Tiranë, emigranti divorcohet sepse... gruaja s'pinte duhan dhe alkool (!)

Emigranti nga Preza, bashkëshortja nga Vora. E paditura: "Më kërkonte që të dukesha grua moderne"

Jemi mësuar me tipa burrash që kërkojnë nga gratë e tyre që ato të mos jenë "tipa të hedhura", të mbajnë kokën ulur në rrugë, të mos pinë cigare, alkool, etj. Për të mos folur për raste që, prej xhelozisë për një "vështrim" të nxituar, kalojnë në krime.
Por ja që ekziston edhe ekstremi tjetër. Një proces divorci në Gjykatën e Tiranës, ka nxjerrë në pah një rast, në pamje të parë komik. (Faksimilet e vendimit gjyqësor dhe detajet ndodhen në redaksinë e SH2-shit).
Shtetasi A.D, i datëlindjes 1980, me vendlindje në Prezë e me banim në Tiranë, ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshortja, pasi ajo nuk ishte aq "moderne" sa ky e pretendonte. Në vendimin gjyqësor, tek fjala e së paditurës gjenden shprehje të tilla si,: "më kërkonte të pija cigare", "të pija alkool", "nuk më donte tip të thjeshtë".
Gjyqi duket absurd, por jo nëse kemi parasysh që është i njëjti mentalitet dhe frustum që prodhon të dy ekstremet: si frikën nga "hapja e tepërt", ashtu dhe dëshirën për "grua që të duket moderne".
Padia është dorëzuar në Gjykatën e kryeqytetit nga A. D. me profesion infermier. Ai i kërkonte bashkëshortes së tij, Dh. D, 21 vjeçe, e lindur në Vorë dhe banuese në kryeqytet, të hidhte firmën zyrtarisht, për t'u ndarë përfundimisht nga ai.
Martesa mes këtij çifti, sipas dokumentacionit, është bërë ligjore në datën 25 gusht të vitit 2008. Nuk kanë kaluar as një vit nga celebrimi i kësaj lidhjeje dhe gjithçka ka marrë fund. Bashkëshorti i 21-vjeçares ka nxjerrë si pretendim për kërkesën për divorc, faktin që kjo martesë nuk po funksiononte, sepse ai vetë jetonte në Itali dhe bashkëshortja e tij në Shqipëri.
Por, gruaja e tij, e paditur, ka deklaruar se arsyet janë krejt të tjera dhe më konkretisht, janë kundërshtimet e saj për t'u dukur ajo që nuk ishte: pra, një grua e hedhur, që pinte cigare dhe alkool. Madje, 21-vjeçarja ka pohuar para togave të zeza se ish-bashkëshorti e impononte që të pinte cigare e alkool.
Gjykata ka miratuar si përfundim divorcin. Pas zgjidhjes së martesës vajza ka marrë mbiemrin që ka pasur para martesës. Ndoshta për të është më mirë që kjo histori të përfundojë kaq herët, sa nuk do të ishte vonë. Imagjinoni sikur ajo të fillonte të pinte alkool e cigare, vetëm për të qenë gruaja e dikujt.
 

53 Komente

Imagjinoni sikur ajo të fillonte të pinte alkool e cigare, vetëm për të qenë gruaja e dikujt.

Eh, c'vete....ca pijne alkool e cigare se vuajne se spo bohen dot gruja e ndokujt...kurse ca....lol...lol

o gazetare o vdeksha une per artikullin tat smiley

Shiko si e shikoj une kete histori: - Pse s'ke pi cinare? Pse s'ke pi  vodka-redbull? Pse s'ke shku n'pub? Du divorcin! 

Dhe ne rast se ajo do t'i bente keto gjera qe ia kerkonte burri: - Pse ke pi duhon? Pse pi rrugeve me shoqni? mete neper pub-e, burrit i bi bretku t'u punu murator n'itali. Du divorcin!

