A duhet të dorëhiqet Ina Rama?

Tashmë është e qartë se  Prokuroria e Përgjithshme dhe sistemi ynë i drejtësisë kanë dështuar në zbardhjen e skandaleve madhore politike. Çështja Durrës – Kukës nuk u gjykua, por u mbyll, po kështu edhe rasti Fazlliç. Ndërkohë dështimi më madhor i Prokurorisë mbetet çështja e Gërdecit, një krim që vazhdon të mbetet i pazbardhur, ndonëse pasojat e tij çdo ditë nxijnë hapësirën mediatike. Ama për nga vetë përmasat, shkaqet dhe pesha politike, Gërdeci nuk është një krim ku drejtësinë mund ta vendosë vetëm Prokuroria. Si krim shtetëror Gërdeci mbetet sot dhe gjithë ditën një krim madhor politik, dhe si i tillë ai mund dhe duhet të dënohet së pari politikisht. Ai nuk mund të zbardhej dhe dënohej për sa kohë në pushtet ishte e njëjta qeveri përgjegjëse për të. Dorëheqja e ekzekutivit të përfshirë në këtë masakër direkt apo indirekt, me apo pa dashje, duhet të kish qenë kushti minimal për zbardhjen e Gërdecit. Dhe ky ishte një kusht që nuk mund të garantohej nga prokurori, por nga opozita socialiste. Fatkeqësisht kjo e fundit çështjen e Gërdecit e reduktoi tek një shantazh politik për të arritur një sërë objektivash të ngushta si ndryshimet kushtetuese dhe sistemi elektoral. Të kuptohemi, problemi i opozitës nuk ishte përdorimi politik i Gërdecit sikurse e akuzon shumica. Përkundrazi Gërdeci duhej trajtuar politikisht, pasi mbi gjithçka ishte një krim politik dhe jo ordiner. Prandaj eksponentë të së majtës janë të pasinqertë si kur e kritikojnë, ashtu edhe kur i dalin në krah Ina Ramës. Opozita socialiste nuk ka moral për ta kritikuar Prokurorinë, pasi në emër të pavarësisë i hoqi asaj mbështetjen politike pa të cilën asnjë prokurori nuk mund të jetë e suksesshme në Shqipëri. Në fakt mbështetjen më të madhe Prokuroria jonë e ka marrë nga Ambasada Amerikane sesa nga opozita. Në këto kushte edhe mbrojtja ndaj Prokurorisë dhe sulmet ndaj shumicës bëhen hipokrite, pasi nëse PS-ja ishte realisht e shqetësuar për zbardhjen e Gërdecit do kish ushtruar presionin dhe jo kompromisin politik me pushtetin. Të kërkosh nga Prokuroria dënimin dhe hetimin e ekzekutivit në pushtet do të thotë t’i ngecësh përgjegjësitë e tua politike një institucioni juridik. 
Edhe më hipokrite janë sulmet ndaj Prokurorisë që vijnë djathtas si nga eksponentët politikë ashtu edhe nga ata të shoqërisë civile. Për eksponentët politikë nuk ia vlen të flasim, sepse sulmet e kryeministrit ndaj sistemit të drejtësisë flasin vetë. Që këto sulme ndonëse të veshura me ‘dekomunistizim’ nuk kishin fare të bënin me ish-prokurorët e komunizmit në drejtësi, është e qartë tashmë që këta ish-prokurorë dhanë një vendim pro qeverisë dhe kryeministri pushoi së sulmuari. Por edhe eksponentët e djathtë që kritikojnë Ina Ramën se dështoi nuk janë të sinqertë, pasi ata nuk i hante aspak meraku i suksesit të Ina Ramës. Përkundrazi shqetësimi i tyre kryesor, dhe jo i pabazë, ishte se Prokuroria mund të dënonte eksponentët politikë të së djathtës, ndërkohë që dosjet e politikanëve të majtë kanë zënë pluhur. Më shumë sesa nga dëshira për zbulimin e të vërtetës, ky qëndrim frymëzohet nga urrejtja ndaj eksponentëve politikë të së majtës. Ama është hipokrizi të kritikosh Prokurorinë se nuk arrin të zbardhë pisllëqet e një pushtetit, të cilit i ke dalë në krah.
E megjithatë ne sot përballemi me dështimin e Prokurorisë së Përgjithshme, që nesër do të jetë akoma edhe më i qartë. Ky është një dështim që natyrisht nuk mund t’i faturohet thjesht Prokurorisë, por të gjithë sistemit. Është dështim i një sistemi që djersin padrejtësi në çdo pore të tij dhe më pas nxjerr një Silvia Konti që t’i bëjë fresk. Është një sistem politik që i kërkon Prokurorisë të zhbëjë padrejtësinë që ai vetë e prodhon pafund. Kështu Prokuroria vendoset në qendër të procesit politik, në një pozitë ku ajo nuk mund të jetë e suksesshme, e pavarur dhe aq më pak apolitike. A do të thotë kjo se i gjithë faji është i sistemit dhe është e kotë që të kërkojmë përgjegjësi dhe aq më pak dorëheqje të Ina Ramës?   Fatkeqësisht jo rrallë abuzohet me idenë e sistemit për të anashkaluar përgjegjësitë individuale. Që sistemi kushtëzon shumë nga veprimet dhe rezultatet tona, nuk do të thotë që ne nuk kemi zgjedhje edhe brenda këtyre kufizimeve. 
