Vidhet për skrap shtylla e tensionit të lartë

SARANDË: Vidhet për skrap një shtyllë e ten sionit të lartë në një zonë të largët të rrethit të Sarandës, duke lënë për orë të tëra në errësirë banorët, ndërkohë që mësohet se autorët e vjedhjes së rrallë nuk janë parë apo nuk janë denoncuar nga askush. Sipas burimeve për "Gazeta Shqiptare", vjedhja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çukë, pranë antenave të ish-radiostacionit. Ka qenë vetë drejtori lokal i OSSH-së, Arben Kasapi, që e ka denoncuar këtë veprim në sallën operative të komisariatit të Sarandës. Ndërkohë, megjithëse për këtë vjedhje të rrallë janë përdorur vinça, automjete transporti e shumë persona, ende nga policia lokale nuk ka emra konkretë të autorëve.

DENONCIMI
Vjedhja e veçantë, ndoshta unikale, fillimisht në polici e pastaj për median, është denoncuar nga Arben Kasapi, kreu i OSSH-së për Sarandën. "Në afërsi të fshatit Çukës, tek antenat, është vjedhur me shkulje një shtyllë betoni e tensionit të lartë 10 kilovolt. Shtylla e vjedhur ka qenë e fundit në ecurinë e kësaj linje elektrike. Kërkojmë që të gjenden autorët dhe të vihen para përgjegjësisë", - pohon Kasapi. Ai shton se me të rënë në tokë shtylla, automatikisht janë stakuar çelësat në nënstacionin elektrik të Sarandës. Po automatikisht u bë edhe ndërprerja e energjisë elektrike. Për rreth 3 orë, zona nga nënstacioni e deri në Çukë, mbrëmjen e së enjtes ka qenë pa energji elektrike. U desh mobilizimi i specialistëve të elektrikut dhe brigadës së avarisë, që pas 3 orësh të rikthehej energjia për konsumatorët.

HETIMET
Pas denoncimit, forca të policisë, së bashku me specialistë të OSSH-së shkuan në vendin e ngjarjes. Sipas tyre, vjedhja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së enjte, ndërsa procesi i sharrimit, paketimit e ngarkimit të hekurave për skrap, ka vazhduar rreth 30 minuta. "Shtylla ka qenë e lartë 10 metra, me konstruksion metalik dhe e betonuar në tokë. Për shkuljen e saj dhe shkatërrimin e pjesshëm, është përdorur një vinç. Mund të jenë përdorur dhe gurë fleksibël apo mjete për sharrimin e hekurave para se të ngarkoheshin në automjet", - pohojnë burimet pranë grupit hetimor. Mësohet gjithashtu se nga policia janë shoqëruar për dëshmi mbi 10 persona, banorë të zonës, punonjës të OSSH-së, pronarë e drejtues automjetesh të rënda (vinçash), por ende nuk ka një pistë të saktë për autorët e vjedhjes së rrallë.

7 Komente

Dhe ne diskutojme pse ska parti nacionalist ne shqiperi apo friken antisociale te gajdexhiout te shkrete ketu po

vidhet për skrap një shtyllë e tensionit të lartë në një zonë të largët të rrethit të Sarandës, duke lënë për orë të tëra në errësirë banorët, ndërkohë që mësohet se autorët e vjedhjes së rrallë nuk janë parë apo nuk janë denoncuar nga askush.

ska shtet se po të kishte shtet ei kishte varur hajdutët për bo... në shtyllë

Po të ishte shkulur ndonjë tabelë me mbishkrime greke, Bollano do e kishte ngritur zërin derin në OKB...

Kështu është kur s'ka shtet... jo shtet, sepse shteti e kap leprin me qerre (kur do), por kur s'ka ndjenjë shteti tek vetë qytetarët (dmth edhe pa arritur tek nacionalizmi që përmënd Toko)

Vidhen shtylla tensionit te larte per skrap!!!

Si ka mundesi skrapi,vendi qe grumbullohen mbeturinat metalike,ose ato metale te tjera per riciklim,te pranoje shtylla tensioni?

Ne se do te kishim shtet nuk do te kishim "skrape" qe kontrollohen nga kontrabandiste,ose cowboy,lopcare!

Shteti duhet te perdor pak trurin,duke kontrolluar ligjerisht,teknikisht,bisneset e skrapit,ne shqiperi, kriteret e aktivitetit te tyre ne grumbullimin  mbetjeve te ndryshme metalike!

 

nuk eshte e larget dita kur te vjedhin edhe bustin e Skenderbeut qe eshte ne Tirane per skrap.....

Kjo eshte per te qare e qeshur njekohesisht. çukotjet njihen historikisht si hajduter, dhe eshte per tu habitur me mosmarrjen e masave nga shteti. Ta shesesh shtyllen e tensionit te larte per skrap, ekonomikisht i bie te fitosh 10 here me pak se sa vlera e vertete per ta vendosur ate shtylle, keshtu qe shtetit apo KESH-it, do ti binte me mire te vendoste nje roje ne ate zone, ose ti kapi hajdutet, tu beje nje gjyq publik dhe shembullor, per te mos ndodhur me raste te tilla. Nese hajdutet fitojne 2 mij euro me ate shtylle, per te vendosur nje shtylle tjeter do te duhen 20-50 mij euro, gjthmon 10 here e me teper se sa vlera qe fitojne hajdutet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).