Djalka e ka mbledhur mendjen per ate pune. Shyqyr mi goce, paske le me k'mishe, se te kishte rras dhe noj kalamo e hajt te merreshe! Po c'deshe mi, 20 vjece me u martu?! Thuaj shyqyr qe paske ra me i burre me i barr mend, ene kerkoi divorcin shpejt e shpejt! smiley

 

Rri me desde, se nuk e donte "tip te thjeshte"... se ne qe pike alkool e cigare, qekemi tipa moderne?! ... Hallahalla, s'e paskem dit ket... lol

Tusheee, mjere ne, thuaj!

E lene gazetaren rehat, se do marri rrogen dhe ajo! smiley

e mire o mire...ktyre si merret vesh ...
keq ashtu e keq keshtu....keq ato qe jane moderne "se jane shume" e keq ato te shkretat qe sjan fare " se sjane kurkund"

po ça doni mer jaho !!!!????

Po femna te virgjura per emigrantet a ka me ne Shqiperine tone te dashur?!?!

mua me duket si histori trafikimi. Ky e ka martuar per ta cuar ne Itali dhe ta beje vajze "te hedhur", po ajo nuk i ka shkuar.

edhe i thoni ketij mikut nga Peza qe vlonjatet uje deti pine dhe alkol e cigare nuk pine smiley

nga vora o gre, jo nga VLORRRA !!!

Si me ta thane, Vora bie aty afer gerdecit psh smiley

kurse peza bie ne krah tjeter, anej ka i hyp kalit ed rama smiley

my bad... sa hapa syte, akoma ne krevat... dhe e di vete ti: "per nje "L" qe ti s'e ve...."

Rast i padegjuar ne fakt, eh cfare nuk presim ne nga gocat e ndershme te shpiperise me emigrante injorante, une njoh raste qe gruaja ka 10 vjet qe e pi duhanin dhe burri i saj nuk e kupton qe ajo e pi.

une njoh raste qe gruaja ka 10 vjet qe e pi duhanin dhe burri i saj nuk e kupton qe ajo e pi.

po i shoqi i pirses gjithmonë i fundit e kupton moj keti

po pse vetem ai thua??? te gjithe njelloj jeni ju po he.

mua me duket si histori trafikimi.Aty maje kalin ... dhe hiqe ate me duket smiley.Puna pare qe ben kur zgjohesh eshte te lash syte se nuk e ngatron Voren me Vloren smiley. Mos niz cigaren pa hap syte se te da gruja! une njoh raste qe gruaja ka 10 vjet qe e pi duhanin dhe burri i saj nuk e kupton qe ajo e pi....thote kjo tjetra smiley Nje thenie e lashte thote "Puthja e pare dhe era e duhanit nuk mund te fshihen" Pse mi martese quhet kjo pa u puthur e perputhur burri me grune ? smiley

 

" Pse mi martese quhet kjo pa u puthur e perputhur burri me grune ? Smile

Si te pergjigjem Idris vallai mendoje keshtu ose keta do kene gjete ndonje vend tjeter per tu puthur ose cigaret e shqiperise  nuk vijne era nikotine, ose burrat andej nga shqiperia jane shume te "zgjuar", mos ki merak se ju burrat e amerikes nuk e hani sapunin per djathe.

E di ti ate qe gruja e kishte burrin gjuetar .... Gjruaja e pyti i note ke krevati..""""O BURRRRRRE me cfare e nuhat zagari gjahun"?  Ne burri paksa i bezdisur  e i lodhur nga "gjuetia" i foli :"me nuhatje, dmth me ere (arome smiley....Me poshte e shpjego Desdemona se na per keto pune e kemi. Per aftesine e te nuhaturit! smiley

ndoshta e kane bo per gallate ky qifti smiley ....se me sa kam pa Une ne clubet dhe kafet e Tiranes, vajzat e bejshin turrele duhanin, me shume e pinin duhanin vajzat se sa djemte ....gjin - vodka me redbull - wisky me coke etj etj u bejshin zborr

po me duhanin qe e pijshin aq shume jam cudit jashte mase

nuk besoj se ka qene kjo aresyeja.....Por e kane zgjedhur ate, qe te mos merret vesh ne fis, qe ja kane dredh njeri tjetrit ahahahahhha

po me duhanin qe e pijshin aq shume jam cudit jashte mase

eh sa keni per tu cudit ju qe jetoni jashte aq te mira qofshin.

