Topi, dy zonjat dhe rekruti

... dhe “Taulanti që kërkon një motër” se ajo e para nuk bën

Topit
Zoti ish presidenti im! Edhe sot prokurorja i ushqeu disa gazeta komuniste e ndonjë stacionin televiziv të privatizuar nga mafia, me heshtjen dhe porosinë e saj nëntokësore kabllore. Ti nuk mund të bësh qejf për shkak të egoizmit tënd e planeve të errëta me falsifikimet, gënjeshtrat e mashtrimet që prodhove në adresën time. Institucioni jot i varësisë, bile jo vetëm prokuroria, por edhe një tjetër i varësisë tënde, po të shërben në mënyrë private të paligjshme duke e angazhuar në mënyrë të shëmtuar me zili edhe për Koçi Xoxen. Spiunët e tellallët që t’i përdor për të denigruar autoritetin tim në prag të fushatës, me synim për të goditur mazhorancën, tregojnë haptas, se ti jo që s’je president i gjithë shqiptarëve, por i pjesës më të zezë të kombit shqiptar, i pjesës që është trashëgimtare e krimit mbi këtë vend, por që për fatin tënd të zi, është edhe perverse e hapur. Dhe që të mos luajmë symbyllurazi, ti je sot njeriu më i egër kundër PD-së dhe demokratëve, se ty nuk t’u dhimbs Ferideja, por t’u dhimbs Edi Rama, “djali ilegal”, siç tallet ai në mjediset e tij. Se ti nuk e di që ai për shkak se takoi Feridenë, i filloi prapë ekzema. Por ti, me gjithë dëshirën tënde nuk kishe fat të zi ta fusje në listë Feridenë, të cilën ta dha drakula dhe zj.Rama dhe me një hajdut xhepash që bën gjyqtarin e që s’do jetë e largët dita që do të ketë fletë-arrestin personal.

Ti bën sikur nuk do të përzihesh në lojën politike, por je ti dhe vetëm ti që i ke dhënë prokurorisë, fytyrën e rajonin nr.1 të Komitetit të PPSH-së së Tiranës. Ti zotëri ke vetë dy vajza dhe unë mund të të habit po të shkruaj, por unë nuk e bëj kurrë atë, vetëm se u them atyre dy vajzave të tyre se ti je një baba, ekstremisht i zi, ekstremisht i keq, se e fute dorën tënde të zezë edhe në mes shoqeve e shoqeve të vajzave të tua. Je ti që lejon që kryeprokurorja të vegjetojë e të mos bëjë asnjë punë veç propagandë, shpifje, intriga, o kundër Saliut, o kundër Fahriut. Njerëz që shpifin mbi historinë e vendit të tyre, kundër kombit të tyre, që bëjnë propagandë kundër këtij vendi, janë anturazhi e pëlqimi i saj. Ti ke shkaktuar përmbysjen e sistemit të vlerave si në inteligjencë edhe në të gjitha sferat e tjera, me dekoratat për spiunin prokuror Njazi Jaho, rezerva e Sigurimit të Shtetit, informatori me pseudonimin “Stilografi” që vepronte në Elbasan apo gjetkë. Ti kujton se historia e shpifjes dhe e mashtrimit, mbi fëmijën tim dhe mbi mua do arkivohet dhe do mbyllet. Kurrë. Dhe ti do jesh në mes dhe në qendër dhe unë do bëj të njëjtën gjë që bëri, do t’i ndjek të gjitha llojet e fëmijëve dhe atëherë nuk do të jetë kryeprokurore brigadierja e pularisë dhe nuk do të ketë vezë me dy të kuqna. Po ti nuk ke shkelur vetëm mbi fëmijën tim dhe mbi mua. Ti ke shkelur në radhë të parë mbi vuajtjet e babait tënd që për shkak të shkollës së Fultzit ju rriti me zor, por ti ke shkelur edhe mbi autoritetin intelektual të vëllait tënd të nderuar, të cilët të gjithë e quanin në PD-ë si dritën e syrit. Por ti ua hoqe sytë, të tuve më parë.
Ti je tiranas i vjetër dhe e ke dëgjuar historinë që shoku Enver kishte një mik që quhej Dem Xhepa, por ti të paktën të ishe bërë me Demën, por je bërë me Enverin. Pra i bie me Myslim Pezën, me Dash Sifilizin dhe me zonjushën Rama të bashkisë. Ky pozicion midis këtyre dy zonjushave është i vështirë dhe mos të gënjejë mendja apo ndonjë këshilltar batakçi, apo ndonjë trimërim banditi që të ofrohet si shërbim se do të trembë e do më ndalojë.

