Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: A është në rrezik ëndrra evropiane?

Nga Enza Roberta Petrillo*, Balkan Analysis

Bashkimi Evropian shihet pas luftërave të Jugosllavisë në vitet ’90 si një forcë që është në gjendje të garantojë stabilitet dhe paqe në rajonin e trazuar të kontinentit, të njohur për përplasjet e tij.

Që nga viti 1991, Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë radikale, duke iu nënshtruar një periudhe tranzitore komplekse dhe një procesi kontrovers të ndërtimit të institucioneve. Në kontrast me vende si Serbia, Mali i Zi apo Kroacia, në Shqipëri strukturat e pushtetit, të trashëguara nga periudha e komunizmit, u shkatërruan ose u fshinë gjatë fillimit të viteve ’90, e sidomos gjatë shpërthimit të konfliktit të dhunshëm në vitin 1997. Këto struktura të vjetra dhe të copëtuara u zëvendësuan gjatë një periudhe të gjatë tranzicioni, që karakterizohet nga mungesa e ligjit, nga rritja e hendekut mes pjesës jugore të vendit dhe asaj veriore, dhe nga ajo që historiani Ian Jeffries e përshkruan si një lloj “anarkie në vendin e gangsterëve”.

Që pas rënies së komunizmit, Shqipëria sheh nga Perëndimi. Me shpresë dhe optimizëm, vendi ka ëndërruar për gati njëzet vjet për hyrjen në BE. Por në fillim të këtij viti erdhi dhe dushi i ftohtë: Brukseli nuk pranon aplikimin për kandidaturë përpara zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për në qershor 2009.

Përse janë këto zgjedhje kaq të rëndësishme për republikën e re? Shumë analistë i shohin ato si një moment ndarjeje mes të kaluarës dhe së ardhmes. Këto dy dimensione mund të jenë aktualisht dy anët e së njëjtës medalje.

Që nga viti 1991, vendi ka kaluar pesë palë zgjedhje parlamentare, në vitin 1992, 1996, 1997, 2001 dhe 2005. Zgjedhjet e para të lira dëshmuan për një prani prej 97 përqindësh në votime më 31 mars. Ky raund elektoral u kontestua fort, pasi partitë e pozitës ishin të dizavantazhuara për shkak të strukturave të reja dhe mungesës së eksperiencës politike. Partia e Punës e Shqipërisë, e cila mbante pushtetin, fitoi 56% të votave në raundin e parë, falë mbështetjes së vazhdueshme në pjesën jugore të vendit, dhe për shkak të sjelljes politike të popullatës agrikulturore, shumica e të cilëve trembej se Partia Demokratike do të ndihmonte pronarët e mëdhenj të tokave që t’i rifitonin ato, në një vend me shumicë toke bujqësore.

Kuvendi i ri Popullor u mblodh për herë të parë më 10 prill. Më 29 prill parlamenti kaloi ligjin e brendshëm kushtetues për të modifikuar Kushtetutën e vitit 1976: Shqipëria u bë “Republika e Shqipërisë” në vend të “Republikë Popullore Socialiste e Shqipërisë”, dhe roli kryesor i Partisë së Punës u shfuqizua.

Edhe pse partia ishte nën influencën e së majtës, programi qeveritar i paraqitur nga kryeministri, Fatos Nano, parashikonte privatizime të gjëra dhe një kalim të shpejtë në ekonominë e tregut. Këto masa u kundërshtuan në mënyrë të dhunshme me greva dhe protesta, çka solli dhe largimin e Nanos si kryeministër, duke sjellë në vend një qeveri të stabilitetit kombëtar, e drejtuar nga Vilson Ahmeti, deri në mars të vitit 1992.

Masat makroekonomike, liberalizimi i çmimeve, privatizimi i sipërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe kolapsi i sistemit agrokulturor ishin pjesa kryesore e atmosferës që rrethonte zgjedhjet e marsit 1992. Reagimi në këto zgjedhje do të përbënte dhe elementin kryesor të historisë së re të vendit.