Në rastin konkret ishte mëse e qartë që misioni i Ina Ramës ishte i pamundur që në nisje. Por problemi nuk është pranimi i një misioni të tillë. Edhe një mision i pamundur duhet provuar. Problemi qëndron kur vazhdon një mision të dështuar, edhe pse jo për fajin tënd. Në momentin që shumica filloi të sulmonte atë dhe sistemin e drejtësisë, në momentin që u bë e qartë se hetimi nuk mund të bëhej i plotë për nga vetë shtrirja e tij në nivelet më të larta të pushtetit, Ina Rama mund të ish larguar me shumë dinjitet. Në fakt akti i vetëm madhor publik i Ina Ramës, ndryshe nga paraardhësit e saj dhe nga shumë zyrtarë institucionesh të pavarura, do kish qenë dorëheqja si pasojë e pamundësisë për të realizuar ndershëm detyrën e saj. Me këtë dorëheqje ajo do i kish thënë shqiptarëve atë të vërtetë që ata tashmë e dinin; ‘u përpoqa, por nuk më lanë’. Ky do kish qenë një nga ato rastet e rralla ku një zyrtar publik dorëhiqet, sepse dëshiron ta bëjë ndershëm detyrën e saj. Dorëheqja përballë pamundësisë për ta kryer ndershëm detyrën ndoshta ishte i vetmi sukses që mund të arrinte Ina Rama që në momentin që u emërua në postin e saj.  Ky akt do i kish kushtuar asaj ambicien profesionale, rrogën, ndoshta edhe karrierën, në mos më shumë. Ama një akt i tillë do kish qenë i vërtetë. Po a mundemi sot t’i kërkojmë ndokujt të sakrifikojë kaq shumë për hir të një parimi, apo për hir të së vërtetës?  
Vështirë në një shoqëri si kjo e jona, ku më shumë sesa me të vërtetën jetojmë me shtirjen. Kryeministri shtiret se shqetësohet për komunistët në drejtësi, ndërkohë që në këtë pikë atë e shqetëson thjesht drejtësia. Ministrat dhe deputetët e PD-së bëjnë sikur afera e Gërdecit është sajim i opozitës, që mund të pastrohet duke nxjerrë në pah pisllëqet e Ramës me Delijorgjin. PS-ja bën sikur dëshiron të zbardhet e vërteta, ndërkohë që deri tani çdo aksion i saj politik ka zbardhur vetëm interesat e Ramës. Ina Rama bën sikur heton krimet si Gërdeci, ndërkohë që në këtë pikë më shumë se hetime duhet të bëjë kompromise për të mbijetuar në krye të institucionit. Shoqëria bën sikur pret zbardhjen e Gërdecit, ndërkohë që të gjithë e dimë se krimet madhore nuk mund t’i dënojë dot drejtësia pa i dënuar më parë e gjithë shoqëria.  Vetë shoqëria jonë sot përbëhet nga individë që bëjnë sikur jetojnë bashkë, ndërkohë që urrehen veç e veç. Kemi ndërtuar tashmë një sistem hipokrizie, ku burrat e ndershëm shtiren, ndërsa të vërtetat i thonë vetëm maskarenjtë. Në një shoqëri të tillë askush nuk e ka moralin të kërkojë dhe askush nuk e ka vullnetin të japë një dorëheqje thjesht për të ruajtur raportin me të vërtetën, thjesht për të mos u shtirur.
Nuk është hera e parë që ndodhemi në këtë situatë. Shoqëria shqiptare duke u shtirur mbajti gjallë sistemin komunist shumë kohë pasi ai kish vdekur. Të gjithë bënin sikur nuk e shihnin kufomën e sistemit, edhe pse kish filluar të vinte erë, pasi ishin tejet të zënë me mbijetesën personale, dikush me karrierën në parti, dikush me pasaportizimin, dikush me një bursë studimi. Disa bënin sikur shpartallonin imperializmin, disa bënin sikur tejkalonin planin, disa bënin sikur punonin, disa sikur paguheshin dhe të gjithë bënim sikur nuk i shihnim padrejtësitë dhe krimet e diktaturës ku jetonim ’të lumtur’.  Problemi si dje edhe sot mbetet se një shoqëri ku të gjithë shtiren herët a vonë bëhet e shtirshme.