Unë jam gazetar i lirë dhe lirinë e fjalës e kam angazhuar për të goditur të gjithë ata që të vërtetën e fshehin në xhepat e interesit për para, pushtet dhe karrierë të pamerituar.

Tërhiqi zagarët që ke lëshuar nga prokuroria e gjetkë se i ke të gjithë në dritën e diellit dhe i ke të gjithë të identifikuar për shkak se kanë gjakun e drakulës. Kryeprokurorja hanëme Gërdeci do të deklarojë çiltërisht e profesionalisht që i ka dhënë ushqim të helmuar opinionit dhe medias për rastin e sime bije dhe meje.

Zonja Rama, ose hanëme Gërdeci
Si të duket ty zonjë që kushtetuta dhe ligji të ka dhënë të drejtën të firmosësh e të vulosësh mbi fatin e njerëzve e të qytetarëve shqiptarëve e për këtë shkak ti mund të ndysh dynjanë, duke mashtruar e keqinformuar çështje pa lidhje me proceset e hetimit të punës tënde. Çfarë është prokuroria, tabelë emulacioni socialist ku ekspozohet fitimtari që është me ty dhe armiku që nuk është me ty.
Moj zonjë, kjo tregon se rruga që ke përshkruar ti deri tani si formim, ty të çon në çdo lloj vendimi dhe marrëzie. Por ti ke me qindra hajdutë dhe kriminelë, të skeduar dhe me dosje në vetë institucionin tënd dhe gjithë puna jote është “Fazlliç – hiç”. Tani u bë dhe “Fahri – hiç”.

Ti zonjë ke marrë përsipër të dalësh në atë karrige do t’i çosh mllefet e tua e të shefit tënd nëpër mediat të cilat funksionojnë si kanalet e ujërave të zeza. Ngaqë lexon përditë letra e tabulate përgjimesh, ti moj zonjë kujton se bota është aty te karrigia jote, prandaj kur del në televizor bën figura paralele e pastaj t’i rregullojnë nëpër montazhe. Nga tërë hetimet që ke dëgjuar ti, që ke parë nëpër filma se për të lexuar të ka ikur durim, hetimi më i madh do të jetë për sabotimit që i ishte bërë Interpolitit dhe veprimtaria e tyre në një faze të caktuar dhe kur Shqipëria drejtohej nga bandat dhe droga shpërndahej në Ministrinë e Kulturës të Partisë Socialiste. Ky do të jetë hetim. Bashkë me një gjurmim shumë të lartë për piramidat e fatin e pastajmë të tyre në Durrësin plak. Atëherë do të shikojmë se sa të lehtë do ta kesh të flasësh për falsifikime.

Zonjushë Rama e bashkisë
Ti je në orar të punës. Puna jote e vetme në këtë botë që nuk quhet as dy lekë punë është jo e pasuksesshme në përdredhjen, demagogjinë, paturpësinë, vënien në dispozicion të gjithë trukeve për karrierë politike. Por ti je 99% frikë dhe 1 % ujë. Ti në fillim ke pasur frikërat e projektit të dështuar njerëzor. Ti je i paarsimuar, madje më mirë i keqarsimuar se vetëm historinë e partisë ke pasur lënë të vështirë. Pjesa tjetër i takon të jetë top, alkool, miell, etj.
Kemi pasur një kod në hiçkomunikimin tonë, që ka vepruar kur t’u sëmur ty djali, por ti i nxit që nga zyra jote dhe i përzgjedh tekstet të News 24, dhe hoqe intervistën time nga “Gazeta Shqiptare”. Drakulën se të ka bërë 100 të zeza, kur s’të ka falur as Netën as babën, as gratë, as burrat, as djalin, e pret në orët e vona të natës me dashuri.
Prite, prite se për lesh ke për vajtuar, se rezultati i drakulës, është vetëm kjo siç vajtje dje në Shijak.

