Vizat, Frattini: Shqipëria i ka përmbushur kriteret

Intervistoi: Blendi Fevziu

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, shprehet optimist se ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë që shqiptarët të udhëtojnë pa viza duke filluar nga muaji dhjetori i këtij viti. Në një intervistë dhënë TV “Klan”, shefi i diplomacisë italiane shprehet: “Kushtet janë të përshtatshme. Jo vetëm mundet, nga ana ligjore, por ekzistojnë arsyet themelore për ta marrë këtë vendim”. Sipas tij, qeveria shqiptare ka ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme në lidhje më këtë proces. Frattini shprehet optimist për Shqipërisë, pasi sipas tij, nuk ka kundërshti politike nga asnjë vend i BE-së për Shqipërisë. Ministri italian flet edhe për aplikimin e vendit për të fituar statusin kandidat. Ai ka inkurajuar qeverinë shqiptare të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe pranoi idenë e aplikimit brenda presidencës çeke. Sipas tij, Shqipëria do të integrohet me shpejtësi në BE, ndonëse nuk ka një datë konkrete për realizimin e këtij objektivi të shqiptarëve. Frattini flet me nota pozitive për shqiptarët që jetojnë në Itali. Njëkohësisht, ai shprehet se Italia po shqyrton me Shqipërinë për ngritjen e një centrali atomik. “Po bisedojmë me një vend mik dhe fqinj, si Shqipëria, për të bashkëpunuar për këtë gjë, sigurisht të bazuar në teknologjinë e fundit bërthamore, që është teknologji shumë e sigurt”, - thotë Frattini. Ministri italian vlerëson edhe ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.

Mendoj se i keni kushtuar shumë kohë Shqipërisë në Komisionin Evropian të Helsinkit, por edhe këtu në Itali. Do të doja t’ju bëja pyetjen e parë, e cila ka të bëjë me liberalizimin e vizave. Ju keni qenë nga më entuziastët në këtë drejtim. Keni deklaruar në Shqipëri se brenda vitit 2009 shqiptarët mund të marrin një anije nga Durrësi dhe të shkojnë në Bari pa vizë, por mua m’u desh viza për të ardhur këtu.

Sigurisht, por unë shpresoj se kjo gjë do të mbarojë shumë shpejt. Mendoj se brenda dhjetorit të këtij viti do të mbarojë dhe do të ndryshojë mekanizmi për t’i lejuar shqiptarët të lëvizin pa vizë. Ka disa procedura, disa janë detyra teknike. Qeveria shqiptare po pajis qytetarët me pasaporta biometrike. Është një çështje e rëndësishme e kontrollit të kufijve, të emigracionit të paligjshëm. Më pas duhet marrë një vendim në bazë të raportit të Komisionit Evropian. Unë i kam bërë një kërkesë Komisionit Evropian, e cila është mbështetur nga vende të tjera të BE-së, që të kemi brenda muajit maj raportin e Komisionit Evropian për secilin nga vendet. Meqenëse unë e di që Shqipëria ka hedhur hapa shumë të rëndësishëm, pres që raporti të jetë pozitiv. Nëse raporti është pozitiv, nga maji në dhjetor kemi kohë për të përfunduar dosjen.

Përveç detyrës së qeverisë shqiptare për pajisjen me pasaporta biometrike, mjafton për këtë proces?

Mendoj se po. Nëse ka një vullnet politik, si ai që kisha unë kur isha zv.president i Komisionit Evropian, dosja mund të plotësohet. Nuk ka kundërshtime politike, edhe pse është një kompetencë e KE-së që vendet anëtare po e inkurajojnë.

Kjo do të thotë se brenda dhjetorit Komisioni Evropian mund të marrë një vendim për liberalizimin e vizave?

Mendoj se kushtet janë të përshtatshme. Jo vetëm mundet, nga ana ligjore, por ekzistojnë arsyet themelore për ta marrë këtë vendim.

Cilat janë?

Arsyet që Shqipëria i ka plotësuar kushtet e përshkruara. Kontrollin e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, pasaportat biometrike, lufta kundër emigracionit klandestin. Ne si Itali kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë në luftën kundër trafiqeve: trafikut të drogës, të qenieve njerëzore, të krimit të organizuar, të cilët kanë qenë gjithmonë problem, por tani nuk janë më. Në Itali janë 440 mijë shqiptarë që janë integruar më së miri dhe nuk krijojnë asnjë problem.

