63 për qind e shqiptarëve, asnjë lek kursime në 2 vjet

Gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që në harkun kohor të dy viteve, pjesa më e madhe e shqiptarëve të mos arrijnë që të kursejnë asnjë lek nga të ardhurat e tyre.

Rezultati vjen nga një studim i realizuar nga “Albania Research & Marketing”, me një shtrirje të gjerë gjeografike në të gjithë vendin. Në këtë studim të emërtuar “Perceptimi i zhvillimeve ekonomike në Shqipëri” janë pyetur 825 familje në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër, rrethe që janë përzgjedhur për të përfaqësuar mendimin e familjeve në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme. Duke ndjekur edhe teorinë kryesore të këtyre studimeve, përzgjedhja ka qenë rastësore në mënyrë sistematike nga databaza e marrë me listat e abonentëve të telefonisë fikse të Albtelekomit. Studimi është kryer me anë të telefonit në oraret 17:00-20:00, çdo ditë nga e hëna në të premte dhe të shtunën në orën 12:00 me 20:00. Si kriter përzgjedhës ka qenë pyetja e kryefamiljarit apo kryefamiljares së familjes së zgjedhur. Nga grafiku duket qartë se shqiptarët në pjesën e tyre dërrmuese nuk ia dalin të kursejnë, kjo sepse 63 për qind e tyre janë shprehur se kursejnë 0 lekë, ndërsa 77 për qind kursejnë më pak se 10 mijë lekë të reja në muaj. Një situatë e tillë sipas deklarimeve të tyre, ka vazhduar të jetë permanente gjatë dy viteve të fundit.

Rritet kostoja e jetesës

Një nga faktorët që ka dalë nga përfundimet e këtij studimi, ka qenë rritja e ndjeshme e kostos së jetesës gjatë dy viteve të fundit. Rreth 54 për qind e të pyeturve mendojnë se kostoja e jetesës në dyvjeçarin e fundit është rritur, kundrejt 24 për qind që mendojnë se kjo kosto është ulur dhe 16 për qind që mendojnë se nuk ka ndryshuar. Kostoja e lartë e jetesës ka qenë edhe një nga faktorët që ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në mungesën e kursimeve nga ana e popullatës.

Të varfër, por të lumtur

Megjithëse duket disi kontradiktore, pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se gjendja ekonomike gjatë dy viteve të fundit ka qenë e mirë. Një përgjigje e tillë ka një korrelacion të drejtë me pritshmëritë e shtresave të ndryshme të popullatës, të ndikuara në mënyrë të drejtpërdrejtë me të kaluarën e tyre dhe arsimimin. Nga studimi rezulton se situata ekonomike e familjeve shqiptare në dyvjeçarin që kaluam ka qenë e mirë në 51 për qind të tyre dhe shumë e mirë në vetëm 5 për qind. Pra, rreth 56 për qind e familjeve shqiptare kanë pasur një dyvjeçar të mirë në aspektin e të ardhurave të tyre ekonomike, ndërsa 36 për qind e tyre kanë pasur një situatë jo të mirë ekonomike. 5 për qind e tyre mendojnë se ekonomia familjare ka qenë në nivelin e pritur dhe vetëm 1 për qind nuk kanë ditur të pozicionohen në lidhje me këtë atribut.

Një nga faktorët që ka dalë nga përfundimet e këtij studimi, ka qenë rritja e ndjeshme e kostos së jetesës gjatë dy viteve të fundit. Rreth 54 për qind e të pyeturve mendojnë se kostoja e jetesës në dyvjeçarin e fundit është rritur kundrejt 24 për qind që mendojnë se kjo kosto është ulur dhe 16 për qind që mendojnë se nuk ka ndryshuar.

Shqiptarët, pesimistë për të ardhmen

Familjet shqiptare në këtë sondazh rezultojnë jo shumë optimiste për të ardhmen e tyre, ku vetëm 34 për qind rezultojnë të jenë në nivelin optimistë/shumë optimistë dhe rreth 65 për qind e tyre e klasifikojnë të ardhmen e tyre (gjithmonë në aspektin ekonomik) si të pasigurt/shumë pesimistë/jo shumë optimistë me përkatësisht 24 për qind, 20 për qind dhe 21 për qind. Kjo pasiguri mund të ndikohet edhe nga fakti se 71 për qind e shqiptarëve mendojnë se vendi ynë aktualisht po përjeton një krizë ekonomike dhe vetëm 20 për qind e tyre nuk janë dakord me këtë konstatim. Si problemet më madhore, familja shqiptare aktualisht klasifikon përballimin e jetesës, shkollimin e fëmijëve, si dhe sigurinë e familjes me përkatësisht 37 për qind, 21 për qind dhe 20 për qind. 15 për qind e tyre kanë si problem madhor sigurimin e një pune dhe vetëm 6 për qind blerjen e një shtëpie.

Dëshira për emigrim

Interesante është dhe rezultati që del në lidhje me dëshirën e familjeve shqiptare për të emigruar jashtë shtetit. Mundësisë për të emigruar familjarisht në një vend të BE-së, 42 për qind i janë përgjigjur që do ta konsideronin dhe përkatësisht, nuk do të mendoheshin dy herë 22 për qind dhe 20 për qind do ta merrnin në konsideratë këtë opsion. Në të kundërt, 56 për qind e shqiptarëve e refuzojnë këtë mundësi.

Besimi te bankat

Për sa i përket besimit në sistemin aktual bankar në Shqipëri, vlen të theksohet se vetëm 48 për qind e tyre kanë besim, 27 për qind e familjeve nuk besojnë në këtë sistem dhe 25 për qind janë të dyzuar në lidhje me këtë faktor.

 

* Studimin e plote mund ta shkarkoni tek www.marketing-albania.com

4 Komente

I pike e vogel me duket se i mungo studimit . Tradita . Kur ndiejne eren e m....shqipot i fusin paret nen dyshek smiley Tani qe kane plase tubacionet e Sales s'ka nevoje fare per studime smiley E hongren njehere me  97  me kete makut. Po si duket ne fund te   mandatit , i babezituri e paska zakon ta mbylle me plasje tubash

 42%, deshirojne te emigrojne ne rast hapjeje apo mundesie. Vetem nga ky fakt, europianve iu futet frika.

71% e shqiptare mendojne se vendi eshte ne krize dhe 63% e tyre deklarojne se nuk kursejne asnje leke.

Dhe po te mendoni qe ky studim eshte kryer vetem ne qendrat e medha urbane te vendit ... Kjo eshte me shume se shqetesuese, imagjinoni implikimet qe ka kjo situate ekonomike ne nivelet e konsumit per cdo familje.

Po te mos ishin emigrantet dhe parate me origjine jo te paster ekonomia jone do te ishte dhe me keq se sa eshte. E tmerrshme.....

Ketu duhet te fokusohen politikanet se si ti sherbejne ketij segmenti te popullsise (rreth 77% e popullsise urbane kursejne me pak se 10mije leke te reja ne muaj) dhe jo si te pasurojne akoma 6% te popullsise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).