Zgjedhja e ish-komunistit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, nisi një periudhë të re për Shqipërinë. Që prej vitit 1992, Berisha ka qenë përfaqësuesi politik më kontrovers në jetën politike shqiptare. Profili i tij politik përputhet me historinë e re të vendit të tij. Nga komunizmi në antikomunizmin radikal, që nga mosha 16 vjeç, Berisha ka provuar të gjitha qasjet politike, që nga autoritarizmi nacionalist e deri te liberalizmi.

Në fillim të mandatit të tij, Berisha u akuzua se ishte autoritar, në nëntor të vitit 1994 ai thirri një referendum për Kushtetutën e re, e cila, nëse do të miratohej, do t’i jepte atij fuqi si president, përfshi këtu të drejtën për të nominuar kryeministrin, për të shkarkuar ministrat me propozim të kryeministrit, si dhe për të pushuar apo arrestuar kryetarin dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë me aprovim të parlamentit. Referendumi dështoi megjithatë, dhe disa ministra u zëvendësuan.

Vija e ashpër e Berishës u demonstrua nga miratimi i ligjit “Për gjenocidin komunist” në shtator 1995, me qëllim ndalimin e çdokujt që kishte qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës apo parlamentit komunist që të marrë pjesë në zgjedhje kombëtare apo lokale, si dhe që të mbajnë poste në media apo në gjyqësor.

Viktima e parë e këtij ligji ishte Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste.

Shumë analistë dhe organizata ndërkombëtare monitoruan zgjedhjet parlamentare të majit 1996. Partitë e opozitës akuzuan PD për manipulime elektorale. Këto pretendime u konfirmuan nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila foli për prani të personave të armatosur dhe personave të panjohur brenda qendrave të votimit që kishin kërcënuar votuesit dhe zyrtarët e komisioneve të votimit. Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet, pavarësisht protestave të opozitës dhe OSBE. Pas këtij valsi të dytë, shumë analistë shihnin triumfin personal të Sali Berishës.

Në periudhën e parë të mandatit të tij, Sali Berisha mori mbështetje të fortë nga vendet perëndimore, veçanërisht nga SHBA. Në vitin 1993 Shqipëria nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak me Shtetet e Bashkuara dhe i paraqiti Fondit Monetar Ndërkombëtar reformat ekonomike.

Liberalizimi i tregtisë me jashtë, vërshimi i lekut, liberalizimi i çmimeve dhe zgjerimi i shpejtë i sektorit privat ndikuan në krijimin e një konteksti politiko-shoqëror të veçantë për krizën e piramidave, e cila çoi në trazirat popullore të vitit 1997.

Shtypi perëndimor u kushtoi vëmendje të madhe këtyre skemave piramidale, të cilat paguanin këste të mëdha artificiale për kreditorët e parë, nga paratë e kreditorëve të mëvonshëm. Në këtë mënyrë, shumë kompani gjatë viteve ‘90 në Shqipëri u bënë krejtësisht piramidale, pa asete reale. Ndryshe nga vendet e tjera, këto skema kishin përfshirje politike direkte. Në piramida kishin investuar 2/3 e shqiptarëve, përmes kompanive që merreshin me aktivitete të paligjshme.

Në fillim të vitit 1997, rreth 1/3 e familjeve shqiptare humbën kursimet e tyre për shkak të prishjes së piramidave. Protesta, greva dhe lëvizje spontane shqetësuan Tiranën dhe Vlorën. Trupa të autorizuara nga Kuvendi ruanin rrugët dhe godinat qeveritare. Berisha zgjodhi të përgjigjej me një dorë të hekurt, ndërsa opozita u përgjigj me Forumin për Demokraci, një aleancë e krijuar për të bindur qeverinë për krijuar një ekzekutiv teknik dhe të shpallte zgjedhjet e parakohshme.

