Xhaxhi doktor, mos i merrni lekë babit tim...

Xhoni ishte një vogëlush i varfër 11-vjeçar. Xhoni nuk është më! Trupi i tij pa jetë, ca ditë më parë është varrosur në Tepelenë. Xhoni R. sapo kishte ardhur familjarisht në Durrës me prindërit e tij dhe me një motër me të madhe. Banonin përkohësisht (sa "të rregulloheshin&quotsmiley tek shtëpia e hallës (kishte migruar përpara tyre në Durrës), pasi nuk kishin aq para sa të paguanin një qira banese.

 

I kishte tërhequr bukuria e qytetit bregdetar, e cila ngjall edhe shpresa, dhe, prindërit, duke luftuar për një të ardhme më të mirë për Xhonin dhe motrën e tij, u joshën në këtë ëndërr të shkurtër.

Xhoni jetonte me këto ëndrra, deri në momentin kur një makinë, që drejtohej nga një vajzë pa patentë, e përplasi tek luante në breg të detit. Shteti paguan zyrtarë për patentat, paguan policë për t'i kontrolluar ato, paguan prapë policë për të mbajtur rend e rregull në një zonë ku nuk lejohen makinat.

Por ja që ia morën jetën vogëlushit, në bregun e detit të ëndrrave të tij. Policia, po ajo polici që ka për detyrë të ruajë që në atë breg të mos shkelin goma makinash, njoftoi vdekjen e fëmijës, me një gjuhë të thatë zyrtare:

"Dje, rreth orës 17.30 të pasdites, në sektorin Hekurudha Plazh, duke lëvizur në bregdet, një veturë në pronësi të shtetasit K.D., me targa DR 8161 e ka aksidentuar shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç, banues në lagjen nr.13.

Është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndërruar jetë".
Këto thoshte komunikata e shtetit për "shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç" (!).

Mjekut Met Kaci, i mbushen sytë me lot kur flet. Kujton momentet kur fëmija u soll në sallën e urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit dhe mezi merrte frymë. E, ashtu në grahmat e fundit të jetës, tha një frazë, që dr. Metit dhe mjekëve të këtij spitali, do t'u mbetet përjetë në kujtesë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim, se ne jemi të varfër...".

Kërthiu kishte mbyllur sytë paqësisht, pa akuzuar askënd, vetëm me merakun e fukarallëkut të prindërve të tij, të cilët do t'i linte edhe më të varfër tashmë.
Dr. Meti e ka të vështirë këtë rrëfim: "Po i bllokohej frymëmarrja dhe, pasi na tha atë frazën për babanë, bëri një pauzë dhe foli prapë, duke na parë në sy: "Nuk marr dot frymë...".

I vumë oksigjenin. Ka qenë një operacion që e kemi bërë me dhimbje të pashoqe. Zgjati 3 orë e gjysmë dhe u krye me profesionalizëm nga kirurgët Ilir Shani dhe Naim Mediu. Ata bënë të pamundurën, por aksidenti i kishte dëmtuar, me pasoja të pariparueshme, shpretkën dhe shkatërruar enët e mëdha të gjakut. Pas marrjes së gjakut, u duk sikur u përmirësua, por..."

Nuk rezistoi dot më shumë trupi i dobët i Xhonit. Dhe iku. Iku me kërkesën-akuzë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim...". Në Spitalin e Durrësit janë ende të shokuar.
Ky është shteti ynë sot. Vetëm fjalë dhe demagogji.

Deklaron reforma dhe reformat nuk zgjidhin kurrë asgjë. Ku e dinte fëmija se duan para mjekët? Sepse kjo është temë e ditës. Sepse fukarallëku e ndez përditë këtë bisedë në shtëpitë e të varfërve...

Xhoni tashmë është varrosur në Tepelenë. Por, edhe që atje, AI AKUZON me kërkesën e tij fëmijërore.

*Autori është korrespodent i "Shekulli"-t për Durrësin.

14 Komente

Vërtet e dhimbëshme

.......... ehhhhh smiley

s'komentoj dot me shume ......

E kisha lexuar para dy diteve tek shekulli dhe ja ku e gjej prape ketu tek peshku perseri e njejta keqardhje (amon ore se na vdiqet me keto shkrime na i bete zemren copeeeeee)

E, ashtu në grahmat e fundit të jetës, tha një frazë, që dr. Metit dhe mjekëve të këtij spitali, do t'u mbetet përjetë në kujtesë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim, se ne jemi të varfër...".

Vetem ne Shqiperi lexon / degjon drama te tilla!  E tmerrshme!

O Milet!

A e kuptoni juve qe ne Durres, njerezia e ben "autoshkollen" ne rere te plazhit!

A e kuptoni juve qe ne nje vend ku robt qe nuk dine me i dhone makines dhe e mesojne ne plazh, doktori qe merr leke nuk eshte problemi me i madh!

Problemi me i madh eshte si t'ja bejme qe kafshet e egra te mos perplasen me makine ne mes te turmes!

I' llaf e ka thone Avokati ne 97-ten! Akoma ka kuptim!

Shqiperia eshte ne nje gjendje Hobesiane!

 

"Mjerimi s'ka fat. Por ka vetem zhele,

zhele fund e maje, flamujt e nje shprese

te shkyme dhe te coptueme me te dalun bese.

..............................................................

Mjerimi pjek femin' para se te burrnohet

don ta mesoje ti hiki grushtit q'i kercnohet,

atij grushti qe ne gjume e shtrengon prej fytit

kur fillojne kllapite e etheve prej unit

dhe fytyren e femis' e mblon hij' e vdekjes,

nji stoli e kobshme ne vend te buzqeshjes..."

I mjeri femi...Pushofte ne paqe....

Amon mos e politizoni ket temen, shume e dhimbshme... smiley

U prefte ne paqe!!!

Amon mos e politizoni ket temen, shume e dhimbshme...

Kush e ka fajin qe ky voglush vdiq? Nuk e ka politika?

Kush e ka fajin qe ishin te varfer? Nuk ke politika?

Kush e ka fajin per korupsionin ? Nuk e ka politika?

Atehere perse te mos e politizojme?

Me ahhhh e uhhh, me dhimbje e shpirt, me lote e ulurima nuk do te ndoloni dot Xhonet e tjere e vdesin me keto fjale

Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim, se ne jemi të varfër...".

Jo  or jo fajin e ka politika dhe kjo ngjarje eshte e politizuar qe ne momentin qe ajo femra pa patente e vrau kete voglush e deri tek momenti qe ai, voglushi fatkeq i lutet doktorit te mos i mari para.

Eshte politike dhe kjo zgjidhet vetem politikisht

Mos e politizo !!!!!!! pffff 

 

Robt nanos dhe berishes... se mos harrojm ramen dhe g99.

U prefte shpirti i xhonit ne paqe!!!

Per tiu pergjigjur pyetjeve te tua:

Jo, faji eshte personal i nje vajze qe ben kurs makine pa patente, mund te kishte ndodh ne plazh, rruge, fusha aviacionit etj

Nuk e di pse ishin te varfer, ndoshta sepse qeveria nuk hap vende pune, ndoshta se i jati ishte dembel, ti e di???

Korrupsionin e mjekeve??? Po ti futemi diskutimit une mendoj qe fajin e kane njerezit vete por do ishte teme tjeter.

Hera fundit qe shkruaj te kjo teme!!!

 

Nje tjeter jete qe tranzicioni i shoqerise tone varrosi me te dy duart e saj......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).