Rekruti
Është Taulant Balla. Quhet rekruti për një arsye që e dinë të gjithë e për një arsye që ai mendon se e di vetëm ai. Kur del T. Balla në televizor del me pullë të kuqe sepse prapa kurrizit ka të shkruar “Sex shop”.
Është aq provincial dhe aq i paditur saqë që gjitha përrallat e drakulës i përjeton me gëzim si të vërteta dhe nuk e di se drakula një ditë, mbasi do ta ketë ngopur me shpifej për Saliun e për Fahriun do t’i kthehet edhe këtij jo më larg se një tavolinë tjetër, por ky nuk sheh nga sytë dhe me një servilën e skllavëri të plotë ndaj kryetarit aktual që nuk ka asnjë lidhje me idenë socialiste të Taulantit, del në televizione e përdor shprehje e gënjeshtra që as e skuqin e as e zverdhin.
Zotëri duhet ta mbledhësh mirë b...kur të flasësh për fëminë e tjetrit se të kujton të motër siç ta kanë kujtuar dhe të hap një dossier të të duket Librazhdi si grazhdi ku ke lidhur lopën, se ti e di që është edhe një film “Taulanti kërkon një motër”, se ajo që ka nuk bën.

42 Komente

Ky duhet nxjerre te peshku perdite deri diten e zgjedhjeve te marrin vesh te gjithe se c'lloj malli eshte bahri falliu

Konstatoj se Fahriut i paska ngecur keq hala (e Peshkut) ne fyt, dhe duket se inatin me te madh e paska me Bamir Topin. Nuk eshte se po kursen Ramen (ate te bashkise dhe ate te Prokurorise), por nuk po le pa resto as DRAKULEN E MEDIAS (Mero Bazen, mesa kuptova).

Dje u mor me Bilbil Fatos Klosin, sot me Taulant Ballen ...

Nga sa po ve ré, kemi per te degjuar gallate edhe ca dite te tjera ! smiley

Ishalla marim vesh ndonje "skandal" te ri

Cfare faji ti vesh Berishes kur ofendon me liber shtepie opoziten gjersa ka per keshilltar Fahri Balliun.  Kapo te keshilltareve te vet do ket Avdiun e "portokallis".

Prite, prite se për lesh ke për vajtuar

Ketij i paska hik rrotaxhilja mer daj. Fahri paske hik per lesh... Gjithe jeten me shantazh je mbajtur, por sic duket po i soset uji dhe gamiles sende. Inatin duhet ta mbash me ustain tend or daj se nuk ta kane fajin ata qe i sulesh (po le qe me ke flas dhe une...) ... shume shume si Mero - "drakula" do te perfundosh...

Shaj njeri e shaj tjetri

Gjithe budalliqet po dalin sheshit !.............

Ju uroj gjume te embel te gjtheve juve qe po komentoni

uroj qe vetem endra te mira te shikoni

                                                                good-bye

Admin,bere mire qe nxore kete artikull,per ta lexuar te gjithe,flm!..jo per gje por per te njohur me mire se kush eshte Farih Balliu ,i shemtuar dhe i qelbur nga fjalori.,zagar qe lehe kur i hedhin ndonje kocke,njeri shpifes dhe shume i vlefshem per PD.

 

 

 

 

 

Tani qe e njoha Fahri Balliun une do votoj per Edi Ramen.