Rritja e tensioneve politike shkaktoi ndryshime radikale në diskursin politik dhe social në Shqipëri. Dhuna u bë dominuese. Protesta antiqeveritare më të mëdha shkatërruan Vlorën. Berisha akuzoi opozitën për nxitje të anarkisë dhe trazirave, duke urdhëruar arrestimin e politikanëve të opozitës dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo fazë shënoi pikën më të lartë e regjimit të Berishës dhe kishte mbërritur pikën e moskthimit, në sytë e ndërkombëtarëve. Bashkimi Evropian dhe Italia luajtën një rol themelor në bindjen e presidentit shqiptar që të pranonte qeverinë e pajtimit kombëtare me përbërjen e të gjitha forcave politike.

Viti kyç për të kuptuar tranzicionin politik në Shqipëri është viti 1997. Në mars të atij viti, Bashkim Fino, një nga krerët e Partisë Socialiste, u zgjodh kryeministër i përkohshëm. Vala e emigrantëve shqiptarë drejt Italisë tregoi qartë shumëdimensionalitetin e krizës dhe nevojën për zgjedhje të reja. Zgjedhjet u bënë thuajse me sukses, nën vëzhgimin e OSBE dhe forcave ndërkombëtare paqeruajtëse. Njerëzit votuan pa frikë, por vëzhguesit e OSBE shënuan probleme në procesin e numërimit. PD, me 25 për qind dhe 24 vende, i humbi zgjedhjet që ia dhanë të drejtën e qeverisjes Fatos Nanos.

Nga viti 1997 në 2005, koalicioni i qendrës së majtë pati disa qeveri. Dorëheqja e Fatos Nanos si kryeministër, e shkaktuar nga ndarja e koalicionit, u ndoq nga një qeveri e koalicionit të qendrës së majtë të kryesuar nga Pandeli Majko, deri në zgjedhjet parlamentare në 2001. Në këto zgjedhje PS fitoi 73 vende nga 140 dhe u krijua qeveria e re socialiste e kryesuar nga Ilir Meta. Megjithatë, ky ishte një mandat i shkurtër: pas një grindjeje me Fatos Nanon, Meta dha dorëheqjen. Periudha e reformave kombëtare u frenua dhe filloi periudha e varësisë në ndihmën e BE dhe atë ndërkombëtare.

Po përse atëherë koalicioni i qendrës së majtë ra? Shkaku kryesor për kolapsin e kësaj aleance ishin përçarjet e brendshme. Që nga viti 2002 deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, Nano dhe Meta - që u kthye në drejtimin e Kryeministrisë në shkurt 2002 - kishin personalizuar konfliktin faktik brenda Partisë Socialiste.

Ky debat shterpë politik paraqiste dimensionin e një hendeku kulturor dhe politik mes politikës parlamentare dhe shoqërisë shqiptare.

Përplasjet politike mes Nanos, Metës dhe Berishës penguan progresin e Shqipërisë në reformat ekonomike, politike dhe sociale, duke stopuar progresin e vendit në negociatat me Bashkimin Evropian.

Pas hapjes së parë me BE, në mars të vitit 2004 Komisioni Evropian akuzoi liderët shqiptarë se po pengonin reformat politike, duke akuzuar gjithashtu liderin e opozitës, Sali Berisha, se po paralizonte aktivitetet e parlamentit. BE kritikoi gjithashtu pafuqinë e vendit për të përgatitur një strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik dhe ekonomik.

Kriza ekonomike, tranzicioni institucional, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe reformat institucionale ishin tema kryesore e zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2005.

Falë një fushatë elektorale bazuar në premtimin për të luftuar varfërinë, stimuluar biznesin dhe ulur taksat, Berisha fitoi zgjedhjet, duke u bërë kryeministër i qeverisë së qendrës së djathtë.

Në vitin 2005 Berisha nisi një tjetër marrëveshje të re, një fazë të ndryshme politike, bazuar në ëndrrën kolektive: hyrjen në BE.

Ky objektiv paraqet një element koheziv, për të cilin gjithë vendi ka rënë dakord për të ecur përpara, veçanërisht për sa i përket reduktimit të fluksit emigrator drejt Italisë dhe Greqisë.

Ëndrra evropiane u bë dhe më e prekshme falë vendimit të BE në vitin 2006 për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE.

