Zgjedhjet, Rama prezanton programin PS: S'do rrisim taksat

Kryesocialisti Edi Rama prezantoi sot “thembrën e Akilit” me të cilën Partia Socialiste do të prezantohet në fushatën elektorale për të fituar zgjedhjet parlamentare 28 qershorit.

Pogrami i përbërë nga 1000 faqe, dhe për hartimin e të cilit kanë kontribuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë nga nesër do të vihet në dispozicion të cdo qytetari.

Një plan me 100 masa, ide të reja, vizion të ri, zgjedhje të reja, dhe vullnet të ri për të ndryshuar Shqipërinë. Ky është programi me të cilin Edi Rama beson se PS do të niste reformimin e qeverisë dhe nxjerrjen e Shqipërinë nga kriza ku është futur, dhe që mohohet nga kryeministri Berisha, që të nesërmen e ditës që do marrë votat.

““Ndryshe nga cfarë kemi parë dhe cfarë është bërë deri sot është një program qeverisës, një instrument pune që do të thotë që jemi të pagatitur që qysh nga dita e marrjes së mandatit të formojmë një qeveri të strukturuar dhe të orientuar përmes këtij
programi. Është thembra e Akilit sot për Shqipërinë dhe nesër për qeverinë e re"  tha kryetari i Partisë Socialiste sot para gazetarëve.

Rama tha se programi parasheh një politkë të re për arsimin si garanci për punësimin, mjë politikë të re për fshatin, si garanci për sovranitet ushqimor t vendim dhe punësim, Një politikë shëndetsorës të re, një politikë mjedisore të re, një poltikë të re për turizmin, për kohezionin social e territorial të vendit.

Rama paralajmëron se qeveria e ardhshme do të përballet me krizën ekonomike që ka prekur Shqipërinë dhe që sipas tij, po rëndohet nga mohimi i kryeministrit Berisha:

“Shqipëria qeveriset nga një kryeministër dhe një shpurë oborrtarësh që nuk pranojnë krizën dhe duke e mohuar dhe duke vazhduar të bëjnë shpenzime marramandëse po e thellojnë krizën. Berisha e qeveria e tij nuk janë përgjegjës për krizë botërore, por janë përgjegjës për mohimin e krizës dhe për mos marrjen e asnjë mase në përpjekjen për të thënë se Shqipëria është i vetmi në botë që nuk është prekur nga kriza. Ato po manifestojnë nivelin më të lartë të papërgjegjshëmërisë. Prandaj na duhet të reagojmë me shpejtësinë maksimale që në ditën e parë të punës tonë. E them hapur, do të gjendemi në një situatë që për shkak të mohimit të krizës, dhe për shkak të shpenzimeve pa asnjë kriter do të kemi të bëjmë me një punë shumë specifike për të eliminuar dhe të përballemi me këto pasoja”.

Ndryshe nga programi i cili tashmë është gati dhe nga nesër cdo qytetar mund ta ketë në dispozicion, ende nuk është gati lista e deputetëve socialiste me të cilën kjo parti do të prezantohet në zgjedhjet e 28 qershorit.

“Lista e deputetëve nuk janë në rendin e ditës. Do paraqitet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur para rënies së gongut të fushatës elektorale”- iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve duke shtuar se “Programi nuk parasheh asnjë rritej takse” .

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen më 28 qershor dhe janë kyce për integrimin e Shqipërisë në BE. PS është partia e parë që bëri sot prezantimin e programit me të cilin do të hyjë në këto zgjedhje dhe pretendon të fitojë mandatin e qeverisjes
 

31 Komente

"Rama paralajmeron qe qeveria e ardheshme do te perballet me krizen ekonomike"

Filluan justifikimet,tregon qe programi eshte nje flluske sapuni.

S'eshte justifikim; kushdo qe ti fitoje zgjedhjet do te perballet me probleme ekonomike si pasoje e shpenzimeve te nxituara per fushate.

Nuk ka te beje fare,buxheti i shtetit nuk preket.Shpenzimet e fushates jane ze me vete.

E gjete! Edhe Berlusca ne Itali boshatis arken para zgjedhjeve, jo me xhaxhi Berisha.

"Zeri me vete" mbase ka te bej me spektaklet e fushates, por jo me shiritat e rrugeve e te veprave.

Mua me teper se parate, me shqeteson cilesia e ketyre veprave te nxituara.

Sa te kemi Lul Bashen ne as nuk e rruajme fare per buxhetin,i kena mor masat plako mos na e qaj hallin.

Te ngeli mendja tek Basha! Po te leshon leng goja! smiley

Urime per punen!

Kur them "shpenzime te tepruara per fushate" e kam fjalen per ate qe tha Ministri i Financave:

Shpenzimet jane te perqendruara ne gjysmen e pare te vitit

Kjo eshte e ndryshme nga cdo vit tjeter ku dhjetori e ka gjetur buxhetin te parealizuar smiley

Sic eshte bere tradite, partia ne pushtet po harxhon gjithshka qe mundet para dates se zgjedhjeve nen moton "pas meje hataja".