18 Komente

Ndërkohë dështimi më madhor i Prokurorisë mbetet çështja e Gërdecit, një krim që vazhdon të mbetet i pazbardhur, ndonëse pasojat e tij çdo ditë nxijnë hapësirën mediatike. Ama për nga vetë përmasat, shkaqet dhe pesha politike, Gërdeci nuk është një krim ku drejtësinë mund ta vendosë vetëm Prokuroria. Si krim shtetëror Gërdeci mbetet sot dhe gjithë ditën një krim madhor politik, dhe si i tillë ai mund dhe duhet të dënohet së pari politikisht. Ai nuk mund të zbardhej dhe dënohej për sa kohë në pushtet ishte e njëjta qeveri përgjegjëse për të. Dorëheqja e ekzekutivit të përfshirë në këtë masakër direkt apo indirekt, me apo pa dashje, duhet të kish qenë kushti minimal për zbardhjen e Gërdecit.

1. Prokurorja duhet te jape doreheqje!

 Pse?

....Ndërkohë dështimi më madhor i Prokurorisë mbetet çështja e Gërdecit,...

2.....me fal se te nderpreva! C'doje te shtoje tjeter per kete ceshtje?

....Gërdeci nuk është një krim ku drejtësinë mund ta vendosë vetëm Prokuroria....

3...C'mendon tjeter ti cun i mire per takatin e Prokurorise per te  zbardhur kete krim?

....Ai nuk mund të zbardhej dhe dënohej për sa kohë në pushtet ishte e njëjta qeveri përgjegjëse për të....smiley

4.... A mendon ti o Gazetar i Ndritur qe duhet te plotesohen disa kushte perpara se ti kerkojme llogari Prokurorise te pakten per kete ceshtje?

          ....Patjeter! smiley

          .....Dorëheqja e ekzekutivit të përfshirë në këtë masakër direkt apo indirekt, me apo pa dashje, duhet të kish qenë kushti minimal për zbardhjen e Gërdecit.

        5....Ju lutem kthehuni tek Pika nr. 1 dhe lexojeni kete "dialog" edhe nje here!

Si tha edhe njoni k'tu para ca ditesh:

Pyetja e Problemit eshte: Sa Gjermane u arrestuan per kete pune?

DON'T DO DRUGS! 

P.S.

In case you, my devoted reader, have missed it, the imaginary dialogue quotes senteces taken out of the same paragraph! smiley

How do you spell "Aj sell maj es tu dhe ferst bider, no meter dhe prajz" in English?

Shkrim shume i mire, edhe pse flet per vlera dhe ideale qe shoqeria shqiptare veshtire ti arrije.

shkrim vertet i mire. mroklla, ke nxjerre jashte konteksti frazen ne fjale. ndoshta te duket se mungon konsistenca logjike ne nje fraze qe kerkon doreheqjen e prokurores edhe pse deshtimin me te madh nuk ia faturon thjesht ketij institucioni, por pamundesise te punes ne kete terren. nga ana tjeter, nese nuk mund te beje punen, e nuk ka bythe te ngreje zerin (kjo duket e pamundur, po behet), le te ike.

Kte nusen pranej e vune, qe te zgerdhihet e te mos kafshoje njeri.

Keshtu qe dhe eshte e kote te cuditet njeri tani.