I nderuar Frattini, ju thatë se Shqipëria ka bërë hapa para, drejt Italisë apo imazhi i shqiptarëve ka ndryshuar?

Ka bërë një hap përpara drejt BE-së dhe ka arritur një rezultat historik me hyrjen në NATO. Ne pamë Kryeministrin Berisha, qeverinë shqiptare të pranishme në takimin e nivelit të lartë në NATO. Ka qenë një rezultat të cilit Italia i ka dhënë një mbështetje të madhe që në fillim. Kjo e ndihmon shumë imazhin e Shqipërisë. Për Italinë më parë Shqipëria ishte një vend nga i cili vinin përditë klandestinë me gomone. Tani asnjë s’e kujton këtë gjë.

Ka gjithmonë një skepticizëm për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për në BE. Cili është opinioni juaj?

Mendoj se do të jetë e rëndësishme të vlerësohet kërkesa e Shqipërisë, pasi ajo ta paraqesë atë, sepse s’është paraqitur ende formalisht. Por kërkesa duhet të përparojë.

Kryeministri ka thënë se do ta paraqesë gjatë presidencës së Çekisë.

Mendoj se është e drejtë të bëhet. Është një procedurë që parashikon në fillim një fazë të parë ekzaminimi nga Komisioni Evropian. Unë besoj se me t’u paraqitur kërkesa për aderim, Komisioni Evropian duhet ta vlerësojë, pa vonesë. Më pas, është e qartë që duhet të fillojë një fazë shumë e gjatë negocimesh, kapitull për kapitull dhe nëse Shqipëria do të anëtarësohet në BE, kjo do të varet nga meritat e Shqipërisë. Ne s’kemi dubble standarts, por s’mund të bllokohet një kërkesë për aderim.

Problemi është se po të kthehemi prapa në kohë, Shqipëria nuk është trajtuar si shtetet e tjera ish-komuniste, por si vendet e ish-Jugosllavisë që kanë qenë në një luftë pothuajse dhjetëvjeçare. Pse Shqipëria është lënë mënjanë nga vendet, si për shembull, Bullgaria, Rumania të cilat kanë qenë vende ish-komuniste?

Kjo është një vonesë, që sipas mendimit tim, Shqipëria duhet dhe mund ta rikuperojë. Vonesa mendoj se ka të bëjë me ndodhitë e fundit të viteve ‘90, kur ishte ai fluks i madh emigrantësh klandestinë, kur kishte probleme me magjistraturën italiane për të luftuar krimin e organizuar. Duket qartë që kjo s’ekziston më. Pra, unë mendoj se vonesa e akumuluar mund të rikuperohet. Ja se pse unë mendoj se nuk ka një paketë vendesh të Ballkanit Perëndimor. Çdo vend duhet vlerësuar për meritat e veta. Ky është problemi.

Nga ana tjetër, ju keni paraqitur një plan për Ballkanin. Ku konsiston ky plan?

Ne kemi menduar se ndoshta është koha për të dhënë afate precize. Kur kam folur për plane rreth Ballkanit, kam thënë se çdo vend i atij rajoni ka të drejtë të ketë një perspektivë kohe të sigurt. Atëherë unë kam thënë liberalizim vizash dhe kam shtuar një datë, fundin e këtij viti. Kur them Kroaci, aderimi i Kroacisë brenda 2010. Kur flitet për një kërkesë për aderim të Shqipërisë. Analiza e kërkesës vitin e ardhshëm. Sepse nëse unë bëj një kërkesë sivjet, duhen ndjekur disa procedura që kërkojnë kohë, por statusi për vendin kandidat është një vendim që s’merret pas 10 vjetësh, por brenda 2010-s. Nëse vendimi do të jetë pozitiv apo negativ, varet nga Shqipëria, nga fakti nëse ka apo jo standarde evropiane për të nisur negocimin. Por, vendimi për t’i dhënë popullit shqiptar një perspektivë të qartë unë kam paraqitur një plan dhe një propozim që shumë vende dhe ia kam paraqitur znj. Clinton të SHBA-së, e cila ishte shumë e kënaqur për një ide strategjike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëse gjithçka shkon mirë dhe Shqipëria vazhdon kështu, kur mund të bëhet pjesëtare me të drejta të plota e BE-së?

