptare, ajo që dëshmohet, qoftë edhe nga ky shembull i thjeshtë është, rëndësia që i japim moralit. Nga mënyra e diskutimit, si dhe niveli i pjesëmarrjes, kuptojmë se tema të tilla janë në plan të dytë apo të tretë për producentët televizivë si edhe për vetë audiencën shqiptare. Këto tema nuk shfaqin interes në mënyrë serioze, por ato mund të zhvillohen në tryeza lights, me tone më tepër argëtuese, mes opinionesh të rastësishme.

E gjithë kjo dëshmon për vendin që zë morali në shoqërinë shqiptare. Ai është kthyer sot në një fjalë të padenjë për t’u qasur në tryezat elitare. Për të mendojnë vetëm showman-ët, adoleshentët, punonjësit e thjeshtë socialë, të cilët duhet t’u mësojnë njerëzve se si të emancipohen apo sesi mund ta sfidojnë opinionin shoqëror. Pak rëndësi ka se ekzistojnë disa shkenca që merren me studimin e tyre, dhe pak rëndësi ka, se çfarë efektesh rrjedhin nga gjykimet amatore të ofruara ndaj një publiku të gjerë. Në fund të fundit, e gjithë kjo na vlen si dëshmi, për të kuptuar transformimin që shoqëria shqiptare ka pësuar gjatë 50 vjetëve të skalitjes së njeriut të ri, si dhe gjatë 20 vjetëve të erozionit që solli liria postkomuniste për të. Ajo që mbetet në thelb të këtyre 70 vjetëve të marra së bashku, është çaktivizimi i ndërgjegjes shoqërore, gjë që na bën që ta ndërtojmë jetën tonë në pavetëdije të plotë. Prej këtej, rrjedh i gjithë tragjizmi i realitetit tonë të përditshëm, i mbushur me një mijë e një probleme.

35 Komente

Me duket shume i pergjithshem.Mendoj se para se gjithash duhet te percaktohet qarte kush jane virtytet pe shoqerine tone e ç kuptojme me moral....çdo te thote emancipim...ne ç'gje duhet te emancipohemi e kush eshte modeli...

Duke u nis nga titulli (pa lexu shkrimin) ja dy SHqiptare ne Viene (i gjeni dot kush jane - jo pa qellim percaktimi "shqiptare" me siper eshte me SH te madhe).

 

http://img40.imageshack.us/img40/9350/lpec.png

ai djathtas eshte Konica, kurse ne te majte nje minister i kabinetit te Zogut,...

 

 

 Coli me Lolin?

Bej shaka. Ai djathtas (i shkurteri) duket si Noli.

Ajo duo qe thua ti PF, ka pas qene Noli me Konitzen. por jo, nuk jane ata. Jane megjithate po aq te medhenj!  smiley

Gjuj ene i her...

njoni duhet t'jet buda dhe tjetri çabej

50% right (per Cabejn e ke fiks!).

Ai tjetri eshte Budha i lirikes shqiptare... 1/3 gjeniu sipas percaktimit te gjeniut te plote (ku 1/3 tjeter ishte Migjeni dhe 1/3 Noli).

Llafin e kisha, eT, qe harbuterine nuk se e kemi ne ADN. E kemi aberracion kromozomik harbuterine. Dhe ai fshati Qenas, eshte quajtur Dreras dikur.

Pa dash te fyej Blendin per prurjen, ja psh nje aberracion (bej krahasim, dy foto flasin sa per 2000 fjale):

http://www.peshkupauje.com/files/imagecache/image_inpost/foto/Blendi+Salaj/one+man+show_vertikal.jpg

po, po at kisha n'men smiley

Po sikur t'ja themi pa shaka ...Si kane emrat banoret e Tokios ? smiley  Djaloshi i prurjes sepse keshtu mendoj se eshte , nga struktura e mendimit (si buke e pa pjekur mire ) duhet te kishte remuar pak ne ca teori Fondamentale qe virtytet e vetite njerezore i lidhin me raportet e njeriut si individ e si GRUP ( psikologji shoqerore ) nepermjet PUNES si burim i sigurimit te ardhurave per jetese , kushteve gjeografike e klimatike , dhe ....disa pikpamjeve cinike letrare te njerezve te shquar qe kane patur shmangje letrare nga konkluzionet shkencore ne raport me pervojat vetiake.  