Po10tika shqiptare ka kohe qe i ka arritur ca perfundime. Si psh. loja e burgut te mos hapet, se eshte me rradhe pastaj. Ka per te gjithe.  Dhe me kryesorja, me paqe e qetesi, rendimenti i mjeljes eshte shume me i madh se sa me sherr. Si rrjedhoje, kemi kete thiatro shkerllatokracie.

 loja e burgut te mos hapet, se eshte me rradhe pastaj

 

Po pra, jemi te krimbur ne korrupsion por asnje politikan nuk eshte denuar per korrupsion deri me sot. Te gjithe akuzojne per tendera dhe korrupsion por kur vjen puna asnje nuk i shkon deri ne fund.. 

Jo vallaj, asigjo s'kam qit prej konteksti!

Pranej edhe e citova paragrafin te plote ne krye te heres!

Nejse, une nuk kam asnje opinion (te forte) nese duhet te rrije apo te ike ajo Bjondja!

Une thjeshte, doja te vija ne dukje nivelin aspak te kenaqshem te shkrimeve qe botohen ne gazeten Panorama. 

Ti i thua (me delikatese) "mungese konsistence logjike"!

Mrroklla e aprovon eufemizmin, megjithese nuk premton qe do ta perdore! smiley

Me t'mira!  

 

Mua me pelqeu shkrimi.

Ceshtja eshte kush eshte dorehequr deri me sot qe ta beje ajo.

Ja supozo qe e beri. Cfare fitoi? Do te jete "jashte loje" ne te gjitha planet, pa karriere, pa perspektive.. Asnje parti politike nuk ka per ta mbeshtetur efektivisht ( vetem me llafe ), pasi askujt nuk i intereson nje prokuror i ndershem.

A mjafton mbeshtetja dhe e popllit? Jo, do thosha une. Qe kshu mire e kemi edhe per nja ca vite.

SIGURISHT QE DUHET TE JAPE DORHEQJEN.SIDOMOS EDHE TANI QE KA FILLUAR TE DERGOJE MATERIALET E GERDECIT NEPER GAZETA PER TE HEDHUR HI MBI DESHTIMET

Qe kur ka filluar pune si prokurore, vec deshtime ka njohur ne kete detyre ,me mire te jape doreheqjen e te filloje pune te gazeta shqipetare.

 Ina Rama te jape doreheqjen?! Zonja i ka hyre detit me kembe dhe deri tani nuk eshte mbytur... Une them qe ka shpresa... Anglez nuk eshte deshtim te matesh me Berishen dhe te fitosh... Ina Rama beri ate qe nuk po e ben dot Edi i dha berishes shkelmin e merituar... nese i ka nxjerre ajo materialet (pak per tu besuar) i ka bere nje nder ketij vendi... dhe sot berisha nuk mund te thote se nuk e dinte ku ishte Gerdeci...sepse me ne fund ka prova te qarta te pastra per lidhjen e djalit te tij me gerdecin dhe fitimet milioneshe...

Mua me habit nje gje, pse nuk publikon PD lidhjet e Edit dhe te Metes me delijorgjin dhe ta dime njehere e mire qe ishin te gjithe ne thes smiley

Ups.... se mos harroj gerdeci eshte ceshtje e fituar... hetimet kane fajtore dhe puna e prok eshte te pakten 80 per qind afer maksimumit.. tani u duhet vetem te marrin te pandehur zenin.. po edhe kete do e bejne ose te pakten te urojme... 

 

 

tani u duhet vetem te marrin te pandehur zenin..

 

Kush ta marri, kujt ja mban mo, Ina Rama qe mcifet pas Ambasadorit Amerikan, apo Edi Rama qe e ka rraf Sala qe klysh dhe e ka qit me shqelma nga salla. Ishalla nuk na bojn edhe centralin berthamor, se i teket ndonji pijaneci e po i tjek i koqe plumi per nishan centralit dhe...

Është një sistem politik që i kërkon Prokurorisë të zhbëjë padrejtësinë që ai vetë e prodhon pafund......Me i qarte do kish dale si problem me sfond Gerdecin se sa me sfond INEN . Po te jete keshtu si IDE Qendrore Prokuroria ...si shume idealist duket shkrimi...dmth jo realist .

O Blend Kajsiu, shife pak kete zgjidhjen, se nuk eshte shume e keqe kur te gjithe shtiren: DUHET TE SHTIREMI SIKUR BEJME REVOLUCION ANARKIK.