Ato heqin stresin mor jahuuuuuu, gjynaf te shkretat, po mos harroni jepuni ndonje pakete falas kur te vini me pushime, ndonje gote me pije se ato syte tek ju i mbajne he te keqen.

 

Thone te lagja ime qe kur del ne qytet fshatari, i rriten veshet si gomari. Ky tipi ka dal direkt n'europe..i bjen te jete bo gomar komplet smiley

Seriozisht tani, ne Shqiperi mbizoterojne ekstremet dhe paradokset. Rruget e mesme dhe koherencen duhet t'i kerkosh me qiri ne dore ne mes te dites smiley Por ndoshta keto jane luhatje normale per nje shoqeri akoma ne tranzicion.

Jane bo moderne dhe katnaret e Tirones. Patjeter qe duhet me pi cinare gruja. Ta kishte dergu te Big Brother se aty do ishte bo moderne krejt

C'ka per t'u habitur ne kete rast? Eshte goxha e rende te jetosh me nje femer qe nuk ndan aspak mentalitetin tend por nje mentalitet te kalbur ku vlera e femres matet me uljen e kokes rruges dhe hipokrizira te tjera te tipit "s'pi nje gote vere me te dashurin/bashkeshortin..." apo gjera te ketij lloji. Do e prezantosh ate njeri ne shoqeri? Nje njeri me paragjykime te thella ndaj vlerave te tua?! Ndaj faktit qe pi dhe be qejf me shoqerine?!

Ka ikur koha ku femra cilesohet pozitivisht ne baze te pasivitetit te saje; femra duhet te jete e shkathet, te shijoje jeten, te dije kur te ulet ne nje kafe me mashkullin e saje dhe te pije me te e te beje qejf (pra te jete mikeshe per te dhe jo vetem bashkeshorte/e dashur/...), te ece perkrah me mashkullin dhe jo mbrapa tije ndryshe do kete perhere femra rrugeve te botes qe kane si moto jete "carpe diem" dhe nuk do i vene nje hije te rende mentaliteti te prapambetur lidhjes. Biles fare s'ju ve faj meshkujve shqiptar qe zgjedhin per femra te huaja; s'ka cdokush nerva te duroje kuajt e Vlashit te gjinise femerore qe pjell Shqiperia.

Pastaj aman, kjo po mundohet dhe t'ju justifikoje ko-fshatareve divorcin.

hahahhaha

drandofille me 10ve smiley

Ueeeeeeee una e hongra m'duket! Vetem gjys i martume mund te qekom se una s'un e duroj cinaren.

Po le po kur te me daj pergjys gruja (ne kuptimin gjys divorc jo m'dy pjese) ka me dale nanjoni si puna e Rosée ene do thote qe mire ma boni se burri pa cinare o i prapambet.

Hajd na rrofte emancipimi i grave o Rosée!

Lisander,

Nuk kuptove thelbin: s'ka te beje nese e pi cigaren apo jo, ka te beje paragjykimi i kesaj tipes ndaj nje akti te tille. Fundja, po te mos ishte keshtu nuk do perdorte argumenta te nje mentaliteti te mykur ndaj femres per te arsyetuar divorcin e saje. Kjo nenkupton qe " ishte femer e ndershme -s'pinte duhan e alkol- ndersa mashkulli i saje ishte nje kurvar i dores te pare i cili donte mrekullira ne jete; donte nje femer qe pi nje gote me te". Ehhh...ca kafshesh prodhon ai vend.

Une s'kam provuar kurre duhanin, biles qofte dhe era me acaron por kjo s'do thote qe paragjykoj njerezit qe e pijne aq me pak qe me ndalon te marr nje shishe vere te mire dhe t'ju bej shoqeri atyre qe po pine duhan (mundesisht ne anen e kundert qe fryn era, te mos me vije tymi). smiley

Desdemona,

ca hoqa te kuptoj "10-ten". smiley

mire mo!

thjeshte nje saktesim te vogel. preza nuk asht peza ku shko edi. preza asht ka ana tjeter e malit prej gerdecit. perballe rinasit. ka ene i kala aty.