Qeveria: Me 1- MAJ do rrisim rrogat dhe pensionet deri ne 50%.

Qeveria: Brenda 6-mujorit te mandatit te dyte do rrisim rrogat dhe pensionet deri ne 40%.

Dmth, brenda 8 muajve rriten rrogat dhe pensionet 90%.

Motoja e Qeverise " Kriza le te eci, ne ecim me shpejt se kriza".

Vetem qeveritare aventuriere te tipat "Forca burra , eshte hap vend pune per rrumpalle me PARE" , si qeverite e Berishes mund te luajne me shifra propogande . Nje Grupim Politik Serioz duhet me cdo kusht te paraqese programe te zbatueshme . Koha e Ceqeve te Bardhe me "Rrofte Liria"  smiley u ka ikur koha qe vitin e pare te prezantimit ne menyre Muuuuuuu-allisjeje nga shakaxhijte e perparimit te  PD-se. Pavaresisht se tani kane marre formen Ja qeveria bythegjere - pre shirita me gershere , ha te hame hasan Gllava, shtate pjata e tete tava... smiley

Deri tashti te pakten, Shqiperia eshte nje vend qe zyrtarisht ka rritje vjetore gati me dy shifra....Nje vend keshtu nuk mund te quhet ne krize....çfare mohoka Berisha ne kete rast??ku eshte kriza?Kush jane parametrat zyrtare qe e vene ne dukje??

Oj Zana e maleve,

Me je bere si kreshniku i maleve Sula. Rritje gati me dy shifra. Hajde kuptoje po te duash. 2 shifrat fillojne nga 10-ta e mbarojne tek 99-ta. Dhe keshtu genjeshtari i lindur Sul Rom Berisha sipas rastit apo sipas vendit a kuvendit mund te thote 10%, 25 apo edhe 99%.

Ishin njehere 3 genjeshtare dhe filluan nga renat. I pari tha: "Gjyshi im ishte i gjate sa Kulla Eifel. -Oh s'na the gje- i tha i dyti. "Gjyshit tim koka i shkonte deri tek rete. - A ishin ndopak te buta ato rete? - Pyet i treti "sepse ato kane qene bolet e gjyshit tim". 

 

Nuk ka rritje dyshifrore, perrallat e Kryeministrit mund te besohen vetem pas pirjes se sasive te medha te alkolit.

Zana , qe kriza ka prekur shqiperine eshte e vertete, por problemi eshte se , nese politikanet dalin ne TV dhe llapin , qe kriza ka prekur shqiperine , paniku shtohet dhe populli , secili mendon per veten e tij , dhe puna e pare qe ben shkon terheq ato pak kursime qe ka ne banke , dhe i fut poshte jastekut , se ku i dihet thote , po falimentovi banga , gishtin te lepij une ?

Dhe meqe kete e bejne shumica e popullit , bankes nuk i ngelen lek te qarkulloje , te jape kredi etj . 

Ky eshte nje reaksion zinxhir , qe fillon me nje fjale goje dhe godet gjithe ekonomine .

Une nuk merzitem me trashesine e popullit , qe kritikon berishen QE NUK E DITKA qe kriza ka prekur shqiperine , por ndjej nje neveri te jashtezakonshme per politikanet qe po e mbajne krizen ne goje si cimcakiz . 

Nuk ka prekur kriza ekonomike dhe financiare Shqiperine.  Ndjehen pasojat e saj, por jo qe Shqiperia te jete e prekur drejtpersedrejti, kjo eshte genjeshter edviniste.

Nuk mund te jete i prekur nga kriza nje vend qe te pakten ka pasur nje rritje ekonomike 6%.

Papunesia per shkak se po falimentojne bizneset nuk eshte shtuar.

E dini si eshte kriza, ja psh.  ne Angli papunesia eshte rritur ne shifra te larta qe kane qene para 10 viteve.  Bizneset po mbyllen.  Rritje ekonomike jo vetem qe nuk ka, por parashikohet qe te jete me minus etj.

Kriza ka prekur shqiperine sepse njerzit jane trembur , te gjithe e kane shtrenguar lekun . Nuk po flasim per te papune zyrtare apo ku ta di une . Flasim per jeten e perditshme qe secili e ndien se leku eshte shtrenguar . 

Une nuk besoj se ka lidhje se sa e ka pasur ritjen ekonomike me ate se sa e ka ne keto momente !

Nuk po flasim per vjet , flasim per tani . 

Por e mira eshte qe te mos e themi dhe te shtiremi sikur ne jemi antikrize .

