"TVSH -50%, per 12 produkte baze"

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar dje nje takim me biznesmene te vegjel dhe te mesem ne tregun e produkteve ushqimore ne Tirane. Gjate takimit ai paraqiti dhe nje nga pikat e programit te partise se tij per qeverisje. "Ne jemi te vendosur per te pergjysmuar TVSH per 12 produkte baze ushqimore, me qellim qe te kontribuojme per uljen e cmimit te ushqimeve dhe njekohesisht per te ndihmuar sadopak familjet shqiptare, te cilat kane sot probleme edhe me ushqimin e femijeve te tyre duke pasur nje kosto sa me te vogel te ketij komponenti jetik", shpjegoi programin qeverises te LSI, Ilir Meta.. Ai i beri apel qeverise dhe pushtetit vendor per te rishikuar dhe njehere taksat qe paguajne tregtaret, sikurse jane taksa e tabeles, apo taksa e gjelberimit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).