Djaloshi ka kapitulluar qe ne formulimin e pyetjes-titull. C eshte kjo pyetje absurde? Vyrtiti apo vesi nuk eshte cilesi kombetare. Ka nje perpjekje per profilizimin moral te popujve nisur nga paragjykimet steriotipizuese: italianet -kurvare dhe mafioze , anglezet-te ftohte, amerikanet-pragmatiste, kinezet-te bindur  dhe ksenofobe, cifutet-dinake dhe materialiste, shqiptaret-gjaknxehte etj.

Ajo qe mund te diskutohet eshte raporti ndermjet vlerave dhe antivlerave , kriza morale e shoqerise, perceptimet per te miren dhe te keqen, vesin dhe vyrtitin ne planin individual dhe ate social. Farat e se mires dhe te keqes jane te cdo njeri -thote Fromi. Ceshtja wshtw se nga anon peshorja per tu quajtur i vyrtytshem apo zuzar.Relativizimi vlerave e ka bere lesh e li kete punen e kanoneve morale.

Cdo kohe ka kodin e saj moral. Ne kete tollovi nje gje eshte e sakte: kjo kohe ka ngritur vesin ne piedestal.

 Ne nje shoqeri te lire eshte e pamundur te imponohet MORALI nga lart nepermjet nje ideologjie apo doktrine te unifikuar.  Ajo qe mund te behet eshte te mesohen njerzit me respektimin e Kodeve te Sjelljes ne jeten publike dhe ate private.

 

pa lexuar artikullin se nga titulli me duket idiot:

Cdo shoqeri krijon vlerat dhe "virtytet" e veta. Dhe shoqeria shqiptare i ka krijuar dhe jane keto qe jane. Dhe shqiptaret jane te virtytshem. Problemi eshte, a duhet t'i ndryshojme keto virtyte per nje jete me te mire, apo mire jemi?

Shqiptaret do ishin te virtytshem vetem po te ishin te gjithe prej nje fisi. Lali ka moral tjeter nga Labi, e Labi tjeter moral nga Malesori e Malesori te thote "kur mbytet nje Berishe ne lume, kerkoje trupin perpjete jo tatepjete"

Ndersa nga Pogradeci thone:

Kur mbytet nje qafir ne liqen,kerkoje ne hale.

Ky titull i ketij artikulli i fyen shqipetaret dhe historine e Shqiperise.

A ka vyrtyt shqipetari pronari i kesaj gazete?(TEMA)

per hajer mi zhak smiley

kermilli ishte cool smiley

a ke nai ven pune për ne aty ke shëpëkëja mi , se tashi qi do humi salë qafthymi zgjedhjet do njelemi pa punë smiley

smiley

hahahaha ne ven mi Dez!

Vetem se...menoje mire se sh.p.k nuk do me thene "biznes" por : shpiem perpara kombin smiley 

po cer me duhet mu mi, a ka rroge aty ?

kaq m'duhet mu, leket e funit te mujit se sna qasin mrena n'shpi smiley

Tani e lexova shkrimin une! Ky cuni e paska per nje emision ku kam qene e ftuar dhe une. TOP SHOW " Paragjykimet " smiley

[...] Prej këtej, rrjedh i gjithë tragjizmi i realitetit tonë të përditshëm, i mbushur me një mijë e një probleme.

... ku shtohet dhe problemi juaj i sigurimit te copes se bukes duke shkruar e shkruar e shkruar e shkruar papushim e papushim e papushim per asgje prej gjeje.

Dhe ja ku na u bene plot njemije e dy probleme.

