Twitter, mani dhe kundërshti

Ende pa u zbehur euforia rreth rrjetit social Facebook, opinioni publik, të paktën në Amerikën Veriore, po përballet me një risi të re: Twitter. Gjatë javëve të shkuara, Twitter ka qenë kudo: në faqet e gazetave mainstream, në reklama televizive, në site kompanish (Follow us on twitter!) e gjetkë. Oprah, Shaquille O'Neal (i cili shkruan vetë, ndryshe nga...), Britney, etj. janë vetëm disa nga VIP-at që kanë filluar t'a përdorin.

 

Për ata që punojnë në fushën e Internetit, si unë, Twitter nuk është diçka e re. Shërbimi ka disa vjet që ekziston, dhe mes dizajnerave dhe programuesve të faqeve web ai ka pasur një popullaritet të admirueshëm prej të paktën 1 viti. Mirëpo gjatë një ose dy muajve të fundit (jo më shum&eumlsmiley, Twitter ka patur një bum të papritur trafiku, jashtë rretheve të teknikëve dhe inxhinierëve të internetit.

Twitter është një shërbim i ngjashëm me sistemin e "status update" që ofron Facebook. Anëtarët e faqes dërgojnë mesazhe të shkurtra, me maksimumi 140 shkronja, dhe mund te ndjekin mesazhet e njëri-tjetrit. Ndryshe nga Facebook, në Twitter një anëtar nuk ka miq. Përkundrazi, anëtarët mund të ndjekin (follow) përdoruesë të tjerë, dhe anasjellas, mesazhet e këtij anëtari mund të ndiqen nga të tjerë. Pra, ndryshe nga Facebook, marrëdhëniet mes anëtarëve të Twitter nuk kanë detyrueshmërinë e aprovimit të dyanshëm që ndodh mes miqve në Facebook. Si rrjedhim, në Twitter një përdorues mund të ndjekë mesazhet e fiks aq personave sa dëshiron të ndjekë, pa u futur në situata reciproke miqësish.

Shpjegimi më i qartë që unë kam lexuar është ky nga Paul Saffo, një "futurist" i Silicon valley-t: "Twitter inverton nocionin e groupt. Në vend që të krijosh grupin që ti do të krijosh, në Twitter ti thjesht dërgon një mesazh dhe grupi vetë-mblidhet." (Burimi:NYT.)

Dhe ndryshe nga Facebook, Twitter është thjesht një platformë mesazhesh të shkurtra. Nuk ka evenimente, nuk ka ftesa, nuk ka aplikime, nuk ka shitje-blerje miqsh, nuk ka foto-albume. Kjo çudit shumë njerëz që habiten nga suksesi i një platforme që në dukje është e varfër. Më tej, shumë vetë e kritikojnë shërbimin, duke argumentuar se nuk mund të thuhet asgjë me vlerë në 140 karaktere. Një interviste e ditëve të fundit nga Maureen Dowd e New York Times me një nga krijuesit e Twitter (Biz Stone) është një shembull perfekt i kësaj linje kritikuese. Një nga pyetjet e Dowd nue intervistë ishte pak a shumë kjo: 

Unë do pranoja më lehtë të më lidhnin në turrën e druve në shkretëtirën e Kalaharit, të më mbulojnë me mjaltë e të lejojnë grenxat të më hanë sytë sesa të bëhesha anëtare e Twitter. A mund të më thuash gjë ti mua që të ndryshoj mendje?

Dhe Biz Stone përgjigjet: "Kur t'a gjesh veten në atë pozicion, do të të duhet Twitter. Që të dërgosh mesazhin 'Ndihmë'."

Dhe në fakt, Twitter është bërë i famshëm pikërisht nga rastet në të cilat është përdorur me sukses nga njerëz që kanë pasur nevojë për ndihmë. (Një artikull si shembull.)

Përtej marketingut dhe rasteve të emergjencave njerëzore apo natyrore, Twitter është thjesht një metodë për të mbajtur lidhje. Eshtë një mënyrë për të shkëmbyer mesazhe të parëndësishme me njerëzit që duam të mbajmë afër. Eshtë në fund të fundit një mënyrë për të mos humbur lidhjet me njëri-tjetrin, paçka se ajo që thuhet brenda 140 shkronjave të një mesazhi nuk është doemos një mendim i thellë.

Me fjalë të tjera, është e vërtetë që shumica e mesazheve në Twitter janë të tipit: "Sot hëngra një sanduiç për drekë." Por s'të detyron njeri t'i lexosh, apo të ndjekësh ata që i shkruajnë.

19 Komente

ose si studiohen robt ne internet ka psikologet..

tbo cudi se po kryhen disa studime ikohsisht me shtatqin 'platforma sociale'

Twitter në fillim mu duk si diçka interesante përsa i përket ndonjë grupi që ka interesa të përbashkëta rreth ndonjë argumenti apo që punojnëtë gjithë për të njëjtin projekt, në të cilin, rezultati i punës së dikujt, i dhënë direkt, mund të shkurtojë punën e të tjerëve ... ose edhe për të senjalizuar "zbulimin" e dikujt (qoftë edhe linqe që mund të ketë gjetur rreth argumentit) për t'i njohur edhe të tjerët me opinionet e ndryshme rreth argumentit.

E gjitha kjo është e kotë.... sepse mjafton krijimi i grupit të interesit me kontaktet e tu dhe me një mailing-list e ke të zgjidhur atë problem po në tempo reale.