Sikur iu kane lene faturino me pre biletat e me pa kush hyn e kush del smiley

Kush nga ju peshqit ne memedhe do kete durimin dhe deshiren te lexoje ato 1000 faqe, e te na sjelle ndonje pershtypje konkrete, eshte i nderum smiley

Monda, ideja eshte qe ta lexojne gazetaret dhe te na e sjellin neve pjese pjese...pastaj fillon komentimi.

meqe ra llafi e pe ate artikullin sot qe filmi i Skenderbeut ka pasaktesira historike smiley

Dmth te presim gazetat, qe pastaj te na hane ate shpirt, ate xhan me anal-izat e tyre kodra pas bregut?  Cfare na zuri e s'e hoqem thuj smiley

PS:

Donika: Gjergj, une shoh male, fusha me lule.  Po ti Gjergj ca sheh?
Gjergji: une shof turq, vecse turq

Ka genjy Gjergji mer? smiley

Ah mender na hongsh kakaon o Rame. Qysh ere e pranon sfiden e krizes ekonomike, po taksat nuk do i ngresh? Lum si Shqiptaret qe kuptojne europiancen dhe amerikancen e atyre qe e kane hartuar, se te ishte per ju, vetem qe e ka hartuar amerikani dhe europiani dini te thoni. Mole.

Une po hy e ri-lexoj Lufta e paqja me mire, kush do ta lexoje te mos dekurajohet nga ato 1000 faqet se te pakten kane premtuar se do te jete i thjeshtezuar nga ana e terminologjise smiley

"...duke shtuar se “Programi nuk parasheh asnjë rritej takse”..."

Nderkoh qe popullit po i merret fryma nga taksat e larta si te qeverise ashtu dhe te bashkise, ky lajmeron se taksat do rrine ashtu, duke e zbukuruar fjaline ; “Programi nuk parasheh asnjë rritej takse”.  Pra ku ishim aty do jemi. 

170 euro, mi mori gjoja si takse pastrimi kete mars, dhe si perfundim nuk me dha çertifikaten e rregullt. Une habitem se si mund te pretendoje ky njeri te rregulloje Shqiperine kur ky nuk rregullon dot nenpunset e gjendjes civile/minibashkise tek rruga Bardhyl, qe perfshijne lagjen time 10 (Allias). 

Sa per temen,

me mire te flasin ata qe jetojne sot ne TR dhe qe po durojne mbi shpatulla 2-fishimin e taksave vendore, vetem e vetem se Rama(dani) ka ngelur pa lek per fushate dhe se i duhen urgjent tani.

E pate se ç'urdher ka nxjerr per biznesit e ri ?

T'i paguaje menjehere detyrimet per 2009 qe ne fund te Prillit, edhe pse sapo mund te jete i regjistruar ne QKR ...

Arka e Fushates se Edvinit eshte bosht, sepse ju bllokua buxheti per 4-5 muaj, prandaj po merren peng qytetaret me Dyfishime taksash

Se ç'do bej Rama me taksat kombetare kur te marri pushtetin, flasim kur te marri pushtetin njehere, se deri tani nuk e dime akoma nese do jete ne liste per deputet apo jo !!!

Rama ka hedh nje ide te re

Te gjthe makinat qe s"jane te Tiranes

Do te paguajne nje takse te re

Kete ide ja kpjoj Majkos

Kur te c"fletoje programin e ri

me nje mije faqe rrumbullak

te gjith do te hane me luge florini

lum partia qe e ka ne balle

a ndodhet online ky programi apo perseri duhet ta besojme?

ka mundesi te jete ene vetem ne anglisht smiley

programi i përbërë nga 1000 faqe, dhe për hartimin e të cilit kanë kontribuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë nga nesër do të vihet në dispozicion të cdo qytetari.

Kjo puna e "takses" per makinat qe s'kane targa te TR dhe qe hyjne ne Tirane eshte nje skadal i vertete

Por ça ti besh : "Hedh 1 budalla 1 gur ne uje, dhe ...."

Sa per Programin 1000 faqe te PS-se :

Kjo eshte bere si ajo puna : "Hidh uje, hidh Oriz" ...

Kam pershtypjen se kot nuk e kane bere 1000 faqe ate, ne menyre qe askush mos te marri mundimin t'a lexoje ...   smiley

Kam frike se nese qytetaret "lidhin kontrate" me kete derdimenin ne zgjedhje, ai programi 1000 faqe do t'u jepet me detyrim-vullnetar njerezve, si Veprat e Shokut Enver

 

Duhet te jete shto miell e shto uje e del buka e madhe.Shpresoj te jete i ndare ne zera e nenzera qe keshtu te mund te zgjedhim.

Si tha Rama sot?  Sovranitet ushqimor!  Hahahaha!  Te prodhojme buken ne vend. Gjithcka me forcat tona.  Sllogane te njohura ee?

edhe pak dhe do te thote se bar do hame dhe te huajve nuk i dorezohena   e tha edhe saimir tahiri sot te opinion kur xhaferi po fliste per obamen , mercel , berluskonit, apo sarcozi ai tha se se ne nuk pyesim boten por shqiptaret. hajde kohe te vjetra me kostum te ri

Nuk ka ma as bar, se nuk ka lane lulishte pa betonuar me lejet e 15 perqindeshat e ndertimit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).