Kushtet për të arritur akordin ishin të qarta: funksionimi i një shteti ligjor, mbrojtja e të drejtave të minoritetit, harmonizimi i ligjeve shqiptare me legjislacionin e BE, një ekonomi tregu funksionale dhe rritja e bashkëpunimit me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Dy vite pas paraqitjes së këtyre kushteve nga BE, çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Për veten e tij, Sali Berisha duket se ka ringjallur një temë të viteve ’90, duke nxehur retorikën kundër opozitës, në vend që të adresojë reformat evropiane. Gjatë fushatës elektorale ai ka akuzuar opozitën se është e lidhur me të kaluarën komuniste.

Më 22 dhjetor, parlamenti kaloi një ligj kontrovers, që lejon pushimin nga puna të zyrtarëve publikë të një rangu të gjerë, që kanë marrë pjesë në procese politike, ndërsa shërbenin si zyrtarë të lartë gjatë regjimit komunist, përfshi këtu gjykatës, prokurorë dhe të tjerë njerëz të ligjit. Përcaktimi i mjegullt i asaj që mund të jenë procese politike i jep fuqi dhe liri qeverisë që të përcaktojë vetë se cilët zyrtarë duhet të largohen nga puna.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshi ata të OSBE dhe KiE, kritikuan ashpër ligjin dhe shprehën shqetësim se ligji mund t’i lejojë qeverisë që të marrë kontroll mbi gjyqësorin. Për më tepër ligji parashikon se personat që janë subjekt i ligjit nuk mund të marrin pjesë në shqyrtimin gjyqësor. Kjo e vendos gjykatën në konflikt të hapur me ekzekutivin, pasi, siç raportohen, shumë njerëz të drejtësisë preken nga ligji.

Bashkimi Evropian duket se nuk e vlerëson këtë lloj performance politike. Hije të zeza mbulojnë këto veprime të fundit të qeverisë. Në fillim të vitit 2009, Departamenti amerikan i Shtetit deklaronte në Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2008 se “ka probleme në disa fusha”. Gjatë vitit 2008, qeveria u përpoq të fitonte më shumë kontroll mbi institucionet e pavarura, si gjyqësori, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe media. Qeveria ndërhyri në hetimin që po zhvillohej për shpërthimin e 15 marsit të depove të armëve në Gërdec. Forcat e sigurisë në burgje abuzojnë me të burgosurit dhe kushtet e paraburgimit janë të këqija.

Korruptimi i policisë dhe paaftësia e saj vazhdojnë, ndërsa ka diskriminim ndaj grave, fëmijëve dhe minoriteteve. Ndërsa është bërë ca progres në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, ai vazhdon të jetë një problem.”

Më shumë sesa në rrugën e implementimit, standardet e BE duken gjithmonë e më larg. Komiteti Shqiptar i Helsinkit raporton se policia disa herë përdor forcë të tepruar ose trajton të arrestuarit në mënyrë çnjerëzore. Siç thuhet në Raportin e të Drejtave të Njeriut, policia ka keqtrajtuar në mënyrë frekuente të dyshuarit në kohën e arrestit ose gjatë mbajtjes në paraburgim. Romët, egjiptianët dhe homoseksualët janë veçanërisht të ekspozuar ndaj kësaj dhune të policisë. Performanca e përgjithshme e zbatimit të ligjit vazhdon të jetë e dobët. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë pengesa kryesore për zhvillimin e një force policie efektive.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme ka nisur një sistem të ri rekrutimi me procedura të standardizuara. Në kombinim me sistemin e ri të hierarkisë policore, autoritetet presin që kjo të përmirësojë performancën e përgjithshme të policisë.

Megjithatë, pagat e ulëta dhe korrupsioni i kudogjendur në shoqëri bëjnë të vështirë që të luftohet korrupsioni në polici.

Edhe pse ligji parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar, edhe pse ka pasur disa arrestime të zyrtarëve të lartë të qeverisë qendrore, korrupsioni mbetet pengesa kryesore për reforma domethënëse.