Ja si shkruan sot Beniamini i Ismail Kadarese :

Topi nuk do ngushëllohet dot më as me Kresh – mikun as me feridenë, ka problemin e fëmijëve ilegalë, tashmë beteja i është afruar te ndërmarrja. Të shohim sesi ata që punojnë aty do fillojnë ta trajtojnë sepse ka marrë edhe ai nga leproza e drakulës ose zerobazes.
Dëgjo zeron se te zero je duke shkuar

Ky eshte Fahri Topalli dora vete ose Fahri Kadare. Fahri luftaraku

Sot ne sinkron ka dale ne shtyp dhe skalioni i dyte Kadare. Mark Marku dhe ajo Meksi Koburemadhja.

E pashe dhe mbreme kete pleher/jashteqitje, pjelle klasike dhe e pandryshuar e regjimit diktatorial Enverist, qe perpelitej para ekranit te Canit tek emisioni "Zone e lire" sikur te ishte nje zhabe e gjalle qe po skuqej ne nje tigan me vaj te nxehte. Turp, eshte turp i madh qe ky vend  mban akoma kesi felliqsirash mjerane.  

Maliq eshte mire kur i nxjerre c'fare te mban shpirti brenda..   smiley

Ndihesh me mire dhe ke nje sens "triumfatori" per pak kohe.. Te gjithe e kane mendjen e syte tek ty..  Por e keqja eshte se nuk mund ta zgjatesh per gjithmone kete gjendje se vjen dita edhe s'ti hedhin me qurret njerezia... 

Kujto Meron!   smiley

 

Do te vjedhesh dhe mos te futesh ne burg, behu politikan  ne Shqiperi, ose te pakten vertitu me peshtirosje rreth tyre.

 Sa me shume te vjedhesh, aq me lart ngrihesh ne karriere. Popullit te shkrete nuk i ka ngelur gje tjeter vetem te qeshe si budalla kur shikon si dhunohet , vidhet e sakatohet cdo dite. Me keqardhje them se e meriton kete perbuzje nga ana e politikaneve ose puthadoreve te tyre. Ne Shqiperi quhet budalla ai qe nuk vjedh. Ne Shqiperi shperfillet ai qe eshte i sinqerte dhe i drejte. Ne Shqiperi vjedhja dhe grabitja e paturpshme jane me normale se ndershmeria.

Asgje nuk ben me pershtypje... S'ka turp, s'ka moral, s'ka parim, s'ka bese, s'ka meshire, s'ka me as frike. Grabitja nga njerzit me kollare behet ne mes te dites, ne sy te te gjitheve dhe te gjithe qeshim. Kujtojme se jane para qe u takojne.

Jo o popull i mjere. Jane parate e tua o i paditur. Ngihu dhe shkuli keto plehra qe te pijne gjakun si shushunja.

O sa turp me vjen qe jam shqiptar...

O Kothe, kot me t'pyt!

Cfare lidhje kane keto qelbesirat Balliu et. al. me Ismail Kadarene?!

E kom me ter' men' kyt pytjen!

 

Ja mer mroklle me ter men dhe une.

Ismaili i ka dhene emrin ketij hales dhe ky vret e pret majtas djathtas lart e poshte.

Edhe ate emer mut ja ka bere ky dhe une kam nja 2 vjet qe cirrem ketu e nuk me nigjo njeri. smiley

Vetem kaq kam une per publik per lidhjen Kadare - Balliu. Deri sa Gjeniu te beje paratheniet e Balliut, une kete pune kam.

Fahri Karedeja do i them.

P.S. Ka dy jave Fahriu qe flet cdo dite ne Gazeten 55 per babane e Judes se Munihit. Dy jave cdo dite. Se mos me thua qe e ben per sport. smiley

Koth, a je tuj than cka un' mennoj si ti je tuj thane! smiley

Kadareja i "aprovon" keto ndyresira qe shkruan ky kerma? 

Tesh, une nuk e lexoj kete Balliun, as soti, as qemoti!

Keshtu qe duhet te "apdejtesh" pak se cdo me thone "baba e Judes se Munihit"!

P.S.

Mu m'pelqe qe per vikend i kam k'to shkembimet gjymes-t'kodume me zotninte tanne!

Nji nga arsyt' e fundit si vi m'Peshk anipse rralle e ma' rralle, fatkeqisht!

