Universitetet shqiptare afër apo larg BE-së ?!

Diku në dalje të Tiranës ngrihet kompleksi më i madh Universitar i Tiranës. Teksa endesh në oborrin e stërmadh të këtij universiteti syri takon kudo gjelbërimin që ka filluar të nxjerr krye. Duke harruar për një moment rrugën e gjatë për të mbërritur deri aty, në fund mendon se ia vlen. Në hapësirat e bollshme të Bujqësorit, grupe pa fund studentësh drejtohen për në sallat e provimeve. Mezi presin që të marrin provimet... kuptohet ,edhe pak dije, që siç kanë dëgjuar do t'i mund t'i shfrytëzojnë në shumë vende të botës. Ky fakt i propaganduar e ka bërë Bujqësorin ndër më të kërkuarin. Por ka dhe një arsye tjetër pse ai është i kërkuar. Fenomeni i ryshfetit në degët e Universitetit Bujqësor të Kamzës është i pranishëm më shumë se kudo tjetër. UB-ja është ndër më të vështirat në vend. Kjo tashmë dihet dhe kushdo që ka ndërmend të vazhdoj një nga degët e këtij universiteti duhet të mendohet mirë. Respekt për ata që mbarojnë “pa kufje” në Kamëz.
Pasi nuk janë të paktë studentët të përkushtuar që mbarojnë këtu. Por problemi i vetëm në Universitetin e Kamzës është marrja e provimeve me lekë. “S’ka pse të jemi të rezervuar. Rastet kur studentëve i kërkohet lekë janë të shpeshta”, na thotë Eris Mavra, ish studentë i Politikave Agrare. Sipas tij profesorët e disa lëndëve nuk i shohin fare provimet që studentët bëjnë. “Atje profesorët të kërkojnë lekë gati haptas”, - thotë Mavra. Në fakt dy janë grupet e studentëve që zgjedhin të studiojnë në Kamëz. Të parët janë ekselentët dhe ata që kanë para. “Unë kam disa studentë në klasë që vijnë në auditor vetëm ditën e provimit dhe as emrat nuk ia di”,-na thotë Ardita studente në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Një problem tjetër në UB është dhe njohja e diplomave. Mësohet se studentët që kanë mbaruar dhe që kanë tentuar të provojnë rëndësinë e diplomës së Bujqësorit jashtë shtetit, kanë ndeshur në mosnjohjen e diplomës së tyre. Ndërsa ata që studiojnë aktualisht, janë me idenë se diploma e tyre njihet në të gjithë botën. "Kam dëgjuar se nga diploma që do të marr do të kem avantazhe, prandaj kam ardhur këtu",- shprehet Mariani, student në UB. Ka kohë që Universiteti Bujqësor ka mbaruar punë me unifikimin e programeve mësimore, si dhe atyre të vlerësimit (për këto, ka edhe tabela konvertimi) që të evitohet puna e njësimit të diplomave të Universitetit Bujqësor.
Ka shumë studentë që kanë zgjedhur të studiojnë këtu, për këtë arsye. Edhe pse Universiteti Bujqësor nuk ka asgjë ndryshe nga të tjerët në Shqipëri, ai ka pasur fatin që të lidhë binjakëzim me ndërkombëtarët dhe diploma të bëhet multi-evropiane. Të paktën kështu pretendohet. Nuk është se Universiteti Bujqësor ka ndonjë program të posaçëm, që të ketë favorin e njohjes nga shtetet e huaja. Sot studentët shqiptarë nuk kanë mundësi të studiojnë jashtë, dhe përfundojnë në Kamëz. Edhe pse pak i paqartë, Universiteti i Bujqësorit ka bërë marrëveshje për njohje diplomash dhe jashtë kufijve të vendit tonë, fat ky për një universitet shqiptar, por gjërat në terren duken ndryshe. Pavarësisht se në këtë marrëveshje nuk është përfshirë mundësia e punësimit. Me kalimin e kohës, numri i studentëve që zgjedhin të vazhdojnë studimet e shkollës së lartë në Universitetin Bujqësor është rritur dukshëm. Fillimisht, përveç atyre që e shihnin si mundësinë e vetme për të vazhduar studimet e larta, apo si një degë tranzit për të kaluar vitin e ardhshëm në një universitet tjetër, tashmë dhe arsyet e zgjedhjes kanë ndryshuar.
Studentët në këtë universitet në degën e Pyjeve, shprehen se përpara konkurrimit, këtu kishte dëgjuar se diploma e tij njihej dhe jashtë kufijve të Shqipërisë: "Gjithmonë kam dëshiruar të vazhdoj studimet e shkollës së lartë jashtë shtetit, por nuk kam pasur mundësi financiare. Kjo është një mënyrë tjetër, pasi me diplomën e marrë këtu mund të gjej një punë në Angli apo në Amerikë". Dhe vetë dekani i kësaj dege, që në kohën kur unë mbërrita atje për t'i bërë disa pyetje po merrej me tezat e provimeve, ma konfirmoi këtë. Përpara se të bisedoja me disa studentë dhe profesorë të këtij fakulteti, e kisha pak të vështirë të besoja se shumë të rinj e zgjidhnin me një ide të qartë këtë degë, duke pasur si objektiv vazhdimësinë në profesionin e tyre, e deri këtu është në rregull. E vetmja kleçkë, gjithnjë nëse mund të quhet e tillë, është se profesioni i vetëm që mund të ushtrojnë të sapo diplomuarit në Universitetin e Bujqësorit, jashtë kufijve të Shqipërisë, është ai i fermerit. Ndërsa studentët, të cilët diplomohen në profesionet e tjera si Veterinaria,
Pyjet apo degët e reja, si Politika Ekonomike Agrare etj., do të duhet të përballen me kërkesat e pakta të tregut të këtushëm të punës. Nëse do ta dinin që diploma e tyre nuk do të njihej jashtë shtetit, kurrë nuk do të merrnin mundimin të shpenzonin kohë në auditorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fakt, slogani për vite me radhë se diploma e Institutit Bujqësor njihet në gjithë botën (nuk) është i vërtetë, pasi këtyre diplomave askush nuk ka mundur t'ua vjelë frytet jashtë kufijve të vendit. Këtë shqetësim e pohojnë vetë studentët, por edhe pedagogët e tyre, të cilët shpjegojnë se shumë studentë, me këtë diplomë që janë dërguar në vite kryesisht në Angli dhe Itali, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të sigurojë një vend pune në bazë të titullit që kanë në diplomë. E ndërsa faktet flasin vetë, drejtuesit këmbëngulin se diploma e Universitetit Bujqësor njihet edhe jashtë shtetit. "Studentët që kanë mbaruar Bujqësorin dhe janë dërguar në Angli, nuk kanë punuar në profesionin për të cilin janë diplomuar, por kanë punuar tokat e fermerëve anglezë",- thekson ish-studenti i Bujqësorit

