Vilat qeveritare, Garda e policia dhunë pronarëve

Konflikti për zonën e vilave qeveritare precipitoi dhunshëm ndërmjet banorëve dhe Gardës. Tri ditë më parë Gjykata e Vlorës u dha të drejtë pronarëve, duke e konsideruar të ligjshëm pretendimin e tyre për truallin ku janë të ndërtuara këto vila. Por vendimi i gjykatës nuk është njohur nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, të cilët rrethuan dje këtë zonë me një mur mbi dy metra të lartë dhe tela me gjemba. Këto punime sollën irritimin e pronarëve të ligjshëm të tokës, të cilët në përpjekje për t’i ndaluar ato, u përplasën dhunshëm me forcat e gardës dhe të policisë. Duket se përplasja trup më trup i banorëve me forcat e policisë që zgjati thuajse katër orë ishte parashikuar, pasi për ndërhyrjen e rrethimit kishin ardhur që nga Tirana forcat speciale si dhe ato të Gardës së Republikës. Sipas pronarëve, të cilët disponojnë tapitë dhe gjithë dokumentacionin për këto prona, ata janë keqtrajtuar. Madje, mes të dhunuarve kishte edhe gra e fëmijë. Sipas banorëve, situata është bërë kaotike kur forcat speciale, Garda si dhe policia e Vlorës mbërritën që në orët e para të mëngjesit për të bërë rrethimin me mur të zonës. Garda nuk njohu madje as vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë pak muaj më parë, i cila iu njihte pronësinë e tokës familjeve Paco, Ferko e Kadëna. Konflikti për përcaktimin e pronësisë së kësaj zone vijon prej mëse tre muajsh, por ai i djeshmi ishte më i ashpër, deri dhe në përplasje fizike midis palëve. Madje, banorët, mes të cilëve gra e fëmijë pësuan plagë. Policia e Vlorës shoqëroi dy të rinj dhe një të moshuar. Ata u futën forcërisht në furgon nga forcat e rendit. Pas kësaj Garda vijoi me rrethimin e tokës, e cila u “zyrtarizua” në pronësi të kësaj të fundit. Rrethimi me tela me gjemba e më pas me mur është bërë pasi policia largoi dhunshëm pronarët protestues. Ata akuzuan shtetin dhe drejtësinë për këto akte të dhunshme, duke iu grabitur atyre pronën. Banorët kërkuan me ngulm dokumentacionet që disponon Garda për këto prona, pasi sipas tyre, janë vetëm këto tre familje që kanë certifikatën e pronësisë. “Para tre ditësh kemi fituar në Gjykatën e Vlorës gjyqin ndaj Gardës për këto prona, ndërkohë që rreth 6 muaj më parë ne e kemi fituar të drejtën e pronësisë edhe në Gjykatën e Lartë”, u shprehën banorët. Sipas tyre, marrja me forcë e kësaj toke është e paligjshme. Përleshjet midis pronarëve, gardës, policisë dhe forcave speciale kanë zgjatur rreth katër orë, ndërsa pronarët e tokës deklaruan se çështja nuk do të ndërpritet nga ana e tyre. Gjatë gjithë kohës së bashku me forcat e policisë i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së Vlorës Vehbi Bushati. Sipas banorëve, punonjësit e policisë kishin marrë urdhër që t’i largonin ata nga toka e tyre në mënyrë të dhunshme për të lejuar punonjësit e një firme private të vazhdonin punimet për rrethimin e zonës së vilave. Ndërkohë pronarët akuzuan drejtoreshën e vilave qeveritare për vjedhjen e tokave, për të cilën disponojnë të gjithë dokumentacionin, që i bën ata pronarë të ligjshëm të saj.

6 Komente

Mbase behet fjale per vilen e meposhteme:

 

Vila e re qeveritare, teleskop dhe tualet me kondicioner

Balkanweb
24/03/2009

Gazeta Shqiptare shpjegon sot ne nje artikull se bëhet fjalë për Vilën qeveritare të pushimit veror Nr.1 në Vlorë, e cila shumë shpejt ka për t’u shndërruar në godinën më luksoze në të gjithë vendin.