hajt mer mo. kur e zuni per nuse ky lali a se dit se gruja nuk pi cigare e duhan. meqe ishte aq modern sa me e prezantu grun ne shqoni si ka mundesi qe e mori per nuse pa e njofte o rosee.

kur dum me kan moderan duhet me dale do kohe me kandidaten nuse (periudhe prove) dhe e kthen te shpia pa ja nxjerre namin. se tash kjo gruja as nuk mundet me u qepe ma me kane e gatshme per dikan tjeter. se ka ene noj tjeter ma siper qe e do te virgjer. e asht problem. e ky topja ka me gjet noj bullafiqe italie ose asht lloj i robit qe martohet cdo vit. ka kohe. asht 29, deri 40 i ndrron do. masanej e kap kriza e met pa lek, ndertimi asht ne krize ne itali. ene e merr njanen e ja nxin jeten me pi cigare.

po ne preze asht toke e mire per dahan.

Shkinaks,

po ky i ri aman. Nje te rene mbas koke per nje pale t'prapme te bukura. Ene pastaj ajo pala me t'prapme te bukura nje te vene nje kusht i tipit"du martese". Ene aq e kishte ajo pune.

Tani pse ky ka bere nje gabim ne jete e deshka te sakrifikoje jeten e tije per hir te nje thartire te prapambetur??!!

a e ke vu ro se i du fort femnat une. ene i du t'emancipume mer yahoo.

po tash ne gjithe kete mesele del vec nji gallate. munesh me qeshe me kete rast e mos me dite ca me thane. di une plot cuna, po plot cuna qe duen me shku ne shqipni me gjet i vajze t'virgjer qe te jet e mire me la corapet kur te punojne gjith diten tuj hudhe beton e te gatujne e te dine me hape shalet moj, ene hapjen e shaleve boll ti hapin se se kane menjen as me ledhatu as me puthe as me dashte. me hape shalet. ky robi mos ka has nonji te jashtme qe ka ba ma shume se hape shalet ene tash i kerkon ene grus vet te baje si ajo se asht moderne. po le t'shkoje ai robi te blloki se atje ka plot cuca qe pi cigare e alkol e i lujn telat e vdesin me u martu per me ardhe ne itali.

ma gjeni adresen se e kam ni shok, burre i martum, ne institut qe e ka ni dashnore qe i ka thone amon ma gjej i burre n'itali. kam me ta bo qejfin ene ma shum. ene masi te martohem.

shihe edhe keshtu. te kuptoj kur perpiqesh te besh pozitiv faktin qe gruen duhet me e pase edhe shoqe. dmth kur ti pi me pi n'shoqni edhe gruja. edhe une nuk do e kuptoja jeten me nje grua qe nuk me eshte shoqe. por jo ta bej moderne me zor. se modern nuk te ban as cigarja as alkoli.

kjo asht histori me qeshe. me vjen keq per vajzen e shkrete. ishalla i ka te prapmet te mira mjaftueshem sa me ia mush menjen dikujt tjeter... 

Tani t`ju jap i resme une qe ta merrni me seriozisht stresin smiley

Deri ne nje pike stresi ka efekt pozitiv, po jo me shume se behet shkaterimtar, sidomos nga elementi  diskriminim i theksuar shoqeror.

Nuk e di kush e ka thene i pari por me pelqente kur e lexoja : Njeriu kapitali me i cmuar smiley

Per te intersuarit jo te pakte ketu  qe te mund te marrin keshilla falas kane kete :

American Institute of Stress

femra duhet te jete e shkathet, te shijoje jeten, te dije kur te ulet ne nje kafe me mashkullin e saje dhe te pije me te e te beje qejf

 

Gjyshja ime i thojte mbesave t'veta (kushurinave t'parat t'mijat): puqi moj shushke kembet, mo me rri ashtu sikur po pjell!  smiley

 

P.S.

Me ke do ulet ne kafe femra moj? Me mashkullin e vet?

Ah t'a hongsha emancipimin t'a hongsha! smiley

 

U shkon per shtat shqipove te hane emancipimin e te huajave, te sillen si legena duke gjujt ene pse t'martum, ene te t'kthejne grate n'shpi ne fabrika pjelljet ene sherbetore larje-shperlarjet. smiley Ndoshta sikur ato fabrikat qe kane n'shpi te ishin pak me t'kohes s'do kishte ndodh keshtu.