... smiley

Keshtu qe duhet te "apdejtesh" pak se cdo me thone "baba e Judes se Munihit"!

Bilbili i Ardianit te Kloseve. Po mo baj gjoja sikur nuk e di. Po duhet te kishe lexuar dhe nja dy shkrime te pardjeshme te fetij funderines , megjithate ja po munohem une me ta sjell keshtu :

...Bilbilit të Klosëve

Në këtë aferë, siç u thashë më lart, u qeras edhe Ardian Bilbil Klosi, për të mjekuar sadopak plagët që i hapi zbulimi i dokumenteve zyrtareve, lidhur me babanë, i cili ka punuar në regjimin komunist, deri në pension në profesionin e vrasësit. Babai yt, zoti Klosi, ka punuar vrasës. Një pjesë të jetës drejtpërdrejt në terren dhe një pjesë duke certifikuar vrasjen e të tjerëve, në gjyqe, si ministër (pa) Drejtësie, ose në Presidiumin e Kuvendit Popullor, si sekretar i tij.

Disa mendojnë se duhet të kisha futur edhe ty te zonjushat, por të paktën ti e ke një burrë në shtëpi. Ti i vjedh gjermanët sot, yt atë i vriste. Merri dhe hidhi në gjyq dokumentet që janë paraqitur, kundërshtoje dhe kërko ballafaqim si anëtar i Al Kaedës përmes Serbisë dhe Rusisë dhe vetëm kjo ta frymëzon urrejtjen për Skënderbeun. Edhe ti je në këtë aferë në lezet të shijimit të saj, që nga ana e saj nuk është asgjë.

Eshte shkrimi i dites se pare kur i dul emri i vajzes per pune Delijorgji.

A ben gisht perpjete Kadare per kete moster ? Aha ka kohe qe nuk i besoj me sa kohe qe ketij nuk i qeper goja me kete fare vreri.

Tani une e di qe ti do me thush qe e kompliko kot, por ate jam duke then dhe une. Fahri haleja nuk ka nje model ne jete dhe ky njeri o mroklle vllai qo qinte dhe veten e vet po ti arrinte ajo vegla qe perdoret dhe per shurre. smiley

Ardian Klosi -Juda e Mynihit! HAHAHAHA

Hajde hashash qe mbajne skerkat e Qeparoit hajde! Nga ai i forti, "hashash i zi" i thonin qemoti, hashash Persie! smiley

Jo vallaj nuk e kuptova! Me qorollepsi "juda"! Mendova e kishte me ndonje tradhtar te PD-se! smiley

Nejse, ky eshte i pabesueshem, dhe sa me shume i rri afer Saliut, me mire eshte per kauzen teme sekrecionale! smiley

Une, me lejen tanne, prap insistoj ne pyetjen e pare. Ismail Kadareja i aprovon keto sulme fantastike ndaj qenieve te tjera njerezore?

Nese ti thua "po", une te pyes: Ky eshte opinioni yt, apo e di kete si fakt!

Une e kuptoj qe po vjen ora kur komentet e tuja fillojn e trubllohen, po mundohu me mu pergjigj drejt, priti plliz! smiley 

Une, me lejen tanne, prap insistoj ne pyetjen e pare. Ismail Kadareja i aprovon keto sulme fantastike ndaj qenieve te tjera njerezore?

Nese ti thua "po", une te pyes: Ky eshte opinioni yt, apo e di kete si fakt!

Nuk kam "po" une mer Mroklle. Une kam menu se jam i qarte kur them qe sa kohe qe ketij nuk i mbyllet goja une menoj cer te me doje qejfi . smiley

Fakt leshi dmth, une kam 30 vjet pa e pa Karadene nga afer smiley por para se te shkruante Ftese ne studio, te vrisja per Kadarene une.

P.S. Larg une mer ketyre gjojnave me klane ene armiq . Mu me lexo vetem si Koth deri diten qe nuk do them gomarrluqe . smiley

"Tërhiqi zagarët që ke lëshuar nga prokuroria e gjetkë se i ke të gjithë në dritën e diellit dhe i ke të gjithë të identifikuar për shkak se kanë gjakun e drakulës."

deri ketu mu duk si kercenim i hapur per Topin...