S’do të ishte e ndershme të thuhej nga një mik i Shqipërisë. Unë jam mik i Shqipërisë dhe s’do të tregohesha i sinqertë nëse do të thosha se do të anëtarësohet në vitin 2012, 2013, 2011. Do të bëhet anëtare kur të arrijë të gjithë parametrat që do të jenë të nevojshme për të hyrë në Evropë. E vetmja gjë që mund të them është se për sa i përket Italisë, asnjë nuk do ta trajtojë më keq Shqipërinë se vendet e tjera. Do të bëhet një vlerësim njësoj si ai që kemi bërë për Bullgarinë, Rumaninë apo që po bëjmë më Kroacinë.

I nderuar Frattini, te plani që ju keni paraqitur për Ballkanin, në pikën 8, flitet për një samit të BE-së me vendet ballkanike dhe me pjesëmarrjen e SHBA-së. Ekziston mundësia që një samit i tillë të organizohet në Shqipëri?

S’e di. Do të varet nga presidenca e radhës, pra ajo spanjolle. Mendoj se do të ishte i rëndësishëm fakti nëse do të bëhet ky samit. Sepse në 2010-n do të jetë një përvjetor i rëndësishëm. Do të bëhen 10 vjet nga fillimi i procesit me Konferencën e Zagrebit që nisi fazën e rindërtimit të Ballkanit. S’e di nëse presidenca spanjolle do të dojë ta bëjë në Ballkan apo në Madrid, në Spanjë. Mendoj se e rëndësishme është që ky samit të bëhet me krerët e shteteve.

Ka zëra që thonë se prania ekonomike italiane në Shqipëri nuk është e mjaftueshme. Le të themi se Italia s’është më aq e pranishme sa në fillim të viteve ‘90.

Ne duam të bëjmë shumë më tepër. Vizita e fundit e Kryeministrit Berlusconi në Tiranë tregon se ne jemi gati të bëjmë shumë më tepër me Shqipërinë për shembull në infrastrukturë dhe në bashkëpunimin për energjinë. Gjithashtu jemi shumë të interesuar për zhvillimin e energjisë bërthamore. Ky është një interes i Italisë. E dimë që edhe Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me disa projekte strategjike të cilat janë projekte shumë të rëndësishme edhe nga ana ekonomike. Dua të them se sot Italia përfaqëson më se 35% të të gjithë ndërkëmbimit të Shqipërisë me vendet e tjera. Pra, kemi një rol të rëndësishëm. Sigurisht, mund të bëjmë më shumë.

Po ideja e energjisë bërthamore?

Kjo është një ide që na intereson shumë, sepse Italia po ribën një strategji për ndërtimin e centraleve bërthamore. Po bisedojmë me një vend mik dhe fqinj si Shqipëria për të bashkëpunuar për këtë gjë, sigurisht të bazuar në teknologjinë e fundit bërthamore, që është teknologji shumë e sigurt.

Është një projekt që mund të zhvillohet?

Po e vlerësojmë, po arsyetojmë. Di që janë bërë disa kontakte me ENEL-in, që është shoqëria e interesuar për këtë dhe Kryeministri Berlusconi iu referua kësaj ideje në Tiranë.

Dhe dy pyetje të fundit, i nderuar Frattini. Kosova është një nga problemet kryesore të shqiptarëve, të Shqipërisë por edhe të BE-së. Si mendoni se po shkojnë punët me Kosovën?

Mendoj se misioni EULEX ka nisur të funksionojë. Jam shumë i kënaqur edhe për mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar po e ruan unitetin e tij. Edhe BE-ja ka konfirmuar shumë qartë se zgjedhja e Kosovës është një zgjedhje e rëndësishme. Italia e ka njohur Kosovën si shtet. Jo të gjitha shtetet evropiane e kanë bërë këtë, por është ende i nevojshëm një hap i madh cilësie ekonomik. Problemi i vërtetë i Kosovës është që ka ndikim mbi sigurinë dhe vonesa ekonomike. Kosova duhet ndihmuar për t’u zhvilluar, duhen mbajtur kushtet e sigurisë. Unë nuk jam pro çangazhimit të papritur nga Kosova, sepse ka disa zona të banuara nga minoritete, si ai serb për shembull, të cilët duhen siguruar. BE-ja duhet të luajë një rol të rëndësishëm për të ruajtur ekuilibrin mes popullsisë shqiptare dhe asaj serbe.