T'paska pase menie t'keqe nona. smiley Thuji nones, puna eshte t'i krijosh femijes nje set te tille vlerash dhe normash qe e bejne t'myll komt vete pa ia thene njeri se kur te arrije puna qe t'i mbylle vetem kur ka njeri t'familjes afer atehere...vaj medet, Hajdaro.

Po ishin goca t'vogla mer xhaxh, ishin goca t'vogla! S'e kuptojshin mire!

Ka vdek nona e shkrete ka vdek!

Shqipove nuk i shkon per shtat te hajne "emancipimin e te huajava" sepse ne pergjithesi nuk e majne (aq) paster! smiley

Po nuk m'sqarove: si ishte ajo puna e moshkllit?

Neper Mezez ene Yzberisht, anej prej ka jom edhe vete, falimnerit shume, "moshkell" i kane pas thone gamorit, per me e dallu nga "femra" e gamorit!

Per robt, mileti perdorte fjalet: Cun, goce, burre, gru, etj!

Rob t'trashe me i' llaf! T'pa emancipume!

S'kishe ca t'i hajshe! smiley

 

Neper Mezez ene Yzberisht, anej prej ka jom edhe vete, falimnerit shume, "moshkell" i kane pas thone gamorit, per me e dallu nga "femra" e gamorit!

E paskan njohur mire gomarin andej. smiley

Pse s'thu ti qe qenke "ekspert ne emancipim"? Ca paske pjell ajo toka jote... smiley

Ky o momenti kur arbitri futet ene i bi bilbilit per me da sherrin (me qe ra llafi ju emancipofte gruja Farines qe s'dha encen ndaj Chielinit ne rastin e golit te sigurimsave te Interit - jo per gjo po isha m'stadium)

Rosée e ke more shume seriozisht ket pune. Mu ky lajmi me duket fiks per nivelin medioker te Shekullit, dhe ne e "zgjodhem" si teme per te bo gallate. Siç u ngacmova me Tushen (po mi ti e ke fajin qe dul muhabeti i majmunkave), u ngacmova ene me ty. Mos i ve men kaqi fort gjojnave ktu se nuk o teme qe ja vle kjo.

Sidoqofte ti shume mire e bo qe nuk e pi dahonin, po ke dy gabime te ronda. I pari o ngjyra e veres. Pse eri me rosée do me na rrejte ti ne? I dyti, i ronde fare fare o qe una e kom emrin LiZandër dhe jo Lisandër. (jo per gjo po Z-jo tingello shume me macho se sa S-ja, hahahahaha)

Djali nga Preza, kam pershtypjen se vuan nga kompleksi i katunarizmit. Ka dash te duket me modern dhe se kendej ne perendim. Edhe momenti i kerkeses se tij ndaj gruas, mua me duket pa vend aq me teper ne kete koh krize. Ai duhej te ishte i gezuar qe nusja e tij ishte pa shpenzime. Ne kete bote jemi ne meshkujt qe kemi me shume shpenzime, qe harxhojme me teper, dhe kjo shyqyr Zotit rregullohet me shpenzimet e pakta te grave.

Lysander,

Se pari, ty bashke me ndonje tjeter mund te te duket medioker pasi sheh vetem anen siperfaqesore dhe individuale te ketij lajmi por ne te vertete fshihet shume me teper; dualiteti qe po perjeton shoqeria shqiptare dhe hendeku i brezave. Shkurt hesapi, jemi nje popull ende ne kerkim te identitetit tone "moralesk" dhe biles po te them dhe me teper: femra shqiptare eshte akoma ne kerkim te perkufizimit te saje dhe veprimeve lidhur me kete perkufizim. Dikur, yt ate ka pase zgjedh gruan ngaqe ecte bukur me koken ulur ndersa shkonte te mbushte brokat ke cezmja e fshatit, s'i ndihej zeri i gojes ene ate gjysh e kishte alamet burri me mustaqe gjer' ke veshi. Sot, nje brez me vone, Lysander-i ngacmon Tushen per brenaveket(Tushja preferon intimon alla maschile) me llastik Korçe qe ka veshur. Tani Tushja si femer tradicionale(qe vazhdon te mbroje principet moraleske te brezit te vjeter) injoron muhabetet brenevekore, ndersa Lysander-i si moshkll i mudernizum do femna me muderne. Vjen nje pike ene s'mban pilafi me uje... 