 

* Enza Roberta Petrillo është një konsulente dhe studiuese për çështjet e Ballkanit dhe ato të Evropës Lindore, me fokus kryesor tranzicionin institucional dhe çështjet e lirive njerëzore. Ajo ka punuar si analiste për politikat për shumë qendra kërkimi dhe organizata ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar si gazetare e lirë me një numër gazetash, revistash dhe faqesh interneti. Ajo ka një diplomë master në shkenca politike dhe doktoraturë në zhvillimin gjeografik nga Universiteti Oriental i Napolit

12 Komente

Protesta spontane?

Eshte studiuese e Ballkanit?

Per çudi, familjet kishin besuar tek qeveria "kursimet e tyre" por nuk besonin tek politika, zgjedhjet e '96.

Sipas znj. Petrillo, populli besonte tek " kompanit piramidale" te "krijuara" nga Berisha, deri ketu e thjeshte per ta kuptuar.

Po si e spiegon zgjedhjet e '96, se Berisha mashtroi me voten?

Eshte shume kontrakditore arsytimi i saj, pyetja do ishte ; " 2/3 e popullsis i besojne qeveris "kursimet" e tyre, ne ane te kundert nuk i besojne voten.

Mund ta besoje kush, se per Shqiptaret me e "shtrejte" eshte vota se " kursimet"?

Shqiperia dhe bota e çudirave!

Ky arikull per mendimin tim trajton vetem nje ane te medaljes,ate te gjerave

negative,si dhe cileson Dr.  Prof. Bershen autor te gjithe te keqijave.

Ku ishin intelektualet e tjere kur Berisha i kundershtonte hapur R Alise?

S Berisha udhehiqte studentet, S Gjinushi qendronte krah R Alise dhe propozonte mbylljen e universitetit.F Nano drejtonte institutin e studimeve M.Leniniste me N Hoxhen,N Dokle drejtonte Zerin Popullit dhe i quante studentet rrebele,G Ruci ishte sekretar i pare ne Tepelene dhe ngrinte shoqatat e Enverit,etj.etj...

Nese S berisha mban pergjegjesi qe nuk e shmangu dot fenomenin <<piramida>>,kreret e opozites me Nanon e Gjinushin i benin thirrje popullit per kryengritje te armatosur dhe ne krye te kryengriteseve vinin

Zan Caushin, te cilin e mernini bodigard per te pritur Romano Prodin.

Ku e kishin qetesine zgjedhjet e 97-tes nen trysnine e krismat e armeve.

Kjo u vertetua ne parlamentin e dale nga gryka e kallaceve ,kur ne parlament,qellohej lideri i 90-tes A Hajdari , dhe vraresi denohej ne menyre

simbolike qe me vone propozohej si drejtues ne radhet e PS.

8 vjet nen drejtimin e se majtes korupsioni u be monopol,shkonin e vinin kryeministra qe grindeshin se kush te vidhte me shume, por asnje nuk u perball me drejtesine.Kerkohej imuniteti i N Lesit vetem se ofendoj gruan e Nanos, dhe jo per ministrat hajdute,etj,etj qe nuk kane nevoje per koment.

Kush mundohet te na largoje sot nga Europa,pas ketij afrimi kaq afer ,fale punes kolosale te kesaje qeverie keto afro 4vjet.Edhe analfabeti e kupton politiken e pa skrupullt te E Rames qe kerkon ti prishe zgjedhjet duke bere thirrje mos aplikoni per kartat e identitetit,a thua keto karta jane vetem per demokratet .Qe te mos zgjatem me shume a e degjuat S Tahirin mbreme kur

tha te Opinion, se ne nuk pysim per Europen?

 

* Enza Roberta Petrillo është një konsulente dhe studiuese për çështjet e Ballkanit dhe ato të Evropës Lindore, me fokus kryesor tranzicionin institucional dhe çështjet e lirive njerëzore. Ajo ka punuar si analiste për politikat për shumë qendra kërkimi dhe organizata ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar si gazetare e lirë me një numër gazetash, revistash dhe faqesh interneti. Ajo ka një diplomë master në shkenca politike dhe doktoraturë në zhvillimin gjeografik nga Universiteti Oriental i Napolit

 

he te lumsha CV-ne.Nuk e di kush po tall me shume b....n me ne,Tema apo peshku qe e sjell...