SHKRIM SHUME REALIST! Por ata qe kan qene te vemendshem dhe koherent ne ndjekjen e ngjarjeve duhet ta kene kuptuar me kohe qe "grindja" e prokurorese me mazhorancen ka ndodhur pikerisht pas Gerdecit...Tani nese nje gjee tille ka ndodhur per moral te larte dhe pergjegjshmeri te saj ne trajtimin e kesaj tragjedie te rende per vendin apo thjeshte eshte pozicionuar si "e pavaruar" dhe "konsiguente" per te luajtur rolin e te 'besueshmes" per publikun  ne dheniene drejtesise ne kete rast gjykojeni vete nga rezultatet e deritanishem poredhe...me "ctshohim bathet" thote populli....!!!

Sa per opoziten...ehe..me sa duket eshet perfshire ne matrapazlleqe pa fund dhe shuem me heret me kete "tipin"....!

Mor,si nuk u gjet ndonje invistigues ketu tek te kualifikuarit e PPU-se qe te verifikoje nese  ATA VELLEZERIT "MATA" bashkeortake me gocen e Fariut dhe me del-orgjine ne firmen qe ndertoi gerdecin ishin apo jo vellezerit e gruas se Dash Pezes???!!!

Perse ne Shqiperi gjithmone flitet per heqje dhe venie, per terheqje zvarre, per vendime drastike, kaos dhe "revolucione" te perditshme e te perjavshme. Sa zyrtare e qeveri kane ikur e kane ardhur dhe cfare ka ndryshuar ne qeverisjen dhe burokracine shqiptare- pothuaj asgje. Eshte legjitime ti kerkohet Rames (Ines) dhe prokurorise e sistemit gjyqesor ne shqiperi llogari dhe te theksohen vecanerisht mosarritjet, gabimet dhe madje deshtimet e saj si ne rastin e turpshem me ministrin basha. Por so thuhet edhe ne kete shkrim Ina Rama dhe sistemi i drejtesise ne Shqiperi nuk vepron ne vakum e madje veprone ne kushte te papranueshme e do te thosha  kriminale te presionit te shtetit - ose me sakte te unit-shtet Berisha qe ne cdo vend normal do te ishte pas hekurave pikerisht per nderhyrjen e paprincipte dhe penale qe ka bere e ben cdo dite ne ceshtjet qe prekin interesat e tij dhe familjes se tij. Ky duhet te ishte roli i opinionit publik qe ti krijonte prokurorise bindjen qe shumca e popullates eshte me ta dhe do ti mbeshtese ne cdo forme e menyre ndaj nje Kryeministri arrogant e sipas tegjitha gjasave i perlyer me krimin. Keshtu funksionon ne nje vend normal. Eshte turp per ne shqiptaret kur nje person i dyshimte, i huaj si Fazliic guxon te fyej organet toma te drejtesise dhe persoanlitetet tona te drejtesise dhe ne kete menrye te gjithe ne. Ky eshte miku i berishes dhe ne duhet te zgjedhim nese do te jemi me berishen dhe fazllicin , shkelzenin me shoket e tij kriminel apo me drejtesine dhe te ardhmen.

Ky Kajsia sec kam pershtypjen qe ka ngel pa berthame. Problem....shume problem.

eshte problem qe ka akoma njerez qe paragjykojne autoret dhe jo shkrimet dhe ecin me pershtypje pa i lexuar

Pershtypja ime eshte se analistet ne shqiperi nuk e kane kuptuar c'do te thote "i paanshem" dhe mendojne ta kalojne klasen thjesht duke kritikuar kedo qe i vjen ne mendje "pa dallim feje krahine IDEJE".

 

1- prokuroria ka patur te gjithe mbeshtetjen qe i nevojitej qofte nga opozita e qofte nga "faktori nderkombetar" (po edhe nga populli nese ka ndonje vlere kjo)

2- prokurorja, per mua, nuk ka deshtuar aspak. PERKUNDRAZI, ka kryer rolin per te cilin u vu aty.

3 - opozita e rames ka qene ndryshe nga ajo e berishes e per kete duhet pergezuar pa rezerva (edhe nga ata qe do te kishin preferuar me shume agresivitet pasi nuk arrjne te shfryjne k...t tjeterkund)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).