Ae kuptova gabim apo ky Topi i ka fut duart shoqes se goces se vet.

Le qe edhe keq ta kem kuptu ca pret prej nje ish-brigadieri foragjeresh.

Jorgo, ops, gabim, Koth!

Sa mire e njeh kete Balliun, keni punuar abshke?

Fahriu eshte si pare e kuqe ketu ne Tiron. Ashtu sic ka qene rahmet paste Shabon Hunderri. Vetem se nuk mund ti afrohesh se qelbet ere.

Te merresh me pisllekun virtual edvinist qe shan te gjithe ata qe guxojne te flasin kunder Rames dhe Veliajt, nuk eshte ndonje kenaqesi, por detyre qe duhet bere.  Sic thote edhe shkrimtari yne i madh Kadare, kur ujrat e zeza permbysin qytetin, dikush duhet te merret me to, edhe pse eshte nje dicka qe nuk pelqehet aq shume.

Kujdes... se po e ben me pis se c'eshte!

O Polic fillo e shkruaj tek 55-sa dhe lene PPU ne qejf te vet. Ik se mbase fiton edhe ndonje lek se i ka me shumice Fahri qelbsi.

 berber, olsib, amon cuna, mos e inkurajoni policin. per hir te te tjereve.

"...mbasi do ta ketë ngopur me shpifej për Saliun e për Fahriun do t’i kthehet edhe këtij jo më larg se një tavolinë..."

 

- "Saliu dhe Fahriu".....

 

O Sale.   Nuk durohet... Ne nje rresht ti dhe Fahriu ?!!  Po po po Turp.

Se kuptoj katapultin socialo-politik te Balli Fahriut  "Drakules" ( i shkruan editorialet si epope mitologjike ) nga nji injorant ordiner ishkomunist i kthyer ne ekremist te djathte ( ekstremi i se djathtes ne politike eshte fazhizmi, prandaj nuk e kuptoj pse i duhet ky PDs) qe shfaqjet e para ne publik i pati para 10 vjetesh tek "TV Dardania" ne Elbasan (pak a shume si "Tv krokodili" i portokallis) ku mbaj mend sa e sa telefonata live qe tallnin opinionet e ketij njeriu dhe qe shprehnin  mospajtimin per paraqitjen e personit te tij ne televizion. Si arriti nji person i tille te jete krahu i djathte i Sali Berishes?!!!!! Pse PDs i nevojitet mbrojtja ose perfaqesimi nga njerez te tille! Rast i njejte edhe per Jozefina Topallin, Fatos Bejen...

Pikerisht per Fahriun !

....

Qendra e biznesit fshin emrin e Balliut, bashkëortakes së Delijorgjit

 

Henris Balliu, emri i vajzës së botuesit të së përditshmes “55”, është fshirë nga ekstrakti i regjistrit tregtar të kompanisë “Trans Digging Construction sh.p.k”. Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve, ka fshirë emrin e saj si aksionere në këtë kompani, pa u mbushur mirë as 24 orë nga denoncimi në media i faktit se ish-pronari i kompanisë “Alba Demil” që shkaktoi tragjedinë në Gërdec, Mihal Delijorgji e njeriu më i afërt i kryeministrit Berisha, Fahri Balliu, janë bashkëortakë në një firmë ndërtimi të pasekuestruar ende nga prokuroria.

Gazeta Shqiptare” siguroi dje ekskluzivisht një kopje të ekstraktit të regjistrimit, ku rezulton se aksionerët e vetëm të shoqërisë “Trans Digging Construction sh.p.k” janë Mihal Delijorgji me 20% të aksioneve, Kristo Delijorgji me 40% të aksioneve dhe Flora Xhillari me 40 për qind të tyre.

