Topalli i pret rrogën Ylli Pangos

Publikimi në media e videos-skandal, i ka kushtuar jo pak ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango. Përveç postit të ministrit të Kulturës dhe imazhit të dëmtuar deri në pikën më të ulët, ai tashmë ka humbur edhe përfitimet financiare që i krijonte statusi i tij si i zgjedhur i popullit.

Pavarësisht se mban ende mandatin e deputetit të fituar në nëpërmjet garimit në mënyrë të drejtpërdrejtë në zonën zgjedhore 37, Pango, prej nga data 4 mars, kur edhe u bë protagonist i një skandali seksual me një vajzë të re, ka vendosur të bojkotojë tërësisht dhe jetën parlamentare, si e vetmja mënyrë për t'iu shmangur ballafaqimit me deputetët e tjerë, të cilët një ditë pas shfaqjes së videos, nuk nguruan ta cilësojnë aktin e tij të turpshëm, si dhe ta konsiderojnë atë si ish-koleg.

Mungesa në komisione dhe në seanca ka bërë që Kuvendi të nisë procedurat për t'i ndërprerë atij tërësisht trajtimin financiar, një masë kjo që jo gjithmonë zbatohet njësoj për të gjithë deputetët.

Kujtojmë këtu precedentin "Nano", i cili megjithëse frekuenton seancën plenare një herë në gjashtë muaj, arrin të marrë një pjesë të mirë të beneficeve financiare nga Kuvendi, siç janë dietat, lekët për karburantin apo edhe për telefonin.

Shkresa

Ish-ministri i kulturës, Ylli Pango, duhet të justifikojë mungesat e gjata në Kuvend, ndryshe nuk do të marrë rrogën dhe dietat që përfiton një i zgjedhur nga populli. Pasi nuk pranoi t'i përgjigjej kërkesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të dorëzuar mandatin e deputetit, duket se kjo e fundit ka vendosur që t'i shkojë deri në fund betejës me të.

Pangos tashmë do t'i duhet që të përligjë apo të justifikojë mungesat që ka kryer duke mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, si dhe të seancave plenare, në të kundërt Kuvendi do t'i mbajë rrogën.

Zyra e Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe e Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, i ka kërkuar zyrtarisht deputetit demokrat që të përligjë mospraninë e tij në 5 prej seancave të muajit mars, dhe më konkretisht seancat e datës 16, 19, 23, 26 dhe 30 të muajit që lamë pas.

Ashtu siç bëhet e ditur në këtë shkresë, Pango do të mund të përfitojë rrogën vetëm duke justifikuar mungesat e tij, dhe siç dihet, tek arsyet e shëndosha që mund të pranohen, hyjnë vetëm ato që kanë të bëjnë me angazhimin e tij në detyra apo shërbime që i ka ngarkuar vetë Kuvendi.

Megjithatë, nga kjo shkresë vërehet edhe një shkelje nga ana e administratës së Kuvendit, pasi kërkon përligjje të mungesave vetëm për 5 seanca, ndërkohë ish-ministri i Kulturës ka munguar edhe në seancën e 5-të, 9-të dhe të 12 marsit.

Paga

Megjithatë, nisma e Kuvendit për t'i mbajtur rrogën ish-ministrit të Kulturës, duket se do të ketë një efekt jo real për Pangon.

Kjo pasi dëshira e Kryetares së Kuvendit për të zbatuar ligjin dhe t'i ndërprerë pagesën si deputet, për shkak të mungesave, nuk do të ndikojë mbi Pangon, sepse ai është i favorizuar nga legjislacioni në fuqi, për shkak të postit të ministrit që ka mbajtur.

Kështu, ndërsa Kuvendi do t'i mbajë rrogën prej 139.590 lekësh, shpërblimin prej 2.000 lekësh për çdo pjesëmarrje në komision, si dhe shumën prej 34.000 lekë në muaj, si shpenzime për makinën, ligji për nëpunësit e lartë shtetëror, i ka krijuar Pangos mundësinë që të mund t'i marrë këto përfitime financiare si ish-ministër, të paktën deri në një vit nga lënia e këtij posti.

Trajtimi i deputetëve

139.590 lekë, paga
17.000 lekë, pagesë telefoni
2.000 lekë, për çdo mbledhje komisioni
5.584 lekë, dieta në ditë

Kryetarët e Grupeve Parlamentare

Paguhen 5-15 % mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit. Dy kryetarët e grupeve më të mëdhenj paguhen 20.000 lekë tarifë celulari në muaj.