Se dyti (per punen e veres), sipas vendit behet kuvendi: nese bashkebiseduesi meriton nje rosé, rosé do i servir une...nese stomaku i bluan me teper gur atehere ndryshoj pijen une.

Se treti, une refuzoj kategorikisht te shqiperoj emra vetjake. Ngrehu, rrah kembet pertoke, perplas deren ndersa del jashte, fshij hundet me mengen e kemishes,...une serish do refuzoj. Pastaj kam diçka te keqe shume une me A midsummer Night's Dream. Dhe te siguroj qe nen shkronjat e Lysander do tingelloje shume me macho ne syte e gjithe Helenave dhe Hermia-ve. smiley

Kjo e thene, hajde nje dolli ne shendetin tuaj (vere e kuqe kesaj here).

femra shqiptare eshte akoma ne kerkim te perkufizimit te saje dhe veprimeve lidhur me kete perkufizim

Sweet La_rosee,

Miti ose legjenda e femres shqiptare ka VDEKUR!  Ka ikur njehere e mire ajo kohe kur shtetesia shqiptare e nje femre, garatonte ne syte e nje mashkulli ndeshmerine , urtesine dhe besimin e verbuar deri ne vdekje!

Per mire a per keq diskutojme ne teme tjeter per kete !

 

Mroklle, ma paskan heq kongen e Mahmudese. Ktu e kishim. E kon krym folklorin ktu te peshku naj her. Plus qe kjo ka shjume lidhje. Mir po e perzij, e para nga jugu:

Kembe permbi kembe,
Ulur mbi skami,
S'llafose me shoqet,
Kendon histori.

Kurse Mahmudja e Sules:

Kjo sevdaja e insonit
Edhe gjarpnin përvlo;
Mahmudeja Sulejmonit
Me gazep sokakut shko.

Më shkon me llanë përveshë,
S’i mat shoqet më kët dhe;
Vjen me buzë duke qeshë,
Du dy syt’, moj Mahmude.
 

Ptuj, ptuj ptuj!

Nje nga Jugu i Momes, nje nga Shqipnia e Mesme e Tates edhe Mrroklla!

Te martoj o moj babaj

Ne Permet o moj Permet

Zotrote kerkon ne Vlore smiley

Apo keto syte e zes nje lire

Vetullat dy napolone

 

Te gjitha shoqet rrine

ne minder

zotrote kerkonje frone

Apo  te dy syte e zez nje lire

Vetullat dy napolone

 

Te gjitha shoqet pine

kafene, moj kafene

Zotrote kerkon glikone

Te dy syte e zez nje lire

Vetullat dy napolone

 

 

 

Sulejmon, Sulejmon

Kizi fjale ty t'ka cu

Osht feju ne Elbason

Ka more Mustafane

Ti Ballkiz, cer mendove?

Jeta mu po m'shko kot

Edhe vetin e poshtnove

T'vrafte ai i modhi Zot

une thash mos qe divorcu emigranti jone smiley

E perzive, he? Mire pra, aty m'rri, po vazhdoj me Perparim Hysin (emancipim AQO anes vatres):

Të ardha një natë,sahati më katër
Të kishte zënë gjumi,dremisje në vatër.
Vallë mua më prisje apo ndonjë tjatër.

Ose:

Seç u prish dynjaja fare
Ç'u ngrit hakikati
Ç'e do lule bukurinë
Lezetin ta ka surrati.

Nga vjeçët e vogël
Mashalla nga shtati
Ç'e do lule bukurinë
Lezetin ta ka surrati

Të martoj nëna të vogël
Fare pa të ardhur vakti
Ç' e do lule bukurinë
Leze'ne ta ka surrati

Ky kraharori i zotrisë sate
Për qostek sahati
Ç'e do lule bukurinë
Lezetin ta ka surrati.