Sipas dokumenteve të botuara në media rezulton se në aktin e themelimit të kompanisë “Trans Digging Construction sh.p.k”, ortakë themelues të saj janë Mihal e Kristo Delijorgji, me 40% të kuotave (20% secili), Henris Balliu me 20% (vazja e Fahri Balliut, e cila në moshën e firmosje së kontratës ishte vetëm 20 vjece) dhe vëllezërit Martin dhe Ervin Mata, me 40% të kuotave (20% secili).

Objekti i veprimtarisë së kompanisë është “aktivitet në fushën e gërmimeve të tokës me qëllim ndërtimin e objekteve të banimit dhe veprave të ndryshme ndërtimore; transportin e dherave të gërmimit të tokës, si dhe të materialeve inerte”.
Kompania “Trans Digging Construction sh.p.k” nuk është sekuestruar ende nga Prokuroria e Përgjithshme edhe pse bashkëortak në të është Mihal Delijorgji, ndaj të cilit është marrë masa e sigurisë ‘arrest me burg’, si përgjegjësi kryesor i tragjedisë së Gërdecit.

Kryeprokurorja Ina Rama, në një prononcim për shtyp deklaroi dje se po bëheshin verifikimet lidhur me shoqërinë e re të Mihal Delijorgjit.

Partitë në opozitë kërkojnë zbardhjen e ortakërisë si dhe transparencë ndaj bizneseve të Delijorgjit, ndërsa ryeministri Berisha nuk u prononcua dje lidhur me faktin që një prej njerëzve të tij më të afërt, Fahri Balliu rezultoi si ortak me Mihal Delijorgjin në biznesin e ndërtimit.

24 ore lajme.

Ah ju jeni per te qare hallin mor daje,E.Hoxha ju ha tumin juve,po si er tipik komunist akoma me parrullen "u arratis kusheriri te fusim gjithe fisin ne burg" ti pu..pu..pu...

Honing,

shkaku i irritmit te Fahrriut :

Kryeprokurorja Ina Rama, në një prononcim për shtyp deklaroi dje se po bëheshin verifikimet lidhur me shoqërinë e re të Mihal Delijorgjit.

 Reagimi i Fahriu:

Spiunët e tellallët që t’i përdor për të denigruar autoritetin tim në prag të fushatës, me synim për të goditur mazhorancën, tregojnë haptas, se ti jo që s’je president i gjithë shqiptarëve, por i pjesës më të zezë të kombit shqiptar, i pjesës që është trashëgimtare e krimit mbi këtë vend, por që për fatin tënd të zi, është edhe perverse e hapur.

A mund te me thuash c`lidhje ka goditja e mazhorances dhe autoritetit te Fahriut?

Po ka nje lidhje,atehere kjo tregon se mazhoranca eshte e implikuar me Delijorgjin,dhe ka pas dijeni se c`fare bente ky ne Gerdec?

Te pakten mazhoranca te mos genjej se nuk dinte gje per Gerdecin,duke luajtur rolin e budallait.

Dmth  na doli sekreti i hetimeve!!!?

 

Ore une nuk kuptoj deri tani se ku ka shkelur ligjin vajza e Fahriut.  Ne ate ortakeri biznesi, qe nuk ka pasur aktivitet financiar, ku eshte shkelja e ligjit?  Kete a ka njeri qe e thote?

Nese ketu eshte fjala per zhurme ne sherbim te luftes politike duke u marre me biografi, atehere ky eshte diskutim tjeter.

Po te isha si Fahriu do te filloja botimin e 30 lejeve te ndertimit qe i ka dhene Rama Delijorgjit.  Telefonatat e Rames me kete person etj.

Lufta politike kunder partise ne pushtet nuk behet duke u marre me Fahri Balliun qe nuk eshte as ne lidershipin e PD-se, as ne qeveri etj.  Ky nuk eshte ndonje qe mund te demtoje dhe as shqetesoje PD-ne. 

Prokuroria te filloje hetimin per Fahriun dhe familjaret e tij menjehere.

Ne fakt kjo tregon mjerimin e opozites qe s`ka argument tjeter pervec ortakerise ne biznes te vajzes se Fariut, qe eshte dicka ligjore.  P.sh. Veliaj me ofendimet rrugacerore qe beri dje ne debat me Balliun, ka dale komplet jashte loje. 