Studio Ceno... studio smiley

Enza Roberta Petrill0
Classe 1979, campana, Enza Roberta Petrillo è  laureata in Scienze Politiche all'Orientale di Napoli e specializzata in geopolitica e visual sociology. Come ricercatrice si occupa prevalentemente delle dinamiche sociali e politiche dei Balcani e dell'Europa orientale  Per lavoro, ricerca e passione  si è mossa frequentemente verso est. Tra il 2003 e il 2008 ha viaggiato e vissuto tra Kosovo, Serbia, Slovenia, Bosnia, Ucraina, Albania, Romania, Polonia, Croazia e Turchia.  All'attivo ha collaborazioni con diversi centri di ricerca e Organizzazioni Internazionali, tra cui il Forum Internazionale ed Europeo di Ricerca sull'Immigrazione, l'Organizzazione Sviluppo e Cooperazione Europea, il Centro Studi Politica Estera del Senato della Repubblica ed altri. Suoi lavori sono stati pubblicati su Meridione. Sud e Nord del Mondo, LiMesonline, Peacereporter. Osservatorio Balcani, Il Dubbio, Bollettino della Società geografica e la Rivista Geografica Italiana.

e - 14 Pri 2009 - 11:40am

Studio Ceno... studio

 

ehe,sikur ta kishte shkru Paolo Mieli, Ferruccio De Bortoli apo ndonje tjeter..

Diçka shume te rendesishme Shqiptaret duhet te kene parasysh.

Presidenti Bamir Topi, Kryetari i Ps, e njekohsisht kryetar bashkie i kryeqytetit Edvin Rama, se dhe Kryeprokurorja Ina Rama, per çudi, apo per rastesi kane nje virtyt te perbashket "mosmirnjohjen".

Bamir Topi mosmirnjohes kundrjet Berishes.

Edvin Rama mosmirnjohes kundrejt Fatosit.

Ina Rama mosmirnjohes kundrejt shumices parlamentare.

Pse them se Shqiptaret duhet te bejne kujdes?.

Sepse " mosmirnjohja" eshte veti absolute e Diktatoreve !!

 

O lumidrin, lumi qe more Vunone....

Po cfare shkruani keshtu o te uruar. Nese ndjekim llogjiken tende do arrinim ne disa konkluzione qe mos o Zot, si p.sh:

Sali Berisha mosmirenjohes kundrejt lidereve te tij shpirteror (per pjesen me te madhe te jetes se tij)!!!

Dhe ti do te thuash qe edhe kryeministri yne qenka D... , mos e thuj at fjal bre burre smiley

Sa per artikullin, nuk e lexova dot te gjithin por me aq sa lexova analize permbledhese (dhe -rrjedhimisht- e ceket ???) e ngjarjeve. E ftoj artikullshkruesen te lexoje me shume PPU se do te kete nje vizion me te gjere te konceptimit te ngjarjeve.

....Zgjedhjet e para të lira dëshmuan për një prani prej 97 përqindësh në votime më 31 mars. ... Partia e Punës e Shqipërisë, e cila mbante pushtetin, fitoi 56% të votave në raundin e parë, falë mbështetjes së vazhdueshme në pjesën jugore të vendit....

Pjesmarrja ishte 85% dhe PP fitoi ~70%.Po keshtu PS nuk fitoi nga Jugu i vendit por nga perkrahja ne fshat(jug dhe veri).PD fitoi bindshem ne Vlore dhe Korce.

...Vija e ashpër e Berishës u demonstrua nga miratimi i ligjit “Për gjenocidin komunist” në shtator 1995, me qëllim ndalimin e çdokujt që kishte qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës apo parlamentit komunist që të marrë pjesë në zgjedhje kombëtare apo lokale, si dhe që të mbajnë poste në media apo në gjyqësor....