Shqipëria po ndërton një rrugë që e lidh atë me Prishtinën. Mund të ndikojë kjo gjë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos për praninë e investimeve dhe tregtisë italiane?

Kjo gjë është shumë e rëndësishme. Ndërtimi i rrugëve është një nga elementet që u hap rrugë investimeve italiane në Kosovë.

Nëse vitin tjetër do të më duhet të vij sërish për një intervistë, pa vizë do të vij?

Uroj që po. Për sa ka në dorë Italia, them se po.

12 Komente

Frattini osht i kokerr horri qe se ka shokun !

 

SCC*

*safi coqe curvari.

Une shpresoj, qe te jete e vertete se boll jemi te deskriminuar ne Europe per pune vizash, te trajtuar sikur jetojme ne afrike...

Afrikes ti moresh te keqen ti. Te gjithe ata afrikane qe jane te regjistruar dhe posedojne nje passport kane te drejte te udhetojne pa vize, ose ta marin ate ne kufi/hyrje ne shume shtete te europes perendimore, si Anglia, Hollanda, Franca etj.

Standard-i, si Koha Jone, eshte katerciperisht e zene me fushaten elektorale. As mos u lodh me e hap fare gazeten se eshte e sigurte qe vetem lajme optimizmi do kete.

Vallaj edhe une ate frike pata keshtu qe pashe njehere se si e kishte botuar intervisten Gazeta Shqiptare dhe kur pashe qe ishte njesoj e kalova smiley

C'o mer kjo gazeta "Standard"?

As e kisha nigju noi here deri sa doli ktu m'peshkt, me ate dereziun qe i "kish lene mbresa te thella Administrata e zotit Sali Berisha" smiley

Keto gazetat me duket se jane fallco! Vetem per internet, vetem qe te marrin ca leke nga Telekomi, Telebingo, Teledue (me t'kime) , Posta Shqiptare, Keshi, NATO-Ja Dolem, Raqi--Raqi-Kikiko, etj!

Optimizmi eshte parfumi i jetes (thenie e nje shkrimtari Italian), Penar.

Karta pesimizem, vizat optimizem.

Edhe kete e degjova.

Per kete te votojme per pesimizmin, apo optimizmin?

 

S'jam kondra optimizmit ne pergjithesi, perkundrazi, por analogjia me parfumin se c'me kujtoi arsyet fillestare te perdorimit te parfumit nga aristocracia franceze, qe vallai po mundohem shume te mos e lidh me temen ...

"....Nëse vitin tjetër do të më duhet të vij sërish për një intervistë, pa vizë do të vij?

Uroj që po. Për sa ka në dorë Italia, them se po..."

 

Qe do te thote se sharra ka ngelur ne goshte, pra tek partneret e Italise, e sidomos tek ata te Europes veriore. 

Sa per aplikimin per ne EU, para zgjedhjeve siç rekomandon miku yne italian , kjo eshte thike me dy presa sepse miqte e tij veriore po presin zgjedhjet ne Shqiperi, ku nje rremuje e vogel, apo nje mospajtim ndermjet partive per rezultatin, do te çonte direkt ne nje mohim/rrezim  te kerkeses se pales shqiptare. 
 

boooo....se si po mè duken kèto fjalèt e kètij mua,nuk di nè e ka bèrè muhabet me lega nord punèn e vizave pèr tu hapur dyert shqiptarve,dhe sa pèr atè qè thotè fratini..dhe shumè tjerè..qè ne italianèt nuk kemi mè probleme me ju shqiptarèt(demek jemi bèrè burra tè mir&egravesmiley...ooooo shoku....jemi ne qè kemi probleme me ju...e jo juve me ne...kèshtu ka qenè gjithmon kjo punè!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).