 

3 Komente

Studentët që kanë mbaruar Bujqësorin dhe janë dërguar në Angli, nuk kanë punuar në profesionin për të cilin janë diplomuar, por kanë punuar tokat e fermerëve anglezë",- thekson ish-studenti i Bujqësorit

 

 

E ca do te thote kjo, qe nje fermere me diplome shqiptare, eshte deri ne nivelin e bujkut te thjeshte Anglez. Ku kane shanc ti njohin dipllomat shqiptare ne europe, sikur se dine ato si merren provimet, ne Tirane , Elbasan apo Shkoder, e jo me ne Kamez, qe edhe vete ministria e arsimit, perton te coj ekipe kontrolli, se ka trafik shume andej.

 

ahaa haaa cfare shkrimi informues smiley ....po kur isha  ne Tirane para dy muajsh te gjithe e dinin qe ne Kamez diplomat mirreshin me Leke/Euro/Dollars. Nje me tha se vete "profesori" me i larte aty e kishte ftuar (me ane te nje miku te perbashket) per te hyre ne Kamez, te paraqitej 1 ose 2 here dhe te futej ne provime ...dhe shkollen do e kishte ne xhep. Di nje tjeter qe ka Juridikun dhe Ekonomikun pa mesim fare, leqe dhe shkollen e mesme e ka me mik nga ato miqte e "persekutuar"

Eshte vertet paradoksale. Nje prind e edukon femijen me kujdes qe te mesoje, rrise nivelin e njohurive qe te behet dikushi duke arritur kete e ate mesatare...

Nuk ka nevoje per shume qe te hidhet poshte nje pune disavjecare. Femijet jane aq te mencur qe te gjejne ku eshte e mira e tyre. Per sa kohe qe i leshohet rruge te paaftit dhe mediokrit, kurre nuk ka perparim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).