Zeri Shtyp(es)it!

Zëri i shtyp(ës)it njofton pop'llin se kujdesi i KryeDoktorit për mbajtjen larg nga virusi i DERRIT pop'llin e vet, e shtyu të rrethojë me polici, shirita e ç'të mundte, të gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit", me rastin e vizitës së Kryeministrit grek, Karamanlis.
Zëri i shtyp(ës)it njofton pop'llin se, gripi i derrave mund të hyjë nga çdo shtet fqinj, por alarmet më të fundit janë dëgjuar në Greqi.

Ndaj dhe KryeDoktori dhe ndihmësit e tij, që të mund të mbronin pop'llin nga një virus parazgjedhor, i cili mund të vinte në rrezik zgjedhjet e lira dhe të ndershme, i mbajti larg zonës së rrezikuar të gjithë ata që në qendër të Tiranës jetojnë, punojnë, qarkullojnë, duke arritur të realizojë me sukses një reformë të jashtëzakonshme: Reformimin e sistemit imunitar të pop'llit shqiptar.

Zëri i shtyp(ës)it njofton se pop'lli duhet ta falënderojë njëmijë herë KryeDoktorin për strategjinë e tij gjeniale, e cila pati për qëllim të saj anëtarësimin në Organizatën e Luftuesve të Gripit të Derrave, që menjëherë pas anëtarësimit në NATO, (pas sigurimit të liris&eumlsmiley, u sigurua edhe imuniteti i pop'llit dhe, KryeDoktori, kësisoj, realizoi një tjetër reformë të suksesshme për pop'llin.

Me trashjen e lëkurës nga pluhuri i rrugëve (ku na u desh të gjithëve të ecim për t'i shpëtuar humbjes së kohës dhe stresit nëpër trafik), nëpërmjet bllokimit të frymëmarrjes nga smogu, me humbjet e kohës dhe me mënyrën përbaltëse, me të cilën KryeDoktori ndoqi strategjinë e tij të parandalimit të Gripit të Derrit, me rastin e ardhjes së homologut nga Greqia, arriti të shtojë në AGJENDËN e sukseseve të qeverisjes së TIJ edhe shndërrimin e pop'llit në një komunitet me imunitet të lartë ndaj padrejtësive institucionale, administrative, kombëtare, shoqërore dhe politike.

Me rastin e vizitës së Karamanlisit, ky popull u vulos përpara gjithë botës si i paprekshëm, i pandjeshëm, i pakërcënuar, i padenjë dhe i pazot.

Gjithashtu, zëri i shtyp(ës)it njofton pop'llin se prioriteti më i afërt i KryeDoktorit do të jetë reforma në sistemin ushqyes.

Të gjithë pop'llit, pasi të ketë përfunduar me sukses pajisja me kartat e identitetit, do t'i instalohet në vend të stomakut një serbator, i cili do të ndahet në naftë, benzinë dhe gaz, në mënyrë që të mundësohen pagesat e taksave nga të gjitha shtresat e shoqërisë, që të justifikohet me fjalën:

USHQIM, rritja e çmimit të karburantit, që të ketë shitje sa më të lartë të karburantit, i cili po shndërrohet në market uji nga shpeshtësia e pranisë kudo. Kësisoj, ndihmohet dhe biznesi vendas, e shumë të mira të tjera që pop'llin me sistem imunitar të reformuar do ta shndërrojnë në të gatshëm të përballojë çdo gjë.

Kjo reformë synohet menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit nga KryeDoktori. Zëri i shtyp(ës)it njofton të gjithë pop'llin se prioriteti i tij gjatë mandatit tjetër, do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në planetin Mars!

P.S Zëri i shtyp(ës)it premton se gjatë mandatit tjetër do t'ju dhurojë të drejtën që të reklamoni mbi trupin tuaj markën e "karburantit", me të cilin ushqeheni. Në këtë mënyrë, ju, duke bërë reklamë për USHQIMIN tuaj, do të mund ta paguani më lirë. Për pop'llin, zëri i shtyp(ës)it!
 

 

9 Komente

Zëri i shtyp(ës)it premton se gjatë mandatit tjetër do t'ju dhurojë të drejtën

5 Yje Zhak.

Qekurse e drejta dhurohet dhe shtyp(es)i gjykohet nga dhurata te tilla shkronjese, jo vetem yjet, po edhe mungesa e tyre eshte njelloj transparente.

Tani ja ta spjegoj si e kam kuptuar une do t'ju dhurojë të drejtën.

E para,  e lexova  shkrimin jo vetem emrin e autores.

E dyta ,  i kuptpj revolten autores kur thote qe po pretendojne te na dhurojne dhe te drejtat. Pra nuk do te jete e poshteruar si pak kush keshtu publikishte kam fjalen.

E treta,  shkrimi nuk gjykon por nuk do qe te beje konformistin semundje e lindur e shqiptareve,

E katerta, Zhakut as i rruhet apo as i qethet se si kuptohet shkrimi.

E pesta , ajo e di qe boll te vere emrin e vet edhe nen nje shkrim tjeter dhe nickndruesit e zakonshem te peshkut do e komentojne per veshjen  apo ekstravagancen e saj dhe jo se cer do te thote.

E gjashta, shkrimi nuk eshte shkrim me porosi po eshte zemerate perfaqsuese, sepse te tilla andralla nuk i ka vetem ajo, por gjithsecili prej nesh apo te afermeve tane.

E shtata, Zhaku ben i mut te madh dhe ja ve emrin plus-minus

Admini eshte i sha ne advance nese ma heq postimin smiley

5 Yje Zhak perseri.

 

Sepse duket si deja-vu ajo pika 5.

Po natyrisht Deja -vu !  Sepse kam dy jave qe dua te gjej pak kohe ti jap Muc Nanos nje dreke me tre shishe vere , per legenosjen qe i beri Fahri Balliut. smiley

Edhe Erionit do i jap dy makina per fushate per shprehjen lapidare qe i tha po Fahri Ballise : une nuk ja jap vajzen Delijorgjit. smiley

Edhe Zhakut qe shpiku fjalen e bukur shqip : kryemik edhe mund te ishte dhe numri  10 i preferuar , po kaq na lejon admini. 5 .

Po edhe per shkrimin qe do beje do i jap 5 yje ne avance, qe tani.

S`ka yje per te tere.   Jam bere cingun i madh. smiley

 

 

Përshnetje ZHAK,

Mos e moho që je influencu i cikë nga slang-u i Peshkut smiley 

(AGJENDA  smiley )

ë ?

smiley

esell pa esell ne fund te fundit mendon,  shkruan, mund dhe di ti thote ato qe mendon duke i vene emrin e saj te vertete poshte shkrimit.

nuk ve nota ( yje ) kush jam une qe te ve te tilla, por me pelqen.

 

Peshq dhe Peshqesha,

nuk po komentoj mbi komentet , por dua tju ftoj te vini neser tek show im live ne Lollipop. Titullohet : KOPIRAJT......me  LIBREZE PUNE .  Eshte programi im ne radio NRG te cilin neser do ta bej drejtperdrejte nga Lollipop. Do kisha shume deshire te vinit, ose ta degjonit ne 106.6 fm ju qe jeni ne shqiperi, dhe radionrg.net ju qe jeni ne kurbet.

Nis ne 22.00

psssss Koth te puth

psssss Desde..... une e kisha shkrujt me slangun e Berishes "AXHENDE" korrektoret e Shek'llit duket se e frekuentokan peshkun, pasi ata e zevendesuan me AGJENDE smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).