Dhe patetizmi vazhdon te beje kerdine.

 ne fakt duhet pa me kujdes kjo puna e tiroideve..nga ata qe dalin ne televizor te pakten, duket qarte se 95% vuajne nga to..

emo, 

si thu, statistikisht, perzgjedhja (ata qe dalin ne televizor) a e prezantojne denjesisht masen? smiley 

nuk e besoj. eshte perfaqesim "biased" them. edhe per militantizmin s'ma do menia qe atje (ne Shqiperi) te jete kaq shume sic del ktu. Ktu eshte (bere) shume lejfence, chene... plus qe statistikisht, militantet jane si "records with high weight", you know...

 emo, 

nje pytje, jam duke bere nje seri analizash por per efekt kohe dhe kostoje me duhet te limitohem ne shembujt qe do marr nga popullata. po pergatis nje mbrojtje per te treguar se shembujt jane randon dhe jo 'biased'..dhe plotsojne disa kritere te tjera.. me duhen nja 2 opinione indipendente mbi metoden e perdorur.. do ta permbledh neser dhe do ta tregoj me pak fjale.. shpresoj ti hedhesh nje sy. smiley 

patjeter! te jap ose emailin privat, ose te punes ku me m'i nis.

Miti me i lezetshem i shqiptareve, eshte qe jemi popull paqesor dhe qe nuk kemi sulmuar asnje shtet apo popull tjeter. Por kam lexuar dicka interesante kohet e fundit qe thote qe e drejta per te sulmuar apo per te pushtuar te tjeret vjen vetem ne baze te nje organizimi shteteror, si mund te sulmonim ne popujt e tjere ne kohen qe shteti ne shqiperi eshte shfaqur shume vone dhe qeveriseshim ne baze fisi dhe sekush shihte te mbronte oborrin e vet.

Nuk eshte puna a jemi te virtytshem apo jo, virtyti eshte dicka e ndertuar, mesohet, jo vetem nga shkolla por dhe nga shteti apo familja. Nqs jemi mbrapa me keto te fundit edhe virtyti yne si shqiptare do jete i ulet...

Posi jo.Ne shqiptaret kullojme ynyre virtyti kudo qe jemi mer.

 Epo, Ky virtyti na ka bere te mbijetojme si komb, apo jo?

e para, eshte e kote me pergjithsu se i bi vlera cdo diskutimi.

Ne cdo popull 'te virtytshem' gjen perjashtime.

E dyta, virtyti perfshin shume 'virtyte', eshte shume i gjere si koncept.

Shumica e virtyteve ose vlerave morale te nji shoqerie e kane bazen te feja. Shoqerite ku feja ka pas dhe ka rol te rendsishem, kane marr nga feja normat ku jane ndertu ligjet e shoqrise; me fjale te tjera, kodet baze te fese kane sherby si standarte te percaktimit se 'c'a eshte e virtytshme dhe c'a jo, cfare mund te konsiderohet e lejushme dhe cfare jo'. Normal qe ne shoqeri te caktume, kto ndryshojne dhe c'a eshte e virtytshme ne US, nuk konsiderohet e virtytshme ne Afganistan...

Kshuqe ne, mund ta krahasojme veten me vendet e rajonit ku na ka ron per hise me jetu...

Nqse behet fjale me shfrytzu dhe me shit shqiptaret per prostitucion rrugeve te europes, jena ne vendet e para psh., po nuk jom shume i sigurt nqse kjo na ben te virtytshem...

shqiptaret behen te virtytshem me te huajt e jo me njeri tjetrin. per mua virtyti me i madh i shqiptareve eshte interesi.

Po.

Shqiptaret e shkolluar (jo shqiptaret me shkolle) dhe qe nuk jane te mjere, jane njerez te virtytshem.

Jane kaq te virtytshem, saqe -Mikpritja dhe Bujaria shqiptare, si pjese e virtytit te njeriut, ia "heq petllen" cdo vizitori.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).