“Topi dështoi me Ina Ramën”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në emisionin e gazetarit Alfred Peza, “Ora e Debatit” në “Ora News” shprehet se Presidenti Bamir Topi dështoi me zgjedhjen e Ina Ramës, si Prokurore e Përgji-thshme. Gjithashtu Topalli ka ironizuar idenë se Lulzim Basha mund të jetë lider i PD-së në të ardhmen.

Hetimi i Parlamentit ndaj zoti Rama është politik apo jo? Ka një ligj, ku dy muaj para zgjedhjeve nuk lejohet?
Nëse Parlamenti do të mbyllte sytë përballë rekordeve të tilla të një arrogance të tillë të paparë, për t’i dhënë vetes për të mbledhur KRRT-në, për t’i dhënë vetes lejet e ndërtimit, ajo nuk do të ishte jashtë funksionit të Parlamentit, lufta kundër monopolit dhe korrupsionit. Nuk jemi në kundërshtim me afatet, sepse është ligji që thotë se katër muaj para mbarimit të mandatit nuk lejohet ngritja e komisioneve hetimore, në seancën e parë e kemi nisur më 3 shtator të vitit 2005. Komisioni nuk ka prapavijë politike, është në zbatim të ligjit.

Përse kemi një ndryshim kursi të PD-së dhe kësaj maxhorance në lidhje me Prokuroren e Përgjithshme, menjëherë pas vendosjes në detyrë të Ina Ramës?
Nuk e gjykoj ndryshim kursi. Prokurorja është një emër i zgjedhur nga Presidenti i Republikës. Ne kemi votuar zgjedhjen e Presidentit, pastaj raporti me integritetin është një diskutim që mund të marrë shumë kohë, preferoj që të mos zgjatem.

Jeni penduar që e keni votuar në këtë post?
E kemi votuar se padyshim kemi pasur vullnetin e mirë. Prokurori i Përgjithshëm ka një histori të vështirë. Unë e kujtoj me Arben Rakipin një përdorim politik të dhimbshëm. Po e njëjta situatë, nuk them për Dhori Sollakun aq përdorim politik. Kërkoi që të vendoste një ekuilibër dhe një balancë dhe i mbylli dosjet dhe kësaj radhe absolutisht përdorim.

A është çliruar Prokuroria nga përdorimi politik?
Absolutisht jo

Kush e përdor tani?
Kjo është një raport me integritetin, me shtetin, një sens përgjegjësie ndaj detyrës ato që përdorohen.

Mos po e përdor presidenti, sepse kryeministri ka thënë se opozita nuk e përdor Prokuroren e Përgjithshme?
Nuk dua ta zgjas këtë temë në lidhje me integritetin dhe përdorimin.

Disa zgjedhje të PD-së kanë qëlluar të dështuara në disa institucione...?
Nuk ishte zgjedhje e PD-së, Prokurorja e Përgjithshme, kjo ishte zgjedhje Topit. Ishte e votuar nga ne.

Kemi edhe rastin e institucionit më të lartë të shtetit? A ka një analizë apo përgjegjësi për këtë?
E vështirë të peshosh integritetin, e vështirë është ta matësh. Aq më tepër kur ulet tjetri në karrige, atëherë fillon të shfaqen disa elementë të qenies së tij, të karakterit, të interesave të tij. Aty është prova e karakterit.

A e keni me Presidentin?
Unë flas në koncept, nuk dua të personalizoj asgjë. Kjo është beteja emancipuese, përgjegjësia ndaj shtetit. Unë këtë e shoh si indikatorët më të munguar në politikën shqiptare dhe në institucionet shqiptare: përgjegjësia me karrigen, përgjegjësia ndaj detyrës dhe ndaj shtetit. E shoh se nganjëherë dozat e raportit të personales me publiken janë krejtësisht ç’proporcionuara.

A keni pendesë zonja Topalli për zgjedhjen e zotit Topi?
Shiko, kur Parlamenti ka bërë vendin me President ka bërë detyrën e tij, sepse e shpëtoi Shqipërinë nga një zgjedhje në një zgjedhje tjetër. Nëse Parlamenti nuk do ta kishte arritur këtë, sot nuk do të kishim ratifikim të MSA, sot nuk do të kishim arritur rritje të ekonomisë 8%, sot s’do kishim anëtarësim në NATO. Dhe të martën nuk do të kishim që kryeministri të paraqesë në Çeki kërkesën për statusin e kandidatit.

A është edhe meritë e zotit Topi?
Është meritë e Parlamentit shqiptar dhe e parlamentarizmit.

A jeni penduar që e keni zgjedhur zotin Topin?
Jam shumë e kënaqur që Shqipëria është sot në NATO.

A ka dy rryma në PD në luftë me njëra-tjetrën? A ka një rrymë që përfaqësohet nga mbështetësit e zotit Berisha dhe ta quajmë të zotit Topi?
Kjo nuk është e vërtetë fare. Ka vetëm një PD, partia nuk është një emër, është një grup. Nuk ka rryma në PD, në atë koncept që ju ndoshta mund të aludoni. Ka një parti me histori 18-vjeçare. Grupi i PD që unë kam mbështesin për ligjet që vijnë.

A do ta pranonit që nesër të qenurit nënkryetare e PD-së, me kryetar Lulzim Bashën?
(Qesh). Bën shaka..

A e keni uruar zotin Topi që sot ka ditëlindjen?
Nuk e dija, tani po e marr vesh.

3 Komente

hahahahah edhe kjo me ra ne sy mua. Sa pa lidhje o pyetja o pergjigja hahahhahaha

Disa zgjedhje të PD-së kanë qëlluar të dështuara në disa institucione...?
Nuk ishte zgjedhje e PD-së, Prokurorja e Përgjithshme, kjo ishte zgjedhje Topit. Ishte e votuar nga ne.

Si votuar ? Kundershtuar apo pranuar ?

Ka rene cmimi i mishit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).