Tërmeti, Berisha: 50 mijë euro për familjet e lënduara

TIRANË- Kryeministri Berisha i ka dërguar sot mesazh ngushëllimi homologut italian dhe ka premtuar një ndihmë modeste për familjet e lënduara nga tërmeti. Ai i ka shprehur ndjenjat e solidaritetit dhe simpatisë për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin mik italian, në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur zonën e Abruzos dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin, Kryeministri Berisha, përmes këtij mesazhi, shpreh gjithashtu bindjen se qeveria dhe populli mik italian do të dinë të kapërcejnë me vendosmëri pasojat e rënda të këtij tërmeti.
Gjithashtu, në këtë mesazh, Kryeministri Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë naty
11.15
Topi mesazh ngushëllimi: Mbështetje në këtë situatë të vështirë

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos.
"Me keqardhje të madhe mësova për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale. Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar!"- thuhet në mesazh.
Ai ka përcjellë ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti në rajonin e Abrucos dhe veçanërisht në qytetin e Akuilas.

 

 

Tërmeti në Itali, 50 të vdekur. Nën rrënoja, dyshohen dhe shqiptarë

Abruzzo--Një tërmet i fuqishëm tronditi qytetin e vjetër Aquila, në rajonin e Abruzzo-s, përfshi Romën, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Agjensite italiane të lajmeve njoftojnë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, në Aquila. Bilanci i viktimave është në rritje. Deri tani raportohen së paku 27 persona të vdekur, mes të cilëve pesë janë evidentuar fëmijë. Shifrat e atyre që kanë hunbur jetën nën rrënoja, sipas mediave, pritet të shtohen, pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë që raportohet se qindra vetë kanë mbetur të lënduar nga plagët e marra.
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka shpallur gjenden e emergjencës, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për operacionin e kërkim-shpëtimit. Shefi i mbrojtjes civile e ka parqitur situatën me shumë se dramatike."Eshtë tragjedia me e madhe e këtyre kohëve"- ka thënë ai.
Spitali është në gjendje alarmi, në pritje të viktimave, ndërkohë që mediat raportojnë një situatë kaotike, frikë dhe tmerr. Specialistët kanë njoftuar së nuk lejohet qarkullimi në zonën e përfshirë nga tërmeti.
Njerëzit në Romë e kanë kaluar natën jashtë, nëpër stola, në panikun e përsëritjes së lëkundjeve.
Instituti amerikan i Gjeologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 6,3 ballë. Tërmeti ndodhi rreth 5 orë pasi një tërmet me magnitudë 4,6 ballë tronditi rajonin Emilia-Romagna, pranë qytetit të Ravenës.
Zyrtarët e sigurisë thanë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash.
Në Itali tërmetet mund të jenë tepër të rrezikshme, për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, disa prej të cilave të pameremetuara.

Sizmiologu: Lajmërova për tërmetin

Sizmiologu i observatorit të Gran Sasso ka deklaruar se gjithë kjo mund të shmangej, duke thënë se ai kishte parashikuar pak ditë më parë lëkundjet. Por, kreu i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso, kishte reaguar duke i quajtur budallenj persona të tillë që përhapnin lajme false.
"Tërmeti i natës së sotme nuk ishte i parashikueshëm. E dimë që është një zonë sizmike dhe ditët e fundit janë regjistruar lëkundje. Profetët thonë se mund të parashikohej, por nuk është kështu", deklaroi Bertolaso.
Ndërkohe alarmi ishte dhënë nga sizmiologu Giampaolo Giuliani, qe kishte njoftuar se rajoni i Abruzzos do të goditej nga një tërmet shkatërrues.
"Nuk është e vërtetë se tërmetet nuk mund të parashikohen. Ka mbi 10 vjet që ne arrijmë të shohim zhvillime të tilla sizmiologjike në një distancë prej 100-150 kilometrash. Prej tre ditësh ne shihnim një rritje të fortë të radon (terreni i lëngshëm që lidhet me lëvizjet sizmike). Rritjet sinjalizojne tërmetë të fuqishëm", thotë Giuliani.

Qyteti i rrënuar, banorët nëpër rrugë
Qindra persona enden në mes të rrugëve, shesheve ose fushave të futbollit, dhe për fat të keq nëpër rrugë mund të shohësh edhe të viktima të mbuluar me një batanije.
Fytyrat e të mbijetuarve janë akoma të frikësuara nga tronditja e mbrëmshme. Dhe situata bëhet akoma më e vështirë kur fillojnë të ndihen ende tronditje të vogla, por të cilat arrijnë të shembin vetëm ndërtesat gjysmë të shkatërruara.
Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrimtar filluan që në orët e para të mëngjesit dhe ekipeve të shpëtimit u janë bashkuar edhe qytetarët e thjeshtë, që kanë mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të ndihmuar në përballin e situatës së rëndë.