C'na shkojne per shtat bejtet smiley

Edhe per situata ala BB ka mendu poplli lol.

Sikur kombi shqiptar te perbehej vetem nga femra, sa komb i tmerrshem do ishte!  smiley  

Flo e pranoj qe ene una ne fillim kur pashe titullin e haberit thashe se ishte nai qyfyr ne lidhje me Cimin, po kur lexova haberin qesha me te modhe.

Rosée qe ta zgjidhim ket punen e emrit i here e mire. Ti refuzo sa te dush me shqiperu emra te perveçem po halli o se une kte s'e kom pseudonim po emer prej verteti qe s'ke as pse e shqipero as pse e anglifiko. Sheksi mund ta shkrute si te dote po Beli (mamadhia) kshu ma ka vone emrin mu. Po ti po deshe me me thirr me pseudonim me thirr Guçe ene jina m'rregull. (ketu besoj se ra maçizmi plotesisht ene per Mahmudene e jo mo per Helena e Hermia) Po ti po deshe na e kallxo se si e kishe hallin me ondrren e neteve te veres.

Sa per temen, te jesh e bindur qe jom dakort dhe plotesisht koshient qe ka nje sere problemesh sociale dhe emancipuese. Halli o se haberi ketu nuk o aq i qarte dhe i detajume sa qe t'ia vleje me u more per baze te nje analize te shendoshe. Po e pate per zemer hapjen e nje teme te tille me mire shkruj diçka vete se te tentosh te hapesh debat me vlere tu u nis nga ky haber qe le shume ven per hamendime te ngjashme me shume me thashethemet.

Ene i pytje kisha una noshi. "Brenaveke" çyre do me thone? Mos ke dash me thone benevreke?

 

Lizander smiley

Ndahet robi o shoke per gjera parimore si alkoli e  duhani smiley hhihihi

Lys,

Emrin ta gezofsh e ta trashegofsh qurravec mbas qurraveci (kalama mbas kalamai) se e ke fantastik. Ene me kete qe sapo thashe mos te te hipe mendja e qafederrit. Tani sesi iu drejtohem njerezve eshte prerogativ i imi. smiley U kapishem? Si femen e emancipume s'pranoj imponime nga seksi i auto-quajtur i forte.

Hallet Shakespeare-iane jane halle t'fshehta qe mund te ndahen vetem me ato qe ndajne pasionin e neteve te nxehta te verore.

Ceshtja eshte qe llogjet s'behen vend e pavend. U kapishem dhe ne kete pike? smiley Ashtu! Rri ne heshtje dhe medito ne lidhje me gabimet e tua!

PS. Me pelqen parashtesa bre-, s'ke c'i ben.

 

Liqeni,

mire e emertove ti "mit". Femra shqiptare, si gjitha femrat e botes me organe riproduktive femerore ene me nje doze ustrogjeni, ka pase/ka/ do kete te njejtat deshira per te eksploruar feminilitetin e saje si ne cdo shtet tjeter. Pavaresisht pastaj se ka qene objekt i nje maskilizmi, patriarkati,...te rrenjosur ne nje mentalitet te prapambetur. Femra shqiptare, sot eshte me e ndershme se kurre. Eshte me e ndershme ndaj vetes dhe principeve te saja, jo ndaj principeve te meshkujve te afert qe duan t'i pronesojne gjenitalet.

 

Qenke La_rose me shume gjemba ti !!   smiley 

Nuk kam asnje dyshim se femra shqiptare eshte me e ndershme se kurre! Une plaken time shqiptare e kam edhe si them dot putane!  smiley

Mosssss se me prishe reputacionin. smiley

Te mos e kishe nga Shqiperia c'do thoje? Atehere? Ia vlen martesa me shqiptar/e? smiley Na jep pak input neve qe s'jemi ende ne lakun martesor(dmth rrethin martesor).

 

hahaha La_rose gjete kishe ku te falesh...   smiley

Une jam per input per vete..    smiley     Se di per te gjitha shqiptaret, por mesa pashe tek fotoja jote (pa kok)   ti  o motra ja vlen 100%  !   smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).