Shkurt muhabeti: Në Shqipëri mund t'ju shkojë për shtat partive dhe grupeve (OJQ jo, se nuk kanë aq antarë smiley ) për të sinjalizuar fanatikët se ç'duhet të bëjnë dhe se ku duhet të shkojnë e të duartrokasin smiley

Suksesi i Twitter (pa permendur super reklamen e mediave televizive,internetit dhe personaliteteve te famshme) per mendimin tim bazohet ne keto pika:

1. Komunikimi me 140 karaktere eshte i njejte me komunikimin qe ne perdorim ne celular me sms dhe sic dihet kjo eshte nje nga format e komunikimit me te perdorura ne bote

2. Twitter eshte i thjeshte dhe nuk ka shume "ngaterresa" per te shtuar nje mik ose opsione te tjera te cilat i ngaterrojne dhe i lodhin perdoruesit "e thjeshte" te internetit

3. Bisedat ne kohe reale me miqte tane ne jemi te predispozuar ti bejme ne Twitter sepse edhe pershtatshmeria e kesaj faqeje eshte pikerisht per kete pune dhe nese midis dhjetra web siteve do te zgjidhnim nje per tu socializuar sigurisht me e thjeshta do ishte te zgjidhnim Twitter.

 

Ka edhe shume aresye te tjera por keto jane me kryesoret besoj.

1-Fakti që ke shkruajtur një koment me mbi 140 karaktere tregon se në Twitter nuk do të mund të shprehje mendimin tënd smiley

2- Nuk është aq i thjeshtë (apo vetë ai i imi flet vetëm anglisht dhe japonisht? smiley )

3- bisedat me miqtë është gjithmonë më mirë të bëhen kur në mes është edhe ndonjë gotë birrë... dhe gjithsesi, socialnetworket e tjerë e kanë thjeshtëzuar në maksimum komunikimin me të tjerët

Të gjitha arsyet e tjera,nëse do të kishte për ta pranuar Twitter-in: bijen smiley

Fakti qe kam shkruajtur nje koment me mbi 140 karaktere tregon se jam tek peshkupauje nje vend ku biseda zhvillohet ndryshe nga Twitter i cili bazohet ne ate qe je duke bere per momentin dhe besoj se nuk duhet ndonje roman per te thene se ku ndodhesh dhe cfare po ben e eshte njesoj si me sms ne celular,sigurisht po te kishim shkembyer sms bashke nuk do me duhej te shkruaja mbi 140 karaktere me ty (nese do ishe femer ndryshon puna smiley )

 

 

Per piken e 2-te qe kam shkruajtur imagjino kur ty te duket Twitter i ngaterruar atehere sitet e tjera si Facebook te duken gogol smiley

 

3. Une po analizoja Twitterin,po te ishte per shije personale preferoj vetem messengerin (edhe kete te fundit vetem per te mbajtur lidhjet e jetes reale kur nuk kam mundesi takimi)

 

Penar flm per kete shkrim interesant dhe te detajuar.

ne fakt mendoj se twitter mund te behet interesant , kjo varet nga mesazhet qe shkruhen smiley

pse s`e keni vene re psh ne facebook ku shume veta mundohen te shkruajne statuse interesante? edhe kjo nje lloj twittering eshte smiley

aman mos na komplikoni mo tutje jeten, se boll i kina PPU, Blogsferen, Fejsbukun, flikrin, linkdinin, ikademine dhe aplikime qe integrojne IM + Email + Social Networks  etj etj. Jena bo tape me netuorke spo dime ka po hyjme e ka po dalim smiley  Sikur nuk mjafton gmail dhe sms-te e celularit smiley

kjo rakija kjo rakija,

ngatrro shpine

shkon ke kojshija smiley

 

Me fjalë të tjera, është e vërtetë që shumica e mesazheve në Twitter janë të tipit: "Sot hëngra një sanduiç për drekë." Por s'të detyron njeri t'i lexosh, apo të ndjekësh ata që i shkruajnë.

Kjo eshte interesante,por me interesante eshte shpikja e nje aparati(device) qe trasmeton ne Twiter sinjale sa here femija godet barkun e nenes,kur ajo eshte shtatzane!

kane ndermend keta ta shesin twiterin nja 200 miliarde me duket. dhe thon pastaj si futet bota m krize!!! Duke harxhu leket gja me marketing te pritshem.

Ose ka nje rrenim te jetes sociale amerikane dhe njerezit mundohen te mbushin boshllekun e miqve dhe ngjarjeve reale me budalleqe interneti.

Pse duhet me shkrujt ne internet kur ke ndonje gje per te ndare me miqte, thirri ne darke dhe tregi te gjitha para nje gote birre, ose Xhak Daniels, ehhhhhhhhhhhh thuaj

po laj lveret

Ehe dhe twitterin kishim mangut.

Keto risi nga nje ane me gezojne. Por nga ana tjeter me shqetesojne pak.

Preferoj ta konsideroje kete periudhe si nje moment ky menyra te reja komunikimi vihen mbi tavoline dhe perdoruesit i mbetet te beje zgjedhjen e preferuar duke dhene voten e tij per vazhdimesine, modifikimin, integrimin apo zhdukjen e njeres apo tjetres.

kjo bote eshte plot ngjyra. le te ekzistoje dhe twiter dhe koha do ta tregoje vete se kush do te dale nga loja me pare. per ne shqipot, rrofte facebook qe ka filluar te me duket tani sikur kam vize ne pasaporte e hyj e dal jashte pa probleme. ah, po, edhe skype.......

Kjo videoja ne fakt eshte nje pershkrim pak a shume i sakte. smiley 

Hmm...me duket se mund te bej pa Twitter. Kam kohe qe edhe FB e kam rralluar keshtu qe per mua nje vend virtual me pak.

Sdq, flm per prurjen Penar  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).