Tërmeti, shumë vende i ofrojnë ndihmë Italisë
Vende të shumta i kanë ofruar ndihmë Italisë pas tërmetit që ra sot në qendër të vendit, njoftoi Agostino Miozzo, një nga shefat e mbrojtjes civile italiane.
Tani për tani, "nuk kemi nevojë për ndihmë nga vende të huaja", deklaroi ai i cituar nga agjencia e lajmeve Ansa.
Sipas zyrtarit Miozzo, Rusia, Gjermania, Franca, Greqia, Izraeli dhe Bashkimi Evropian, kanë ofruar menjëherë ndihmë.
Rrugës që të çon nga Roma për në Aquila (në qendër), të dërguarit e posaçëm të AFP-së mundën të shihnin dhjetëra kamionë zjarrfikës dhe të mbrojtjes civile të drejtoheshin për në zonën e fatkeqësisë.
Sipas skuadrave të shpëtimit, zona në të cilën ata do të japin ndihmë është 30 kilometra nga qyteti i Aquilas, ku ishte epiqendra e tërmetit.
Sipas një bilanci ende të përkohshëm të karabinierëve italianë të paktën 27 persona kanë gjetur vdekjen nga tërmeti

12 Komente

Pergezime qeverise dhe kryeministrit per kete vendim dinjitoz dhe njerezor qe ka mare.

Po pra sjellje tipike shqiptare me kete gjest.. Per boten behemi copa, ndersa tanet i leme te vdesin!

 

 

Sizmiologu i observatorit të Gran Sasso ka deklaruar se gjithë kjo mund të shmangej, duke thënë se ai kishte parashikuar pak ditë më parë lëkundjet. Por, kreu i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso, kishte reaguar duke i quajtur budallenj persona të tillë që përhapnin lajme false.
 

Dhe jo vetem e quajten budalla, por edhe e denoncuan per "perhapje te panikut"!

Injoranca vret!

Është kollaj të thuash të tilla gjëra kur del e vërtetë, por si i bëhet hallit për ato 99% të rasteve kur ia fut kot? Mos duhet të zbrazim qytetet sa herë i teket ndonjërit të bëhet si Nostradamusi? Tërmetet nuk parashikohen, ka thjesht përqindje parashikimi. P.Sh. unë mund të them që do bier tërmet në LA brenda një viti, dhe në fakt mund të ndodhi, dhe mund të vdesin me mijëra.

lemeri smiley

O Zot, qofte me kaq !

Peshkataret qe rrojne ne itali te vijne e te bejne apelin ke peshku, se pastaj behemi merak me tere mend.

 

Fola ne tel me nje shok te ngushte, qe banon ne Aquila. Kemi shpetuar per mrekulli, - me tha. Makina iku per lesh. Brenda shpise i kane mbetur gjithe dokumentat. Sonte dhe per kushedi sa net do te flejne ne çadra ushtrie. Mire qe ka shpetuar te pakten.

Cfare tmerri. A ka shume Shqiptare ne ate zone? Po ndonje liste emrash a kane publikuar? smiley

Uh ketu....

Ai sismologu qe desh e denoncuan per perhapje paniku kishte te drejte po edhe mbrojta civile nuk mund te shperngulin per kohe te pacaktuar nje regione te tere,me qindra mijera njerez.

Zot na mbaj larg ujin zjarrin e termetin si i thone.....

ps. thoni qa te doni po RAIDUE sapo e dha lajmin e ofertes se qeverise Shqiptare. Pak pak po ma mire se aspak.

 

E vertete! Por po te kishim mundesine te pyesnim ata 100 vetet qe humben jeten nese do te kishin qene te gatshem te rrinin neper cadra qe 1 jave me pare, vetem per te shpetuar lekuren, une jam i sigurt qe ata do te ishin pergjigjur "Po".

sigurisht ke shume te drejte, po termeti asht si rulete ruse.

Kam jetu nje termet qe edhe tesh mbas sa e sa vjeteve kur dikush me leviz tavolinen apo karrigen pa dashje kercej nja 2m larg....

tmerr asht termeti smiley

ka ndonje fatkeqesi nder shqiptare?

ngushellime familjeve te demtuara.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).