Në kontrast të skajshëm me varfërinë e mjerimin në të cilin jetojnë shumica e shqiptarëve, qeveria është duke keqpërdorur fondet publike për të jetuar në luks. Janë 108 milionë lekë të vjetra që ekzekutivi ka planifikuar për t’i bërë “peshqesh” kryeministrit Berisha “një pallat ëndrrash”. Gazeta Shqiptare shpjegon sot ne nje artikull se bëhet fjalë për Vilën qeveritare të pushimit veror Nr.1 në Vlorë, e cila shumë shpejt ka për t’u shndërruar në godinën më luksoze në të gjithë vendin. Në dokumentet e tenderit për rikonstruksionin e saj, aty është parashikuar të ndërtohen dy pishina, një e jashtme dhe një e brendshme. Ato do të shtrohen me pllaka ‘gress porcelanat, dopjo koture’ të tipit mozaik.. Këto pishina, ku pritet të lahet kryeministri i vendit, do të jenë me drita nga poshtë dhe me butona për ndryshimin e ngjyrave sipas preferencave të shefit të qeverisë. Ato gjithashtu do të jenë të pajisura me sistem telefonik, ndërsa luksi do të kapë nivelet e çmendurisë për sa kohë është parashikuar që në pishina të ketë dhe sistem për fikjen e zjarrit. Luksi mandej zhvendoset tek banjat e kësaj vile qeveritare, të cilat do të pajisen me kondicionerë. Kurse sa u përket ËC-ve, bideve dhe lavamanëve, dokumentacioni i tenderit sqaron se ato do jenë me mermerë dhe dru. Banja do te kete vaske hidromasazhit të jetë e tipit JACUZZI . Në të gjithë vilën do ndërtohen tre oxhakë dekorativë, ndërsa pjesa më e madhe e mureve do të jetë me pasqyra. Ne luksin e viles qeveritare nuk do te mungoje dhe një teleskop, që çuditërisht parashikohet në tenderin për rikonstruksionin e godinës.
 

 "....Por vendimi i gjykatës nuk është njohur nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, të cilët rrethuan dje këtë zonë me një mur mbi dy metra të lartë dhe tela me gjemba..."

 

Kur vendimin e gjykates nuk e njeh vete organi qe zbaton ligjin (siç eshte policia dhe Garda e republikes), vaj hallit se ç'do te mendojne te huajt kur ta lexojne kete.  Ato milionat qe qeveria do ti perdori per llukse dhe abuzime te tjera, do te ishte mire t'ua jepte pronarve te truallit, meqe qeveria nuk do ta leshoje ate investim/objekt. 

Nuk shikoj ndonje gje te jashtezakoneshme ne kete konflikt.

Mire t'u behet pronareve (perfshi dhe mua personalisht). Perderisa nuk jane te zotet te krijojne nje shoqate ( apo dhe parti) per te qene dhe te krijojne nje elektorat te caktuar, keshtu do te zvarriten. Mbeten ne doren e Mehdiut (guzhinierit te Gerdecit) dhe te Sabri Godos ( se rrjedhur nga trute). Po gjene Sabriut i hodhen nje kocke ( ate Ministrine e shendetesise) dhe sikur po rri urte.

Ne fakt, Sala nuk eshte i pari qe perdor shkopin kunder ish - pronareve. Per me teper, nuk eshte as hera e pare qe Berisha perdor shkopin per ti qetesuar ish pronaret. Mbani mend kur i nxorri nga greva e urise ne 1995 me shkop?

Gjynah nga zoti. vuajten 50 vjet si skllever, tani Berisha dhe soj e sorollopi i tij i vjedhin, i rrahin, i genjejne, i perdhunojne, i perbuzin....

Zgjohuni o te mjere...

Hajde shtet leshi hajde!

Apo s'lejohet me e sha se merzitet NATO?

I qafsh hallin Sabriut! Nuk e di i kane rrjedh apo jo, po i kane plas nga pronat qe ka xhvat.

Po mire, ku ndryshon gjithe kjo nga gjendja e jashtezakonshme? Ku ndryshon ekzekutivi i sotshem nga Enver Hoxha? T'a morim vesh mo vlla, ka shpall gje gjendje te jashtezakonshme Topi qe iu hiqet e drejta e prones robve? O Vlora, po s'e ka shpall Topi, shpalleni vete mer jahu.

Bubi kaçurel; "....Mire t'u behet pronareve (perfshi dhe mua personalisht). Perderisa nuk jane te zotet te krijojne nje shoqate ( apo dhe parti) ..."

Bubi, lexoi lajmet dhe gazetat. Ish pronaret, ne keto zgjedhje jane rreshtuar ne Polin e Lirise. Voto ne kete koalicion nese do pronat. Vetem keshtu do te mundesh te marresh pronat apo nje pjese te tyre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).