Kjo nuk ishte vije e ashper,por gjeja me e drejte qe beri Berisha ne mandatin e pare.

...Berisha zgjodhi të përgjigjej me një dorë të hekurt...

Po duke cuar sampistet e paarmatosur ne Vlore!!!!

...Berisha akuzoi opozitën për nxitje të anarkisë dhe trazirave, duke urdhëruar arrestimin e politikanëve të opozitës dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme....

Kush u arrestua se nuk e mbaj mend???

...Zgjedhjet u bënë thuajse me sukses, nën vëzhgimin e OSBE dhe forcave ndërkombëtare paqeruajtëse. Njerëzit votuan pa frikë, por vëzhguesit e OSBE shënuan probleme në procesin e numërimit. PD, me 25 për qind dhe 24 vende, i humbi zgjedhjet që ia dhanë të drejtën e qeverisjes Fatos Nanos...

Eshte ne vete kjo?Njerzit votuan pa frike????Po keshtu per korrektese PD mori 27.5%

...Për veten e tij, Sali Berisha duket se ka ringjallur një temë të viteve ’90, duke nxehur retorikën kundër opozitës, në vend që të adresojë reformat evropiane. Gjatë fushatës elektorale ai ka akuzuar opozitën se është e lidhur me të kaluarën komuniste....

Perse nuk eshte e vertete kjo???

...Romët, egjiptianët dhe homoseksualët janë veçanërisht të ekspozuar ndaj kësaj dhune të policisë...

Ku jane statistikat qe te mbeshtesesh kete thenie???Ne te kundert eshte shpifje.

Ja pra qe gazetaret jane kudo njelloj dhe manipulojne faktet si ju do qefi dhe kjo nuk ndodhke vetem ne Shqiperi. Sic duket kjo gazetarucja ka marre vetem burimet e PS dhe jo te shohe te dyja palet dhe te gjykoje vete.TURP per Temen dhe per PPU qe boton pacavure te tilla.

lumi i ka ra ne koke, "Mosmirenjohja eshte veti e diktatoreve" - e kush me mire se birisha e misheron kete?! Cer thu kshu er lum, po ti qeke hala ne kohen e bajraktareve he lum miku, gjynaf per ty. Si mund te funksionoje nje shtet 3 milionesh nese ne baze te tij ka "mirenjohjen"???!!!

 Artikulli i autores ishte nje historik i rendom i asaj qe ne dime. Autorja po te ish e zonja le ti futej studimit te mbledhjes se taksave nga qeveria dhe bashkite apo dhe komunat, dhe do te zbulonte nje shifer astronomike, miliarda qe mblidhen çdo vit. 

Republike e re? Shqiperia? Nuk e di c'fare nenkupton me termin e re kjo zonja; por sa per titullin dhe per idene e shtjelluar se Europa (si perhere) i ka syte nga zgjedhjet dhe menyra se si do zhvillohen e menaxhohen ato, ka te drejte.

Nuk do ishte keshtu po te ndodheshim ne nje kontinent tjeter, me tjeter histori politike, shoqerore, fetare, klasore apo klanore. Por, duke qene se kemi ngjashmeri te medha (me shume sesa ndarje te dukshme) me kontinentin ku bejme pjese gjeografikisht dhe synojme t'i bashkohemi edhe politikisht, atehere pritshmerite e te dyja paleve jane te justifikuara.

Zgjedhjet jane guri i themelit ne nje sistem qe vendet e BE-se mendojne se mund t'i vije shume per shtat Shqiperise. Se si trajtohen ato, varet nga prejardhja, kendveshtrimi dhe synimi i atyre qe shkruajne.

O LLumo,

Po mire, per mosmirenjohjen na sqarove. Por sipas teje me "mirenjohje" mos duhet te kuptojme qe Bamiri, Edvini dhe Ina duhet ti lepijne bythen perkatesisht Sules, Tosit dhe Llumit te Parlamentit (pra shumices parlamentare)?

Nese eshte keshtu hajde e me "mirenjoh" njehere mua!  smiley  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).