PD-ja nderkohe vazhdon parafushaten elektorale me e forte se kurre.  E konfirmuar ne sondazhe me para dhe nga ato qe do te vijne si partia e pare dhe qe po peson rritje gjithnje e me teper. 

 

 

 

ThP, plera si Balliu nuk i duhen PD!  

Po ate po them edhe une, nuk demtohet PD-ja pse sulmohet Fahri Balliu.  E per me teper nuk ka asnje shkelje ligjore ne kete. 

Cfare ben prokuroria?  Nese ka dicka jo ligjore pse nuk fillon hetimet?

Po mbaje mend, njerez si Veliaj nuk i duhen as te majtes shqiptare.  Ky dhe disa te tjere jane turpi i brezit qe fatkeqesisht ndajne te njejten moshe.

 

Ke te drejte Though-Police ,te PD jane ajka e rinise shqipetare.

Besoj se eshte neverit parlamenti nga nje Erion Brace,s"duron ma Eriona te tjere.......

Nese nuk paska asgje te keqe, pse i ka djeg kaq shume Fahriut e eshte hedh ne sulm te verber?

o njerez ku mund ta shoh ate emisionin Zone e Lire te perplasjes Veliaj Balliu? cfare ndodhi ne fakt se s'po marr vesh. 

Shtyllat e PD-se jane : Fari Balliu ose eminenca gri e dok-ut , Lul Basha ose nderlidhesi i dok-ut . Figurinat e tjera qe quhen anetare te PD jane numurore topi smiley .Ka edhe kamikaze komuniste si Ed Paloka etj . Pastaj ka edhe zurna neper Gazeta e  TV-ra . Po ka edhe ca neper Blogje qe zhurmojne e zukatin per te bere zhurme sikur jane taborre te Moralit e Drejtesise smileyJa digjojuni zukatjet....Fariu eshte i Korruptuar ...Veliaj e ka fajin...

 Drakulen e mora vesh ketu nga nje komentator qe ishte Meroja, po ajo Ferideja (qe permendej dhe tek intervista me Presidentin) çfar ishte se nuk po e kuptoj akoma, ç'lidhje ka me Edi Ramen.  Koth, a mund te na thote ndonje gje, se ç'po behet andej nga Shqiperia. 

Mendoj se goca e ketij Fahriut qe qenka degraduar ca, nuk ka ndonje faj dhe nuk ka pse te bashkangjitet artificialisht me nje firme tjeter qe mirret me çmontimin e fishekeve e te predhave. Nese goca e Fahriut, ka (apo dhe ka pasur) 20% te aksioneve te nje firme te perbashket me te tjere (firme ndertimi a inertesh) , prokuroria s'ka arsye dhe baze ligjore te merret me 20% e saj. Ajo (prokuroria) merret vetem me pjesen e personit te perfshire ne vrasjen aksidentale te Gerdecit, person i cili quhet Delijorgji dhe jo Balliu. 

Se kupotj sesi nje halldup e injorant i gjuhes shqipe mund te shkruaj keshtu dhe madje edhe te kete nje gazete te tij ku te hedh kaq shume mllef e vrer, erresire e ndyresi.

Muk mund ta imagjinoj se kush person me mend ne koke harxhon para per te lexuar te tilla idotesira si keto te Balliut. E vetmja gje qe ai verteton apriori sa here del ne media qofte nga pamja e tij qofte edhe nga ato qe thote eshte se ai padyshim ka qene nje agjent i regjur i atij regjimi kunder te cilit nuk le gje pa thene sot. 

Nuk mund ta imagjinoj sesi dikush mund ti rrij prane ketij njeriu te komprometuar e shoqerisht te rezikshem.

Ky Haxhi qamil i shekullit te 21 eshte edhe nje nga paradokset me te medha te realitetit te dhimbshem shqiptar dhe flet po aq shume per miqte e fahriut duke filluar me Berishen trim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).