Deputetët e komisionit të Ekonomisë dhe Financave paguhen për 12 mbledhje në muaj

24.000 mijë lekë në muaj, anëtarët
26.400 mijë lekë në muaj, nënkryetari
30.000 mijë lekë në muaj, kryetari

Deputetët e komisionit të Ligjeve paguhen për 12 mbledhje në muaj
24.000 mijë lekë në muaj, anëtarët
26.400 mijë lekë në muaj, nënkryetari
30.000 mijë lekë në muaj, kryetari

Komisionit e tjera të përhershme të Kuvendit,

paguhen për 8 mbledhje në muaj
16.000 lekë në muaj, për anëtarët
17.600 lekë në muaj, nënkryetari
20.000 lekë në muaj, kryetari

Dietat e deputetëve të Kuvendit

5.584 mijë lekë në ditë
12 ditë dieta në muaj për deputetë që banojnë jashtë Tiranës (67.008 mijë lek&eumlsmiley
6 ditë dieta në muaj për të gjithë deputetët e tjerë
(33.504 mijë lek&eumlsmiley

Pagesat e celularëve

20.000 lekë në muaj kryetarëve të dy grupeve më të mëdha parlamentare
20.00 lekë në muaj kryetarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit
17.000 lekë në muaj deputetëve të tjerë

Makina, 34.000 lekë në muaj

Deputetëve u lejohet mesatarisht deri në 19.000 lekë në muaj karburant
Për riparime dhe shërbime, 15.000 lekë në muaj

12 Komente

Jo vetëm Pangos por edhe Tosit sepse ai nuk shkon asnjëherë në kuvend.... O rrofsh ti Jozi rrofsh...

Jozi edhe Ridvan Bacit nuk duhet ti japësh rrogë se ka ndryshuar mbiemrin në Bode...........

Bravo Topalli per transparencen ....

Don't worry

bee hapy

Keta nuk dine te zbatojne ligje e rregulla e te ndertojne Shtet, jane thjesht kafshe qe udhehiqen nga motive instiktive pushteti.

Po Zonja Jozefine, pse nuk jep perligje per mungesat e saj ne seanca plenare kur bredh gjysmen e botes pa ndonje aresye dhe e paftuar?

Po per parate e harxhuara nga ajo dhe shpurra qe merr nga pas pse nuk jep llogari?

Mos kalojme te fenomeni Nano, e te tjere si ai qe vijne nje here ne gjashte muaj per te marre rrogen.

Harroi Jozefina, se si dy jave para skandalit, i kerkonte takim Pangos qe inspektoret e Ministrise se Kultures te hiqnin gjobat qe i kishin vene shoferit te Jozefines.

Eshte thjesht nje hakmarrje xhelozie, nga ato qe bejne perhere femrat rendom.

 Jozi Kirurge ! Ben prerje !Ajo ka fitur eksperience tani sepse eshte "tribunale" me Mixhen, ku i vyeri saj ,shquhet per konkluzione seksologjike . Dmth ajo ka aftesi tani per te kaluar nje shkalle me lart se "tredhjet " per te kaluar ne "prerje". Ky me te vertete eshte Morali i PD smileyMalli tregetohet, shitet e blihet vetem brenda PD. Kush ben ndryshe..........VENDIM : Ti Pritet! Rroga ...kuptohet! smiley

Veprim i zgjuar nga Zhozefi ! smiley

Rast i mire per ta sjelle ne vemendje edhe nje here rastin Pango. Edhe une jam dakort me heqjen e rroges, por jo me heqjen e shpenzimeve per telefonin. smiley

Ju kam thene dhe nji here tjeter, kjo femer  nuk duhet censuruar ne asnje rast. Bile i duhet stimuluar inisiativa. smiley

Idris,

dje kreret e opozites nuk kane shkuar per vizite tek Rrok Mirdita me rastin e Pashkeve Katolike. Ke ndonje koment keshtu per te hene ditpushimi ? smiley

 

Na e kena pune te Honen . Rrokun e rrokte vetem Nano per qafe.....keta te opozites sikur kshillohen nga Bergovic.. kane festu passover smiley

Po ne e kemi pushim se kemi pas pashke per dit dile, ene e kemi kalu per te henu pushimin.

Eshte me shume me shume.

Levizje e bukur shume.

Dje psh kishte nje deklarim alla Jozef : Pashket kete here erdhe bashke me ringjalljen e Shqiperise smiley

Shum i merzit Imzot Rrok Mirdita, Idris , shume.

Eja verdalle pak fare neper gazeta dhe shikoje sa i ngrysur ka qene ai njeri dje. smiley

Aty mrene nuk jam vallaj ...po di i gje MIRE! Keta te qeveriut nen petkun e PD-se merzitin Buallin jo me njerzit. Me 22 Mars "Qofte bekua dita e ramazonit qe pru ringjalljen e Shqipnise" Me 12 prill " Qofte Levdumun dita e ringjalljes Krishtit qe perkar me ringjalljen e Shqiperise"...Ata jane te gjithe te MARRE te pa pergjegjeshem , euforike dhe .. Se mos u festua ndonje date perkujtimore per DREQIN si psh dt 13 dhe nuk u shtyne me brryla kush e kush te uroje i pari kete "Dite te Lumnueme" smiley . Si thoshte ai kalmoni ne ate intervisten :"Jane TYCHA"

Po Zonja Jozefine, pse nuk jep perligje per mungesat e saj ne seanca plenare kur bredh gjysmen e botes pa ndonje aresye dhe e paftuar?

Shumë interesante kjo pyetje.,edhe po nuk pati një arsye, Jozefina ,do ta gjejë një!..për te mirën e popullit dhe te partisë,nje arsye "patriotike"! Vetëm Jozefina ka të drejtë,të thote si di ajo,por jo të tjeret poshtë, të bëjnë siç bën ajo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).